Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

G20 transformohet në trup primar ekonomik

Shko poshtë

G20 transformohet në trup primar ekonomik Empty G20 transformohet në trup primar ekonomik

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 27, 2009 10:37 pm

G20 transformohet në trup primar ekonomik

G-20 mbyll takimin me fuqi të reja dhe marrëveshje për parandalimin e krizave


G20 transformohet në trup primar ekonomik GGGG
Presidenti Barak Obama tha se udhëheqësit e Grupit të 20-ëshes, ranë dakord për hapa konkrete për parandalimin e një krize tjetër ekonomike si ajo aktualja që ka bërë miliona vetë të papunë në gjithë botën dhe ka shkaktuar triliona dollarë humbje



G20 është transformuar në trupin kryesor ekonomik botëror, ndërsa liderët e tij janë pajtuar që të ndëmarrin masa kolektive, që kanë për qëllim çuarjen përpara të rimëkëmbjes ekonomike globale dhe pengimin e përsëritjes së krizës në të ardhmen.
Liderët e G20 kanë përmbyllur të premten mbrëma samitin e tyre dyditor në Pitsburg.
Në mbyllje të samitit, presidenti Barak Obama, ka thënë se veprimet e guximshme dhe të koordinuara”, që kishte marrë grupi kanë dhënë rezultate.
“Ne e rikthyem ekonominë globale që ishte në prag të rënies. Ne sot shtruam themelin për përparim afatgjatë”, ka thënë Obama.
Në deklaratën e G20, thuhet se është arritur pajtim që të ulet çekuilbri mes vendeve, që kanë borxh masiv dhe atyre që kanë suficit.
Anëtarët e G20 me deficit të madh të jashtëm do të mbështesin kursimet private dhe do të konsolidojnë sektorin fiskal, ndërsa i mbajnë tregjet e hapura dhe forcojnë sektorët e eksportit.Ata që kanë suficit të mjaftueshëm të jashtëm do të forcojnë rritjen e brendshme.Më herët, G20 u pajtua që t’u japë hapësirë më të madhe ekonomive në zhvillim në lidhje me çështjet globale ekonomike.
Udhëheqësit e vendeve më të pasura të botës, përfshirë kryeministrin britanik Gordon Braun, ranë dakord ta përdorin grupin e 20-ëshes si forum për të debatuar dhe vendosur për çështje ekonomike.
"Grupi i 20-ëshes do të konsiderohet tani si organizata kryesore ekonomike që merret me çështjet e menaxhimit ekonomik në gjithë botën".
Ndryshimi e zhvendos diskutimin nga Grupi i Tetëshes, i përbërë kryesisht nga vendet perëndimore.
Në këtë mënyrë pranohet fakti që vende në zhvillim si Kina dhe India përbëjnë një pjesë të konsiderueshme dhe në rritje të prodhimit ekonomik të botës.
Profesori i Ekonomisë në Universitetin Carnegie Mellon Lester Lejv thotë se kriza ekonomike e bëri urgjente nevojën për këtë ndryshim.
"Disa popuj dhe ekonomi vihen në rrezik nga vende që jo domosdoshmërisht mendojnë për ta ose për të mirën e tyre, kështuqë ata duhet të kenë më shumë të drejtën e fjalës për ato që ndodhin".
Takimi dyditor në Pitsburg është i treti i udhëheqësve të 20-ëshes në më pak se një vit, ndërsa vendet përpiqen të lehtësojnë recesionin.
Përpjekjet e tyre nuk u bënë ndonjë përshtypjke mijëra protestuesve që u ankuan se sistemi ekonomik global është i padrejtë dhe se vendet e 20-ëshes bëjnë shumë pak për të ndihmuar të varfrit. Policia bëri disa arrestime dhe përdori gaz lotsjellës në disa prej demonstratave.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi