Kalosh Çeliku: O burrgrua, nëse nuk ke punë tjetër luaje së paku rezen e derës
Faqja 1 e 1

KALOSH ÇELIKU
O BURRGRUA, NËSE NUK KE PUNË TJETËR
LUAJE SË PAKU REZEN E DERËS
(Ose: “Me thasha, nuk vritet Pasha” - populli)
Letërsia popullore shqiptare është shumë e pasur, është krijuar para syve të armiqëve shekullor, tytave të armëve nëpër vite brez pas brezi. Dhe, jo rastësisht letërsia e shkruar shqipe është e arrirë artistikisht, rri krah për krahu me letërsitë e popujve të tjerë të botës. Shkaku: i ka rrënjët e thella në letërsinë popullore, saqë nuk ka mundur dhe nuk mundet ta shkulë dot edhe gjatë dimrave me dëborë, asnjë stuhi, asnjë shtrëngatë. Furtunë, që e ka sulmuar herë pas here pas shpine. Gojën plot them: Letërsia shqipe rrënjët i ka thellë në tokë e degët në qiell.
Rilindasit tanë i kanë mbjellë arat me kohë. Vit për vit i kanë lëvruar, mbjellur me hebe në krah. I kanë pastruar nga bari i egër dhe ferrat. Në fund, pasi e kanë fshi lëmën me grurë e kanë shoshitur nga byku. Thasëve, ua kanë lidhur mirë grykën, i kanë shpie në mulli. Mullisi plak gjithë natën e ka bluar drithin, që të nesërmen t’ua ngarkojë në qerre fshatarëve. Mielli, kur ka ardhë në Katund, nëpër shtëpi, magjetoret i kanë përveshur duart dhe e kanë gatuar bukën.
Vallë, a nuk u gjason me bukën edhe letërsia shqipe?! Shkrimtarët me magjetoret. Po, atëherë, pse e luani rezen e derës?! Rexhep Qosja ka thënë: Letërsia shqipe nuk është ngjitur në nivelet europiane. Ismail Kadere: Rexhep Qosja është Revolucioni i vonuar demokratik. Punemadhe, çka ka thënë Rexhep Qosja. Punemedhe, çka ka thënë Ismail Kadere. Nuk u bë nami për shqiptarët. Mund të thonë, çka t’u teket atyre në kokë. Tekefundit, prandaj edhe janë shkrimtarë. Profesioni i tyre i shkrimtarit ua lejon të thonë çdo gjë, por jo edhe ne lexuesve. Kotnasikoti të merremi me thëniet e tyre, në vend që të merremi me punën e tyre, librat. Gabimi më i madh i këtyre dy personaliteteve në jetë, është se: që të dy janë përpjekur të merren edhe me politikë. Fatkeqësisht, që të dy nuk janë parashikues, prandaj edhe kanë dështuar në politikë. Megjithatë, pasuri e madhe është që letërsia shqipe i ka këta dy gjeni. Dhe, vaj halli për ne shqiptarët t’i kishte vetëm këta, po ka edhe të tjerë që secili e ka vendin e vet në historinë e letërsisë shqipe. Merreni me mend, sa të varfër do të ishim ne shqiptarët sot, po ta kishim vetëm Naimin!? Po, e kemi edhe Jeronim De Radën, Asdrenin, Çajupin, Seremben, Filip Shirokën, Ndre Mjeden, Luigj Gurakuqin, Fishtën, Hil Mosin, Fan Nolin, Faik Konicën, Lasgushin, Frederik Rreshpen, Anton Pashkun, Azem Shkrelin, Mirko Gashin, Abdylazis Islamin, Murat Isakun etj.
Frikë ke sot t’i hapësh gazetat. Faqet e internetit: Kadare është shkrimtar më i madh se Rexhep Qose. Rexhep Qose është më i madh se Kadare. E bëni veten nëpër mjetet e informacionit për pesë pare. E shani kë mundeni dhe arrini me një fjalor rrugaçësh, që nuk u ka hije shqiptarëve. Veten e fshihni pas pseudonimeve. Herë pas here shkruani mbarëprapë edhe në emër të personaliteteve publike. Edhe emrat e tyre pa fije turpi i merrni nëpër gojë. Shembull konkret: në emër tim personal shkruani dy komente ofendues teknefes te Zemra Shqiptare, pas të cilëve nuk qëndroj unë si autor. Edhe pse e dini se, lexuesi i shkrimeve të mia fare lehtë mund t’i hetojë se nuk janë të stilit tim, natyrës sime të shkrimtarit. Lexuesit ia ngatërroni trutë, i bëni lëmsh. Lesh harapi. Thashetheme, jeni bërë si ato plakat e këqija pas gardhit.
Edhe Kadare, edhe Qose jetuan, vepruan dhe u afirmuan në komunizëm. Njëri i lindur në Shqipëri, e tjetri në Jugosllavi. Vetëmse, kjo nuk do të thotë se këta dy gjigantë të letërsisë shqipe nuk kanë vlera të arrira artistike. Edhe sistemi komunist i Enver Hoxhës dhe ai i Shokut Tito kanë dhënë gjeni. “Demokracia” e soçme, pritet të shohim nesër, vetë një ditë do të flasë koha. Dhe, që të dy i kanë vlerat e veta si personalitete shqiptare. O burrgrua, ku do të ishte ajo e mirë sot, ne shqiptarët, t’i kishim edhe dy-tre Kadare, dy-tre Qose... Pse jeni rrokur kokë më kokë me brinja mbi urë të lumit si ato dy dhitë kryeneçe të përrallës sonë popullore?! Humbasni kot kohë, kur ne shqipëtarëve na presin plot punë të mëdha. Përmëkeq, siç duket i keni harruar edhe vargjet e Çajupit:
Shqipërin’ e mori Turku,
i vu zjarr!
Shqipëtar, mos rri, po duku,
Shqipëtar!
Mjaft punove për të tjerë,
o fatkeq!
Kujto vendë tek ke lerë
dhe tek heq!
Të ka bërë Perëndia
luftëtar.
Si s’të lodhi robëria,
Shqipëtar!
Natë e ditë trumbetoni nëpër gazeta. Faqe të internetit. I shani të vdekurit e të gjallët. E në anën tjetër, e harroni letërsinë shqiptare. Botërore. Shembujt e asaj letërsie se, për së gjalli pak artistë kanë gëzuar famë botërore. Pasuri. Rrezik i madh është për artistin, që për së gjalli gëzon famë botërore. Shumica e gjenive kanë vdekur si qentë në rrugë edhe pa bukën e gojës. Nuk ka pasur njeri t’i shti edhe në varr, hedhë një grusht dhe mbi kokë. I tillë ishte Asdreni. Rilindasit tanë nëpër botë. Uolt Uitman., autori i librit me poezi: Fije bari. Që, librin e tij të vetëm e botoi me para të veta, ndau nga kafshata e gojës. Kritikët amerikanë e shanë më së shumti si shkrimtar. E ai në atë kohë iu përgjigjë: O Amerikë, unë jam Uolt Uitmani i madh! Budallai, thanë kritikët e “mëdhenj” të asaj kohe. E kanë lënë krejtë mendtë, ato të shkreta. I çmenduri paska shkalluar përtej çdo kufiri. Mëshirë, o Zot!
Uolt Uitmani një ditë vdiq. Plot pas njëqind vjetëve, Fije bari e pushtoi botën. Edhe këtë nuk e besoni?!
Veten e paçit në qafë...

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi