Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sherifit i shtohen akuzat

Shko poshtë

Sherifit i shtohen akuzat Empty Sherifit i shtohen akuzat

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 27, 2009 11:18 pm

Sherifit i shtohen akuzat Hysen_sherifi-490x320
Hysen Sherifi (M)

Sherifit i shtohen akuzat
Hysen Sherifit dhe dy prej gjashtë të arrestuarve të tjerë, si të dyshuar për planifikim të sulmeve terroriste kundër bazave amerikane, u shtohen edhe akuza të reja. Kosovarit nga Gjilani i shtohen akuzat për planifikim të sulmit mbi bazën e marinës amerikane në Quantico të shtetit të Virginias dhe tjetra për posedim të armëve

Nga Jeton Musliu

Rëndohet edhe më tej pozita e Hysen Sherifit, shqiptarit nga Gjilani, i cili para disa muajsh është arrestuar në shtetin e Karolinës së Veriut (SHBA), si i dyshuar për përfshirje në planifikime të sulmeve terroriste kundër ushtrisë amerikane.

Kundër Sherifit dhe dy prej gjashtë të arrestuarve të tjerë, Daniel Patrick Boyd, i dyshuar si lider i grupit dhe djalit të tij, Zekirian Boyd, akuzave të 22 korrikut, iu shtohen edhe ato për planifikime të sulmeve kundër marinës amerikane.

Expressi ka siguruar nga Zyra e Prokurorisë së Karolinës së Veriut, deklaratën e lëshuar, sipas së cilës, këtyre tre personave, Juria e Madhe Federale, përveç akuzave aktuale, u ngarkon edhe dy të tjera.

Kështu, në aktakuzën e përtërirë, në pjesën ku flitet për Hysen Sherifin, thuhet se ai dhe dy të tjerët kanë pasur plane konkrete për sulme terroriste, madje ata janë furnizuar edhe me harta përkatëse të bazës së marinës amerikane.

Akuza e re pretendon që në mbështetje të marrëveshjes së arritur ndërmjet këtyre tre të akuzuarve, Daniel Patrick Boyd, si lider i grupit, ka kryer zbulime të bazës detare të trupave amerikane të vendosura Quantico (shteti i Virginias).

Për këtë arsye, sipas pikës së re të akuzës, Boyd ka arritur të sigurojë harta për të përgatitur sulmin mbi Quantico, ndërkohë që sqarohet se i njëjti, dyshohet se ka municion dhe forca të blinduara për të jetësuar qëllimin e tij, “që të sulmohen amerikanët”.

Prokuroria sqaron se në rast se ata shpallen fajtorë për komplot, atëherë automatikisht këta persona kanë shkelur Artikullin 18 të Kodit të Shteteve të Bashkuara, neni 1117 dhe mund të marrin dënim kapital që është burg i përjetshëm, apo 250 mijë dollarë gjobë dhe mbikëqyrje prej pesë vjetësh.

Akuza tjetër e ripërtërirë ka të bëjë me posedimin e armëve nga Daniel Boyd, Hysen Sherifi dhe Zekirian Boyd të cilët, sipas akuzës, i kanë pasur për të ushtruar dhunë.
“Kjo është shkelje e pikës 18 të Kodit të Shteteve të Bashkuara, neni 924 (c), i cili mbart një dënim maksimal prej jo më pak se pesë vjet burgim, gjobë prej 250 mijë dollarësh apo të dyja së bashku, burg dhe gjobë”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Prokurorisë së Karolinës së Veriut.

Megjithëkëtë, në rast se ndonjëri prej të akuzuarve dënohet për më shumë sesa pika 924 (C ), ashtu siç pretendon Juria e Madhe Federale, atëherë termi “minimal” ka kuptimin 25 vjet burg.

Ndërkohë, në akuzën e tretë të hartuar nga kjo prokurori, përveç Daniel Boyd, nuk përfshihet Hysen Sherifi dhe as Zekiria Boyd.

Owen D. Harris, agjenti special i ngarkuar për këtë çështje, ka deklaruar se njësia NCIS është vënë në përpjekje të FBI-së dhe hetimi është përqendruar në mbrojtjen e personelit të trupave të marinës amerikane.

”Këto përpjekje ishin të koordinuara ngushtë dhe të mbështetura nga MCB dhe komanda e Quanticos, për të siguruar jetën e ushtarakëve dhe civilëve në bazën e bordit”, është shprehur agjenti Harris.

Megjithëkëtë, seanca e parë gjyqësore në lidhje me shtatë të arrestuarit, 20-vjeçarit Zakariya dhe 22-vjeçari Dylan Boyd, Anes Subashiç, 33, Mohammad Omar Aly Hassan, 22, Ziyad Yaghi, 21, dhe Hysen Sherifi, 25 dhe kreut të grupit Daniel Patrick Boyd, që dyshohen për planifikim të sulmeve terroriste në bazat e SHBA-së në vende të ndryshme të botës, do të mbahet më 5 tetor dhe deri në vendimin e gjykatës, të gjitha këto mbesin thjesht akuza.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi