SHBA: Disa senatorë kritikojnë politikën e re për mbrojtjen nga raketat
Faqja 1 e 1

Fati i interceptorëve
Disa senatorë amerikanë kritikuan vendimin e Presidentit Barak Obama për të ndryshuar politikën amerikane të sistemit të mbrojtjes nga raketat në Evrope, duke e akuzuar presidentin se braktisi aleatët amerikanë në atë rajon. Zyrtarë të lartë të Pentagonit dhe senatorë të tjerë e mbrojtën strategjinë e re gjatë një seance dëshmish në komisionin e Senatit për shërbimet e armatosura. Vendimi i Presidentit Obama për të braktisur dislokimin e një sistemi mbrojtës nga raketat, i propozuar nga administrata e presidentit Bush, ishte i papritur për shumë njerëz. Në bazë të atij plani do të dislokoheshin interceptorë në tokë në Polani si dhe një stacion radarësh në Republikën Çeke për t’iu kundërpërgjigjur kërcënimit të raketave me rreze të gjatë veprimi nga Irani. Plani i ri i administratës Obama do të kishte si synim mbrojtjen nga raketat me rreze të mesme dhe të shkurtër me një sistem mbrojtës fillimisht në anije. Në seancën e Senatit, kundërshtarët e këtij plani shprehën zemërim. “Vendimi i administratës për t’u tërhequr nga angazhimi për dislokimin e këtij sistemi në Republikën Çeke dhe në Poloni vetëm i tregon pjesës tjetër të Evropës se Shtetet e Bashkuara nuk janë gati të mbështesin miqtë e tyre, se Shtetet e Bashkuara e shikojnë rivendosjen e marrëdhënieve me Rusinë si më të rëndësishme se sa angazhimet e bëra me miqtë dhe aleatët e afërt”. Ish-kandidati republikan presidencial, senatori republikan McCain, kritikoi edhe mënyrën se si administrata e presidentit Obama e njoftoi ndryshimin e politikës. “U desh vetëm një telefonatë në orët e vona të mbrëmjes për t’u thënë miqve tanë se nuk kemi nevojë për ta. Sipas lajmeve, kryeministri polak ishte njoftuar me një telefonatë në mesnatë”. Por Michele Flournoy, zyrtarja më e lartë e Pentagonit për çështjet politike, mbrojti vendimin e presidentit. “Ne po qëndrojmë krah për krah aleatëve tanë në Evropën qendrore dhe lindore, madje në fakt ne po e shtojmë angazhimin tonë në mbrojtjen e tyre në kushte shumë reale. Ndërkohë me siguri që mirëpresim interesimin e Rusisë në politikën e re, si dhe bashkëpunimin e mundshëm rus në ndarjen e të dhënave nga radarët e tyre, kjo nuk ka dhe nuk ka pasur kurrë të bëjë thjeshtë me Rusinë”. Sidoqoftë, Presidenti rus Dimitri Medvedev përshëndeti planet e Presidentit Obama për të braktisur sistemin e mbrojtjes nga raketat për Evropën, i cili u kundërshtua ashpër nga Moska.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi