Spitali Ushtarak, 80 vjet mision dhe histori
Spitali Ushtarak, 80 vjet mision dhe histori
Spitali Ushtarak, 80 vjet mision dhe histori |
Përvjetori Përgjatë 80 vjetëve, Spitali Ushtarak ka treguar se është një ndër institucionet mjekësore me rëndësi kombëtare. Fakti që ai ka mbijetuar e është zhvilluar në vijimësi duke kaluar në disa sisteme; që nga koha e Mbretit Zog, e duke vazhduar me Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare, periudhën 50 vjeçare të monizmit, dhe tani në fazën e progresit demokratik, flet për peshën e madhe të problemeve shëndetësore që ka përballuar ai në vite, si dhe për shkallën e lartë të impenjimit e angazhimit të personelit të tij mjeksor. Emra të personaliteteve të shquara të mjeksisë ushtarake shqiptare, sikurse dihet, janë bërë të njohur në vite nga brezat. Shqipëria tashmë si vend i NATO-s, Qeveria shqiptare, mes prioriteteve të zhvillimit ekonomik i ka caktuar një rol parësor Spitalit Ushtarak, mes institucioneve të tjera shëndetësore në vend. Kjo duket edhe nga ndihmat që kanë ofruar për këtë spital vende të ndryshme të NATO-s si; ShBA, Britania e Madhe, Norvegjia, Holanda, Greqia, Gjermania, Italia, Turqia, Franca, etj. Spitali Ushtarak, i njohur ndryshe SUQU (Spitali Ushtarak Universitar) ka përballuar situata të vështira, shpesh edhe tejet delikate gjatë periudhës së tranzicionit shqiptar. Këtu mund të përmendim disa momente, si kriza e firmave piramidale e marsit 1997, lufta e Kosovës 1998-’99, si dhe tragjedia e Gërdecit e 15 marsit 2008. Pikërisht në këto momente, është provuar devotshmëria e përkushtimi i mjekëve, infermierëve por dhe i personelit civil të Spitalit Ushtarak, në shërbim të jetës së njerëzve. Gatishmëria e përherëshme e personelit mjeksor e infermjeror, përballimi “non stop” i urgjencave në shkallë kombëtare, cilësia e lartë e shërbimit të ofruar, kanë bërë që emri i këtij spitali të shihet me simpati të veçantë nga të gjithë shqiptarët anë e mbanë vendit. Mjekë e infermierë të Spitali Ushtarak Qendror Universitar kanë marrë pjesë deri dhe në misione paqeruajtëse në Afganistan, si ato në riotacionin e 6-të e të 7-të të Njësisë së Përbashkët Mjeksore të vendeve të “A-3”-shit. Momentalisht, një tjetër ekip mjeksor i SUQU po përgatitet për misionin e radhës paqeruajtës në Kabul. Historia Spitali Ushtarak u themelua më 26 shtator 1929, në kohën e Mbretërisë Shqiptare me Ahmet Zogun mbret. Ngritja e godinës së tij dykatëshe atëhere kushtoi 548,894,88 franga ari. Ky detaj jepet qartë edhe në një dokument relativisht të vjetër, një Album, i cili ndodhet dhe në Bibliotekën tonëq Kombëtare në Tiranë me titullin “10 vjet Mbretëri shqiptare”. Mes rreshtave aty përshkruhet edhe komforti i spitalit të atëhershën që cilësohej si “Spital Ushtark i Kryeqytetit ku gjejnë shërim qindra ushtarë, bij të vlefshëm të Atdheut”. Ndërsa më poshtë përshkruhet “salla e operacioneve dhe...koridori i gjatë e i bukur që lidh dhomat me plot dritë e komfort”. Spitali i Përgjithshëm Ushtarak edhe mbas çlirimit vazhdoi veprimtarinë e tij intensive në të njejtat ambiente deri në vitin 1957. Në këtë vit, ai u transferua e u vendos aty ku është aktualisht në Laprakë, në një godinë të ndërtuar në vitet 1930. Në atë kohë ai kishte 400 shtretër në katin e parë, traumatologjinë me 50 shtretër, katin e dytë kirurgjia me 45 shtretër dhe blloku operator me dy salla operacioni. SUQU mbetet referenca e vetme e mjekësisë ushtarake në Forcat e Armatosura. Destinacioni bazë brenda synimit të tij është ardhja në ndihmë për popullatën civile në raste katastrofash e fatkeqësish. Ai ndërkaq jo vetëm që përmbush misionin në mbështetje të FA, por edhe kryen misionin tjetër, sikurse është trajtimi i politraumës në rang kombëtar. Në ditët e sotme kur epidemia e traumave automobilistike rrezikon e vë në pikëpyetje jetën e njerëzve, përsëri është Spitali Ushtarak ai që menaxhon këtë fatkeqësi të re. Duke qenë në fokusin e vëzhgimit publik, përgjegjësia e gjithë stafit drejtues dhe personelit mjeksor e jo mjeksor të tij është që me përpjekje maksimale t’u japë zgjidhje rasteve urgjente që në një ditë janë mesatarisht 40-50 raste. Standardet në SUQU Në standardet e mjekësisë ushtarake, SUQU vlerësohet si institucioni më i lartë i mbështetjes mjekësore në nivel terciar (rol-3) dhe përmbush disa misione. Ai garanton mbështetje shëndetësore për FA, përfshirë këtu edhe Ministrinë e Brendshme, Gardën e Republikës dhe ShIK-un. Siguron shërbim mjeksor për ushtarakët dhe familjet e tyre sipas statusit. Kryen shërbimin e politraumës në nivel kombëtar. Jep shërbim mjeksor për ushtarakët e huaj me mision në Shqipëri. Garanton aksesin e mjeksisë parandaluese në FA, si dhe bën sigurimin shëndetësor në katastrofa e fatkeqësi. Nga pikpamja strukturore SUQU funskionon në tre blloqe kryesore: Qendra Kombëtare e Traumës; Spitali Ushtarak; dhe Instituti i Kërkimeve të Mjeksisë Ushtarake (IKMU). Kapaciteti i spitalit, 222 shtretër Të dhënat statistikore që tregojnë dinamikën e aktivitetit të SUQU-së janë mjaft domethënëse dhe nuk kanë të krahasuar me institucionet e tjera mjeksore në vend. Nga ana tjetër, pozicioni gjeografik me vendodhjen e tij në kryqëzimin e rrugëve kryesore nacionale që vijnë nga veriu dhe jugu “favorizon” ardhjen e fluksit të urgjencave kryesisht të traumaveë automobilistike. Vetëm gjatë 2008-tës në SUQU u paraqitën 32.000 urgjenca mjeksore dhe u shtruan 9071 raste. Qendra Kombëtare e Traumës, pjesë e SUQU-së ka peshën kryesore në menaxhimin e urgjencës e politraumës në rang kombëtar. Këtu, Urgjenca e Kirurgjisë trajtoi e dha ndihmë mjeksore për 14.645 vetë. Urgjenca e Terapisë trajtoi 17.377 vetë. U kryen 841 operacione kirurgjikale në urgjencë, 3591 manipulime mikrokirurgjikale dhe 4234 ndërhyrje operatore të planifikuar në bllokun operator. Me personelin e vet SUQU trajnon e përgatit ekipe mjeksore për urgjenca brenda vendit si dhe ato në kuadër të misioneve jashtë vendit. Aktiviteti pedagogjik dhe shkencor me studentë dhe pasuniversitarë SUQU plotëson imazhin e institucionit mjeksor të përparuar. Spitali Ushtarak, pjesë e SUQU-së në vetvete përbëhet nga mjeksia interne dhe shërbimet mbështetëse. Në të parën, janë këto pavione: Kardilogjia, neuropsikiatria, pneumonia, gastrologjia, toksikologjia, infektivi dhe shërbimi VIP. Kurse në shërbimet mbështetëse bëjnë pjesë poliklinika, laboratorët, radiologjia, farmacia dhe fizioterapia. Spitali ka një peshë të rëndësishme si në fushën e kurimit të sëmundjeve të brendshme për ushtarakët e ish ushtarakët e familjet e tyre, por dhe në fushën e shërbimit ambulator, për kontollin fiziko-shëndetësor të tyre. Ky shërbim iu ofrohet atyre që rekrutohen për herë të parë në FA; kandidatëve për studentë ushtarakë brenda e jashtë vendit; kontigjenteve dhe ushtarakëve që shkojnë me mision jashtë vendit. Kryen komisionet mjeksore ambulatore dhe Komisionin Ushtarak Mjekësor (KUM) dhe jashtë shtetit. Shërbimi ambulator në Poliklinikë vetëm për vitin 2008 ka reaizuar 35774 vizita ambulatore, 11890 ekzaminime mjeksore dhe 212803 ekzaminime laboratorike e manipulime mjeksore e diagnostike. Edhe Instituti i Mjeksisë Ushtarake zë një vend me rëndësi në SUQU. Synimi i tij është përpilimi i strategjive të kontrollit e parandalimi i sëmundjeve e ngjarjeve shëndetësore në FA. Gjatë një viti mes të tjerash IKMU ka organizuar e realizuar kontrollin fiziko-shëndetësor të 3000 ushtarakëve si dhe 2600 kontrolle pulmonare me RX në të gjithë njësitë ushtarake të FA. Janë certifikuar ushtarakët që shkojnë me mision si dhe ata me studime jashtë vendit në mbi 800 raste. Me fuqizimin e modernizimin e SUQU ngelen mjaft të rëndësishme investimet e kryera nga fondet e Ministrisë së Mbrojtjes si në urgjencën e Politraumës e bllokun operator, rikonstruksioni i morgut, IMU-së, Laboratorëve e sistemit të kanalizimeve, ndriçimit e infrastrukturës së brendshme. Kontributi i vendeve të NATO-s Siç e thamë në fillim të këtyre radhëve, kontributi i vëndeve të NATO-s për SUQU-në ka luajtur rol të rëndësishëm. Këtu mund të përmendim ndihmën e Qeverisë Norvegjeze dhe fondacionin NORVAC që hartoi masterplanin dhe realizoi investimet gati në të gjitha ambientet e spitalit. Donacionet e ShBA me CT-skaner e ECHO shumëkanalësh gjithashtu kanë qenë të rëndësishme. Pala hollandeze kontroibuoi sidomos në rikonstruksionin e kompletimin e fizioterapisë. Pala greke ndihmoi me rikonstruksionin e paisjen e shërbimit ambulator si dhe me trajnimin e personelit të lartë e të mesëm mjeksor. Italia nëpërmjet DIE-s (Delegacionit Italian të Ekspertëve) dha ndihma logjistike e mjeksore. Turqia ndihmoi me pajisje, autoambulanca, si dhe me edukimin e formimin e personelit mjeksor në Akademinë Ushtarake Mjekësore, (GATA) në Ankara. Franca me trajnimin e personelit mjeksor në kirurgji, anestezi-reanimacion, mjeksi aviacioni, tropikale, etj. Ekspertët e mjeksisë ushtarake të vendeve të NATO-s, gjatë një vizite në Tiranë, janë shprehur mes të tjerash se “numri i zvogëluar i ushtarakëve s’do të rezultojë me sfida të zvogëluara shëndetësore. Përkundrazi, konfliktet bashkëkohore i rrisin kërkesat për dije të gjera brenda mjeksisë ushtarake”. Gjatë 80 vjetëve të lindjes e ecurisë së këtij spitali gjeneratat e shumta të mjekëve dhe infermierëve kanë bërë gjithshka për ta rritur, përmirësuar standardet, përbërjen përmasat dhe nivelin e shërbimit e kualifikimit të personelit të tij dhe për rrjedhojë dhe emrin e imazhin e tij në sytë e njerëzve e pacientëve. Shkurt, tradita do të ruhet, emri i mirë do të trashëgohet e lartësohet dhe në të ardhmen. TO |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi