Marius Chelaru: Duke e pritur yllin
Faqja 1 e 1
Marius Chelaru: Duke e pritur yllin
Marius Chelaru |
(Parathënia e librit të Hysen Këqikut, Melodia e pritjes që u botua këto ditë në Bukuresht)
Duke e pritur yllin
Nga Marius Chelaru
Një variantë si rrugë e mundshme për kuptimin e poezisë së Hysen Këqikut, shprehet në përmasa të mirëfillta edhe përmes poezisë Ecje: Mbi eshtra të gurëzuar/ Para syve/ Të kontinentit “të kulturuar”/ Autoktoninë stendojmë/ Në pritje të yllit/ Oxhaku duhet mbajtur/ Ndezur. Ecja shqiptare shëmbëllen me një vertikalitet në të cilën defilon atdheu, e shkuara dhe tanishmëria e tij. Poezia e Hysen Këqikut në këtë vëllim selektiv nuk është një lirikë monokrome, monotematike, dhe, do të shtoja, as e angazhuar. Por mund të themi, pa droje nga politizimi i padëshiruar i disa fjalëve si “atdhe” apo “patriotizëm”, prezente në periudhën komuniste të vendeve të rajonit tonë, na ftojnë të themi se autori shkruan me ngazëllim për atdheun, për vendlindjen (ku kohëve të fundit, „rriten manaferrat/ mbi eshtrat e gurëzuar”), duke shtuar: „Pa puthjen tënde, atdheu im/ Nuk do të kisha ekzistuar kurrë/ Pa ëndjen e përflakur për ty). Apo: Të kam dashur dje/ Dardani/ Të dua dhe sot/ Kosovë/ Siqoqoftë/ Do të të dua edhe nesër; një lumë është “aorta e atdheut tënd”, etj.
Në të njëjtën kohë, elemente të historisë, traditës, mitit (nga një herë edhe nga “bota e jashtme”: Itaka, Odiseu, Pegasi, mollat e Hesperideve), toponimitë lokale i japin, pa mëdyshje, një nuancë ekspresive krijimeve të tij (ekzemplifikojmë disa nga ky bagazh fjalësh që e prarojnë lirikën e tij: Premti, Besa, Lotina, Gorubinca, Gjilani, Kumanova, Leka Fani, kisha Kujarka, Dushkaja apo Dardania Sacra, Velia Glauas, Faranores, Naisusiana). I themi të gjitha këto në një kontekst më të gjerë, të cilin e kam kujtuar duke analizuar disa aspekte lidhur me poezinë e Sabile Bashës dhe femrave tjera kosovare, duke përmendur faktin se nuk është fjala për një “uniformizim”. Shkruaja atëherë për një “kromatizëm”, një ngjashmëri “ngjyrash” të realizuara edhe përmes raportimit ndaj elementeve të traditës, apo gjeografisë/ historisë/ mitologjisë/ zakoneve, me një fjalë për atë që definon një “mënyrë për të qenë” i njerëzve të vendit, nganjëherë pa i harruar presionet e gjeneruara nga konfrontimet violente ish/jugosllave, me të gjitha dramat dhe shkatërrimet e pasviteve të ’90-ta, sidomos.
Hysen Këqiku |
Po qe se i referohemi këtij seleksioni reprezentativ, konstatojmë se Hysen Këqiku është një misionar për të cilin e shkuara është një vlerë e rëndësishme, një njeri me shpresa për ardhmërinë, por edhe me një dozë pesimizmi të përkufizuar (Të dua sot Kosovë/ Sido që të jesh/ Do të të dua edhe nesër), ku vërehet një gjurmë e humbjes së besimin ndaj atyre “kabineteve të akullta” të fuqive që ende nuk i kanë marrë parasysh edhe vuajtjet e njerëzve të këtij rajoni, “në mesin/ e duarve të përditshme” apo e të shkuarave, si dhe besimi ndaj të Madhit (Nuk do të kisha shkronja/ Pa gravërimin e t’Madhit). Dhe, çdo gjë që shihet në këtë përzgjedhje lirike, konstatojmë se Hysen Këqiku nuk shkruan poezi për dashurinë, por dashuria është një temë të cilën nuk e anashkalon. Kështu, dashuria është, në këto poema, “e pjekur nga afshi i glinës”, “dashuri idilike” apo “dashuri e shembur”. Atë e hasim në shëmbëlltyra të tipit si “dashuria e shtegtarit” me “fugën e kthimit” (apo me shprehjet si: “etja e dashurisë/ së shtegtarit të etshëm”), apo “dashuri/ e barabartë me urrejtjen/ me helmin e nëpërkës” etj.
Por, ndoshta, ndër elementet përcaktuese të poezisë së Hysen Këqikut, përveç atyre të potencuara tashmë, një nga më të rëndësishmit është nostalgjia. Nostalgji të cilën e vërejmë si një nyancë me të cilën i konturon fjalët që i fut në varg. Nostalgjia pas vendeve/ ngjarjeve/ njerëzve, tashmë kujtime nga një kohë e zhurritur në pakthim, një e shkuar e prekur nga ngjyrat e pritjes (një shembull: “ Vargu im rend kah agimet/ Duke e ndjekur tymin e oxhaqeve/ Kthimi i harabelave”), apo të fëmijërisë, ndoshta (për shembull kur flet për “lindjen e ninullave”), apo të ëndërrimit/ ëndërr qoftë kjo për qenjen e dashur, për vendin ku ka lerë, apo për besimin se do t’i “mjekojë plagët/ me rrugët e shtruara” etj. Nga një herë, po qe se do ta mendonim poezinë si një tabllo të gjallë, e ngjyrosur me jetë, vargu i tij tenton tek/tuk të kaplojë ngjyrën e melankolisë, porsi në fotografitë sepia, të vjetra e të dashura të njerëzve tanë.
Janë pjesë nga gjërat që mund të lexohen ndërmjet rradhëve të vargjeve të Hysen Këqikut, nënshkrues i një varg vëllimesh, jo vetëm poetike. Është, në vizionin tim, një autor që duket se nuk vizon forcën, kamxhikun apo kompleksitetin e vargut/ shprehjes poetike, më së denduri, thuajse (qoftë edhe dukshmërisht), duke mos u bazuar në emocionin formal, por, ndoshta, nga një herë, mbi atë të përjetimit. Kështu, shëmbëlltyrat përshkojnë, thuajse, etapat e “mbështjelljes” me fragmente të tanishmes apo të shkuarës/ histori/ mit, duke e kërkuar me ëndje esencën që unifikon eksperiencat/ vizionet/ mesazhet poetike të fshehura në fjalë, si infrastrukturë e aktit krijues.
Në këtë vëllim nuk gjendet ndonjë poezi eksperimenti apo ndonjë që i shërben precizitetit të diskursit, apo ndonjë ku vërshojnë figurat stilistike, këto të fundit duke mos munguar, ndërkaq (për ekzemplifikimin e mënyrës në të cilën i konstrukton tropet: “Hapat nëpër kohë akrepa të lëvizjes”, “shqigjet e bukurive prej qelqi”, “të bëhesh gjinkallë shikimi/ në degën e thatë”), na lënë përshtypjen se kemi të bëjmë me një poezi në të cilën autori tenton të transmetojë një gjendje, një imazh, një mesazh. Dhe, shpesh herë, përmes kësaj, ndoshta, kur vargut i kanoset rreziku të zhytet në një dallgët e prozës, poeti din ta frenojë. Përndryshe, autori edhe vetë e shfrytëzon shprehjen “nuk fshihemi pas metaforave”.
Para përmbylljes së kësaj analize konsideratash kritike, vlen të theksojmë se është interesant fakti se autorët nga rajonet më të afërta me Luginën rumune të Timokut, siç janë rajonet e Kosovës Lindore, janë „shpërngulur” në gjuhën rumune disa poetë të rëndësishëm, si, Miradije Ramiqi, Ibrahim Kadriu, Sabile Basha, Nexhat Rexha, Sabit Rrustemi, Ramadan Mehmeti, Fatmir F. Salihu, Engjëll Koliqi, Albina Idrizi, Bardh Frangu, Sarë Gjergji etj. Janë autorë të inspiruar që kanë shprehur dëshirën për ta parë poezinë e tyre edhe në gjuhën e një vendi ku njeriu lind poet. Hysen Këqiku përmes „Melodisë së pritjes” dëshmon se është një kosovar i frymëzuar për të cilin vendlindja don të thotë diç më shumë seç dimë ne për të. Ai ka tani, në pritjen e hyllit të tij, dashamirët që do t’ia bekojnë dëshirën e mbetjes në vendlindjen e tij, ku i është dhënë mundësia për t’u rritur me dashuri, atje ku edhe hëna në qiell të ndihmon të shkruash poema përmes të cilave mund të ulesh në ardhmëri, në prozhmin e disa emrave tringëllimtarë të poezisë shqiptare, një “melodi e pritjes” së transponuar në gjuhën rumune nga Baki Ymeri.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi