Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Topi dhe Klaus përshëndesin Forumin Ekonomik shqiptaro-çek.

Shko poshtë

Topi dhe Klaus përshëndesin Forumin Ekonomik shqiptaro-çek. Empty Topi dhe Klaus përshëndesin Forumin Ekonomik shqiptaro-çek.

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 06, 2009 9:05 pm

Topi dhe Klaus përshëndesin Forumin Ekonomik shqiptaro-çek.

Bota sot, Tiranë
Presidenti i Republikës, Bamir Topi së bashku me Presidentin e Republikës së Çekisë, Vaslav Klaus ishin të pranishëm në hapjen e Forumit Ekonomik shqiptaro-çek


Topi dhe Klaus përshëndesin Forumin Ekonomik shqiptaro-çek. BAMIRIFORUMI
Nga Forumi, shqiptaro-çek


Dy Presidentët mbajtën nga një fjalë përshëndetëse në Forumin Ekonomik shqiptaro-çek. Nga ana e tij, Presidenti Topi u shpreh:
“Shkëlqesia Juaj z. Klaus,
Zotërinj zëvendësministra,
Kryetarë të Dhomave të Tregtisë së Shqipërisë dhe të Çekisë,
Të nderuar zonja dhe zotërinj,
Biznesmenë të shquar, biznesmenë të rinj,
Jemi sot këtu me një gëzim të veçantë pasi midis nesh kemi një ndër përfaqësuesit më në zë të politikës evropiane dhe një ndër profesorët e fushës ekonomike dhe të financave, dhe një personazh, i cili ka ditur të injektojë në ekonominë çeke pikërisht tharmën e ekonomisë së tregut, kalimin nga ekonomia e planifikuar në ekonominë e tregut dhe që sot është në krye të shtetit të Çekisë me dëshirën e madhe për të promovuar marrëdhëniet midis vendeve dhe unë e falenderoj përzemërsisht edhe në emrin tuaj!
Nuk është e rastit që Presidenti Klaus në këtë vizitë shoqërohet nga një grup biznesmenësh. Natyrisht që unë nuk jam këtu për t’i dhënë leksione biznesit, pasi është një profesion që unë nuk e kam ushtruar asnjëherë në jetën time. Por, është momenti për të cituar sërisht rëndësinë e madhe që ka kombinimi i politikës me biznesin duke e ritheksuar edhe një herë që të gjithë politikanët, të gjitha institucionet së pari, duhet të falenderojnë ata që e nisën, natyrisht në kushte ekstreme vështirësie dhe sot janë ata që po i japin dinamizëm jetës së ekonomisë së tregut në Shqipëri dhe së bashku me ta politika e institucioneve po i japin fundin një tranzicioni relativisht të gjatë dhe të vështirë në Shqipëri.
Përgjithësisht, zoti President Klaus, ne në të gjitha takimet politike dhe institucionale mundohemi që të gjejmë terrene bashkëpunimi edhe aty ku nuk kanë ekzistuar, mes interlokutorëve politikë të institucioneve të rëndësishme dhe në takime bilaterale e multilaterale. Ndoshta, në kontekstin e këtij takimi, ne mund të themi që dëshirojmë t’u rikthehemi e të rigjallërojmë marrëdhënie që kanë ekzistuar tradicionalisht edhe në ato vite të vështira, kur ekonomitë tona planifikoheshin nga struktura të shteteve komuniste, ndonëse për hir të së vërtetës, Çekia nga populli shqiptar i izoluar, mendohej si një vend, i cili kishte liri tregu. Përfytyroni diferencat midis retrospektivës politike dhe ekonomike të viteve të komunizmit. Nuk kanë të krahasuar. Kjo është arsyeja që ne sot së bashku dëshirojmë t’i promovojmë këto marrëdhënie, të marrim eksperiencë, t’u rikthehemi atyre fushave që ende sot konsiderohen nostalgjike në komunikimin ekonomik. Jo rastësisht kam dëgjuar edhe në këtë mëngjes rigjallërimin e disa kompanive, që për arsye promocioni nuk po ua përmend emrat, por dëshiroj t’ju them që ekzistojnë dëshirat për të rigjallëruar ato marrëdhënie, për të cilat dhe ne jemi të interesuar.
Padyshim që kjo pjesëmarrje kaq e gjerë e biznesit në këtë takim tregon qartë që Dhoma e Tregtisë e Republikës së Shqipërisë, biznesmenët, dëshirojnë të orientohen drejt Çekisë, këtij vendi shumë serioz në qendër të Evropës, me një politikë të konsoliduar, me një ekonomi të konsoliduar dhe me një popull jashtëzakonisht të edukuar jo vetëm në linjat e transmetimit të qytetarisë, por edhe të biznesit.
Së bashku me Presidentin Klaus kemi diskutuar dje gjerë e gjatë për çështje të karakterit politik, por edhe ekonomik. Unë nuk dëshiroj të zgjatem, sepse dominant i këtij takimi duhet të jetë zëri i biznesit dhe i përfaqësuesve të biznesit dhe dëshiroj të them që vullneti reciprok është në nivelet më të larta për të vendosur urat e bashkëpunimit, që një një pjesë prej jush i kanë vendosur me kohë.
Sot Shqipëria ofron mundësi të jashtëzakonshme. Unë do ta shtroja disi më gjerë, në planin relativ rajonal. Shqipëria është një tregues shumë i rëndësishëm i rritjes ekonomike dhe Shqipëria mendon të jetë pjesë e një tregu rajonal, ç’ka do të thotë që biznesmenët çekë mund të konsiderojnë të ardhmen e këtyre marrëdhënieve jo vetëm me biznesin e Shqipërisë, por edhe me të gjithë rajonit, sepse mjaft çështje që kanë të bëjnë, për shembull me energjitikën, janë pjesë e infrastrukturës rajonale dhe shumë elementë të tjerë, që e bëjnë botën tonë më të vogël për ta trajtuar në të gjitha termat klasike të globalizmit.
Ajo që unë do të kërkoja sërish edhe përpara jush është riaktivizimi i një linje ajrore direkte midis Pragës dhe Tiranës. Sot distancat janë shkurtuar shumë. Sot bota jonë bëhet çdo ditë e më e vogël falë teknologjisë së komunikimit dhe në kohën kur ne diskutojmë për marrëdhënie kaq intensive, unë mendoj që distanca jo më shumë se një orë nga Praga në Tiranë do t’u jepte mundësi të jashtëzakonshme këtyre shkëmbimeve njerëzore, shkëmbimit mes njerëzve të akademive dhe të universiteteve, të njerëzve të biznesit dhe unë besoj që do të jetë një linjë, e cila nuk do të vuajë për mungesën e njerëzve dhe të komunikimit. Besoj që edhe Presidenti Klaus e konsideroi të rëndësishëm këtë element. Nga komunikimi fizik pastaj thyhen të gjithë ato elementë të komunikimit në distance si komunikimi psikologjik dhe krijohen të gjitha kushtet për zhvillimin kompleks të këtyre marrëdhënieve.
Unë edhe një herë ju falenderoj, të nderuar biznesmenë, që u bëtë pjesë e këtij takimi! Jam i bindur që komunikimet e drejtëpërdrejta mes jush do të realizojnë më shumë punë, se sa fjalë, por, ky takim është shumë i rëndësishëm, sepse ne nuk bëjmë gjë tjetër veçse sinkronizojmë dhe sintonizojmë të gjitha arsyet madhore që ka biznesi me interesat e politikës në funksion dhe në respekt të interesave madhore të vendeve tona mike.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi