Dëshmia e Lul Berishës për vrasjet dhe trafikun e drogës

Lulzim Berisha
TIRANË - Dëshmia tronditëse e të penduarit të drejtësisë, Adriatik (Dritan) Coli, ka trazuar botën e nëndheshme të krimit, në qytetin e Durrësit. Ai ka rrëfyer për vrasje nga më të ndryshmet, trafik droge, trafik njerëzit, por edhe për një rrjet të ngarkuar intrigash e tradhtish mes një grupi njerëzish, që duhet të ishin shokë dhe bashkëpunëtorë.
Kësaj dëshmie i është përgjigjur Lulëzim Berisha, i cili është marrë në pyetje tre herë nga prokurorët e Krimeve të Rënda. "Shekulli" publikon sot dëshminë e të akuzuarit si kryetari i "Bandës së Durrësit", e dhënë në vitin 2007.Procesverbali i pyetjes së të pandehurit Lulëzim Berisha, më 25 prill 2007
Pasi u njoh me të drejtat ligjore, pranon të merret në pyetje në prani të avokatit të tij mbrojtës.L.Berisha: Akuzat i dëgjova, i kuptova dhe nuk i pranoj ato. Janë të padrejta, të pavërteta, pasi unë nuk kam marrë pjesë, nuk kam qenë i pranishëm dhe nuk kam kryer asnjë lloj veprimi në katër rastet e vrasjeve në vitin 1998- 1999 për të cilat akuzohem.
Në lidhje me vrasjen e shtetasit Dritan Sallaku dhe plagosjen e shtetasve Ilir Nela e Agim Rexhepi dua të them si më poshtë:
Shtetasin Dritan Sallaku unë nuk e kam njohur dhe nuk kam pasur ndonjë lidhje me të, ndërsa vëllanë e tij Dashamir Sallakun e kam njohur, pasi kemi ikur bashkë në emigracion në Itali dhe nuk kam pasur ndonjë konflikt me të.
Me Dashamirin unë kam pasur marrëdhënie shoqërore në Durrës, po kështu kam qenë për rreth 8 muaj në kamp refugjatësh në Toronto të Italisë. Mbas kampit, unë kam ikur në Gjermani ndërsa Dashamiri nuk doli më tej. Përsa i përket shtetasve Ilir Nela dhe Agim Rexhepi, i kam njohur si qytetarë nga Durrësi. Por, me Agimin kam një raport më të afërt shoqëror, raport të cilin e ruaj edhe sot. Me Agimin këto raporte, njohjeje unë i kam pasur edhe para se të ndodhte ngjarja e tyre. Ngjarjen që u ndodhi atyre, unë e kam marrë vesh qysh atë ditë, rreth dy orë pas ngjarjes, pasi më erdhi në shtëpi ku banoja kunati im, Plarent Dervishaj, me shtetasin Gëzim Haxhiaj i një moshe rreth 55 vjeç, me banim në Durrës.Gëzimi erdhi i trembur te shtëpia ku rrija unë dhe më tha se kishte shpëtuar kot nga një atentat te shkolla "7 Nëntori", ku ishte vrarë shtetasi Dritan Sallaku dhe ishin plagosur Ilir Nela dhe Agim Rexhepi.
Ai më tregoi se kishte qenë i ulur në lokal, në një tavolinë me Gim Rexhepin, Gëzim Pepën e të tjerë aty për rreth, kur erdhi një makinë dhe gjuajti. Dhe nga kjo gjuajte mbeti i vrarë Dritan Sallaku dhe u plagos Agim Rexhepi dhe një tjetër, ku vetë Gëzimi kishte shpëtuar rastësisht. Ai tha se autorët i kishte parë si fytyra, por nuk më tha se kush ishin. Pasi më tregoi këtë histori, Gëzimi duke qenë i trembur, më kërkoi si nder që ta çoja në Itali, sepse unë kisha në pronësi një anije 500 tonëshe, emrin e së cilës nuk e kujtoj, të cilën e përdorja për transport mallrash me Italinë. Këtij shtetasi nuk kisha mundësi t'i jepja ndihmë. Në lidhje me këtë ngjarje përveç këtyre që shpjegova më lart, nuk di gjë tjetër.
Po ashtu, sa për personat për të cilët më akuzoni si bashkautor në këtë vrasje, për Klodian Saliun, Plarent Dervishin dhe Ilir Xhungën, nuk kam dijeni që ata mund të jenë autorët e kësaj vrasjeje. Për sa i përket kësaj vrasjeje, unë kërkoj nga ana juaj, që të pyesni si dëshmitarë shtetasit Gëzim Haxhiaj, Gëzim Pepa, Agim Rexhepin dhe Ilir Nelën.
Në lidhje me ngjarjen, për të cilën më akuzoni, unë asnjëherë nuk jam pyetur nga policia. Dua të shtoj se një orë më pas më njoftoi Gëzimi për këtë ngjarje dhe kam shkuar të Agimi në spital me Gëzim Haxhiajn dhe një person tjetër me emrin Miri, të cilit nuk ia kujtoj dot mbiemrin.
Në lidhje me vrasjen e shtetasve Arjan Paja e Viron Çurri, si dhe për plagosjen e shtetasit Marsel Sotiri, dua të shpjegoj si më poshtë: Në këtë kohë kam qenë në Durrës në shtëpi, duke fjetur gjumë dhe pas orës 18:00, kur kam dalë nga shtëpia nëpër Durrës dhe kam shkuar te kafe "Bar-Halia", e cila ndodhet pranë Fakultetit të Sportit nga persona që ndodheshin atje, të cilët nuk i kujtoj si emra, kam marrë vesh se atë ditë në Rrushbull kishte ndodhur një ngjarje e madhe. Ku ishte qëlluar me mitraloz e armë të tjera dhe ishte plagosur Marsel Sotiri, ndërsa për persona të tjerë nuk mora vesh gjë, nëse ishin vrarë apo plagosur.
Marsel Sotirin e kam njohur qysh kur kemi qenë fëmijë, pasi ai ka banuar në Durrës, me të kam pasur njohje si çuna Durrësi. Me të jam takuar në Itali, në Milano dhe Brindisi rreth viteve 1993-1994. Unë asnjëherë nuk kam pasur me Marselin ndonjë konflikt apo mosmarrëveshje si me të edhe me fisin e tij. Ndërsa, sa për Arjan Pajën dhe Viron Currin as i kisha dëgjuar ndonjëherë si emra dhe as i njihja për fytyra. Për personat e tjerë që më akuzoni, së bashku me Plarent Dervishin, Klodian Saliun, Ilir Xhungën dhe Dritan Colin nuk kam asnjë të dhënë që të jem autor dhe të kem dijeni për këto ngjarje.
Kohë më mbrapa kësaj ngjarjeje, meqenëse unë njihja mirë zonën e Rrushbullit, pasi aty kam jetuar vetë dhe kam gjyshin dhe xhaxhallarët e mi, jam vënë në dijeni se në momentin që ka ndodhur kjo ngjarje, personat që po punonin te lavazhi te shinat e trenit në Rrushbull, kishin parë në lidhje me këtë ngjarje një auto-veturë të parkuar në rrugë, ku kishin hapur kofanën e makinës dhe autorët e ngjarjes kishin rreth gjysmë ore që ishin duke pritur këtë makinë.
Në këtë makinë kishin qenë 4 persona të cilët më pas kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës, me të cilën po udhëtonte Marsel Sotiri.Personi që ka qenë në vendngjarje dhe më tregoi mua atë javë Osman Nikoçi, që është i moshës rreth 40 vjeç dhe banon në Rrushbull. Ky person më ka thënë se e ka ndihmuar Marsel Sotirin e plagosur për ta çuar në spital.
Persona të tjerë, që kanë qenë në vendngjarje janë shtetasit Demush Shala, Mysh Shala dhe i zoti i lavazhit, i plagosur edhe ky në këtë ngjarje, të gjithë këta me banim në Rrushbull. Për këta persona, kërkoi që të pyeten lidhur me ngjarjen.Në lidhje me ngjarjen e vrasjes së Eduart Ongari, ku unë jam i akuzuar si autor për këtë ngjarje së bashku me shtetasit Plarent Dervishaj, Adriatik Coli, Indrit Taullai dhe Klodian Saliu, dua të shpjegoj si më poshtë: "Për këtë ngjarje, unë dua të them se kam qenë në shtëpi dhe jam ngritur në mëngjes herët, pasi do të hidhja beton te shtëpia që po ndërtoja, si dhe po bëja kafazin e qenit tim. Për këto punime kisha thirrur një grup pune me mbi 10 punëtorë dhe ustallarë.Gjatë gjithë paradites kam qenë në shtëpi, duke mbikëqyrur punimet. Nuk më kujtohet ora, por ka qenë paradite, kur punëtorët filluan punën, njëri nga ustallarët me emrin Destan, me origjinë nga Dibra ka shkuar për të blerë gozhda.Ai kishte shkuar dhe kishte kaluar në afërsi të pallatit, ku banonte vjehrra ime dhe pas pak kohësh kur u kthye më tregoi, se tek pallati i vjehrrës sime pak më përpara, kishte ndodhur një vrasje, ku kishin vrarë një person.
Më pas nga biseda me persona të tjerë mora vesh se në këtë ngjarje ishte vrarë shtetasi Eduart Ongari, por se në ç'rrethana e ç'formë, konkretisht nuk mora vesh gjë.Këtë shtetas unë e kam njohur si çun Durrësi, por nuk kam pasur lidhje, marrëdhënie apo konflikt me të. Po kështu, në lidhje edhe me personat që më akuzoni për kryerjen e kësaj vrasjeje, si bashkëpunëtor nuk kam dijeni që ata ta kenë kryer këtë vrasje.- Në lidhje me personat që më akuzoni, që unë kam qenë në bashkëpunim në kryerjen e tre vrasjeve që sqarova më sipër, si dhe të vrasjes së Marsel Sotirit, për të cilën më keni akuzuar, dua të sqaroj se shtetasi Plarent Dervishi është martuar me motrën time të quajtur Flora dhe jetojnë në Nju-Jork të Amerikës. Ata kanë mbi pesë vjet që kanë ikur atje. Për Plarentin deklaroj me përgjegjësi të plotë, që as kam kryer dhe as kam dijeni në lidhje me këto ngjarje. Me shtetasin Klodian Saliu, i cili nuk jeton më, unë kam për të thënë se e kam njohur, kam pasur marrëdhënie shoqërore të një niveli mesatar por asnjëherë nuk kam pasur marrëdhënie shumë të ngushta.
Këtë person unë e kam njohur rreth viteve 1993-1994, kur e kam takuar në Itali, në Bari, në rrethana rastësore, te porti i Barit dhe ai m'u prezantua si vëllai i Arjan Saliut, të cilin e kisha njohur më parë në Durrës. Më vonë, ne jemi takuar në Durrës, duke pasur një marrëdhënie shoqërore siç e shpjegova më lart. Konflikt me të nuk kam pasur dhe nuk di motivin përse është vrarë.Për sa i përket shtetasit Ilir Xhunga, i cili është vrarë, e kam njohur si shoku i Klod Saliut dhe mund ta kem takuar dy ose tre herë. Si kohë nuk më kujtohet, se kur e kam takuar apo përshëndetur.Shtetasin Indrit Taullai, e kam njohur nëpërmjet kushëririt tim, Dash Taullait, para rreth 7- 8 vjetësh dhe ka qenë periudha kur ai doli nga burgu në Itali dhe është kthyer në Shqipëri. Me këtë person kam pasur raporte shoqërore të nivelit normal dhe takoheshim herë pas here. Shtetasin Adriatik Coli, për të cilin nëpërmjet medias së shkruar dhe vizive, jam vënë në dijeni se është bashkëpunëtor i drejtësisë dhe ka deklaruar se unë së bashku me të kam kryer vepra penale të vrasjes deklaroj se këto që thotë janë të pasakta e të pavërteta, nëse janë deklaruar nga ana e tij, duke përfituar nga ky moment, ju kërkoj juve, grupit të hetimit, me qëllim që të sqarohet e vërteta, ballafaqimin me këtë person. Këtë shtetas për herë të parë e kam njohur kur ka dalë nga burgu.Këtë shtetas e kam njohur rreth viteve 1995-'96, kur unë kam blerë një shtëpi te lagjja e re, ku ndodheshe me banim komuniteti rom. Afër shtëpisë sime ndodhej shtëpia e prindërve të Adriatik Colit.
Në këtë periudhë, Adriatiku ndodhej në burg në Gjermani dhe nëna e tij, e quajtur Nurie, i kishte dhënë numrin e telefonit të shtëpisë sime dhe kur ai merrte në telefon nga burgu i Gjermanisë i binte numrit të telefonit të shtëpisë sime dhe në këtë kohë njerëzit e tij vinin e flisnin me të. Kur doli nga burgu, ai erdhi aty dhe na u prezantua.
Marrëdhëniet e mira me këtë kanë qenë meqenëse ishte i papunë, më kryente shërbime, si larjen e makinës, bënte pazaret për shtëpinë time në funksion të shtëpisë sime, por asnjëherë marrëdhëniet tona nuk kanë qenë në kuptimin që ne të ishim shokë me njëri-tjetrin, mbasi ai nuk ishte në të njëjtin nivel me mua për të krijuar apo pasur marrëdhënie shoqërore. Këto marrëdhënie që shpjegova më sipër, kanë vazhduar, për rreth një viti dhe për shkak të një incidenti që ndodhi, në lidhje me gërvishtjen e një pasqyre të makinës sime, unë e largova nga shërbimet që ai më bënte dhe më nuk kam pasur lidhje me të.Procesverbalin, pasi është në rregull e lexova dhe e firmosa pa vërejtje.Dëshmia e dhënë më 4 qershor 2007, para oficerit, prokurorëve dhe mbrojtësit ligjor
Pasi i lexohen të drejtat që i takon ligji për marrjen në pyetje, Lul Berisha pranon të pyetet në prani të avokatit të tij mbrojtës, Arben Qeleshi.Pyetje: A i ke njohur shtetasit Denis Xhilaga, Shpëtim Xhilaga, Përparim Gjepali dhe Geri Beja? Nëse po, në ç'rrethana dhe çfarë marrëdhëniesh keni me ta?
Përgjigje: Që para 10-15 vjetësh jemi njohur. Me tre të parët kam njohje të hershme, ndërsa këtë të fundit nuk jam në gjendje ta kujtoj.
Pyetje: Gjatë vitit 1998 a i ke kërkuar shtetasit Denis Xhilaga makinën për ta përdorur për të lëvizur?
Përgjigje: Unë vetë personalisht nuk i kam marrë asnjëherë makinë Denisit, sepse nuk kam pasur nevojë. Më kujtohet një rast, kur Adriatik Coli që e thërrisnin Tiku i zi, në kohën kur Denisi kishte lokal "Berluskonin" në Tiranë, me saktësi nuk e mbaj mend vitin, më mori në telefon dhe më tha: -më është prishur makina.
Ai ishte me një femër te "Berluskoni" dhe më tha që është një makinë që e përdorin për lokalin, ta marr sa të mbaroj punë dhe ta çoj prap. Unë e mora Denisin në telefon. Mbaj mend se kamerieri ia dha çelësat e makinës Tikut dhe ai pasi ka mbaruar punë e ka kthyer po atë ditë, pasi ma ka thënë këtë vet.
Pyetje: A ke dërguar shtetasin Adriatik Coli për të marrë një makinë tip "BMW" shtetasit Denis Xhilaga në muajin tetor të vitit 1998?
Përgjigja: Siç shpjegova edhe më lart unë nuk e kam dërguar.
Pyetje: A ke dijeni nëse në vitin 1998 të kanë qëlluar me armë në shtëpinë e shtetasit Njazi Dervishi? Nëse po ç'dini për rrethanat e ngjarjes dhe a keni qenë i pranishëm?
Përgjigje: Kam dijeni, që në vitin 1998 kanë qëlluar me armë tek shtëpia e Njaziut. Nuk kam dijeni se kush ka qëlluar dhe në ç'rrethana, nuk kam qenë i pranishëm.
Pyetje:A ke dijeni, nëse është plagosur shtetasi Adriatik Coli? Nëse po çfarë dini lidhur me këtë fakt?
Përgjigje: Di që Adriatikun e kanë qëlluar me armë një natë, për punë femrash. Unë i kam shkuar në Spitallë për vizitë dhe i kam dhënë ca lek për ilaçe.
Pyetje: A e ke njohur shtetasin Eduart Ongari? Nëse po në ç'rrethana dhe si?
Përgjigje: Unë këtë shtetas e kam njohur që në Itali. Kam qenë në kamp bashkë. Unë nuk kam pasur asnjëherë konflikte me të dhe kam pasur marrëdhënie shumë të mira.
Pyetje: A e njeh shtetasin Julian Meçe? Nëse po në ç'rrethana?
Përgjigje: Julianin e kam njohur, pasi e kam komshi, por di që është shumë moshë e vogël. Në vitin 1998 nuk kam pasur shoqëri.
Pyetje: Mund të na tregosh çfarë makine ke pasur në pronësi dhe në përdorim ti dhe familja jote që nga viti 1997 e deri në vitin 1999?
Përgjigje: Në këto vite kam pasur gjithmonë makina tip "Benz". Mbaj mend, që në këtë kohë kam pasur edhe një makinë të tipi "Pajero" fuoristradë.
Pyetje: Mban mend të keni pasur "Benz" 240 me ngjyrë jeshile?
Përgjigja: Nuk kam përdorur ndonjëherë Benz 240 në asnjë rast.
Pyetje: Mund të na tregoni, ku ke qëndruar gjatë vitit 1998-1999?
Përgjigje: në këtë periudhë kam qëndruar në Durrës.
Pyetje: A ke shkuar në Itali pas kësaj periudhe? Nëse po si ke shkuar, në ç'rrethana?
Përgjigje: ...Kam qëndruar rreth një muaji në Rimini, derisa më kapi policia italiane e cila më ekstradoi në Gjermani pas 8 muajsh, ku kam bërë dhe 8 muaj të tjera në burg.
Pyetje: Gjatë kësaj kohe, kur ke qenë në Itali, a i ke takuar ose shoqëruar më shtetasit Indrit Taullai, Klodian Saliu ose Plarent Dervishin?Përgjigja: Me Indritin dhe Klodin jam takuar vetëm njëherë në Trieste, kurse me Plarentin kam qëndruar. Plarenti ka qenë para meje në Itali. Kur shkova unë vinte më takonte. Pyetje: Me çfarë aktiviteti jeni marrë nga vitit 2002 e në vazhdim, dhe rrethin tuaj shoqëror në këtë periudhë?Përgjigja: Gjatë kësaj kohe kam pasur një kazino për një vit dhe merresha me shitje makinash. Kam qëndruar me fisin tim dhe më shumë me Plarentin.Pyetje: A e ke përdorur gjatë vitit 2005 një "Benz" të blinduar?Përgjigja: Në lidhje me këtë pyetje, sqaroi se shtetasi Pëllumb Berisha është kushëriri im dhe në këtë periudhë ka qenë deputet. Ai ka pasur një "Benz" të blinduar dhe dilja ndonjëherë me të. Pyetje: Gjatë vitit 2005 juve ju kanë plagosur me pistoletë, si dhe ju kanë qëlluar me anti-tank te shtëpia. Mund të na thoni ç'dini për këtë ngjarje, autorët e mundshëm dhe a keni pasur ndonjë konflikt?Përgjigje: Në lidhje me këtë ngjarje kam dhënë shpjegime në Policinë e Durrësit. Megjithatë sqaroj se në ngjarjen që u plagosa, autori nuk ka pasur qëllim sulmin mbi mua, pasi kemi qenë katër veta, nga të cilët tre u plagosëm. Për rastin e dytë nuk di gjë, as për motivin dhe as për autorët. Nuk kam pasur konflikt në këtë periudhë kohe. Pyetje: A e keni parë dhe a mund ta njihni personin që ju ka qëlluar me datë 05.05.2005?Përgjigje: Në momentin që jam qëlluar unë kam qenë me kurriz, kështu që nuk e kam parë autorin.Pyetje: A ju kanë ardhur në shtëpi për vizitë pas plagosjes shtetasi Endrit Dokle dhe Adriatik Coli? Nëse po kur, në ç'rrethana dhe a kanë qenë shoqëruar me ndonjë person tjetër?
Përgjigja: Jo nuk më kanë ardhur. Nuk kam gjë tjetër për të thënë dhe e firmos këtë procesverbal pa vërejtje.(sh)

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi