Halit Bogaj: Xhevat Qena
Faqja 1 e 1
Halit Bogaj: Xhevat Qena
XHEVAT QENA /1932-2003/
Nga Halit Bogaj
Më 25 mars të vitit 2003 Teatri ynë kombëtar mbeti edhe pa një figurë të madhe të artit tonë, e cila kishte bërë emër të shquar dhe me të cilën ishte mësuar të jetonte ky popull me vite dhe dekada të tëra .Xhevat Qena ishte njëri ndër personalitetet më markante të artit teatror dhe filmor shqiptar ,duke mbetur edhe njëri ndër veteranët më të shquar të tij. Aktorët e rrallë si Xhevat Qena , të cilët i lindi dhe i rriti ky popull , kanë lënë gjurmë të thella dhe të pashlyera në horizontalen dhe vertikalen tonë kulturo-historike .Ai ishte i madh , i shkëlqyer dhe i përsosur me çdo rol të interpretuar dhe me çdo skenë dhe paraqitje të famshme publike . Dukej sikur nuk i përgatiste fare rolet , por që i luante spontanisht ,sikur ato të ishin pjesë të jetës së tij të përditshme dhe kreacione momentale.Ishte i sigurtë në vetëvete , sepse artin e tij poliedrik e kishte të lindur nga vetë natyra , por edhe e kultivonte me vullnet të veçantë dhe dashuri të madhe .Xhevat Qena na dhuroi shumë role të llojllojshme , kryesisht nga zhanri i komedisë , për të cilën ishte i specializuar , por nga itinerari i tij artistik nuk munguan as role të fuqishme dramatike , të dhembshme dhe çuditërisht simpatike të cilat i bëri të pavdekshme me talentin e tij mendjendritur, pa të cilin as që mund të mendohej fare Teatri dhe filmi kosovar .Bota e tij e brendshme ishte një botë specifike,ngase Xhevat Qena ishte i dashur për çdo njeri dhe për të gjithë ne që ishim mësuar me të dhe me krijimet e tij të shumta . Modestia e tij e jashtëzakonshme na bënte krenarë dhe ishte e mveshur me tipare të ndritshme njerëzore ,duke qenë edhe dhunti personale e një aktori si ai..
I afërt, i dashur , komunikativ dhe i shoqëruar me të gjithë njerëzit , ai na lente përshtypje të mëdha dhe të përhershme , duke na bërë kurreshtarë se si ishte përherë i buzëqeshur ,altruist dhe sharmant .
Emri i tij i shtrenjtë, vërtet e ka lënë një vend të zbrazët në sofrën tonë të madhe kombëtare së cilës i përkasin edhe emra të tjerë të shquar: si Abdurrahman Shala , Masar Kadiu , Malo Gami , Shani Pallaska , Istref Begolli , dhe të tjerë, pa të cilët Teatri ynë ka mbetur mjaft i zbehtë dhe pa risi të mëtejme në artin filmor dhe teatror, çka e pranojnë edhe kolegët e tyre më të rinj të cilët kanë mësuar shumë prej tyre, duke mbetur zemërthyer , sidomos pas vdekjes së Istrefit dhe Xhevatit .Këtë e kemi parë dhe dëgjuar pas vdekjes së tyre të hershme kur të gjithë shpreheshin dhembshurisht për humbjen e këtyre dy aktorëve të mëdhenj që i nxori ky popull .Kolegët ishin mësuar që gati çdo ditë të ishin së bashku dhe të bashkëbisedonin vëllazërisht , profesionalisht dhe shqiptarisht , ashtu siç kishin qenë përherë të pandarë dhe unikë edhe në situatat dhe çastet më të vështira në të cilat u sfiduan me vite të tëra gjatë një okupimi të egër dhe të paparë . Në kohën kur më në fund u arrit ajo për të cilën kishin synuar dhe luftuar me shekuj , ai u nda prej nesh, pa e gëzuar akoma lirinë e vërtetë dhe ditët më të lumtrura të moshës së tij të shtyer , por jo edhe aq të thellë sa për tu ndarë nga kjo jetë e përjetuar në mënyra të ndryshme dhe shpeshherë në mjerim dhe skamje çfarë nuk do të guxonte të ndodhte me aktorë të formatit të tyre, .Xhevat Qena vdiq në mënyrë të papritur , akoma pa u bërë dy muaj nga vdekja e Istref Begollit , kurse ne mbetëm të befasuar ,të hidhëruar dhe të mbushur plot pikëllim dhe dhembje për humbjen e këtyre dy aktorëve aq të njohur .Vdiq edhe Xhevati i cili , përveç në Teatër , luajti edhe në disa filma si :“Sulmi i kuq “,”Uka i Bjeshkëve të nemura “,”Fidani “,”Proka”,”Rojet e mjegullës “,”Njeriu prej dheu “ dhe në projekte të tjera kinematografike të cilat realizoheshin në produksione të ndryshme me republika tjera . Të gjitha rolet filmore të Xhevat Qenës kanë mbetur të paharruara por mbase më së tepërmi mbahet mendi ai nga filmi “Proka”, në të cilin shkëlqeu bashkë me Muharrem Qenën ,por duke mos mbetur prapa as me dy filmat tjerë “Njeriu prej dheu “dhe “Rojet e mjegullës” që kanë mbetur ndër krijimet më të bukura të mbarë kinematografisë shqiptare në vitet e lulëzimit dhe kulmit të saj të ndërprerë në mënyrë arbitrare dhe të egër nga pushtuesi ynë barbar .Siç dihet Xhevati është bërë aktor kult edhe me disa pjesë teatrore siç ishin :”Duart e ndyta”,”Kryet e hudrës”,”Erveheja”,”Ushtari i mirë Shvejk”,”Vinetu”,”Mbreti Edip”,”Perkolgjinajt”,”Zhorzh Dantoni”
“Tartufi”,”Gjenerali i ushtrisë së vdekur” dhe shumë të tjera me të cilat shkëlqente si një meteor i ndritur i këtij nënqielli .Dhe si përfundim mund të themi se na dukej që vërtet ishte i lindur për skenë dhe aktrim.Mjerisht që nuk është më në mesin tone.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi