Beogradi ta ndalë luftën speciale në Kosovën Lindore
Faqja 1 e 1

Kushtrim MALIQI
Bisedë me Jonuz Musliun, kryetar i KK të Bujanocit
Jonuz Musliu, kryetar i Kuvendit Komunal të Bujanocit
“Vrasjet enigmatike dhe misterioze të shqiptarëve në Kosovën Lindore tregojnë qartë se disa forca retrograde të ish-regjimit diktatorial të Milosheviqit edhe sot veprojnë dhe janë aktive”, -vlerëson Jonuz Musliu, kryetar i Kuvendit
“Bota sot”: Z. Musliu, viteve të fundit, sidomos me instalimin e forcave serbe, të cilat gjatë luftës kishin shërbyer në Kosovë e gjetiu, Kosova Lindore çdo ditë po ballafaqohet me diskriminim në të gjitha fushat, duke përdorur këtu dhunën dhe arrestimet, të cilat tashmë janë bërë ordinere. Për t’i bërë ballë këtij regjimi a është i domosdoshëm unifikimi i një strategjie të përbashkët të liderëve të tri komunave, që kohëve të fundit fatkeqësisht mungon?
Musliu: Është e vërtetë se rajoni i Luginës së Preshevës edhe më tej mbetet i kërcënuar nga një koncentrim i madh i forcave të sigurimit serb. Prania e forcave ushtarake, policore dhe të xhandarmërisë jashtë suazave të paqes, paraqet një pengesë serioze për qarkullimin e lirë të njerëzve, mallrave dhe ideve këndej dhe matanë kufirit shtetëror me Kosovën. Po ashtu koncentrimi i forcave militare serbe, paraqet pengesë për kthimin e të zhvendosurve nga Malësia e Bujanocit, Karadaku i Preshevës dhe fshatrave të Medvegjës. Ne kemi kërkuar dhe kërkojmë çmilitarizimin e rajonit. Kërkesat tona janë të precizuara qartë në Marrëveshjen Paqësore të Konçulit, Platformën politike të këshilltarëve shqiptarë të tre kuvendeve dhe në shumë dokumente të tjera, si promemorie, protesta etj. Natyrisht se në këtë drejtim na duhet edhe ndihma ndërkombëtare. Ne kemi kërkuar avancimin e policisë shumë etnike, e cila është e denjë për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në nivel rajoni dhe një forcë ndërkombëtare që do ta avanconte dhe promovonte policinë shumë etnike. Për ta arritur një rezultat konkret në këtë drejtim, doemos se duhet ndihma e OSBE-së, e cila është kumbara e policisë shumë etnike dhe një unitet i faktorit politik të Luginës së Preshevës.
“Bota sot”: Z. .Musliu, nga atentati ndaj deputetit dhe humanistit shqiptar, Isuf Azizit, dhuna serbe vazhdon me bastisje të shtëpive të shqiptarëve dhe arrestimeve të shumë të rinjve nga xhandarmëria serbe, gjithnjë në emër të "luftës kundër terrorizmit". Mendoni që kjo gjendje mund të dalë jashtë kontrollit, sidomos pas deklaratave të ministrit serb, Daçiq, për arrestime të reja të shqiptarëve?
Musliu: Vrasjet enigmatike dhe misterioze, të ndodhura gjatë të kaluarës dhe tashti, pa gjyq dhe pa zbardhjen e tyre, tregon qartë se disa forca retrograde të ish-regjimit diktatorial të Milosheviqit, edhe sot janë aktive. Mos zbardhja e këtyre vrasjeve, pastaj arrestimet e të rinjve shqiptarë në emër të "luftës kundër terrorizmit", paraqet një nga provokimet më të rënda të Beogradit, ndaj shqiptarëve të Luginës. Me këto metoda të luftës speciale, qeveria serbe, tenton që në heshtje ta zbraz Luginën, ashtu siç ka zbrazur Malësinë e Bujanocit, Karadakun e Preshevës dhe fshatrat e Komunës së Medvegjës. Nëse Beogradi nuk paska gishta në vrasjen e deputetit Azizi, apo vrasjet dhe zhdukjen e 40 shqiptarëve tjerë, atëherë pse nuk i zbulon dhe arreston autorët e këtyre krimeve. Ne jemi të vetëdijshëm se do të ndodhin edhe në të ardhmen provokime të Beogradit ndaj shqiptarëve të Luginës, qoftë me bastisje, arrestime etj, por ne nuk do të heqim dorë nga kërkesat tona legjitime për t’i zgjidh problemet e hapura me rrugë institucionale. Deklaratat e Daçiqit dhe zyrtarëve të tjerë të Beogradit, nuk na lënë përshtypje, meqë ato përherë ndjellin incidente, pasiguri dhe destabilizim. E jona është që ta ruajmë dhe ta promovojmë paqen në Luginë,ndonëse ajo edhe më tej paraqitet e brishtë.
“Bota sot”: Para ca kohësh u ftuan tri kuvendet Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, u shqyrtuan gjitha problematikat serioze të cilat kërkojnë reagim efikas dhe të menjëhershëm,kuvendi si përfundim pas mbarimit të seancës lexoi një deklaratë e cila iu dërgua Beogradit, SHBA-ve dhe disa vendeve evropiane, mirëpo zyrtarët nga Beogradi e injoruan këtë deklaratë duhet thënë se në këtë mënyrë nuk mund ti zgjidhni problemet, atëherë shtrohet pyetja cila do të ishte mënyra e zgjidhjes së problemeve? Me anë të këshillit nacional?
Musliu: Ne e dimë dhe nuk presim që Beogradi ta përkrahë platformën tonë politike, ai, nuk i përkrah as të drejtat e pakicave të parapara me Kushtetutë. Ne përmes Deklaratës politike, ia kemi bërë të qartë Beogradit dhe ndërkombëtareve se kërkesat tona për realizmin e të drejtave në fushën e zbatimit në praktikë të dygjuhësisë,simboleve kombëtare, të drejtën në shkollim superior, shëndetësi, çmilitarizim, kthimin e të të zhvendosurve dhe kompensimin e dëmeve të luftës, asnjëherë nuk do të heqim dorë. Këto janë kërkesat tonë të drejta dhe prej tyre s’kemi ku të shkojmë. Mendojmë se formimi i Këshillit Nacional, do të nxis një bashkëpunim ndërpartiak shqiptar dhe një unitet të faktorit politik shqiptar për t’i zgjidhur problemet e hapura në këtë rajon. Ne kemi shumë rrugë për t’i zgjidhur problemet. Mendojmë, gjithashtu, se nuk janë shterur mjetet demokratike për t’i zgjidhur problemet. Do të mundohemi përmes rrugës institucionale për zgjidhjen e problemeve politike dhe ekonomike, kurse formimi i Këshillit Nacional është forma më e mirë e zgjidhjes së problemeve në Luginë. Ne e dimë se sa kanë pushtet lokale kompetenca për zgjidhjen e këtyre problemeve ndaj formimi i Këshillit Nacional është i domosdoshëm. Në këtë drejtim e kemi edhe përkrahjen e faktorit ndërkombëtar dhe politik shqiptar në përgjithësi.
”Bota sot”: Z.Musliu, siç e dini, javën që e lamë pas në Beograd ka nisur seanca e të akuzuarve për "krime lufte", ku të akuzuarit po merren në pyetje njëri pas tjetrit...proces ky, i cili na subjektet shqiptare konsiderohet proces i montuar politik. Si e komentoni këtë?
Musliu: Drejtësia serbe, nuk di, në asnjë periudhë të ketë ndarë drejtësi drejtësisht. Ajo është e motivuar politikisht dhe si e tillë nuk ndan drejtësi sa dhe si duhet. Ky gjykim i fundit është një shembull pa precedent kundër shqiptarëve. Nuk di si angazhohet Serbia të hyjnë në Evropë kur edhe sot ka gjykime të motivuara politikisht. Si janë arrestuar, burgosur, plaçkitur dhe maltretuar të rinjtë shqiptarë gjatë ekspeditave policore dhe të xhandarmërisë serbe, shihet qartë sa e në çfarë gjendje ndodhet ky shtet i zhytur në borxhe dhe probleme.
“Bota sot”: Z.Musliu, Mendoni se do t’i kontribuojnë paqes dhe stabilitetit në rajon zërat apo parullat e dala nga Beogradi për qëllime tashmë të njohura, gjoja për ndarjen e Kosovës apo "ndërrimin e territoreve" , siç u përfol ditëve të fundit në mediat tona?
Musliu: Po e përsëris nuk ka ndarje. Ky është qëndrim edhe i Lëvizjes së Progresit Demokratik. Si mund të ketë ndarje mes tokave shqiptare? A nuk patëm mjaft ndarje në të kaluarën ku kufijtë shtetëror të Serbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi, u vendosën mbi tokat shqiptare. Ne jemi për integrime evropiane. Në këto procese në një Evropë të bashkuar, natyrisht do të kemi edhe një Shqipëri të bashkuar, një Shqipëria natyrale. Është një proces paksa i gjatë dhe i mundimshëm, por i drejtë, i qëndrueshëm dhe progresiv.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi