Halit Bogaj: Abdurrahim Myftiu - ‘’Nga letërsia në film’’
Faqja 1 e 1

ABDURRAHIM MYFTIU ’’NGA LETËRSIA NË FILM”
Nga Halit Bogaj
Libri i Abdurrahim Myftiut ‘’Nga letërsia në film’’ është një kontribut i madh dhe të themi fillestar , kushtuar kinematografisë shqiptare dhe artit filmor .Bashkë me librin tjetër të Abaz Hoxhës “Njëqind vjet të filmit shqiptar “, ky doracak na jep njohuri të hollësishme për veprat filmore të ekranizuara sipas krijimeve letrare .Është e vërtetë se ne qysh moti kishim nevojë për një tekst të tillë aq me rëndësi i cili hedh dritë në veprat më të dalluara filmore të realizuara sipas shkrimeve të autorëve më të njohur shqiptarë, siç janë Dhimitër Shuteriqi, Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Fatmir Gjata , Sotir Andoni ,Agim Gjakova , Dhimitër Gjuvani , Teodor Laço , Kiço Blushi , Skënder Drini , Neshat Tozaj dhe Vath Koreshi .Libri i titulluar Nga letërsia në film krijon interesim të madh te artdashësit e shumtë filmorë të cilët edhe në Kosovë i kanë shikuar disa realizime të krijuara në Shqipëri , nga veprat e shkrimtarëve tanë më të shquar të cilët i theksuam më lart .
Nga afro 300 filmat e realizuar nga kinematografia shqiptare, autori i nderuar ka bërë një punë të madhe ,duke filluar nga filmi i parë shqiptar “Tana” \1957\ ,për t’i trajtuar edhe 24 filma të tjerë : “I teti në bronz “, ”Kur zbardhi një ditë “, ”Rrugicat që kërkonin diell”, ”Dimri i fundit “, ”Lulëkuqet mbi mure “, ”Përballimi”,”Pylli i lirisë “, ”Njeriu me top”, ”Shembja e idhujve”, “Udha e shkronjave”, ”Koncerti në vitin `36”, ”Radiostacioni”, ”Nusja”, ”Njeriu i mire”, ”Aposionata”, ”Dorë e ngrohtë”, ”Kohë e largët”, ”Hijet që mbeten pas”, ”Të paftuarit”, ”Dhe vjen një ditë”, ”Kthimi i ushtrisë së vdekur”, ”Balada e Kurbinit”, ”Dasma e Sakos”dhe”Parullat”.
Vepra e autorit Myftiu është një studim i thuktë, analitik dhe paralel mes veprës letrare dhe filmit të realizuar sipas saj .Është një punim i gjatë , shumë serioz dhe i mirëpritur nga lexuesit e shumtë të të gjitha trevave shqiptare ,kushtuar këtij lloji të artit të bukur .Duke filluar me përvojën e parë të kinematografisë shqiptare , përkatësisht me projektin “Tana” autori shkruan edhe historikun e filmit shqiptar dhe gjenezën e tij që fatkeqësisht tek ne fillon shumë vonë , në krahasim me disa vende evropiane .Një fillim i tillë aq i vonë, është i njohur edhe për shkaqe dhe arsye të ndryshme historike në të cilat gjendej vendi sapo i dalur nga lufta e vështirë dhe e mundimshme .Përveç të gjitha atyre rrethanave specifike,populli vuante në shumë mënyra dhe filmi ishte ndër artet më të shtrenjta dhe thuhet se “Ngadhnjim mbi vdekjen” është xhiruar vetëm me një kamerë .Edhe pse
ishte filmi i parë ,”Tana “ la mbresa të jashtëzakonshme tek çdo spektator për të treguar se edhe shqiptarët e lashtë kishin aftësi të bonin art filmor. .
Siç thotë edhe vetë autori i librit ,”Tana” mbante vulën e fillimit të filmit shqiptar artistik , ku u shquan aktorët : Tinka Kurti dhe Naim Frashëri. .Pason filmi tjetër i famshëm dhe realist i botës shqiptare “Lulëkuqet mbi mur “ \1976\ , të cilin për fat e kishte shikuar edhe publiku kosovar kah fundi i viteve ’70-ta dhe kujtojmë se ky film është njëri ndër realizimet më të fuqishme të kinematografisë shqiptare të cilin e përjetuam në mënyrë të fuqishme dhe shumë emocionale .Të gjithë e dimë dhe e kemi të freskët se në film shkëlqeu aktori i ri dhe perspektiv Timo Flloko, i cili sot gjendet në Holivud .Ndër realizimet e famshme të kinematografisë shqiptare , pa mëdyshje ka mbetur edhe filmi “Dimri i fundit” \1976\ .Gjithashtu edhe “Udha e shkronjave” të cilin e kemi shikuar edhe ne , na ka bërë përshtupje të jashtëzakonshme , sidomos loja e paharruar e aktorit të famshëm Sandër Prosi .Edhe ky film është ndër të arriturat më kulminante i realizuar në vitin 1978, ku interpretojnë edhe dy aktorë të tjerë të mëdhenj :Bujar Lako dhe Ndrekë Luca .
Filmi “Shembja e idhujve ” sipas veprës së Skender Drinit , na ka mbetur në kujtesë të përhershme ngase është krijuar sipas regjisë maestrale të Piro Milkanit.Edhe “Njeriu me top “, në regjinë e të madhit Viktor Gjika, prapë me Timo Fllokon në rolin kryesor, është një film tjetër markant të cilin do ta lakmonin edhe kinematografitë më të zhvilluara evropiane .Edhe “ Radiostacioni “ \1979\ , sipas veprës së Kadaresë “Nëntori i një kryeqyteti “ është një film i qëlluar i kinematografisë së frytshme shqiptare .“Të paftuarit “ \1985\, është film tragjik kushtuar fatit të një djaloshi që duhej të hakmerrej gjithsesi sipas ligjeve kanunore shqiptare , gjithashtu i realizuar sipas veprës tjetër të Kadaresë “Prilli i thyer “

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi