Presidenti Sejdiu kthehet nga SHBA-të me shumë premtime për njohje

Shqipe Osmani, Bota Sot
Presidenti Sejdiu tha se ka marrë konfirmimin për njohjen e Kosovës nga Malavi, Katari, Tualo, dhe këto njohje do të bëhen shumë shpejt.
Sejdiu është takuar edhe me kryeministrin e Spanjës, nga i cili ka marrë premtimet se do të angazhohet për përshpejtimin e procesit të njohjes së Kosovës. “Ai theksoi edhe përkushtimin e Spanjës që të kontribuoj në procesin e politikave të përbashkëta të BE-së për mbështetje të Kosovës, në kohën kur ajo të jetë përfaqësuese e presidencës së BE-së”.
Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu është kthyer optimist nga vizita në Shtetet e Bashkuara të Amerikës se për Kosovën do të ketë njohje të reja nga ato vende, të cilat deri më tash kanë hezituar ta njohin shtetin e ri në botë.
Presidenti Sejdiu dhe ministri i punëve të Jashtme Skënder Hyseni, kanë qëndruar në SHBA në kohën kur mbahej Asambleja e Përgjithshme e OKB-së. Të dy përfaqësuesit e shtetit, edhe pse nuk kanë pasur të drejtë të marrin pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme, për faktin se Kosova nuk është anëtare e OKB-së, megjithatë ata kanë shfrytëzuar rastin që të përfitojnë nga takimet për të bërë ftesë për njohjen e Kosovës. Ata janë takuar me presidentë, kryeministra, ministra të jashtëm të vendeve të ndryshme, ambasadorë, në mënyrë që të lobojnë për njohjen e pavarësisë së Kosovës në ato vende të cilat hezitojnë ta njohin shtetin e ri në botë.
Gjatë kësaj vizite presidenti Sejdiu ka zhvilluar një takim edhe me presidentin e SHBA-ve, Barak Obama, të cilin e ka njoftuar për zhvillimet në vend, dhe punën që po bëjnë institucionet e vendit në ndërtimin e shtetit. “Presidentit Obama i shpreha falënderimin që SHBA-të i kanë dhënë në vazhdimësi Kosovës dhe natyrisht përkushtimin e tyre të ritheksuar se do të vazhdojnë me këtë mbështetje pa asnjë hezitim”, tha Sejdiu.
Pas kthimit në Kosovë, Sejdiu konfirmoj edhe një herë mbështetjen e SHBA-ve për proceset në Kosovë. Ai tha se ka marrë konfirmimin për njohjen e Kosovës nga Malavi, Katari, Tualo, dhe këto njohje do të jenë shumë të shpejta. Ndërsa, siç tha ai, Kuvajti dhe Pakistani kanë dhënë mbështetje për Kosovën dhe janë të shprehur të gatshëm në përshpejtimin e procedurave për njohjen e Kosovës. Ndërkaq, duke komentuar reagimet e përfaqësuesve serb ndaj pjesëmarrjes së delegacionit të Kosovës në Asamblenë e Përgjithnjë, Sejdiu tha se i janë përgjigjur këtyre reagimeve në takimet që ka pasur. “Ne nuk ua vëmë veshin protestave që Serbia i bënë, sepse ato janë tërësisht iracionale dhe mendoj se edhe për Serbinë është më mirë që të kthehet në racionalitet sa më shpejt dhe të jetojnë me frymën evropiane dhe kjo do të ishte më mirë”, tha Sejdiu, duke falënderuar të gjitha vendet që shprehen dashamirësi dhe mbështetje për Kosovën, duke e cilësuar këtë si shenjë të mirë për vendin.
Sipas tij, Beogradi pavarësisht tendencave për të penguar proceset në Kosovë, nuk do të arrijë ta bëjë një gjë të tillë, ngase siç tha Sejdiu, Kosova në këtë frymë të bashkëpunimit dhe kërkimit të mbështetjes së mëtejshme nga vendet që kanë influencë të veçantë në botë, SHBA, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia, por edhe vendet tjera, premtojnë angazhime të drejtpërdrejta.
Presidenti Sejdiu, gjatë qëndrimit njëjavor në SHBA është shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij dhe ministri i Punëve të Jashtme Skënder Hyseni. Ky i fundit është duke vazhduar vizitën e tij në SHBA me qëllim të kërkimit të sa më shumë njohjeve për Kosovën.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi