Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Proteston Jeremic

Shko poshtë

Proteston Jeremic Empty Proteston Jeremic

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 27, 2009 10:57 pm

Proteston Jeremic


Nga Express

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremic ka bërë të ditur se Beogradi ka parashtruar një notë proteste në OKB, për shkak të vizitës së Presidentit të Kosovës Fatmir Sejdiu në këtë organizatë botërore.


Proteston Jeremic Jeremic-490x320



“Kemi dorëzuar një notë të ashpër proteste në Sekretariatin e OKB’së dhe kemi kërkuar hetimin urgjent se si ka ardhur deri të kjo (vizitë e Sejdiut)”, ka thënë ai, transmetojnë mediat e Beogradit.

Sipas tij, Presidenti Sejdiu dhe anëtarët e delegacionit të Kosovës janë qytetarë privatë, dhe nuk mund t’u lejohet të jenë pjesëmarrës në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB’së.

Të shtunën, gjatë seancës së në OKB, ku Kryeministri Berisha do të mbante fjalimin në seancën e 64’të Asamblesë së Përgjithshme të OKB’së, delegacioni shqiptar në përputhje me procedurat e Sekretariatit të OKB’së, kishte ftuar që të ndiqte fjalimin e Kryeministrit edhe Ministrin e Jashtëm të Kosovës dhe stafin e tij.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi