Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adnan Abrashi: Ana pozitive e ashtuquajturës ''Enciklopedi Maqedone''

Shko poshtë

Adnan Abrashi: Ana pozitive e ashtuquajturës ''Enciklopedi Maqedone'' Empty Adnan Abrashi: Ana pozitive e ashtuquajturës ''Enciklopedi Maqedone''

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 30, 2009 9:42 pm


Adnan Abrashi: Ana pozitive e ashtuquajturës ''Enciklopedi Maqedone'' U1_AdnanAbrashiANA POZITIVE E ASHTUQUAJTURËS “ENCIKLOPEDI MAQEDONASE”

(Shyqyr që u bë kjo vdekje e u pamë)

Nga Adnan Abrashi

Në kuadrin e reagimeve të shumta dhe të ashpra ë, ndaj enciklopedisë së ashtuquajtur maqedonase, nga e gjithë hapësira shqiptare dhe më gjerë, edhe unë si një intelektual i thjesht shqiptar, desha që publikisht në letër t’i “shkarravis” disa fjalë. Por, ja se këtë herë, më duket nuk po shkon si zakonisht.
Edhe pse ka kohë që në këtë tentim me çdo kusht mëtoj të shprehem ashtu sikur i ka hije dhe e lyp etika artikullshkruase e komunikimit me masën, intelekti im i trazuar rebelues po është në një invazion të papërshkrueshëm të inspirimit banal të të shprehurit. Frymëzimi për përdorimin e disa shprehjeve që ndoshta nuk do t’i kishin hije as një faqeziu dhe rrugaçi më ordinar, e lere më mua, një qytetari të zakonshëm me edukatë tradicionale puritane.
Edhe pse shpesh me hamendësim shkruaja dhe fshija rreshtat e këtij artikulli, si më e fuqishme në mua, dominoi konsiderata e madhe, në rend të parë ndaj hapësirës reputative të kësaj faqe, e veçanërisht respekti i pakontestueshëm ndaj shijes së kulturuar të lexuesve të shumtë të saj në përgjithësi.
Nuk di as vet se si, por u përmbajta disi. Ama, ana tjetër e “mundur” e koshiencës sime ekstreme, ende mendonte me të veten: “edhe sikur, atyre që me këtë quaja “Enciklopedi Maqedone”, u treguan aq banal, ofendues dhe absurd ndaj gjithë kolektivitetit të cilit me plotë krenari i takoj edhe unë, t’ju shash nënën e nënës dhe dreqin e të birin, këtë formë të të shprehurit për këta provokator duhet trajtuar si kulturë më adekuatet e kundërpërgjigjes së duhur”. Edhe pse si shpesh me këso provokime, këtë herë maqedonasit prekën në “pi...të maces”, ju garantoj se atje edhe do të shkojnë.
Haj medet haj! Ani kush? Maqedonia dhe maqedonasit?! Një kolektivitet gjenetikisht anti civilizues karpato-barbar, që sot e kësaj dite as vetë nuk dinë se kush janë. Një kolektivitet të cilës as komshiu i parë me mentalitet dhe fe të njëjtë, nuk ja pranon kishën; as komshiu i dytë me të cilët flasin një gjuhë të ngjashme, nuk ja pranon kombin; e lere më t’i kenë punët mirë me fqinjët grekë, të cilëve me çdo kusht tentojnë t’ju grabisin identitetin pasardhës të fisit. Në historiografinë e dëshmuar shkencore të Ballkanit, këta nomad hordhish hiç-a dhe kurrkush-a, me këtë akt falsifikues banal, derdhën pelinin e hidhur mbi mjaltin e ëmbëlsuar të një substance lashtësie dhe në atë komponent të gabuar me dashje shkaktuan procesin e fermentimit të saj si reagim që patjetër do t’i ngufas së shpejti.

“Shyqyr që u bë kjo vdekje e u pamë!”

“Shyqyr që u bë kjo vdekje e u pamë!” – thotë një fjalë e jonë e urtë popullore. Edhe pse në lidhje me këtë enciklopedi drakoniane të një falsifikimi flagrant dhe sharlatan institucional shkencor, nga shumë individë të ndryshëm, organizata qeveritare dhe joqeveritare anë e këndë hapësirës gjithëshqiptare dhe jashtë saj, u bënë mjaftë reagime të arsyeshme, në këtë situatë të shkaktuar, unë shoh edhe një paradoks tjetër shpresëdhënës pozitiv për ne: një favor emancipues kombëtar të ndikimit edukativ tek një kategori njerëzish tanë qe ende sot e kësaj dite shpresonin se, kjo bashkësi artificiale e quajtur “Maqedoni” mund të ekzistoj si stabile në këtë rajon, dhe, se, shqiptarët që e përbëjnë gati gjysmën e popullsisë së saj, kurdoherë mund të jetojnë së bashku në këtë fantom krijese të dështuar sllavo-maqedonase titiste.
Si element tjetër pozitiv duhet konsideruar faktin se, ne shqiptarët, tani e tutje, ashiqare këtë akt duhet marrë si sinjal të qartë se më në fund ka ardhur koha dhe momenti i duhur i aplikimit në praktik të një “intervenim kirurgjik” të shpartallimit definitiv kësaj gangrene të Ballkanit. Po ashtu, mendoj se tani e tutje, askush më prej neve shqiptarëve nuk ka arsye të inicioj që kjo enciklopedi famëkeqe të hiqet nga qarkullimi dhe të përmirësohen disa pesë të saj kontestues, por, thjesht, të gjithë duhet hapur të punojmë në drejtim të realizimit pragmatik të atij realiteti në terren, që si fakt do të ishte shkruar në të gjitha enciklopeditë e botës: “Na ishte dikur një shtet i quajtur Maqedoni...?!

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi