Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Denoncim publik: Ndal më çmendurisë së Kohës Ditore me plagjiaturë

Shko poshtë

Denoncim publik: Ndal më çmendurisë së Kohës Ditore me plagjiaturë Empty Denoncim publik: Ndal më çmendurisë së Kohës Ditore me plagjiaturë

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 28, 2009 7:28 pm

Denoncim publik: Ndal më çmendurisë së Kohës Ditore me plagjiaturë


Me datën 26 shtator, 2009 ditë e shtune, në ora 8:54 PM, gazetës Koha Ditore i kam dërguar artikullin: „Anashkalimi i një problemi lehtë të zgjidhshëm” i cili trajton problemin e një rruge dhe qarkullimin e këmbësorëve te stacioni i autobusëve në Prishtinë. Këtë artikull mund ta gjeni në faqen: http://www.ekonomia-ks.com/index.php?option=com_content&task=view&id=17890&Itemid=53



Koha Ditore nuk e botoj artikullin që mund ta lexoni në adresën e mësipërme, por të hënen ose sot me datë 28 shtator, 2009 në faqe e saj 9 boton një lajm me titull „Banorët e lagjeve ‘Dardania’ e Kalabria’ në rrezik për mungesë kushtesh të qarkullimit: Magjistralja M-2 e rrezikshme për qyetetarët” që është një riformulim i artikullin tim të refuzuar. Për çudi, gazetari Ganimet Klaiqi i konstatoj shumicën e atyre „findings” (në shqip thuhet konstatime, jo rezultate) që i ka lexuar më herët në artikullin tim dhe ato po ia atribuon disa zyrtarëve dhe qytetarëve të rëndomt, e pjesërisht edhe si hulumtim të vetin. Ju lutem sinqerisht të gjithë juve të merrni gazetën Koha Ditore të ditës së sotme dhe lexoni për seri çka shkruan gazeta në faqe 9.



„Pjesa më e rrezikshme, sipas tyre, është ajo nga Stacioni i Autobusëve e deri te banesat e reja të lagjes 'Kalabria', në anën e djathtë të rrugës në drejtim të Veternikut. Kjo për shkak se aty shpejtësia e lëvizjes së automjeteve [që] zhvillohet është shumë e madhe....por nuk dihet a është fjala për qarkullim në qytet apo në drejtim të Mitrovicës..mungon nënkalimi apo mbikalimi etj.”.



„mungesa e semaforëve”, „duke trupuar rrugën me vrap”, „ka akuzuar zyrtarët komunalë dhe ata të Qeverisë që nuk janë të kujdesshëm sa duhet që ta evitojnë më të keqen”. „..mos bërja e syve katër, gjithsecilit mund t’i kushtojë me jetë” ka thën ai. „Madje, kjo rrugë nuk paraqet rrezik për banorët vetëm të lagjeve në fjalë, por për shumicën e qytetarëve të Kosovës, të cilët udhëtimin e tyre për në qendrat e tyre e bëjnë nepërmjet autobusëve”.



„..pati deklaruar ministri Limaj, në maj të sivjetmë, me rastin e punimeve në rrethin e ri te Stacioni i Autobusëve dhe në rrugën e Mitrovicës”. „..nuk ka mbikalime apo nënkalime”.



„Aty vazhdimisht udhëtarët e trupojnë rrugën, madje edhe jashtë vendkalimeve për këmbësorë, kështu që vlerësohet një rrugë mjaft e qarkullueshme, në të cilën të gjithë duhet të kenë kujdes, ka theksuar Baku Kelani (ndoshta Baki, se Baku është kryeqytet i Azerbajxhanit).



Etj, etj.



Pash ni Zot që e lexoni këtë artikull të Kohës Ditore, por së pari lexoni artikullin në adresën e internetit që u shënua më lartë. Ne e dijmë se ndodhin plagjiatura për çdo ditë. Vetëm se kjo e Kohës Ditore, që fatkeqësisht nuk është e para e këtij lloji, është më e paskrupullta ndër të gjitha. Artikujt që ju (ose disa) ia dërgoni kësaj gazete, kjo i merr, i lexon, dhe në bazë të tyre, pa ndryshime në thelb, të njëjtit i prezenton si artikuj të Klaiqit. „Iqët” shqipfolës janë të njohur për bizaritete në medie. Ka shkuar Zatriqi por ka mbetur Klaiqi, dhe Xharroviqët si Jeta, Arbana, Besiana, dhe vëllau i Jetës, Valoni. Ky far Valoni dilte në Alb-Shkencë në mbrojte të motrës së vet dhe grupeve kriminale të përgjakshme serbe, vegël e të cilave është motra e tij Jeta Xharra.



Me këtë rast ftoj Asociacionin e Gazetarëve Profesionistë të Kosovës të distancohet publikisht nga hajnitë e paskrupullta të Kohës Ditore.



Pas një apo dy javëve do t’u sjelli dëshmi për krimin e organizuar ndërmjet Marta K. Gazidedës dhe Kohës Ditore. Mos po iu duket kjo si akuzë vetëm me e-mail? Jo jo, mos u brengosni shumë. Akuza me fakte është duke u shqyrtuar në New York, por vetëm ndaj Marta Gazidedës.



Ky njoftim është publik, për shpërndarje, dhe botim nga të gjithë ju. Kopjoje tani, por mos vepro me emrin e autorit të vërtetë sikur Koha Ditore.



Me respekt për të gjithë jo hajdutët.



Isa Mulaj



28 shtator 2009.



Isa Mulaj

Mobile: +377 (0)44 112 397
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi