nga Agim Gashi Sun Sep 27, 2009 11:32 pm
|
Jetullah Haliti – Eti, piktor |
ME ARTISTËT TANË TË MËDHENJ
ARTISTI QË PO E PUSHTON BOTËN...Nga Tefik Selimi Arti është gjë që të mahnit në jetë. Ai pëlqehet e adhurohet. Pse jo? Artisti e “krijon”artin me punë. Bën vepra madhore. Vepra bëhet art. Arti, së bashku me “punëkryesin” e tij, e pushton botën. Bëhet art i pushtueshëm. Prandaj, arti ka fuqi magjike. Ka diçka që pëlqehet dhe është një lloj “magjie”. Është art që ka edhe “fuqi” joshëse, por edhe të mahnit e të bën për vete. Pra, art interesant. Andaj, secili njeriu, që është nisur rrugës ë artit, e ka të vështirë të kthehet apo të ndalet. Arti të rrëmben e të bën për “vete”. Nuk mund të ndahesh nga ngjyrat, pejsazhet, portretet, vijat, skicat, kompozionet e nga pikturat me teknika tjera më të ndryshme. Kjo është e vërtetë. Është një botë e tërë arti. Kësaj rruge, të vështirë, por të “qëndrueshme” është nisur kaherë me pasion artisti i shquar gjilanas, Jetullah Haliti –“Eti”. Ky artist ka bërë emër në artin pamor. Emri i tij ka pushtuar kontinentet, botën... Nuk ka vend që nuk ka prezentuar Eti artin shqiptar. Ky njeri, artist, i Malësisë së Karadakut, sikur i ka dhënë vetës “obligim” që të bëjë udhëtime anë e kënd botës, vetëm e vetëm t’i prezantojë vlerat e artit tonë shqiptar jashta kufinjve të shteti tonë. Kjo është e rëndësishme. Por, e rëndësishme është edhe për faktin se, Jetullah Haliti, si i vogël, madje edhe si i rritur, jo që nuk e harrroi vendlindjen, Haxhajt, këtë anë të Idriz Seferit me ato motive të Karadaku e të familjes së tij, por, më vonë, ai vazhdoi “rrugë”të rralla të artit, të cilat e bënë ate të radhitet në mesin e artistëve të mëdhenj e të shquar të kësaj kohe. Sot, Jetullah Haliti “Eti”, jeton herë në Zvicer, herë në Francë, por jeton herë në Suedi e herë në Shqipëri e mese tjera të botës. E, ai i tëri ëshë kosovar nga Gjilani. I tillë është dhe ashtu e ka përqafuar këtë “rrugëtim” si Çajll Haroldi anglez, i cili, në një kohë të tijën, ai qe një shtegëtar i madh i një kohe ku udhëtoi në shumë shtete dhe më në fund, ai arriti në Shqipëri, aty te Ali Tepelenasi i madh. Dhe, aty gjeti ngrohtësinë më të madhe tek shqiptarët zemërgjerë e mikpritës. E, Jetullah Haliti, duke shetitur nëpër vende të ndryshme, ai takoi miq e shokë, kolegë, më të cilët “krijoi” miqësi të reja për të mirën e artit në përgjithësi, e në veçanti për të mirën e artit shqiptar. Takoi edhe personalitete të larta shetërore, me të cilët shkëmbeu biseda më të ndryshme, madje edhe për artin e bukur që e ka në shpirt e zemër. Pra, është njëri nga ata që shetiti dhe bëri kontakte me njerëz të artit e të kulturës, të cilët i “bëri” për vete që ta fusë artin shqiptar në mesin e arteve tjera në përgjithësi. Ja çka shtohet në një vend të monografisë së tij të hartuar nga Dr. Veip Proda: “Ti e pret të vijë (Eti) nga Veriu, ai të vjen nga Jugu, ti e pret të dalë nga Lindja, ai te delë nga Perëndimi. Ti e kërkon në Zvicër, ai gjendet në Francë, në Prishtinë, Shkup, Ulqin, Tiranë, Kavajë, Gjirokastër apo në Janinë, për ta parë përsëri në Martini duke u interesuar për Etin Junior ose duke e preokupuar për Nelin që i sjell vetëm gëzime...” (f. 29). Dhe, jo vetëm kaq. Para pak ditësh, në Belgjikën e largët, aty ku krijihet arti e është kultura, aty jetojnë e veprojnë edhe shqiptarët. Dhe, këtu, nga data e 26 majit e gjer më 3 qershor, Akademia Evropiane e Arteve organizoi Sallonin e 37-të (konkurs Internacional 2007), në Foyer Comunal, Place Arthur Lacroix, 5030 Gembleyx në Belgjikë. Në këtë Sallon të radhës, morën pjesë 15 shtete të ndryshme nga të katër anët e
|
Një moment nga Salloni i 37-të ne Belgjikë |
Globit, në mesin e tyre ishte Shqipëria e Kosova si shtete në vete të prezentuara me flamurin kombëtar shqiptar. Po këtu, në kuadër të AEA (Akademia e Arteve Evropiane), u prezentuan 10 seksione kombëtare me punime e tyre më të suksesshme të ralizuara në këto dy vitet e fundit. Me këtë rast, këto seksionet patën karakter garues në mes veti, ku seksioni më i suksesshme i këtij Salloni u shapll i shqiptarëve, në të cilën seksion ishte kryetar z. Jetullah Haliti, Eti. Kjo garë i solli piktorit të shquar gjilanas një “dhuratë” të çmuar, pra Etit, i cili u dekorua me një “Trofe” nga A.E.A. Kjo ishte mirënjohja më e lartë e këtij manifestimi kulturor ndërkombëtar në Belgjikë. Të shtojmë edhe këtë se, në këtë Sallon janë prezentuar gjithsej 242 krijues, prej tyre 79 poetë e prozatorë, 163 piktorë, skulptorë, grafistë e fogorafë. Vlen të veçohet se nga Kosova e Shqipëria, po edhe nga diaspora, u prezentuan 44 krijues, prej tyre 4 poetë: 2 nga Kosova e 2 nga Shkodra (Shqipëria). U prezentuan këtu 2 skulptorë, 1 fotograf nga Kosova dhe 38 nga artet pamore: piktorë, skulptorë e grafistë etj. Pra, seksioni shqiptar që e pëfaqësoi artisti ynë, Jetullah Haliti – Eti, prezentoi më tepër se 90 vepra nga artet pamore. Mandej, në këtë vend u prezentoi 20 poezi të 4 poetëve shqiptarë. Ndërsa, gjithsejt në Sallon ishin 163 vepra nga artet pamore, ku u prezentuan më tepër se 500 vepra dhe 79 poetë e prozatorë. Pra, këtu u prezentuan 280 vepra të autorëve tanë. Gjatë kësaj kohe, sa ishte prezentimi i veprave nga arti në Sallonin e A.E.A, lidhja e poetëve dhe e shkrimtarëve të Belgjikës si dhe Institutit i Arteve “Profondiste – Eti” e mbajti një tryezë të rrumbullaktë, në të cilën u vlerësua opusi i gjer e kreativ i stilit më të ri të Akademik Jetullah Haliti – Eti.Tryezën e udhëhoqi z Erik Delanzhe, poet, kritik dhe kryetar i lidhjes së potëve, i cili në fillim të fjalës së vet shtoi disa fjalë për Jetullah Halitin - Etin si piktor si dhe përshendeti organizatorët e kësaj tryeze, ku në mënyrë të veçantë e çmoi emrin e Etit, stilin e tij “Profondist - Eti”. Në këtë tryezë u bën 20 pyetje dhe përgjigje lidhur me veprën e Etit. Mandej, aty u zhvilluan shumë komentime e interpretime më të ndryshme. Në tryezë morën pjesë shumë kriktë dhe kolegë të artit pamor. Zoti Erike, duke bërë një vlerësim në pika globale, ai propozoi që në emër të organizatorit të përgaditet me shkrim profonduzmi i Halitit “Profondizmi - Eti. Që në hyrjen, si shtoi ai, ky stil të hyjë në fjalorë artistikë të botës së arteve, ku si themelues i këtij stili është artisti shqiptar nga Kosova, Jetullah Haliti – Eti, që së shpejti, ky shtet do të bëhet i pavarur e sovran. Pjesëmarrëtit e Sallonit të 37-të u shpërblyen me çmime shumë të merituara për rezultate të tyre punë e jete nga arti pamor e arte tjera, si janë: Gani Gashi- medalja e artë, Hajrush Faliu- medalja e artë, Nikolinë Luci nga Shkodra- medalje e artë, Xhenita Kadillari nga Shkodra – medalje e artë, Aleksandër Shkodra – medalje e artë, Nimeta Vernica nga Shkodara – medalje e artë, Lilana Hila nga Shkodra – medalje e artë, Avdi Hila nga Shkodra – medalje e artë, Skender Shica nga Shkodra – medalje e artë, Klaudia Lucaj nga Shkodra – medalje e artë, Marsad Lucaj nga Shkodra – medalje e artë, Ganuci Shpëtimi nga Shkodra, po ashtu medalje e artë e ndonjë tjetër. Ndërsa, me medalje të argjentë u nderuan Skender Lajci nga Peja, Sabri Behrami nga Mitrovica, Fehmi Talaku nga Malisheva, Kadrush Neziri nga Zhegra, Hula Haxhiu , Sami Spahiu, Neli Halili, Sokol Buzukja, Makfire Sylejmani, Rexhep Dërmaku, Avni Spahiu foto etj. Po kështu, poetët u nderuan me medalje të larta nga AEA, si janë: Basri Çapriçi, Sabit Rrustemi, Memo Bruka, Emiranda Lukaj (Shqipëria) etj. Në fund, autori i shumë pikturave më të ndryshme, si janë Zogjtë”, “Pëllumbat”, “Globi”, “Dialogjesh me zogj”, e qindra piktura tjera, Jetullah Haliti – Eti, i falenderoi pjesëmarrësit për një prezentim të denjë të artit si dhe u dëshrioi suksese të mëtutjeshme në punën e artit pamor në të ardhmen e tyre.Dhe, jo vetëm kaq. Ky piktor i shquar shqiptar, më 25 shtator ka hapur ekspozitën e 87 me radhë në kuadër të Festivalit folkloristik 2009 në Gjirokastër. Siç dihet, ekspozita në Istig ishte personale për vitin 2009 me 47 vepra, grafika, vizatime dhe piktura. Mandej, ka pasur ekspozita në Elblasan në muajin prill -2009, Durrës në muajin maj - 2009, Fier në muajin qershor - 2009, Korçë në muajin korrik – 2009, Pogrades në muajin gusht - 2009. Dhe ja së fundi Jetullah Haliti – Eti ka hapur ekspozitën në Gjirokastër më 25 shtator të tij viti. Ai po e pushton botën me artin e tij pamor. Është njeri që di të komunikojë me artin e bukur, art që lidhë miqësi dhe pushton botën. Në Galerinë e Gjirokatrës Eti hapi ditë më parë për të tretën herë në Bashkinë e këtij qyteti, Galerinë e këtij qyteti, e cila gjendet në brendinë e Kalasë. Të shtojmë edhe këtë se, vepra pikturale e këtij artisti flet shumë për faktin se, ka mesazhe te denja për paqën në botë për të gjithë njerëzit. Ky është lajtmotivi i tij në artin e tij pamor. |
Një pikturë nga opusi i tij artistik |
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi