Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Polonia tredhë pedofilët

Shko poshtë

Polonia tredhë pedofilët Empty Polonia tredhë pedofilët

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 29, 2009 9:14 pm

Polonia tredhë pedofilët




Polonia tredhë pedofilët Donald_tusk
Kryeministri polak Donald tusk gjate nje vizite ne Izrael.

VARSHAVË (Poloni) - Polonia ka miratuar një ligj që e bën të detyrueshëm tredhjen e pedofilëve. Ligji ka ngjallur mjaft polemika në vend, dhe është i pari në Europë i kësaj natyre.
Sipas ligjit, të sponsorizuar nga qendra e Polonisë së Djathtë, pedofilët e dënuar për përdhunimin e fëmijëve nën moshën 15 vjeç ose për përdhunim të një personi të familjes do të duhet t'i nënshtrohet terapisë kimike të organeve gjenitale pas lirimit të tyre nga burgu.
"Qëllimi i këtij aksioni është përmirësimi i shëndetit mendor të të dënuarve si dhe ulja e epsheve të tyre", tha zëdhënësi i qeverisë në një deklaratë. "Pra mbrojtja e popullatës nga njerëz të tillë, pasi askush nuk garanton se persona të tillë nuk do ta përsërisin më krimin, shtoi ai.
Kryeministri i Polonisë Donald Tusk që vitin e kaluar kishte lajmëruar tredhjen e pedofilëve që ai i quan njerëz të degjeneruar. "Nuk mendoj se mbrojtja e të drejtave të njeriut duhet t'i referohet këtyre lloj ngjarjeve", ka deklaruar ai. Ligji ka tërhequr mendjen e shoqatave për të drejtat e njeriut, por Kryeministri nuk e tërhoqi atë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi