Fetah Berisha:Këndi poetik i së premtes në diasporë
Faqja 1 e 1
Fetah Berisha:Këndi poetik i së premtes në diasporë
Këndi poetik i së premtes në diasporë
Fetah Berisha
AUTOSTRADA E BASHKIMIT TË KOMBIT
(Dr. Ibrahim Rugovës – Dr. Sali Berishës)
Sa kohë e gjatë larg njëri-tjetrit,
Një komb i ndarë, dy trupa e një shpirt,
Drejt njëri-tjetrit bënë rrugëtim brezat,
Oda shkollë e kënga histori bënin traditë.
Me 31 maj 2009, këtu në Kalimash,
U shtrua sofra e kombit, sofra e gëzimit,
Zbritën katër vilajetet si dikur në Marash,
E flakën ndarjen duke hedhur vallen e bashkimit.
Sot në Kalimash, si dje në Koshare,
U bashkuan qiejt, e u shembën malet,
E mundëm historinë me një shekull ndarje,
Kurrë s’do të ketë më eksod, as kalime ilegale.
Sot në Kalimash buçet gëzimi i gëzimeve,
Si dje muri i Berlinit, sot bie kufiri me tmerre,
Një shekull zemra e kombit me lotin e hidhërimeve
Sot autostrada e bashkimit qan Alpet me tunele.
Sot në Kalimash po ndodh mrekullia,
Kosovë e Shqipëri të trungut Ilirian,
U shemb shekulli i ndarjes dhe padrejtësia,
Prishtinë e Tiranë si në pëllëmbe të dorës janë.
Kërkova tërë ditën me diell,
Kërkova tërë natën me hënë,
Kërkova në dritë e në errësirë,
Kufirin me gjemba shqiptaro- shqiptar,
S’ishte më, koha e kishte fshirë.
Shqipëria dikur kullë e ngujimit,
Vetëm zhurmë e frëngji,
Komunizmi ferr i njerëzimit,
Shqipëria pa besim e priftërinj.
Ishim një komb e shumë pjesë
Jemi një komb e dy shtete.
Neki Lulaj
TRADHËTIA KAFSHON
(Kolonel Ahmet Krasniqit me rastin e njëmbëdhjetëvjetorit të vrasjes)
Emri i një ushtaraku,
kolonel me shikim të zjarrt,
oficer i shkolluar,
shqiptar me traditë të lartë.
Kolonel Ahmet Krasniqi,
trim për sakrifica sublime,
komandant i një ushtrie,
qe ua prish strofullat shkijeve.
Mbremje e zezë 21 shtatori,
i motit nëntëdhjetë e tetë,
krismat e pabesisë misterioze,
e privuan nga kjo jetë.
Thonë se nata ka sy, ka vesh, ka gojë,
pabesia e tradhetia të kafshon si ulkonjë,
po ku të gjet ty me zemër të madhe,
i pavdekshmi i ushtrisë shqiptare.
Kosova e nëntëdhjetë e tetës,
lengonte gjak e veshur me të zi,
por një plagë të pashërueshme,
ia shtoi vrasja në pabesi.
A thua vrasësit që thurën plane,
tradhetarët që të vran në pusi,
kurrë ata mos i ngrohtë ky diell,
se kurrë nuk do të kenë rehati.
Komandant pusho në qetësi,
nuk betohemi se do të marrim hak,
por misterin e vrasjes tënde,
do ta zbardhim në terësi.
Fetah Berisha
AUTOSTRADA E BASHKIMIT TË KOMBIT
(Dr. Ibrahim Rugovës – Dr. Sali Berishës)
Sa kohë e gjatë larg njëri-tjetrit,
Një komb i ndarë, dy trupa e një shpirt,
Drejt njëri-tjetrit bënë rrugëtim brezat,
Oda shkollë e kënga histori bënin traditë.
Me 31 maj 2009, këtu në Kalimash,
U shtrua sofra e kombit, sofra e gëzimit,
Zbritën katër vilajetet si dikur në Marash,
E flakën ndarjen duke hedhur vallen e bashkimit.
Sot në Kalimash, si dje në Koshare,
U bashkuan qiejt, e u shembën malet,
E mundëm historinë me një shekull ndarje,
Kurrë s’do të ketë më eksod, as kalime ilegale.
Sot në Kalimash buçet gëzimi i gëzimeve,
Si dje muri i Berlinit, sot bie kufiri me tmerre,
Një shekull zemra e kombit me lotin e hidhërimeve
Sot autostrada e bashkimit qan Alpet me tunele.
Sot në Kalimash po ndodh mrekullia,
Kosovë e Shqipëri të trungut Ilirian,
U shemb shekulli i ndarjes dhe padrejtësia,
Prishtinë e Tiranë si në pëllëmbe të dorës janë.
Kërkova tërë ditën me diell,
Kërkova tërë natën me hënë,
Kërkova në dritë e në errësirë,
Kufirin me gjemba shqiptaro- shqiptar,
S’ishte më, koha e kishte fshirë.
Shqipëria dikur kullë e ngujimit,
Vetëm zhurmë e frëngji,
Komunizmi ferr i njerëzimit,
Shqipëria pa besim e priftërinj.
Ishim një komb e shumë pjesë
Jemi një komb e dy shtete.
Neki Lulaj
TRADHËTIA KAFSHON
(Kolonel Ahmet Krasniqit me rastin e njëmbëdhjetëvjetorit të vrasjes)
Emri i një ushtaraku,
kolonel me shikim të zjarrt,
oficer i shkolluar,
shqiptar me traditë të lartë.
Kolonel Ahmet Krasniqi,
trim për sakrifica sublime,
komandant i një ushtrie,
qe ua prish strofullat shkijeve.
Mbremje e zezë 21 shtatori,
i motit nëntëdhjetë e tetë,
krismat e pabesisë misterioze,
e privuan nga kjo jetë.
Thonë se nata ka sy, ka vesh, ka gojë,
pabesia e tradhetia të kafshon si ulkonjë,
po ku të gjet ty me zemër të madhe,
i pavdekshmi i ushtrisë shqiptare.
Kosova e nëntëdhjetë e tetës,
lengonte gjak e veshur me të zi,
por një plagë të pashërueshme,
ia shtoi vrasja në pabesi.
A thua vrasësit që thurën plane,
tradhetarët që të vran në pusi,
kurrë ata mos i ngrohtë ky diell,
se kurrë nuk do të kenë rehati.
Komandant pusho në qetësi,
nuk betohemi se do të marrim hak,
por misterin e vrasjes tënde,
do ta zbardhim në terësi.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi