Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cili është komandati që luftoi për Labërinë

Shko poshtë

Cili është komandati që luftoi për Labërinë Empty Cili është komandati që luftoi për Labërinë

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 28, 2009 11:16 pm

Cili është komandati që luftoi për Labërinë

Labëria dhe Kurveleshi e deshi me shpirt “ KARADAKUN “,ashtu si donte ,respektonte dhe nderonte edhe ai ata. Shpejt në rradhët e brigadës së parë sulmuese Heroinë e Popullit, ju ngarkua Detyra e zëvendës Komandantit të Batalionit të parë, bashkë me Heroin NDREKO RINO ,HERO I POPULLIT. Më vonë Karadakut ju ngarkua detyra e Komandantit të Batalionit të pestë të Brigadës së parë sulmuese. Delegat në KONGRESIN E PËRMETIT. Ra, heroikisht në krye të batalionit më 6 qershor të vitit 1944,në betejën e përgjakshme të Gurit të Prerë e të ,QAFËS SË GJARPËRIT. Me vendim të presidiumit të KUVENDIT POPULLOR të REPUBLIKËS POPULLORE të SHQIPËRISË, ju dha “ YLLI I ARTË ’’, I HEROIT TE POPULLIT, me nr. 4600, datë 22 nëntor 1969.
Për kontributin e madh që ka dhënë gjatë Luftës nacional- çlirimtare, si një nga partizanët e orëve të para, si një figurë e njohur e aksioneve të guximshme, si komandant trim që udhëhoqi me mprehtësi, guxim i trimëri të rrallë repartet që i ishin besuar. Kurdoherë i pari e në ballë të luftës, atje ku ishte rreziku më i madh, gjersa në përleshje trup me trup ma armikun dha jetën për çlirimin e Atdheut, Xheladin Beqiri u shpall hero i Popullit.

Mehmet Shehu e zgjedh delegatin e parë
I pari për të propozuar delefgatët që do të zgjidheshin për në Kongresin e Përmetit e mori fjalën Komandanti i Brigadës Mehmet Shehu. “UNE PROPOZOJ TE PARIN DELEGAT PER NE KONGRES XHELADIN BEQIRIN, “KARADAKUN” u shpreh Shehu. Të gjithë partizanët e pritën me brohërima të mëdha për disa minuta.
Kongresi i Përmetit
Në Kongresin e Përmetit u vendos që të krijohej qeveria e përkohshme demokratike, e cila do të drejtohej nga Enver Hoxha. Gjithashtu u kërkua mobilizimi i të gjithë forcave për të luftuar pushtuesin deri në çlirimin e plotë të vendit. Shqipëria nuk do të quhej më Monarki, por Republikë. Do të shfuqizoheshin të gjitha marrëveshjet që kishte bërë qeveria e drejtuar nga Ahmet Zogu. Në këtë kongres një nga pikat kulmore ishte dhe fakti që u bë dekorimi i figurave të Luftës me gradën kolonel, por për disa edhe gjeneral. Dekretimi i udhëheqësve të Luftës u propozua nga Shtabi i Përgjithshëm dhe u miratuan nga Komanda e Përgjithshme.
Data 24 maj
Kjo datë është e shënuar në shumë institucione gjatë regjimit komunist në Shqipëri, duke u mbajtur si një datë tepër e rëndësishme krahas ditës së Pavarësisë dhe Çlirimit të vendit. "24 Maji" në të gjithë Shqipërinë ka një numër shkollash, lagjesh apo edhe në vulën zyrtare të shtetit shqiptar ishte e shënuar pikërisht kjo datë, për të vazhduar më tej dhe me simbolin e vendosur në stemën e lekut shqiptar. Me rënien e regjimit të kaluar, në fillim të viteve '90 kjo datë në shumicën e rasteve u fshi nga emërtimet zyrtare, por jo duke u fashitur fare, pasi sot në shumë qytete të Shqipërisë gjen shkolla me këtë emër apo dhe lagje të qyteteve.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi