Dritëro Agolli: Ja ku po gabojnë Edi Rama dhe Ben Blushi
Faqja 1 e 1
Dritëro Agolli: Ja ku po gabojnë Edi Rama dhe Ben Blushi
Dritëro Agolli: Ja ku po gabojnë Edi Rama dhe Ben Blushi |
Flet patriarku i PS-së Ikona e Partisë Socialiste, Dritëro Agolli, nuk e ka bojkotuar garën për zgjedhjen e kreut të ri të opozitës. Duke mos u mjaftuar me votën e dhënë, babai i së majtës ka kritikuar hapur disa nga vendimet politike të ndërmarra nga Rama por edhe qëndrimin e Ben Blushit. Agolli e këshillon Ramën, që në këtë mandat të dytë, të bëjë dallimin mes administrimit të Bashkisë së Tiranës dhe drejtimit të Partisë Socialiste. Ndërkohë, dje, socialistët votuan për kreun e ri të tyre. Sot pritet që Rama të shpallet fitues.Një nga ikonat e Partisë Socialiste, Dritëro Agolli ka folur dje gjatë votimit për zgjedhjen e kreut të ri të opozitës. Shkrimtari i madh i shikon në një këndvështrim ndryshe nga të tjerët përgjegjësit e humbjes së zgjedhjeve, dhe nuk e cilëson kreun e socialistëve Edi Rama si shkakun kryesor të kësaj disfate. Ai shprehet se asnjë koalicion apo parti nuk fitoi votat e nevojshme për fitoren e zgjedhjeve, në këtë mënyrë sipas tij, këto zgjedhje nuk kanë pasur humbës. Në lidhje me “divorcin” e Partisë Socialiste me Parlamentin, themeluesi socialist thekson se bojkoti nuk mund të zgjasë pa fund dhe nuk është zgjidhja e duhur. Ndërsa për grupin anti- Rama ai thotë se “nuk mund të jesh kundër bojkotit me bojkot”. Si i vlerësoni zgjedhjet e 28 qershorit? Ai ishte Edi Rama shkaku kryesor për humbjen e zgjedhjeve? Mund të thuash i humbur, por mori dy tri vota pak më shumë. Një humbur nuk formon dot qeverinë. Kështu që nuk mund ta akuzosh dhe të flasësh që është një humbës i madh Edi Rama. Çfarë mendoni për bojkotin e Partisë Socialiste? Është veprim i duhur apo i gabuar? Kjo parti e ka të domosdoshme për të shkuar në parlament, sepse nuk mund të merren vendime. Dhe kjo është punë kohe. Kjo është një kërkesë për të verifikuar veten, nëse janë bërë vërtet këto çrregullime, abuzime në votime. Por kjo nuk duhet të zgjatë shumë. Si ju duket qëndrimi i të ashtuquajturve grupi anti-Rama? Grupi ndryshe hedhë parulla dhe nxitë socialistët që të bojkotohen zgjedhjet në parti, nga një anë je kundër bojkotit nga ana tjetër je më bojkotin. Moralisht ky është një veprim më i keq sesa për të bojkotuar parlamentin Si e shihni garën Rama-Lakrori? Fatmirësisht ka dy kandidatë, se mund të ndodhe që ka një kandidat. Unë mendoj se të dy kandidatët janë njerëz me përvojë në ndërtimin e partisë. Këshilla e Agollit për Ramën Dritëro Agolli nuk e bojkotoi votimin e kryetarit socialist. Sidoqoftë, duke parë gjendjen e lidershipit ai ka dashur të këshillojë Edi Ramën, që në këtë mandat të dytë, të bëjë dallimin mes administrimit të Bashkisë dhe udhëheqjes së Partisë. "Partia duhet të ketë një drejtim tjetër lloj nga ekzekutivi, nga organet shtetërore. Duhet që kryetari i partisë të jetë më i afërt me njerëzit, më kokëulur, të shprehë dashurinë ndaj të gjithëve", tha Dritëro Agolli. Këshilla e Agollit për Blushin Patriarku i PS-së gjithashtu dha edhe një këshillë për Lëvizjen e Mendimit Ndryshe. “Grupi ndryshe hedhë parulla dhe nxitë socialistët që të bojkotohen zgjedhjet në parti, nga një anë je kundër bojkotit nga ana tjetër je më bojkotin. Moralisht ky është një veprim më i keq sesa për të bojkotuar parlamentin”, deklaroi Agolli. Marrë nga “Top Channel” |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Dritero Agolli: Koha e poetëve po vjen nën dajakun e politikës
» Dritëro Agolli: Shqiptarët të bashkuar për të realizuar ëndrrën e Rugovës për pavarësi
» Blushi: Rama dështoi, se mundi dot Berishën
» Blushi: Rama nuk ka më mandat kryetari; Majko pro Ramës
» Nikollë Lesi: Rreziku Blushi dhe fati jonë, Rama!
» Dritëro Agolli: Shqiptarët të bashkuar për të realizuar ëndrrën e Rugovës për pavarësi
» Blushi: Rama dështoi, se mundi dot Berishën
» Blushi: Rama nuk ka më mandat kryetari; Majko pro Ramës
» Nikollë Lesi: Rreziku Blushi dhe fati jonë, Rama!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi