Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sejdiu: Djegia e flamurit, akt i shëmtuar

Shko poshtë

Sejdiu: Djegia e flamurit, akt i shëmtuar Empty Sejdiu: Djegia e flamurit, akt i shëmtuar

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 30, 2009 9:59 pm

Sejdiu: Djegia e flamurit, akt i shëmtuar

Krerët vendorë institucional, presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi, deklaruan se 'Kosova është e gatshme të ndërtojë marrëdhënie diplomatike me vendet e rajonit'


Sejdiu: Djegia e flamurit, akt i shëmtuar ----sejdiuTha
Sejdiu e Thaçi distancohen nga djegia e flamurit Maqedonas


Duke komentuar zhvillimet e fundit në Maqedoni të krijuara rreth enciklopedisë së ASHA-s, presidenti Sejdiu tha se historia duhet të shkruhet e drejtë, ndërkaq kryeministri Thaçi u shpreh i bindur se Kosova do të ndërtojë marrëdhënie diplomatike me të gjitha vendet e rajonit.

Krerët vendorë institucional, presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi, deklaruan se 'Kosova është e gatshme të ndërtojë marrëdhënie diplomatike me vendet e rajonit', ndërsa djegien e flamurit maqedonas në Prishtinë, presidenti Sejdiu e quajti “akt të shëmtuar”.
“Fillimisht duhet të kem të dhënat rreth asaj se çfarë ka ndodhur. Kosova është një vend që reflekton në mënyrën më të mirë të mundshme për relacione të mira me fqinjët. Natyrisht është tepër e paarsyeshme të ndodhë diçka që është jashtë rregullave të kodit të mirësjelljes. Për ne është e rëndësishme që duhet të ecim në ndërtimin e marrëdhënieve të mira në mes të dy vendeve, por edhe vendeve tjera që kemi përreth”, ka deklaruar presidenti Sejdiu.
Ndërkaq, sa i përket kërkesës së shqiptarëve të Maqedonisë për tërheqjen e enciklopedisë, Sejdiu tha se “historia duhet të shkruhet e drejtë dhe me argumente”.
“E para është se historia duhet të shkruhet e drejtë ashtu siç është me argumente, e dyta historia s’duhet të udhëhiqet nga politika dhe qasjet që mund të kenë ambicie të këqija, e treta është që nuk e kam lexuar atë dokument, po pavarësisht unë besoj asaj pjese të analizave që janë bërë në kuptimin e reagimeve që çka e paarsyeshme, e panevojshme dhe e dëmshme. Relacionet brenda vendit duhet të jenë të korrigjuara si duhet”, ka theksuar Sejdiu.
Ndërsa, kryeministri Hashim Thaçi deklaroi se institucionet e vendit mbesin të përkushtuara për vendosje të marrëdhënieve diplomatike me të gjitha vendet e rajonit
“Kosova është duke investuar në marrëdhëniet e shkëlqyeshme me gjitha vendet e rajonit. Republika e Maqedonisë e ka njohur shtetin e Kosovës, edhe Shqipëria edhe Mali i Zi. Tani do të kemi avancimin e këtyre raporteve, pra në raportet diplomatike. Ne duhet të fokusohemi në agjendën tonë të ardhshme dhe assesi nuk duhet të vemi në agjendë ato çështje që përkojnë me periudhën e realitetit të së kaluarës, dhe, raportet e Kosovës vetëm sa do të njohin avancim”, ka theksuar kryeministri Thaçi.
Krerët vendorë, Sejdiu e Thaçi, duke paralajmëruar edhe një herë për njohje të reja të pavarësisë së Kosovës, i kanë falënderuar të gjitha vendet që e kanë mbështetur Kosovën në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Këto komente krerët më të lartë të shtetit të Kosovës i kanë bërë pas përurimit të Qendrës për diagnostifikimin e gripit A H1N1, që është laboratori i parë i këtij lloji në Kosovë dhe është pjesë e rrjetit evropian të mbikëqyrjes së gripit dhe sëmundjeve përcjellëse të tij.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi