Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha në Kosovë marrëveshje ndërshtetërore

Shko poshtë

Berisha në Kosovë marrëveshje ndërshtetërore Empty Berisha në Kosovë marrëveshje ndërshtetërore

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 26, 2009 9:15 pm

Berisha në Kosovë marrëveshje ndërshtetërore

Bota sot
Kryeministri Sali Berisha, me 6-7 tetor, në vizitë zyrtare në Kosovë, do të nënshkruajë 6 marrëveshje të rëndësishme ndërshtetërore

Berisha në Kosovë marrëveshje ndërshtetërore TRIMAT
Nga takimi i mëhershëm Thaçi-Berisha


Kabineti i kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi ka konfirmuar sot vizitën e pritshme të kryeministrit Sali Berisha në Prishtinë. “Kryeministri shqiptar Sali Berisha, gjatë vizitës së tij në Kosovë me 6 dhe 7 tetor, do të nënshkruajë gjashtë marrëveshje ndërshtetërore me Qeverinë e Kosovës”, ka njoftuar sot zëdhënësi i Qeverisë Memli Krasniqi, i cili tha se Berisha viziton Kosovën me ftesë të kryeministrit kosovar Hashim Thaçi. "Kryeministri Sali Berisha vjen në Kosovë me ftesë të Kryeministrit Thaçi. Ai do të vizitoi Kosovën me 6 dhe 7 tetor. Kjo është vizita e parë e tij pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Me këtë rast ne do të nënshkruajmë edhe 6 marrëveshje ndër-shtetërore të cilat do të jenë të karakterit politik dhe ekonomik", beri te ditur Memli Krasniqi, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës. Kjo është vizita e parë e kryeministrit Berisha në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë. Që nga përfundimi i luftës, në qershor të vitit 1999, Berisha ka vizituar vetëm njëherë Kosovën, ku është pritur nga një numër i madh i qytetarëve.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi