Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mali Sharr, atraksion i vërtetë për ekoturistët

Shko poshtë

Mali Sharr, atraksion i vërtetë për ekoturistët Empty Mali Sharr, atraksion i vërtetë për ekoturistët

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 27, 2009 10:08 pm

Mali Sharr, atraksion i vërtetë për ekoturistët

Mali Sharr, atraksion i vërtetë për ekoturistët Sharrii



Mali Sharr mbetet një thesar i pazbuluar. Bukuritë e rralla natyrore si flora, fauna, shpellat e ndryshme dhe shumë pasuri tjera natyrore, e bëjnë këtë vend të jetë një atraksion i vërtetë turistikë, sidomos për ekoturistët. Dëri më tani Mali Sharr është njohur vetëm për pikën turistike dimërore Kodra e Diellit. Por, një iniciativë e ministrisë së Ekologjisë, Pushtetit lokal dhe faktorëve të tjerë, synon që të zbuloj edhe fshehtësitë tjra të Malit Sharr, që do e bënin kët vend edhe më tërheqës për turistët vendorë dhe të huaj.
“Mali Sharr është shumë i njohur për nga flora dhe fauna, shumë i pasur si dhe për nga genofondi i ekosistemeve. Lirisht mundë të themi se ai paraqet një thesar të vërtetë të pasurive natyrore gjeologjike gjeomorfologjike hidrologjike me florë dhe faunë shumë të pasur e cila për fat të keq akoma nuk është studjuar në tërësi”, thekson Murtezan Ismaili, prorektor i UEJL-së.
Turizmi alternativ në Malin Shar ka një perspektivë të mirë. Këtë e vërtetuan edhe zyrtarët e Qeverisë dhe përfaqësuesit e ndërkombëtarë gjatë vizitave që bën në disa fshatra të Malësisë së Sharrit në kuadër të një tribune mbi kapacitetet turisitke që u mbajt në Kodrën e Diellit. Me këtë rast janë miratuar edhe disa konkluza që parashohin edhe shpalljen e Malit Sharr si zontë të mbrotjur natyrore.
“Segmenti i tretë ishte që konkluzionet konkrete apo aktivitetet konkrete të cilat duhet ndërmarrë edhe atë ishin shqyrtimi i mundësisë për shpalljen e Sharrit zi zonë e mbrojtur natyrore. Segmenti i dytë është zhvillimi i turizmit alternativ ai rural dhe ekologjik”, deklaroi ministri i Ekonomisë, Fatmir Besimi.
“Në këtë drejtim dëshiroj që tu informoj se ekipi profesional i ministrisë së Mjedisit jetësorë dhe planifikimit hapsinorë para ca kohe ka fillur punët në teren për shënimin e kufirit të edhe një parku nacional në Maqedoni, parku nacional i malit Sharr”, tha ministri i Ekologjisë, Nexhati Jakupi.
Një tregim në vete në Malin sharr janë edhe liqenet artificiale dhe ato natyrale, të cilat ndryshe quhen edhe si syt e Sharrit dhe që janë në një numër të madh. Ndërsa, një vend të rëndësishëm në malin Sharr zënë edhe shpellat të cilat deri më tani janë një thesar i pazbuluar si për vendorët ashtu edhe për të huajt. Kjo zonë njihet edhe me ushqimet tradicionale të cilat edhe u shijuan nga pjemarrësit e tribuës së rrumbëllakët gjatë vizitave që i bën në fshatrat malore.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi