Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sulmohet vetura e EULEX-it në Zubin Potok

Shko poshtë

Sulmohet vetura e EULEX-it në Zubin Potok Empty Sulmohet vetura e EULEX-it në Zubin Potok

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 27, 2009 11:23 pm

Sulmohet vetura e EULEX-it në Zubin Potok Visarkryeziu_eulex05-490x320

Sulmohet vetura e EULEX-it në Zubin Potok


Nga Express

Një veturë e policisë së EULEX-it, është sulmuar me armë zjarri në afërsi të Zubin Potokut, derisa po i përcillte doganierët për në pikën kufitare me Serbinë.

Vetura e kontingjentit rumun ka pësuar dëme materiale si pasojë e sulmit me armë zjarri nga ana e personave të panjohur në rrugën kryesore Zubin Potok - Brnjak, njofton Policia e Kosovës në Mitrovicë.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 19:10, në kohën kur konvoji i automjeteve zyrtare të policisë së EULEX-it, po bënte përcjelljen e zyrtarëve të doganave të EULEX-it, përgjatë magjistrales në pikën kufitare 31.

Veç dëmeve materiale të shkaktuara në derën e prapme të automjetit të goditur nga një plumb i shkrepur nga armë zjarri, nuk është raportuar për lëndime të zyrtarëve të EULEX-it.

Në bazë të raporteve të siguruara nga zyrtarët e sulmuar, mësohet se së paku gjashtë deri shtatë të shtëna nga armë zjarri janë dëgjuar nga ana e tyre, në momentin kur konvoji po lëvizte rrugës kryesore menjëherë pas kalimit të tunelit të tretë me radhë nga drejtimi Zubin Potok – Pika 31.

Dëmi i shkaktuar në automjetin zyrtar “Toyota” 4x4, është vërejtur nga policët e EULEX-it, pasi konvoji është ndalur në destinacionin e duhur në pikën kufitare 31.

Njësitë policore të stacionit Zubin Potok, kanë regjistruar rastin dhe kanë evidentuar dëmet e shkaktuara në automjetin zyrtar.

Prokurori ndërkombëtar i EULEX-it, është informuar lidhur me rastin ndërsa hetimet në mbledhjen e informatave dhe provave do të ndiqen nga një ekip e veçantë të hetuesve policor të komponentës së EULEX-it.

Rasti është iniciuar si vepër penale kundër të drejtave ndërkombëtare, thuhet në një komunikatë shtypi të lëshuar nga Besim Hoti, zyrtar për informim publik i policisë në Mitrovicë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi