'Skënderbeu', i rrëmbyer në Preshevë, përjetoi 26 vjet burg serb
Faqja 1 e 1

Kushtrim MALIQI
Intervistë me Abdurrahman Zylfiun, drejtor i gjimnazit 'Skënderbeu' në Preshevë
Prof. Abdurrahman Zylfiu, drejtor i QAMO-s "Skënderbeu" në Preshevë
Sikurse që pas 26 vjetësh Skënderbeu qe kthyer në Krujë, ashtu edhe busti i tij u kthye në Preshevë. Në vitin 1980 si emri po ashtu edhe bust i tij ishin rrëmbyer nga serbët.
Drejtori i shkollës "Skënderbeu", prof. Abdurrahman Zylfiu, dëshmitar dhe veteran i këtij gjimnazi për kombëtaren "Bota sot" shpjegon vështirësitë e gjimnazit përballë diskriminimit dhe stuhive të ndryshme, që QA "Skënderbeu" për një gjysmë shekulli i kishte bërë ballë regjimit serb. Sipas Zylfiut në bankat e shkollës së mesme "Skënderbeu" sivjet mësimet i ndjekin mbi 1000 nxënës (600 vajza dhe 400 meshkuj) ku për herë të parë sivjet në bankat e kësaj sholle janë ulur 300 shkollarë. Ndërkaq nga dyert e këtij gjimnazi për çdo vit dalin nga 260 maturantë.
“Bota sot”: Z.Zyliu, ju si drejtor i gjimnazit "Skënderbeu", e vetmja shkollë e mesme në gjuhën shqipe në rajonin e Preshevës, fillimisht mund të na thoni për strukturën dhe procesin mësimor në këtë tempull të diturisë, i cili vitin e ardhshëm kremton një gjysmë shekulli të funksionimit?
Zylfiu: Vitin e ri shkollor 2009-2010 e filluam më 1 shtator dhe mësimi deri tani zhvillohet normal duke filluar nga viti i parë e deri në atë të katërtin. Sa i përket numrit të nxënësve në gjimnazin "Skënderbeu" në vitin e parë këtë vit shkollor vijojnë mësimet 280 nxënës, prej të cilëve 163 vajza dhe 117 meshkuj, në vitin e dytë 278 nxënës, prej tyre 158 janë vajza dhe 120 meshkuj, në vitin e tretë janë të regjistruar 239 nxënës, 143 vajza dhe 96 meshkuj, kurse në klasën e katër (maturantët) janë regjistruar 254 nxënës, prej tyre 157 janë vajza dhe 97 meshkuj. Sipas kësaj shihet se gjinia femërore është ajo që dominon në shkollat shqipe në Luginën të Preshevës. Në gjimnazin "Skënderbeu" mësimi zhvillohet në dy gjuhë: shqipe dhe serbe. Në gjuhën serbe në katër paralele vijojnë mësimin 32 nxënës, kryesisht nga periferia e qytetit apo nga komuna e Bujanocit. Këto shifra dëshmojnë se shkollimi i femrës shqiptare, për dallim nga vitet e mëparshme, sivjet është kënaqshëm. Numri i pranisë së femrave në gjimnazin "Skënderbeu" në Preshevë po aq sa janë për kuriozitet, po aq është edhe një kontrast pozitiv, kur dihet sa para një decenie në bankat e shkollave të mesme dominonin meshkujt, ndërsa sivjet ndodh e kundërta, femra shqiptare është me e pranishme në shkollat e mesme të kësaj komune për 5 për qind më shumë se meshkujt. Në bankat e shkollës së mesme "Skënderbeu" për çdo vit ulen mbi 1000 nxënës, 600 vajza dhe 400 meshkuj, prej të cilëve për herë të parë nga 300 të rinj. Ndërkaq, nga dyert e këtij gjimnazi për çdo vit dalin nga 260 maturantë.
“Bota sot”: Si zakonisht në shkollat mesme mungon kuadri kualifikues, po tek ju si qëndron puna meqë për edukimin e kësaj armate shkollarësh, prej më se një mijë nxënësve nevojitet pa dyshim një angazhim i madh edhe i mësimdhënësve ?
Zylfiu: Ne në gjimnazin tonë për të edukuar gjeneratat e reja janë inkuadruar afro njëqind mësimdhënës të gjithë me përgatitje të lartë profesionale. Kur jemi tek kuadri mësimor them se nxënësit e kësaj shkollë ndihen të privilegjuar, sepse ne kemi edhe mësimdhënës me kualifikim superior si dy doktorë shkencash dhe katër magjistra të cilët ligjërojnë kryesisht lëndë shkencore. Profesorët, sidomos nga lënda e historisë dhe gjeografisë, janë ata që më së tepërmi janë të angazhuar në këtë drejtim duke mbajtur orë shtuese jashtë orarit mësimor me nxënësit, të cilët janë më të interesuar. Ne në vitin 2005 objektin e shkollës e kemi zgjeruar për gjashtë paralele dhe ky fakt na ka ndihmuar mjaft për gjetjen e hapësirave për kabinete sidomos ato të lëndës së kimisë e fizikës, pasi që deri në atë kohë kabinetet përkatëse kanë që ne të shndërruara në mësonjëtore për arsye të hapësirës së pakët ekzistuese. Sa i përket rrogave, ato janë modeste, por kemi kuadro që nuk janë të kënaqura dhe vazhdimisht presin nga autoritetet rritjen e tyre. Për një muaj një mësimdhënës, varet nga orët që i mban ai në javë, tek ne merr nga 800 euro deri në 1000 euro.
“Bota sot”: Krahas procesit mësimor, në shkollën tuaj sigurisht organizohen edhe aktivitete të lira jashtëmësimore, për çfarë bëhet fjalë?
Zylfiu: Po natyrisht edhe në shkollën tonë zhvillohet një aktivitet i ngjeshur, ku organizohen një sërë aktivitetesh të lira nga ato sportive, kulture e gara të ndryshme kuizesh me karakter lokal e rajonal. Nxënësit e gjimnazit "Skënderbeu" gjithherë kanë qenë prezent dhe të shkëlqyer dhe janë shpërblyer me dhurata e mirënjohje të shumta. Shkolla ka edhe klubin letrat si dhe klube të ndryshme sportive e kulturore. Nxënësit e gjimnazit "Skënderbeu" kanë marrë pjesë në garat republikane ku përfaqësuese ka qenë Vlora Mehmeti, e cila ka zënë vendin e parë në Serbi dhe kjo besoj së është një fakt i rëndësishëm se në shkollën tonë po zhvillohet një mësim i mirëfilltë dhe me një seriozitet mjaft të lartë. Përpos garave vendore, nxënësit tanë kanë marrë pjesë edhe në garat kombëtare që mbahen çdo vit në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni ku edhe atje nuk kanë munguar sukseset. Sikur gjimnazi ynë në Preshevë të mos ballafaqohej me vite të tëra me probleme të shumta si ato politike dhe diskriminuese, sigurisht numri kuadrove si magjistra e doktorë shkencash do të ishte edhe një herë më i madh.
"Bota sot": Z.Zylfiu, me themelimin e gjimnazit të parë në Preshevë u mor vendim që ky institucion të pagëzohet me emrin e heroit kombëtar "Skënderbeu", pastaj me apo pa dashje disa vjet më pas emri iu mor dhe disa vite me radhë e barti "25 Maji", me ardhjen tuaj si drejtor i këtij institucioni iu rikthye emri i mëparshëm dhe duke qenë ju si iniciator gjeneral i këtij objektivi mund të na thoni, cilat ishin peripecitë e arritjes së këtij qëllimi?
Zylfiu: Unë personalisht jam kuadër i gjeneratave të para të mësimdhënësve të inkuadruar në procesin mësimor në shkollën tonë që në vitin e ardhshëm ky gjimnaz do të shënojë 50-vjetorin e funksionimit të vet. Si nga veteranët e parë të arsimit në Preshevë unë jam i angazhuar në ketë gjimnaz nga viti 1973 dhe meqë unë vetë kamë qenë nxënës i këtij gjimnazi dhe bashkë me gjithë kolegët që punojmë këtu i kemi i borxh shumë këtij tempulli të diturisë. Ishin vitet e ’80-ja kur u "kidnapua" padrejtësisht emri shkollës pa pëlqimin e mësimdhënësve, aksion ky politik i regjimit të atëhershëm, ku emri ju ndërrua për qëllime tashmë të njohura, nga "Skënderbeu" në "25 Maji" që simbolizonte ditëlindjen e kryetarit të ish-Jugosllavisë Titos. Më kujtohet si sot edhe reagimi i parë në revistën "Zëri" i shkruar nga gazetari ynë Nefail Maliqi, sot gazetar në Kombet e Bashkuara në Gjenevë, po ashtu kuadër yni i dalë nga dyert e QA "Skënderbeu", kishte shkruar shkrimin "Kujt i pengon emri i QAMO-s “Skënderbeu" të Preshevës". E përmenda fjalën rrëmbim, sepse pas ndërrimit të dhunshëm të emrit të shkollës, madje edhe busti i Skënderbeut kishte përjetuar të njëjtin krim, duke u rrëmbyer, por fatmirësisht ai më vonë është gjetur dhe është kthyer. Me ardhjen time si drejtor më 1 shtator të vitit 2003, për mua si objektiv parësor ka qenë rikthimi i emrit, i cili u mor pa vullnetin e atyre që punojnë e mësojnë në këtë institut. Duke qenë edhe vetë historian dhe njohës mjaft i mirë i vlerave kombëtare, angazhimi im në këtë drejtim ka qenë maksimal, për këtë e falënderoj jashtë mase edhe kolektivin dhe pas një sërë vështirësish më në fund e gjetëm një mirëkuptim që emri i kësaj qendre arsimore të rikthehej nga “25 Maji” në "Skënderbeu" dhe me 1 shtator të vitit 2006 u kthye emri pas njëzet e gjashtë vjetëve. Pasi arritëm të rikthejmë emrin me pëlqimin e kolektivit vendosëm që 2 marsin që simbolizon kuvendin e Lezhës, të jetë dita e shkollës sonë . Pas caktimit edhe të ditës së shkollës, skulptori i ynë i njohur Ismet Jonuzi e përpunoi bustin e "Skënderbeut" që sot e kësaj dite zbukuron oborrin e shkollës sonë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» 171 vjet burg për Dr. Vampirin
» 171 vjet burg për Dr. Vampirin
» Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare
» Nazim Bllaca u dënua me 4.5 vjet burg
» Serbia dënon 11 shqiptarë më 116 vjet burg

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi