Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ahtisaari: Me pavarësi, u përmirësua gabimi historik

Shko poshtë

Ahtisaari: Me pavarësi, u përmirësua gabimi historik Empty Ahtisaari: Me pavarësi, u përmirësua gabimi historik

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 27, 2009 11:08 pm

Ahtisaari: Me pavarësi, u përmirësua gabimi historik



Ahtisaari: Me pavarësi, u përmirësua gabimi historik Ermal.meta.ahtisari-sejdiu-490x320


Nga Express

Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan ka nderuar mbrëmë në New York me çmimin vjetor “Duart e Shpresës” ish-presidentin e Finlandës dhe fitues i çmimit Nobel për Paqe, Martii Ahtisaari për kontributin historik që çoi në pavarësinë e Kosovës.

Në mbrëmjen në të cilën morën pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë dhe presidenti i Kosovës, fituesi i çmimit, Martti Ahtisaari, duke reflektuar në periudhën e rrumbullakësimit të statusit të Kosovës, nën përkujdesjen e të cilit u zhvilluan negociatat, tha se “me pavarësimin e Kosovës u përmirësua një gabim historik”.

“Sot Kosova është shtet i pavarur dhe do të mbetet gjithmonë shtet i pavarur”, tha Ahtisaari.

Kryeministri Berisha në përshëndetjen e tij vlerësoi personalitetin e Ahtisaarit, ndërsa për pavarësinë e Kosovës tha se ishte “një fitore më e madhe e shqiptarëve që nga koha e Skënderbeut”.

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu falënderoi Ahisaarin për punën e tij si dhe vendet aleate mbështetëse të fuqishme të pavarësisë dhe shtetit të Kosovës me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në këtë mbrëmje në mesin e qindra pjesëmarrësve ishin edhe ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe të Kosovës, Ilir Meta e Skënder Hyseni, ambasadori i Kosovës në SHBA, Avni Spahiu, ish-negociatori amerikan në bisedimet për Kosovën, Frank Wisner, kongresisti Eliot Engel, zëvendësambasadorja amerikane në OKB, Rosemary DiCarlo, ish-kryeadministratori i Kosovës, Soren Jesen Petersen, ish-ambasadori amerikan, William Walker, etj.

KKSHA deri tash ka nderuar personalitete të njohura me çmimin “Duarët e Shpresës” si ish-presidentin Bill Clinton, ish-sekretarët amerikanë të Shtetit, James Baker dhe Madeline Albright, ish-senatorin Bob Dole, gjeneralin Wesley Klark, etj.

Ndërkaq për vepër jetësore KKSHA nderoi fotografin e njohur Fadil Berisha për punën e tij artistike dhe filantropike në promovimin e kulturës shqiptare. (S. Gashi/ RTK)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi