Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Haradinaj: Për presidentin Rugova kam konsideratë të veçantë

Shko poshtë

Haradinaj: Për presidentin Rugova kam konsideratë të veçantë Empty Haradinaj: Për presidentin Rugova kam konsideratë të veçantë

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 04, 2009 2:29 am

Haradinaj: Për presidentin Rugova kam konsideratë të veçantë

Muharrem Qafleshi
Fushata (para)elektorale


Haradinaj: Për presidentin Rugova kam konsideratë të veçantë HARADINAJJ
Kreu i AAK-së Ramush Hajredinaj

Kreu i AAK-së Ramush Hajredinaj, ka vizituar disa fshatra opojane dhe gorane të Komunës së Dragashit. Fillimisht është ndalur në njërin nga fshatrat më të mëdha të komunës së Dragashit, Brezne të Opojës, ku bashkëbisedoi me banorët e këtij fshati dhe kërkojë votën e tyre për zgjedhjet e nëntorit. Z. Haradinaj u premtoi atyre se po qe se e fiton besimin e tyre, do të angazhohet maksimalisht që t’ua bëjë më të lehtë jetën e tyre që tani është mjaft e vështirë. Fshati i radhës së vizitës së kreut të AAK-së, ishte fshati më i madh i trevës së Opojës, Bresanë, po ashtu bisedoi me banrët dhe afaristë e këtij lokaliteti, duke u premtuar se me AAK-në do të vijnë ditë shumë më të mira për ta, po qesë në zgjedhjet lokale do t’ia besojnë votën e tyre këtij subjekti politik.
Pika kulmore e viztitës së z. Hajradinaj ishte në shtëpinë e patriotit, eprorit të UÇK-së dhe veprimtarit të madh të kësaj komune, Zyber Kryeziu, i njohur me nofkën “Baca”. Pas pritjes së ngrohtë të Bacë Zyberit, z. Hajradinaj i emocionuar ka theksuar se qëllimi i kësaj vizite është që të njihet për së afërmi me personat që kanë lënë gjurmë në historinë e popullit tanë. “Kam dëgjuar se ti e ke në zemër Ibrahim Rugovën, dhe kjo me ka obliguar që t’ju vizitojë dhe të bisedojë me ju, ngase me Rugovën kam pasur një bashkëpunim të mirë dhe një konsideratë të veçantë”. Aleanca synon që ta zhvillojë këtë vend, duke krijuar vlera e punë krijuese, për krijimin e kushteve që të rinjtë të mos e lëshojnë vendlindjen. Ne konsiderojmë se ardhja në pushtet e personave do të thotë që ata duhet të marrin vendime të drejta për qytetarët, qoftë në nivelin nacional, ashtu edhe në atë lokal. Janë këto dy shtrirje të subjektit tonë politik, andaj jemi sot këtu në mesin tuaj, ngase ju çmoj si njerëz punëtorë e besnik, për t’u njohur për së afërmi me hallet e brengat tuaja të shumta, të cilat do të zgjidhen vetëm me fitoren e AAK-së, në krye me Burim Piren, kryetar komune.
Z. Haradinaj, për kryeministrin Thaqi dhe qeverinë e tija tha “Thaqi është një lider jo i mirë. Edhe sikur të ishte vëllai im do të thosha kështu. E ka një shkollë jo të mirë të qeverisjes”. Ne jemi të djathtë dhe kjo është vijë për partnerë, me qëllim të zhvillimit të vendit, pa e plaçkitur atë. Ndërsa po qese ma jepni besimin u premtoj që sot se “ Gjatë katër vjetëve të Qeverisë Haradinaj, Kosova do të jetë anëtare e BE-së.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi