Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cikël poetik nga Martin Lleshi

Shko poshtë

Cikël poetik nga Martin Lleshi Empty Cikël poetik nga Martin Lleshi

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 28, 2009 12:22 am

Cikël poetik nga Martin Lleshi U1martinlleshi1
Cikël poetik nga Martin Lleshi U1_MartinLleshiMartin Lleshi

MBAHU

Përtej jete nisë mundimin e të qenurit
Orakull legjendash n’dyluftim motesh
Para lindjes shkrimin e jetës dhe të nemurit
Ulërimë orgjishë të vëjnë në gjumë e ti s’kotesh
LLahtaritë ngriten e zbriten në trajta djajsh
Idhujt epën tempujve të dijes
Ikjet e ardhjet n’troke kuajsh
Mbahu në këmbë në vorbullën e pritjes.

PRINDËVE TË MIJ

Im At
Kur u maten burrat për Atdhenë
Krejt bjeshkët u trandën prej gëzimi
Atdheu vuri buzën n’gaz...
Dhe peshorja ngriti krahët mbi re
Shtatë palë krisma pushtuan hapsirën
Kreshnik ka lindur thanë orët e bardha
Me flatra n’krahnuer...!

Im At
Martinen ngrehu në kamëz
Në njërin gju shënjestrën rrokë
N’meskapicë i bie dhe treten kokë
Një verë t’kuqe gosti edhe për shokë
Një bukë të mrume prej dheut n’Tokë

Sa herë barazana lëshon Atdheu...

Im At
Mbushë një gotë gjaku ujë
Një bukë dhe t’Atdheut
Dhe mbështjellur n’flamurë
Nën hijen e blinit bën roje përjetsie
Im At...

Ime Nënë
Kur u maten dashuritë
Nga vet Zot ynë
Atdheu t’a dha bekimin
Dhe dole në krye

Rrite rrite rrite...
Krejt i bëre krudhq
Për dasmën e Madhe
Dhe me këngë i fale nëpër krisma

Nëna ime uratë kishte nderin
Brum të bukës bekueme Atdhenë
Besë dhe shejtërim kurorën
Dekalog amësinë

Të falem...
NENA ime.

EPITAF PER ARKEOLOGJINE

Jam krejt i shurdhur
I verebër jam
As gojë as zë
I harruar jam
Në ballin tim
I falur shkruan...!
Në shpatullat e mija
I humbur ...!

Historian arkeolog
Mos kini frigë
As kohë as mbi kohë
S’ju falë
Për të vërteten e pathënë

Gjeni im
Fara e farës sime...!

Nëse erërat shprishin kujtesën
Ënndërrat përbijnë harresën
Ja shikoni ata
Një mbulesë hiri
Një mjeshtri përralle thonë
E ju emrin mbiemrin
S’e dini!!!

I humbur jam
As fjalë as zë
Pellazgo-Ylliria jam
Arkeolog gërmojeni këtë tokë
Të gjallë do t’më gjeni
Në fronin e Ibisit,Thothit...!
Dardanit.

QYQARI

Kur i bënë hile Atdheut
Një gur kur ia hudh matanë
Lisit një rrënjë në ia shkultë
Edhe mrizit hije n’mos i lashtë

Kukuvajkë do mbetesh ndarë
Në degën e lisit t’tharë
Tretur në dheun e verdhë tumë as varr
Vetëm hije e zezë i mundur qyqarë.

HIJET

Asnjehere s’ju zë besë hijeve të mija
N’këthimshpine n’përdalje turren n‘levrim
Përpara n’prijshin n’rrugëtim si fëmija
N’hapërimnisje me t‘majtën n’parakalim

Besë s’ju zë hijeve të mija kurrë
Si pluhuri n’mjegull sulen n’vershim
N’përdalje të ikjeve rrokullisen si gur
Afër dhe largë mbështjellur vezullojnë n’blerim

Natën me hënë zgjedhin për lojë
N’lakuriq të verbër shndërrohen përherë
Gjysëmhënë tatujë n’shpatulla dhe gojë
Ç’shpërblim n’përdalje hijengrirëve të mjerë.

MEGJITHATE BIJNE

Kur bijnë të ngriturit
Thyhen degë të pemës tharë
Zhurmë e heshtur në nismë
Heshtje e zhurmshme në ramje
Ne dheun e verdhë tundje...!

Kur bijnë të përulurit
Në dheun e Tokës Kuqe
Rritet pemë e frytit pjekur
Asht i shpuar n’shtat krisma
Fyell i baladave të mija

Era n’valvitje krahësh përkund
Psherrëtimat ofshamkëputjeve
Të këngëve t‘ pakëndueme
Zëngjakjeve të këngëve t‘këndueme

Megjithate...!
Bijnë besthyerjet
Në dheun e verdhë
Besthyerjet e të ngriturve
A bijnë!?.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi