Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha: Lëvizja e lirë e qytetarëve, arritja më madhore

Shko poshtë

Berisha: Lëvizja e lirë e qytetarëve, arritja më madhore Empty Berisha: Lëvizja e lirë e qytetarëve, arritja më madhore

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 30, 2009 10:10 pm


Berisha: Lëvizja e lirë e qytetarëve, arritja më madhore

Bota sot, Tiranë

Mbahet mmbledhja e Komitetit Ndërministror për Integrimin.


Berisha: Lëvizja e lirë e qytetarëve, arritja më madhore SHTATORI
Nga mbledhja e radhës e Qeverisë shqiptare udhëhequr nga kryeministri Berisha.
Berisha fton shqiptarët të pajisen me pasaporta.


Nën drejtimin e Kryeministrit Berisha, Komiteti Ndërministror i Integrimit ka shqyrtuar dokumentin bazë mbi të cilin do të bazohet vlerësimi i heqjes së vizave për qytetarët shqiptarë. Në fjalën e tij, Kryeministri Berisha u shpreh se lëvizja e lirë e qytetarëve shqiptarë përbën një nga arritjet më madhore dhe për këtë arsye përmbushja e çdo detyrimi që rrjedh nga ky proces është detyrë e të gjitha detyrave për qeverinë.
Kryeministri i ftoi të gjithë qytetarët dhe i bëri thirrje administratës që të pajisen me pasaporta biometrike, në mënyrë që të realizohet numri më i lartë i mundshëm i pajisjes me këto pasaporta, pasi ky është një kriter i rëndësishëm në vendimin e Komisionit Evropian.
Në fjalën e tij, Kryeministri Berisha u shpreh:
Mbledhja e Komitetit Ndërministror të Integrimit është thirrur sot për të shqyrtuar të gjithë dokumentin bazë mbi të cilin do të bazohet vlerësimi i heqjes së vizave. Heqja e vizave dhe lëvizja e lirë e qytetarëve shqiptarë përbën një nga arritjet më madhore të shqiptarëve, e pritur në shekuj. Ndaj, përmbushja e çdo detyrimi që rrjedh nga ky proces është detyrë e të gjitha detyrave tona. Qeveria, agjencitë që varen prej saj dhe institucione të tjera, në funksion të kërkesave të Komisionit Evropian për heqjen e vizave janë të detyruar të programojnë të gjitha burimet për të zbatuar masat e kërkuara. Klima është pozitive. Ka vlerësim real për arritjet, por ka edhe çështje që duhet të zgjidhen.
Në programin e qeverisë tonë, zotimi është që brenda vitit të parë të këtij mandati të merret vendimi për heqjen e vizave. Shqipëria nuk u klasifikuar në tre vendet e para dhe është e qartë, pasi nuk mund të mohohet, që ne në reformën e dokumenteve të identitetit kemi qenë më mbrapa se sa vendet për të cilat u mor vendimi në muajin korrik. Megjithatë, konstatoj se ky proces po ecën me ritme të shpejta, madje mund të them me ritme më të shpejta nga ç’mund të parashikohej. Janë printuar mbi 190 mijë pasaporta biometrike, aplikimet shkojnë në 201 mijë dhe janë tërhequr rreth 150 mijë pasaporta biometrike nga qytetarët.
Megjithatë, është rasti që t’u bëj thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë, të cilët për qëllime të ndryshme udhëtojnë jashtë shtetit, që t’i marrin këto pasaporta në mënyrë që të realizohet numri më i lartë i mundshëm i pajisjes me pasaporta biometrike. U bëj thirrje të gjithë punonjësve të administratës, të cilët për një arsye apo për një tjetër dalin jashtë shtetit, të jenë të parët që t’i marrin pasaportat biometrike, pasi përqindja apo numri i këtyre pasaportave është një kriter i rëndësishëm në vendimin e Komisionit Evropian.
Sot, ne do të shqyrtojmë Raportin e dytë të Progresit të bërë në plotësimin e këtyre kritereve. Pritet që të vijnë të dërguar të Komisionit Evropian për të vlerësuar situatën në vend. Ata do të kenë takime të zgjeruara me agjencitë dhe duhet të përgatitemi që t’u japim përgjigjet më të drejta dhe më të sakta,ti njohim me të gjithë situatën. Në tërësi puna për udhërrëfyesin ka ecur mirë, por ne duhet të bëjmë vlerësimin më maksimal. Edhe një herë e përsëris që për qytetarët shqiptarë kjo përbën një arritje të jashtëzakonshme historike, një arritje të cilën që kur është vendosur sistemi i vizave, shekuj më parë, ata e fitojnë tani.
Klima është pozitive dhe shumë miq të Shqipërisë, përfshi dhe Parlamentin Evropian, kanë inkurajuar Komisionin. Unë jam i bindur se edhe vetë Komisioni Evropian e ka vullnetin të plotë, por mendoj se ka ndikuar çështja e pasaportave biometrike dhe çështja e zgjedhjeve. Kjo është normale, pasi në periudhë zgjedhore nuk merren vendime të mëdha për arsye se do të ndikonin në procesin zgjedhor. Sigurisht që është e ndershme dhe e drejtë që të ketë neutralitet dhe të mos ndikohet”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi