Yrjet Berisha: Proza e Camajt
Faqja 1 e 1
Yrjet Berisha: Proza e Camajt
PROZA E CAMAJT
Nga Dr. Yrjet Berisha
Martin Camaj është shkrimtar disident shqiptar që tërë kohën artistike e jetoi duke punuar, krijuar e botuar jashtë atdheut. Jeta e veprat e tij kanë ngjashmëri me kompleksin dantesk, ku diktatura e la pa atdhe. Veprat e tij stigamtozojnë kohën dhe kundërshtarët: (fjorotinas-komunistët). Kështu, Camaj si mjeshtër i fjalës e si filozof i të menduarit, mençurisht përdor ironinë, alegorinë, sarkazmin, etj., dhe kështu ua nxin fytyrën kundërshtarëve të tij.
Ndjekja, vetmia, disidenca, mallkimi, përvlimi për atdhe, nuk fillon as s’mbaron me M. Camajn. Ai ishte njëri nga penat e shquara, brilante, që patëm jo vetëm në Diasporën shqiptare, por është vështirë t’i gjindet ndonjë autor në Shqipërinë e rrudhur dhe në Kosovën e shkatërruar, që ka shkruar prozë të mirëfilltë e të ngjeshur me art e shtresa të pasura estetike. Camaj është autor i parë i letërsisë sonë që bëri hapat e parë edhe në letërsinë europjane e amerikane, përmes përkthimeve në Itali, Gjermani, SHBA. Të qenit i pari shkrimtar shqiptar bashkëkohor i përkthyer, s’ishte çështje e thjeshtë, përkundrazi është mirënjohje e veçantë. Kështu, duke qenë i parë në një sprove kaq delikate, në çarqe të larta letrare e shkencore atij iu hapen dyert dhe për të shkruajnë edhe revistat më presigjioze amarikane për letërsi , gazetat gjermane , Leksikoni i letërsisë së ish-Republikës
Federale të Gjermanisë, , disa revista të tjera, por edhe botime të librave të veçanta që çdo shkrimtar do t’ia kishin lakmi.
Të jetuarit e autorit jashtë atdheut nxori në shesh disa shkrimtarë disidentë, në mesin të cilëve qe Martin Camaj, i shoqëruar me penat e njohura si E. Koloqi, A. Pipa, etj., të cilët krijuan art të mirëfilltë të shtytur në të shumtën e rasteve, nga vullneti i çeliktë, për kulturën e artin tonë, dashurinë, për atdheun që i dëbuan, u përbuzën, u poshtëruan, nga vatrat e veta dhe atdheu i tyre bëhet i huaj. Këtë sprovë e përjtetoi edhe Martin Camaj, që brodhi shumë nëpër metropole europjane, por më në fund u vendos të jetoi, punoi e krijoi në Bavari të Gjermanisë, ku edhe ai vend iu bë atdhe i dytë. Autori shkriu djersën e shkrimtarit e shkencëtarit, përjeton gëzimin e pedagogut të lartë universitar, aty boton veprat e vëllimshme, aty formon identitetin e shkrimtarit zulmadh.
Camaj nuk ka shkruar aq shumë vepra, por ato që i ka botuar janë të përkryera, të gdhendura artistikisht, në planin estetik, në komopzicion, motive, stil. Fillimisht krijimtarinë letrare ky autor e nis me libra me poezi, novela, romane, dramë, studime gjuhësore (ku edhe nga kjo fushë edhe mbrojti doktornatrurën dhe habiltoi) letrare, shkencore, publicitike etj.
Toponimet, (a emrat e vendeve) në prozë, kryesisht janë fiktive. Të tilla janë: Ndërsana, Gurra-Fundina, Ripa, Karpa, etj. Në anën tjetër tek-tuk, autori përmend edhe disa emra real: Shkodër, Ulqin, Prizren, Raguzë,Venedik, Padovë etj. Është paradoksale, por emrin e vendlindjes së tij nuk e gjejmë askund. Atë autori e identifikon si Malësi, rrethi i Drinit etj. Në kohën e hapësirën e autorit ndodhin shthurje: historike, shoqërore, politike, filozofike, antropologjike, etj., që u bënë objekt temash, motivesh, kompozicionesh, personazhesh, stilesh, etj., që gjejnë vend në opusin letrar të këtij shkrimtari.
Për të shkruar e krijuar letërsi artistike s’mjaftojnë vetëm njohuritë, as përgatitjet arsimore, por rol vendimtar luan edhe përvoja jetësore duke iu shmangur objekteve, gjërave konkrete e abstrakete të dukshme e të padukshme. Kështu nisur nga këto rrethana e në këtë hapësirë të diskursit të tij nuk sillet indiferent, nuk përçmon fenomene e dukuri, por atyre iu futet në brendësinë e tyre. Në këtë mënyrë shquhet si shkrimtar i sinqertë e tepër serioz që depërton në botën e shpirtin e personazheve; meshkuj a femra. Ai, ç’është e vërteta, kishte nisur shkollim të bëhej ”bari i grigjës”, por këtë profesion e ndërroi dhe duket se në letërsi është më i mire. Iku nga jeta e zymtë e e vështirë nën diktaturë dhe jetoi jetën e mërgimtarit, jetën e vetmisë, i përmalluar për atdhe.
Martin Camaj me kujdes përshkruan botën, shpirtin e personazheve, karakteret e ndryshëm, i shkruante me pedantëri. Ai qe vrojtues mendjemprehtë me tipare medituese, dashamir i hapësirës së kohës që ndërtoi e krijoi duke qenë: “larg atyre që flasin si unë!”. Dukuria dhe absurdi “i largësisë”, ndikon që autori të pasqyrojë “një copë Iliri”.
Në kohën kur ishte i qetë ai ka shkruar shkrime të natyrës së gjuhësisë e të letërsisë, mbase kur e rëndonin ëndrrat e shumta marramendëse ka shkruar prozë. Kur shpirtin ia kaplonte dashuria për atdheun ai ka shkruar poezi. Dhe kur malli nuk i hiqej ka hedhur e përpunuar dialogë e monologë drame që kanë natyrën e shkrimeve me një fije të hollë medituese të shqyrtimit filozofik.
Këto ndjenja, këto përshtypje fitohen sapo lexojmë laryshinë a fletët e para ideore të prozës së tij në kontura të ngjeshura me art të shtresuar e ndërtuar sipas parimeve të ndjeshme të menduara mirë. Kjo formë shkrimi vështrohet në kënde të ndryshme, që është çështje shijesh ndjenjë parimesh, probleme filozofësh, të mendojë, të gjykojë, si ia do shpirti. Por thënë shkurt; vepra e Camajt ka art, ka vlera që s’duhen nënçmuar, këto ngrehina letrare hyjnë në opusin e kryeveprave të letërsisë edhe pse janë krijuar në Diasporën shqiptare; edhe pse s’janë shkruar me gjuhën standarde, ato kanë qenë, janë dhe do të mbesin vepra e kryevepra munumentale, siç ishin veprat e kreshnikëve, të cilët i ringjalli Martin Camaj.
Këto vepra kanë rëndësi të posaçme, sepse s’janë krijime artistike që pasqyrojnë një kohë e një hapësirë të kufizuar, ato janë me vulë dhe emër e mbiemër të një populli, ku shkrimtari ka prekur në pulsin e damarëve, ashtu si nuk i ka shkuar më parë mendja ndonjë shkrimtari.
Sistemi i botës së protaganistëve në shikim të parë s’duket gjithaq i formuar e i qëlluar, por me vonë kuptohet e vërteta kur shfaqen ndjenjat vetiake e komplekse. Bukur e paraqet portretin e një heroi përtac e grindavec që shndërrohet punëtor i jashtëzakonshëm e i mençur me përmasa kreshniku. Qytetit a sistemit në pushtet autori ia vë opozitën në male, që për të parët është armik, për malësorët është hero e kreshnik! Sistemi i vlerave s’është absolut. Autori sendërton motive të shumta në formë mozaiku, që në këtë mënyrë edhe mundësohet vënia në veprim e ingranazheve të një shoqërie e cila ka paradokse, dukuri që gjejnë hapësirë në jetë.
Në kuptimin antropologjik kemi doket e trashëgimisë sonë, të paraqitura tok me të mirat e tyre materiale. Hapësira etnografike e këtyre trevave, haset në portretin e hershëm ilir. Në fushën e historisë njeriu s’mposhtet, nuk u nënshrohet njerëzve që kanë duar të përlyera me gjak të vëllezërve. Në botën epike kemi kreshnikët, zanat, dragonjtë, sa të mirë edhe të rreptë. Në kuptimin filozofik, malësorët e mençur duhet të kenë qenë pinjojë të filozofëve ilirë, sepse paten njohuri të hershme mijavjeçare, të zhdukur nga barbarët. Bindjen tonë këtu e sforcon edhe më shumë studimi i Prof. Dr. Eqrem Çabejt, kur pohon se: “ (…) ilirët paten mitet e tyre, gjuhën, emrat e heronjve mitik etj.”
Personazhet e tij kanë natyrë origjinale malësore. Gjuha e tyre është e matur. Malësorët me tipare kreshnikësh, dy herë i peshonin fjalët e pastaj i jepnin udhë në veshin e botës. Gjuha dhe pamja e heronjve të tij s’vuajnë nga ideolatria tinzare dhe e rrezikshme. Bota e këtyre personazheve (me përjashtime) dallon dhe si e tillë është shembullore. Aty gjejmë gjendjen sublime, akte humane, pandan atyre bizare, tragjike që i shkaktojnë kalorësit e apokalipsës. Në këta binarë autori vrojton komponetet nacionale; në njërën anë jep dritën, në anën tjetër errësirën, ashtu si qe instaluar në kohën e hapësirën tonë kombëtare; nën diktaturë.
Veprat letrare të Martin Camajt, në masë të konsiderueshme kanë kulturë gjuhësore me nuancë të pasur nga folklori që autori si mjeshtër ka ditur t’iu gjejë vend e t’i shqiptojë edhe në artin e prozës me kode origjinale. Suksesi i tij është i shënueshëm dhe i bazuar në njohjen e mirë të zhanreve të ndryshme, si në: epikë, legjendë, përrallë, mite, doke etj., që ia ka arritur t’i ndërlidhë me metoda të ndryshme të shqiptimit modern letrar, sipas poetikës strukturaliste, e postmoderne. Autori këtë korpus arti e krijon falë njohjes së folklorit, por që në këtë rast duhet veçuar se ai dallon nga shkrimtarët tjerë; së pari, ngase ka gjuhën e veçantë, me elemente të bollshme semantike, morfologjike e sintaktike dhe në kuadër të të gjitha këtyre sistemeve gjuhësore, ka drejtshkrimin e vet origjinal që dallohet nga njëri roman tek tjetri.
Gjuha e veprave të Camajt është ekzemplar i rrallë që gjuhësia e letërsia jonë deri me tash e ka injoruar. Mirëpo, brenda ngjyrës së saj lexuesi ndjen bukurinë, tingullin, madhështinë e shqiptimit të hershëm që me vite të tëra gjallnojë nëpër gjenet e të parëve tanë. Kjo gjuhë është e mbretërve të lashtë ilirë. Kjo gjuhë si e tillë ishte gjuhë e kreshnikëve, në panteonin i të cilëve rreshtohet edhe shkrimtari Martin Camaj.
Përkundër kompleksit eskilian, dantesk, etj., autori qe ai i cili me asht e lëkurë u lidh me mëmëdheun, pikërisht me botimin e vprave të veta letrare në metropole të ndryshme (Prishtinë, Romë, Münich) sepse ai krijoi vepra arti jo vetëm për këtë mjedis, por edhe për lexues të gjuhëve të ndryshme.
Protagonistët që gëzojnë kujdesin e nderin e autorit janë intelekualët, kreshnikët, dragonjtë, rapsodët etj., të cilët s’janë të pakët me prozën e Martin Camajt. Ndërkaq, në ylberësinë e vajzave ideale nis me Zojën e romanit “Djella”, që është e formuar e mprehtë, e vendosur të luftojë imoralitetin e mikeshes, për të depërtuar te Lena që është nënë e bashkëshorte e devotshme, pa harruar Sosen a Blegën, e zonja për çfarëdo punë dhe arqeitip e një zane, ajo është e bukur, e mençur, por fatkeqe. Në këtë rast s’duhet harruar Zogën epshndezur, që me maninë e saj mundohet t’i kundërvihet rendit shoqëror, por edhe dokeve të lashta, që më në fund edhe bëhet pre e tyre.
Shkrimtari nuk përbuz hapësirën që e rrethoi dikur, nuk e nënçmon as injoron as botën e heronjve që shfaqen në prozën e tij kanë botën e vet. Veprat e këtij autori janë të pasura me ide, motive, stile të llojllojshme që pena jonë këtu, qëllim parësor ka pasur të bëj ndriçimin e vlerave të artit të këtyre ngrehinave letrare. Veç kësaj, angazhimi e interesimi ynë modest ka qenë të përqendrohemi në veçantitë e artit të tij, interpretuam strukturën tematike, ideore, kompozicionale, personazhet, dhe mjetet e ndryshme artistike e estetike etj., pa harruar të vështruarit e analizës vlerësuese të letërsisë, në kufij formalë, në mënyrë krahasuese, duke iu nënshtuar kështu formës, radhës e metodës së logjikshme e analitike, herë-herë duke u ndalur në radhitjen eksplicite dhe duke u mbështetur në tekstin letrar, prore pa i harruar shtresat mitologjike, antropologjike të një logosi të përqëndruar e
të meditueshëm të veprave letrare të këtij autori që ky korpus i veprave të vlerësohet e vrojtohet në kontekst të shkencës së re të letërsisë.
Novelat e romanet e këtij autori i karakterizon forma, përmbajtja me koncepte e shtylla kryesore të ngrehinës së prozës që janë formuar si krijme të komponimit të nivelit artistik me orbitë logjike, por që shquhen sipas strukturës gjuhësore ku autori tematikën a idenë e përsërit ose e pasqyron në mënyrë eksplicite dhe mu për këtë arsye kemi qenë të detyruar t’i qëmtojmë këto çështje nga disa herë, duke i kundruar ato sipas çastit, fenomeneve a dukurive të ndryshme në formë niçeane. Ka raste kur u desh të zbusim penën, por ja që penën tonë e kemi ngjyer e ndrydhur pa u dridhur dora e djathtë. Disa herë i jemi shmangur botëkuptimeve me ideolatri estetike që shkojnë rrugës së pafund të piedestalit a modelimit të rrejshëm estetik, etik, me komponente tjera të këtij lloji, duke i vënë detyrë vetes të cilësojmë vetëm krijimet artistike.
Historia e letërsisë sonë, veprave të këtij autori duhet t’ua hapë dyert në katedra letërsie, shtëpi botuese, në duar të lexuesve. Ky autor u bë i njohur duke iu rrekur çështjeve të ndjeshme të artit e të shkencës së nënqiellit tonë. Ai punoi me përkushtim, pa harruar gjakun e të parëve, pa harruar kohën e hapësirën e atdheut të largët, pa harruar drejtpeshimin njerëzor e intelektual, pa harruar pamjen tërehqëse estetike në art e shkencë, pa nëpërkëmbur e zemëruar heronjtë mitik e të folklorit të lashtësisë ilire, pa përbuzur bukurinë e stilit të trashëguar nga rapsodët. Dhe mbi të gjitha, ai bëri këtë duke patur nderin e kujdesin për lexuesin që atëbotë kur i shkroi i mungoi.
Martin Camaj ka shënuar risi në letërsinë tonë duke e pasuruar atë, me vepra gjinish të ndryshme letrare në korpusin e gjërë të letërsisë shqiptare, kanë art të mirëfilltë. Heroi i këtyre veprave kundrohet në kuptimin fizik, psikologjik, antropologjik që e vë në drejtpeshim me arqitipe të mjedisit konkret që e përballon ose e përkrahen me shtresa të qarta ndërtimi që realizon me kreacione dhe kështu e ndihmon zhvillimin e letërsisë sonë.
S’do mend se në prozën e tij hetohet tematika mitologjike e folklori, që kanë narracionin e anekdodave të fjalëve të urta me karakter meditues, kronikë e tekste të tjera. Kështu tërë këtë korpus e këtë material mitologjik e folklorik e gjejmë të pranishëm në shtresat e artit që zbatohen a shkruhen brenda nivelit kompozicional të veprës letrare artistike, duke u shtrirë edhe më gjerë në kontekstin estetik; por mbi të gjitha, pa nëpërkëmbur formën e parë: origjinën, rrënjët që hedhin shtat në një ngrehinë të re e të madhe me artitekturën e fortë, me themele edhe më të qëndrueshëm që e përbëjnë prozën artistike ngrehinë arti.
Autori në këto vepra u mbështet në elementet e së qenmes së shkuar shqiptare të pasur, e bën me pasion të madh. Shpesh duket se lodhet, mërzitet, mbase pse nganjëherë edhe i përsërit gjërat, por ai vepron kështu, sepse e çmon dhe e njeh trashëgiminë mitike e folklorike, që është kulturë, dije, botë e studiuar, e menduar që gjërat e njohura e të panjohura, përmes tyre i analizon e i zbulon, por edhe i kujton legjendat, përrallat, ëndrrat e rinisë së atdheut që e kishte larg. Nisur nga këto fakte autori ia ka arritur qëllimit që në mënyrë të përsosur të bëjë një shqiptim të veçantë e të stërholluar, që kështu të pasqyrojë botën, shqetësimet e veta me botëkuptim e analitik të ekspertit, duke patur kujdes në përdorimin me vend të elementeve artistike; ai ka dialog të qartë, psikoanalizë, alegori fjalësh, nota humori, ironi të hidhur, përshkrim laryshyes me ngjyra e ton autokton, duke mos iu
shmangur gustos emocionale dhe shtresave të gamës racionale. Autori është mjeshtër i nisjes a fillimit të prozës artistike dhe mbi të gjitha edhe di të përmbyll atë bukur.
Deri tash veprat e Martin Camajt, në atdhe, fatkeqësisht, janë injoruar dhe pak janë vlerësuar nga kritika jonë. Shpresojmë se kur të botohen veprat e tëra të shkrimtarit, do të zënë vend të rëndësishëm në letrat tona dhe do të kenë trajtim të kujdesshëm, meqë me këto faqe vërshojnë si tekste artistike e estetike me art alkimik, mprehtësi, përsosmëri epike e folklorike, kanë harmoni në kohë – hapësirë etj. Shkrimtari fizikishit është i vdekur, por veprat e tij do të mbeten monumete të çmuara për artin e letërsinë tone.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi