Mospajtime për lobim
Mospajtime për lobim
Mospajtime për lobim
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, lavdëron aktivitetin diplomatik lobues për Kosovën në Nju Jork, të zhvilluar nga presidenti Fatmir Sejdiu dhe ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni. Por, opozita kritikon institucionet për diplomaci pasive.
Opozita në Prishtinë kritikon institucionet se nuk kanë lobuar sa duhet për njohjen e shtetit të Kosovës.
Në vend të aktiviteteve ditore diplomatike, institucionet, sipas opozitës, më shumë janë të përqendruara në takime e forume ndërkombëtare, siç ishte edhe lobimi i këtyre ditëve në Nju Jork nga ana e presidentit Fatmir Sejdiu dhe ministrit të Jashtëm, Skënder Hyseni, përderisa atje po i zhvillon punimet Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.
Mirëpo, ndryshe mendon kryeministri Hashim Thaçi. Ai thotë se presidenti dhe ministri i Jashtëm kanë prezantuar Kosovën me sukses dhe si rezultat i këtij lobimi janë premtuar edhe njohje të reja.
“Mendoj se presidenti e tha shumë qartë. Ka qenë një lobim shumë i fuqishëm nga presidenti dhe ministri i Jashtëm”.
Kryeministri Hashim Thaçi
"Unë dua të besoj në qëndrimet, të cilat i ka prezantuar presidenti nga takimet që ka pasur me lidershipin botëror, nga presidenti Obama dhe liderët tjerë botërorë - kanë qenë takime që do të kontribuojnë drejtpërdrejt në avancimin e procesit të njohjes së pavarësisë së Kosovës”, shprehet Thaçi.
Në anën tjetër, anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Avni Arifi, thotë se qeveria dhe presidenti, në vend të aktiviteteve ditore diplomatike, kanë zgjedhur një diplomaci më pasive, duke pritur takime apo forume ndërkombëtare, të cilat, ndonëse konsiderohen të rëndësishme, sipas Arifit, nuk i përmbushin kërkesat e Kosovës, e cila ka nevojë për numër më të madh njohjesh.
Nuk ka punë sistematike të lobimit, nuk ka sistem lobues. Qeveria e Kosovës dhe i tërë aktiviteti lobues kryesisht mbështeten në aktivitetin e miqve tanë ndërkombëtarë...
“Nuk ka punë sistematike të lobimit, nuk ka sistem lobues. Qeveria e Kosovës dhe i tërë aktiviteti lobues kryesisht mbështeten në aktivitetin e miqve tanë ndërkombëtarë. Kundërshtarët e pavarësisë nuk janë aq të ligë dhe përderisa ata janë aktivë në baza ditore, aktiviteti ynë kryesisht është i përqendruar në konferenca të llojit siç është Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara”, thotë Arifi.
Ai po ashtu thotë se kosovarët nuk mund të jenë të kënaqur me numrin e njohjeve të deritashme, aq më tepër kur pavarësia është shpallur dhe mbështetur nga vendet më të fuqishme botërore.
“Është i pakënaqshëm, sepse pavarësia e Kosovës ka qenë, siç thotë kryeministri, e koordinuar. E më kë ka qenë e koordinuar - me fuqitë më të mëdha në botë, do të thotë me SHBA-të, BE-në..., shtetet më të forta në botë e kanë mbështetur pavarësinë e Kosovës”.
“Nëse mendojmë që me këtë mbështetje të jenë vetëm 63 – 64 shtete, është shumë pak dhe arsyeja pse është pak ka të bëjë me fjetjen totale të institucioneve të Kosovës”, thekson Arifi.
Ndërkohë, kryeministri Hashim Thaçi thotë se puna e qeverisë dhe institucioneve në zhvillimin ekonomik dhe rritjen e shkallës së demokracisë në vend, do të jetë lobimi më i mirë për Kosovën.
Njohje më të mëdha për Republikën e Kosovës ndodhin pikërisht duke u nisur nga suksesi që kemi ne në Kosovë, nga kjo punë që është duke u bërë anekënd Kosovës...
“Njohje më të mëdha për Republikën e Kosovës ndodhin pikërisht duke u nisur nga suksesi që kemi ne në Kosovë, nga kjo punë që është duke u bërë anekënd Kosovës, nga puna e mirë, qeverisja e mirë, sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar, respektimi i minoritarëve, e natyrisht edhe ngadhënjimi i demokracisë së re, që është përgjegjësi e gjithë spektrit politik, institucioneve dhe qytetarëve të Republikës”, thotë Thaçi.
Sidoqoftë, parti politike, por edhe analistë i kanë sugjeruar në vazhdimësi qeverisë që të shtojë lobimin për njohje të reja, duke angazhuar edhe figura politike nga jashtë, që njihen si përkrahës dhe miq të Kosovës.
Deri tani, një aktivitet të pavarur diplomatik ka zhvilluar edhe kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli, kurse shumë diplomatë ndërkombëtarë gjatë vizitave të tyre në Kosovë nuk e kanë fshehur se kanë qenë të angazhuar në mbështetje diplomatike për Kosovën, por me nismat e tyre dhe jo të Prishtinës zyrtare. rel

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi