FAIK KONICA
Faqja 1 e 1
FAIK KONICA
Gjuha ... Dhe një pjesë e gurmazit
Faik KONICA, Botuar më 1922
Fati i gjuhës shqipe është për të qarë. Një degë e lisit indo-gjermanik, si shoqet e saj sanskritishtia, latinishtia, greqishtia e vjetër, persishtia, etj., dhe aq' e vjetër sa ato, - shqipia mbeti gjer më këtë ditë e njomë po pa fletë e pa lule, kur shoqet çuditnë botën me lulëzimin e tyre. Tani, ca elementet t' erëta në Shqipëri kanë zaptuar ministrin' e Mësimit dhe po përpiqen t'a majnë gjuhën fare. Mbase ca nga ata dëshërojnë të mbarojnë dhe u duket se po mbarojnë punë; po shumica, pa dyshim, janë armiq të gjuhës, dhe duan, duke përdredhur e duke shtypur organet e shqipes, t'a lënë sakate që të hiqet xvarrë e shtrembëruar.
Shikoni. Jaria nj'a tre'qint fjalë që munt të quhen internacionale, janë hequr ca nga gërqishtia e vjetër, ca nga latinishtia, dhe janë bërë malli i njerëzisë, se gjithë bota i di, i mer vesh gjithë bota. Munt të përdoret e të kuptohet lehtë fjala thjeshtë shqipe larkfolës (siç munt të thonë, dhe ca thonë, në Gjermani, Fernsprecher), në vent të telefonit: po nuk është nevojë; fjala telefon ësht'e përgjithëshme; s'ka nonjë fitim për gjuhën, për popullin, a për njeri, që të preferohet fjala nacionale larkfolës. Po armiqt' e fshehtë të gjuhës, s'pëlqejnë as fjalë të ra kur janë të mira, si larkfolës; dëshërojnë fjalë makaronike si togjer dhe bashki, se ashtu e do qëllimi prishës i tyre.
Një tjatër pun' e bukur që bëjnë, është të kthyerit e fjalëve nga kuptimi i tyre dhe të dhënët një kuptim të ri. Fjalës i paditur, i dhanë kuptimin i kallzuar për një faj; fjalës i pandehur, i dhanë kuptimin i dyshuar se ka bërë një faj; fjalën i aratisur e zgjothnë që të zërë vendin e fjalës firar, ndonëse i aratisur thohet për një që ka humbur udhën ose s'dihet se ku ndodhet në kurbet. (Është vërtet se Gegët kanë një fjalë i paditun, që ndofta ka lidhje me italishten bandito, me kuptimin i kallzuar; po trazimi me fjalën i paditur në kuptimin i pamësuar ësht' i domosdoshmë dhe përandaj përdorimi i të dy fjalëve nuk është praktik).
Sido që në qoftë, Torbeshët me ca dinakë të tjerë vendosnë që t'i japin shkelmin shqipes, dhe të fabrikojnë një gjuhë të re të themeluar mi shqipen. Na pëlqen a s'na pëlqen, kjo gjuh'e re po bëhet nënë sytë t'ona, dita me ditën, dhe jemi të shtrënguar t'a nxemë, se ndryshe pas pakë kohe s'do të marrim vesh dot se ç'thonë gazetat e Shqipërisë.
Për të stërvitur Vatranënt në gjuhë të re, kemi për të botuar nga nonjë herë ca mësime. Do të jenë pakë të rënda, si çdo gjë e re: po me kurajë dhe durim, do të bëni përparime.
Mësimi I
Toskua, me që ka parë shkolla të larta, ësht'i ditur; po me që e kërkon Gjykatoria, ësht'i paditur. Ashtu, Toskua ësht' edhe i ditur edhe i paditur.
Moskua, me që s'ka hapur kurrë një librë, nuk ësht'i ditur, po me që s'thotë as Policia as njeri se është fajtor, nuk është i paditur. Ashtu Moskua s'ësht'as i ditur as i paditur.
U-voth një kec në stan, dhe besojnë se Toskua është ay që e vodhi. Toskua është pra i pandehur. Fajtor ose i pafajshëm, Toskua mori malet i papandehur. Toskua është pra edhe i pandehur edhe i papandehur.
Dikush tha se kecin munt t' a kete vjedhur Moskua, po xhandaret u përgjiqnë që Moskua nuk ësht'i pandehur. N'ato e sipër hyri në polici Moskua; dhe me që e dijin se s'fshihej, s'hyri i papandehur. Moskua pra nuk është as i pandehur as i papandehur. .
Toskua, kur mori malet, u-bë i aratisur, se fshihej nga xhandarët; po duke qenë se i njeh me pëllëmbë udhët dhe shtigjet, nuk u-aratis as një minutë. Do më thënë, Toskua ësht'i aratisur po nuk ësht'i aratisur.
Moskua dolli për gjah dhe humbi udhën dhe ka dy ditë që po sillet vërdallë, i dëshpëruar, nga pyll në pyll; është pra i aratisur; po kanuni nuk e kërkon, dhe nuk ësht'i aratisur. Do më thënë edhe Moskua, si Toskua, ësht' i aratisur, po nuk ësht'i aratisur.
Me gjith' këtë, ndodhja e Moskos ndryshon fare nga e Toskos. Se Moskua dëshëron të dalë nga pylli, po s'di si të dalë; Toskua di si të dalë, po s'dëshëron. Moskos i vjen keq që nuk është si Toskua; dhe Toskua qan që nuk është si Moskua. Po sikur t'u thuash të çkëmbejnë ndodhjen e tyre, s'dëgjojnë. Se Moskua do që të mos jet' i aratisur, dhe nuk është po prapë është; Toskua nuk ësht' i aratisur, dhe do që të mos jetë po prape është.
Mësimi II
Profesorit Qelqmath i ngjau një e papëlqyer: Tek punonte në laboratuar të tij, hyjtin pesë xhandarë me pisqolla në grusht, dhe i britnë, "Ngre duart, se je i paditur". Profesori hapi gojën dhe ngriti duart, po si mblodhi pakë veten protestoj me zemërim, dhe u thotë xhandarëve, "Gënjeni, se mua tërë bota më njohin si të ditur". - "Vërtet, je i ditur", thanë xhandarët, "po nga që je i ditur, je i paditur", - "0 Perëndi!" briti Profesori "qenkan të prishur mënç!" - "Ja se si" thanë xhandarët; "është helmuar një pus, dhe shumë njerës që pinë nga ujët e tij vdiqnë. Helmi i përdorur është aq' i hollë sa s'ndjehet në shie. Policia mendon se vetëm një njeri i ditur në barërat munt t'a ketë bërë këtë faj. Përandaj, Profesor, ti, si i ditur që je, u-dekllarove i paditur, dhe ne erthmë të të zemë" - "Shikoni se ç'gjarpër i frikshëm!" ulërijti profesor Qelqmadhi. Xhandarët, të trembur, kthyen kokën të shohin, dhe Profesori me një herë u-hoth nga penxheria dhe mori me vrap udhën e pyllit. Xhandarët, kur kuptuan dinakërinë, j'u-sulnë pas duke zbrazur pisqolla, po më kot, se Qelqmadhi u-çduk në mes të druve.
N'ato sipër, u dolli mb'udhë xhandarëve nxënësi i Profesorit, dhe i qëndroj duke u britur: "Xhandarë! Zemëni, se pusin e helmova unë!" - "Ja tek qenka i pandehuri i vërtetë!" tha një xhandar. - "Dhe është fare i papandehur, se s'i shkonte njeriut mendia te ky çilimi" u-përgjigj një tjatër.
"Është një i pandehur i papandehur" dekllaroj një xhandar i tretë.
Pastaj, i thanë nxënësit: "Eja pra të të shpiem në burg, se je i paditur".
"Atje gënjen( tha djali "se jam nxënësi më i mirë i Profesorit Qelqmath. Nga ana tjatër, po të burgosni gjithë të paditurit, duhet tërë popullin shqipëtar t'a burgosni dhe të hyni ju të parët në të Tralos". - "Mos fol aqë shumë" urdhëruan xhandarët; "nukë thamë që s'je i ditur, po thamë që je i paditur. Tani, përpara!" Dhe xhandarët u-nisnë, me të diturin të paditur të pandehurin të papandehur në mes.
Udhës, nxënësi, me një zë që dridhej nga frika, i thotë një xhandari: "'Bobo ç'na gjeti! Ti paske kolerën, shoh në fytyrën tënde gjithë shenjat e sëmundjes." Xhandarit i ra të hollët nga dëshpërimi. Të tjerët u-përndanë, të kafshuar nga zegli i panikës. Nxënësi, pa humbur kohë, vrapoj dhe hyri në pyll, u-bashkua me Profesorin, uruan njëri tjatrin për trapin që kishin ngrehur, dhe muarnë të përpjetën nëpër shkëmbinjtë. Xhandaret, si kuptuan grackën, u-bashkuan dhe me një tërbim të math u-sulnë dhe ata në pyll, ku humpnë udhën, dhe, pas ca orësh kërkimi, arrijtin në funt të një shkëmbi dhe ranë mbë dhe, të dëshpëruar, - kur na dëgjojnë një të qeshur; shikojnë lart: Profesori me nxënësin e tij kanë ndenjur dhe po tallen me xhandarët duke mpshtetur dorën në majë të hundës. Dhe me një herë, ky fjalim nis në mes të dy palëve.
Xhandarët: - Profesor, s'je më i paditur.
Profesori: - Po ju qëpari më thatë se isha i paditur.
Xhandaret: - Ishe, po s'je më.
Profesori: - Bah! Aqë shpejt u-bëra i ditur?
Xhandarët: - Jo. Ishe i ditur po ishe dhe i paditur. Tani je vetëm i ditur, dhe i paditur është nxënësi yt.
Profesori: - Gënjeni. Nxënësi im është i ditur.
Xhandarët: - Jo. Ësht'i paditur, se e kërkon hetuesi.
Profesori: - Ah! Paskeni dhe një... si thatë?
Xhandarët: - Hetues.
Profesori: - Bisedim i papandehur.
Xhandarët: - Jo. Nxënësi yt ësht' i pandehur.
Profesori: - I pandehur çë?
Xhandarët: - I pandehur.
Profesori: - Aqë vetëm? S'ka bisht fjala?
Xhandarët: - I pandehur vetëm. Dhe në dëgjofshi këshillën t'onë, mos bëhuni t'aratisur.
Profesori: - Gënjeni. Ne t'aratisur s'jemi, dimë se ku ndodhemi, kemi ardhur dhe tjatër herë këtu për të mbledhur barëra t'egëra. T' aratisur jini ju, që kini humbur udhën. Do të vdisni nga uria dhe nga etja. Do t'ju vrasim me gurë. (Dhe Profesori hodhi një shpellë që t'i trembë.)
Xhandarët: - Duam të hamë. Kini një copë bukë?
Profesori: - Ka një burim të ftohtë këtu sipër, dhe vijnë shpesh dhi t'egëra të pinë ujë. Doni ca kakërdhi prej cjapi? (U hodhi një grusht.)
Kryetari i Xhandarëve (u flet shokëve). - Medet! Do të vdesim. Ç'na duhej të ndjekim gjer në thellësi të pyllit maznunet dhe muttehemet. Në djall mystendiku me gjith' ihzarin!
Profesori: - Pa dale, pa dale. Më duket se s'mereshim vesh. Mor mos doni të thoni se na kallzuan si fajtorë dhe kini urdhër të na shpini në burg?
Kryetari i Xhandarëve: - Po. Zoti Profesor. Kam një ihzar, dhe dua të ju shpie te mystendiku.
Profesori: - Ashtu? Dhe kujtojit se u-bëmë firar?
Kryetari i Xhandarëve: - Po, Zoti Profesor.
Profesori: - Ah mor t'uruar, ne ju muarmë për të çmendur dhe ikmë nga frika se mos na mbytni. Hajde të shkojmë në gjyq, se ne fajtorë s'jemi.
(Dhe zbriti me nxënësin).
Mb' udhë, vazhdoj bisedimi.
Profesori: - Nuk më thoni, pse s'përdorni fjalet firar, mystendik, ihzar, mutthem, maznun, arzuhall, mazbata, dava, etj. - po kini çpikur fjalë që s'i mer vesh njeri?
Kryetari i Xhandarëve: - Di dhe unë, Zoti Profesor? Thonë se duhet qëruar gjuha nga fjalët e huaja.
Profesori: - Duhet qëruar më parë truri i palaçove që e qelbnë gjuhën. Fjalë të huaja jane ato që s'kanë zënë rënjë në gjuhë. Ato që i honepsi gjuha dhe hyjtin gjer në kasolle të malësorit, ato fjalë u-nacionalizuan. E dini si i thonë gjykatësit n'Espanjë? I thone kali, - "Alcade" - nga arabishtia elkadi. S'munt të gjente tjatër fjalë hispanishtia? Ç'gjë më e lehtë? Në gjuhën hispanishte ka disa qindëra fjalë arabishte, më tepër fjalë administrative. Vallë Espanjollët i mbajnë ato fjalë nga dashuria që kanë për armiqt' e tyre Arabër? Apo mos i mbajnë se ato fjalë hyjtin në gjuhë dhe e quajne lajthim t'i hedhin? Turp, turp, djemt' e mij. Hiqni dorë. Është mëkat për gjuhën.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: FAIK KONICA
Faik Konica është një nga personalitetet më në zë të kulturës dhe letërsisë shqiptare. Prozator dhe poet, publiçist dhe estetist, kritik letrar dhe përkthyes, ai me veprën e tij të shumanshme pasuroi dhe ngriti në lartësi të reja fjalën shqipe dhe mendimin letrar shqiptar. Njeri me dituri të madhe, dhe dhunti artistike, mjeshtër i hollë i gjuhës shqipe, F.Konica ka hyrë në historinë e kulturës sonë kombëtare jo vetëm si erudit e stilist i përkryer, por edhe si shkrimtar me vlera të shquara ideoartistike. I lindur në Konicë, më 15 mars 1875 në një familje të vjetër feudale mësimet e para ai i mori në vendlindje, në gjuhën turke, arabe dhe greke. Më vonë hyri në liceun perandorak francez të Stambollit për të kryer pastaj shkollën e mesme në Francë. Ndoqi studimet për filozofi në Dizhon dhe Paris. Fitoi disa konkurse, duke u nderuar me çmime për aftësitë e tij intelektuale jo të zakonta. Më 1912 u diplomua për letërsi në universitetin e Harvardit të SH.B.A. Faik Konica qysh i ri e lidhi jetën me veprën e tij dhe me lëvizjen kombëtare shqiptare. Pasi boton broshurën "Shqipëria dhe turqit" (1895) në Paris ai vendoset në Bruksel (Belgjikë), ku nxjerr revistën "Albania", kjo revistë politiko-kulturore dhe letrare u bë organi më i rëndësishëm e më me autoritet i Rilindjes sonë. E
botuar në gjuhën shqipe, frënge dhe pjesërisht turke, si një enciklopedi e vërtetë, ajo propogandoi për vite me radhë (1897-1909) programin e lëvizjes kombëtare shqiptare, historinë dhe kulturën e popullit tonë. Më 1909 F.Konica, si u mbyll revista "Albania" në Londër, i ftuar nga atdhetarët shkon në SH.B.A. ku drejton gazetën "Dielli" edhe më pas gazetën "Trumpeta e Krujës". Me themelimin e Federatës "Vatra", më 1912 ai zgjidhet sekretar i përgjithshëm i saj. Faik Konica dhe Fan Noli, duke qenë udhëheqësit kryesorë të lëvizjes kombëtare shqiptare në SH.B.A., do të shkojnë në Londër për mbrojtjen e çështjes kombëtare në Konferencën e Ambasadorëve. Në kongresin shqiptar të Triestes (1913), që u mblodh për të kundërshtuar copëtimin e Shqipërisë nga armiqtë e saj, Konica u zgjodh kryetar.
Gjate Luftës së Parë Botërore dhe më pas, ai zhvilloi veprimtari të dendur diplomatike në dobi të atdheut, në Austri, Zvicër, Itali e gjetkë. Në 1921 u kthye në SH.B.A., ku u zgjodh kryetar i Federatës "Vatra", po ndërkaq në vitet 20 u lidh dhe ndikoi në lëvizjen demokratike që zhvillohej në Shqipëri. Këtë do ta bënte nëpërmjet gazetës "Dielli" dhe "Shqiptari i Amerikës". Me dështimin e Revolucionit Demokratik, me ardhjen e A.Zogut në fuqi, Konica u emërua ministër fuqiplotë i Shqipërisë në SH.B.A. Vdiq në Uashington në 14 dhjetor 1942.
Vepra
Veprimtarinë e tij publiçistike e letrare F.Konica e zhvilloi kryesisht në shtyp, në revistën "Albania" ai botoi vjersha, proza poetike, skica, tregime, portrete, ese, artikuj të ndryshëm etj. Përgatiti dhe përmbledhjen letrare "Kandili i kuq", por nuk mundi ta botojë. Në të vërtetë nga Konica nuk kemi asnjë libër të botuar, me përjashtim të vëllimit me përralla të përkthyer "Nën hijen e hurmave"(1924). Krijimtaria e tij ka mbetur e shpërndarë në shtypin e kohës dhe një pjesë është e papërfunduar. Prej tyre duhen veçuar si vepra të rëndësishme proza e gjatë satirike, "Doktor Gjilpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurasit", cikli i tregimeve "Kater përralla nga Zullulandi", udhëpërshkrimi "Shqipëria si m'u duk…". Ai la në dorëshkrim anglisht veprën "Shqipëria - kopshti shkëmbor i Evropës jug-lindore" dhe ese të tjera, e cila u botua pas vdekjes (1957).
Në trashëgimninë e Konicës vendin kryesor e zë publiçistika. Ai paraqitet si një nga themeluesit dhe mjeshtrit e publiçistikës shqiptare. Për afro gjysëm shekulli ai shkroi me qindra artikuj, pamflete, polemika, shënime, ese etj. të cilat i botoi në organet që drejtonte vetë. Tema qëndrore e publiçistikës së Konicës në revistën "Albania" do të jetë ajo atdhetare, problemet e lëvizjes kombëtare, fati i Shqipërisë, rrugët për çlirimin kombëtar etj. Nga ana tjetër, ai do t'i kushtojë vëmendje të posaçme ndriçimit të historisë së popullit shqiptar, zbulimit dhe propagandimit të vlerave të tij etno-kulturore, e veçanërisht krijimit të një gjuhe letrare shqipe.
Pas shpalljes së Pavarësisë publiçistika e Konicës, e botuar në gazetën "Dielli", do të merret me çështje të mprehta të kohës që lidheshin me aspiratat e përpjekjet për krijimin e një shteti modern shqiptar, me luftën kundër prapambetjes ekonomiko-sociale, me stigmatizimin e mendësive dhe praktikave të vjetra e anakronike etj. Ai ishte për një shoqëri shqiptare të emancipuar dhe kërkonte që Shqipëria, si pjesë e Evropës, të mendonte e të punonte në shembullin e saj.
Publiçistika e Konicës shquhet jo vetëm për problematikën e pasur, por edhe për nivelin e lartë mjeshtëror. Ajo karakterizohet nga patosi atdhetar dhe nga shqetësimi qytetar, siç dallohet edhe për forcën e argumentimit dhe aftësitë e shquara shprehëse. Tipari kryesor i saj është fryma satirike, fryma stigmatizuese dhe mohuese ndaj prapambetjes, injorancës, së keqes.
Faik Konica është krijuesi i kritikës sonë letrare, që së bashku me Nolin i hapën rrugën asaj në kulturën shqiptare. Ai shkroi një varg artikujsh teorikë letrarë si "Arti i të shkruarit", "Ca këshilla për artin e shkrimit", "Kohëtore letrare shqipe" etj. të cilat shënonin një kontribut për orientimin dhe zhvillimin e letërsisë shqiptare. Por ndihmesa e tij në këtë fushë bëhet më konkrete me artikujt dhe reçensionet që boton për autorë dhe vepra të letërsisë sonë bashkëkohore. Kështu ai vlerëson lart shkrimtarë si Jeronim De Rada, Jul Variboba, Naim Frashëri, inkurajon autorët e rinj të kohës, Çajupin, Asdrenin, Filip Shirokën etj.
Faik Konica kishte kërkesa të larta ndaj letërsisë dhe shkrimtarëve. Duke i vështruar në raporte të drejta përmbajtjen dhe formën, si dy komponentë që s'mund të ndahen nga njëri-tjetri, ai i jepte përparësi formës si e vetmja mënyrë për të shprehur sa më mirë përmbajtjen. Në këtë vështrim i kushtonte rëndësi të madhe gjuhës shqipe, pasurimit dhe përpunimit të saj. Ai vetë dha shembullin e një mjeshtri të vërtetë të gjuhës. Me të drejtë Noli e quan atq "kryelëronjësi i gjuhës sonë" dhe "stilist i përkryer".
Faik Konica zë një vend të merituar në letërsinë tonë të Rilindjes dhe të Pavarësisë, jo vetëm si publiçist dhe kritik letrar, por edhe si shkrimtar me individualitet të spikatur krijues. Megjithëse trashëgimnia e tij e mirëfilltë letrare është e kufizuar, ai ka vepra me vlera të çmuara. Pena e talentuar e Konicës provoi me sikses dhe lëvroi pothuaj gjithë gjinitë dhe llojet letrare, prozën e poezinë skicën dhe skeçin, prozën poetike dhe prozën historike, tregimin dhe novelën. E frymëzuar nga historia dhe jeta shqiptare ai u përpoq të krijonte një letërsi me koncepte bashkëkohore, me vizion të ri, me shije të lartë, larg modeleve të vjetëruara:
Vepra e tij letrare me nivelin e saj të lartë artistik dëshnon atë të vërtetë tanimë të njohur se në art nuk është kurdoherë sasia ajo që përcakton vlerën e një shkrimtari.
Faik Konica, në radhë të parë është prozator, por ai shkroi edhe poezi, sidomos në fillimet e krijimtarisë së vet. Në faqet e revistës "Albania" botoi vjershat "Gjuha jonë", "Flamuri", "Kushtrimi ose Marsejeza e shqiptarëve". Duke u bërë jehonë ideve atdhetare dhe kryengritjeve të popullit shqiptar në prag të Pavarësisë, me tone luftarake dhe patos atdhetar, me figura të goditura retorike, eci në traditën e letërsisë së Rilindjes. Të njohura janë dhe vjersha satirike "Anadollaku" dhe lirika "Helena e Trojës".
Proza artistike e F.Konicës do të nisë me një varg prozash poetike si "Një liqen", "Anës liqenit", "Bora", "Malli i mëmëdheut" etj. Sadoqë me tematikë të kufizuar ato pasqyrojnë tërthorazigjendjen shpirtërore të një intelektuali atdhetar dhe mallin për vendlindjen. Të shkruara me një gjuhë të bukur e ndjenjë të hollë, me mbresa e detaje të goditura, këto proza mbeten shembuj, në llojin e tyre në letërsinë tonë. Të përafërta me prozat poetike qëndrojnë portretet letrare që krijoi Konica mbi disa figura të shquara të historisë shqiptare si: Abdyl Frashëri, Naim Frashëri, Jeronim De Rada, Ali Pashë Tepelena, At Shtjefën Gjeçovi etj. Ato dallohen për aftësinë e autorit në përvijimin e saktë dhe të hijshëm të karakterit të tyre, portretit shpirtëror e fizik të dhënë qartë dhe në mënyrë lakonike.
Prozës së shkurtër të F.Konicës i takojnë dhe disa skica letrare dhe rrëfenjëza që ai i quan përralla si "Urika", "Në dritë të hënës", "Ai që ishte gati të vdesë për Shqipërinë" etj. me tematikë atdhetare ose përrallat "E bija e mbretit dhe trëndafilat", "I urti i malit" etj. shkrime këto plot fantazi nga bota e legjendave.
F.Konica është i pari që lëvroi në prozën tonë esenë, një lloj letraro-publiçistike, me mundësi të reja shprehëse. Nëpërmjet tyre, ai parashtroi mendime origjinale, ngriti probleme të rëndësishme, të kohës, tregoi për diturinë e gjerë që zotëronte. Një nga esetë më të bukura është "Jeta dhe librat", ku, duke dhënë gjykime për vlerën e librit në jetën e njerëzimit, i bëhet një analizë ideo-artistike tragjedisë së Eskilit "Prometeu i lidhur".
Në trajtë esesh Konica ka shkruar veprën "Shqipëria- kopshti shkëmbor i Evropës Juglindore". E hartuar për lexuesin e huaj, shkrimtari i jep atij një encikolopedi të vogël për Shqipërinë dhe popullin e saj. Të dhjetë esetë, nga të cilat përbëhet libri përbëjnë një mozaik të historisë dhe kulturës shqiptare, të gjuhës e të letërsisë, të botës shpirtërore dhe psikologjisë së shqiptarëve. Me një informacion të gjerë dhe njohje të thellë, duke harmonizuar objektivitetin shkencor me një rrëfim të këndshëm autori nxjerr në pah individualitetin dhe natyrën e popullit shqiptar jo vetëm parë në vetvete, por edhe në kuadrin ballkanik dhe evropian.

Katër Përralla nga Zullulandi
Faik Konica u mor edhe me tregime, prej të cilëve vlen të përmendet cikli "Katër përralla nga Zullulandi". Tema që ai trajton në të, është origjinale me një subjekt disi të veçantë dhënë në një plan, kryesisht satirik. Ngjarjet dhe personazhet e çojnë lexuesin në Afrikë, por disa nga problemet dhe shqetësimet nuk janë të huaja për shoqërinë shqiptare të kohës. Ai tregon për Zullutë, për një popull të prapambetur të Afrikës, të shtypur nga kolonizatorët e huaj, që ndodhet në një nga udhëkryqet e historisë së tij. Bijt e tij më të mirë aspirojnë e përpiqen për një jetë të lirë dhe shtet të pavarur. Por rruga drejt lirisë së vërtetë nuk është aq e lehtë, aq më tepër për popullin e Zullulandit që, ndonëse plot energji dhe kulturë origjinale, nuk e ka fituar plotësisht ndërgjegjjen kombëtare. Ai është në kërkim të udhëheqësve të vet, që do t'i prijnë në luftë, dhe kjo përbën boshtin e veprës. Lëvizja e zulluve ka nxjerrë dy udhëheqës të mundshëm, të cilët qëndrojnë në pozita krejt, të kundërta. Deni-Zulla-Sepia dhe Plugu. I pari është një politikan aventurier, mashtrues e demagog, përfaqësues i interesave të ngushta të tribuve, që bën lojën e të huajve dhe përpiqet për një lëvizje të ngushtë mbi baza fisnore që e mban popullin në skllavëri. I dyti Plugu është udhëheqësi i vërtetë i popullit; që pa bujë, me një mençuri të heshtur synon e punon të krijojë një lëvizje të vërtetë kombëtare në Zulluland. Ai përpiqet t'i kthejë "zullutë nga një turmë e përgjakur në një komb me dinjitet dhe atdheun në një vend të bashkuar, të lirë, të qytetëruar e me nder". Vetë emri Plug i heroit të veprës është kuptimplotë, përderisa kërkon e lufton të plugojë mendjen e popullit të paditur, të zgjojë e ta drejtojë atë në rrugëë të mbarë. Mirëpo njerëzit e vendit të tij nuk e kuptojnë, nuk e besojnë, madje e fyejnë dhe e kërcënojnë, janë gati ta ndëshkojnë. Autori vë në dukje dramën e këtij idealisti të pastër dhe besnikërinë e tij ndaj ineresave të atdheut. Skenat masive, debatet në kuvendet e krerëve, manifestmet plot zhurmë e bujë të turmave theksojnë pozitën dhe gjendjen e rëndë shpirtërore të Plugut. Konica si njohës i historisë së popujve dhe psikologjisë së njerëzve ka kapur me mprehtësi dhe e ka kthyxer në objekt trajtimi artistik një dukuri historiko-sociale: ekzistencën e turmës si një masë e pavetëdijshme e zhveshur nga aspirata kombëtare, e pushtuar nga instikte shkatërruese. Një masë e tillë, në jetën e popujve të pazhvilluar siç paraqiten zullutë, bëhet lehtë pre dhe viktimë e demagogëve dhe sharlatanëve politikë, e njerëzve si Sepia që i shfrytëzon për qëllime të mbrapshta. Turma e ndërsyer, përshkruhet nga shkrimtari nëpërmjet situatave tragjikomike, që arrijnë kulmin, kur Plugu tregon të vërtetën dhe masa ngrihet kundër tij. Tregimi mbyllet me një mendim skeptik, kur Plugu, i dëshpëruar, pohon: Desha të lëroj shkëmbin. Dhe prej këtij çasti ai braktis atdheun dhe merr rugën e mërgimit.
Mesazhi i veprës është ky: të punohet për ta ngritur popullin, për ta ndërgjegjësuar, për ta pluguar mendjen dhe vetëdijen e tij, në mënyrë që të dallojë të vërtetën nga gënjeshtra, të mirën nga e keqja. Në këtë vështrim, rol të veçantë i jepet punës, si faktor zhvillimi dhe emancipimi në jetën e njeriut dhe të shoqërisë.
"Katër përralla nga Zullulandi" është një vepër me vlera të spikatuara ideoartistike. Falë mjeshtërisë narrative dhe sensit të masës autori arrin të krijojë atmosferën e jetës politike, të zbulojë mekanizmin e luftës që zhvillohet, të japë patosin e saj, veçanërisht të vizatojë me penelata të sigurta figurat e udhëheqësve dhe të turmës. Nga ana tjetër, të derdhë humorin e tij të hidhur, të stigmatizojë hidhur të keqen me satirë dhe sarkazmë, të rrëfejë e të përshkruajë me një gjuhë të shkathët karakterizuese dhe lakonike.
Doktor Gjilpëra
Vepra më e rëndësishme letrare e Konicës është padyshim proza e gjatë satirike "Doktor Gjilpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurasit". Ndonëse e pakryer, ajo përfaqëson tiparet më karakteristike dhe vlerat e tij si shkrimtar në përmasa të gjera.
"Doktor Gjipëra" u shkrua dhe u botua në gazetën "Dielli" në vitin 1924. Ishte koha kur kish triumfuar Revolucioni i Qershorit dhe në gjirin e shoqërisë shqiptare zhvillohej një luftë e ashpër politike, para saj shtroheshin probleme jetike si: zgjidhja e formës së regjimit, reforma agrare, demokratizimi dhe modernizimi i aparatit shtetëror, emancipimi kulturor kombëtar etj. Vepra e Konicës është pjellë e kësaj kthese socialhistorike që sapo niste në jetën e popullit tonë. Autori mori shkas nga vrasja e dy qytetarëve amerikanë në Mamuras, që organizoi reaksioni feudal. Konica krimin e Mamurasit nuk do ta vështronte si një rast të veçuar, po si një ngjarje me kuptim të gjerë shoqëror, ku mplekseshin interesa e synime të qarqeve të caktuara dhe shfaqej lufta politike e kohës. Kjo ngjarje do të zgjonte idealet liridashëse dhe iluministe të shkrimtarit dhe do ta frymëzonte krijimin e një vepre, që do të hidhte dritë dhe do të përgjithësonte realitetin shqiptar bashkëkohor.
Heroi i veprës është Doktor Gjilpëra, një intelektual i ri shqiptar që kryen studimet për mjekësi në Rusi e Suedi dhe ndodhet para alternativës: të qëndronte jashtë, ku e priste një karrierë plot prespektivë apo të kthehej në atdhe e të ndihmonte në mëkëmbjen e tj, veçanërisht në përmirësimin e shëndetit të popullit. Ai vendos të kthehet në Shqipëri, atdhedashuria triumfon mbi interesat vetjake.
Autori duke ndjekur vijën e jetës së heroit do ta përshkruajë atë në dy etapat kryesore: koha e qëndrimit jashtë atdheut dhe koha e ardhjes në Shqipëri. Në qoftë se etapa e parë është njohja me doktor Gjipërën, etapa e dytë, që përbën trungun e veprës është pjesa më e rëndësishme, që bart dhe mishëron idetë e shkrimtarit. Jeta e heroit larg atdheut është dhënë në plan përshkrues, duke evokuar episode dhe gjendje të ndryshme shpirtërore, që nxjerrin në pah natyrën, interesat dhe karakterin e intelektualit shqiptar. Ai është në radhë të parë, atdhetar i bindur, njeri me kulturë të gjerë, mjek i pregatitur dhe human, i zgjuar dhe plot vullnet e vendosmëri. Janë këto cilësi, që e bëjnë atë të kthehet në atdhe.
Kthimi në Shqipëri e ve doktor Gjilpërën përballë një realiteti tronditës dhe shtron para tij probleme që përfshijnë pamje të ndryshme të jetës shqiptare. Brenda një kohe të shkurtër, ai njihet me gjendjen e mjeruar të popullit, me padrejtësitë që bëhen në kurriz të tij, me aparatin shtetëror, ku mbizotërojnë arbitrariteti, drama, intrigat, me nëpunës injorantë e anadollakë. Në këtë shtet tragjiko-komik, opozitën e përbëjnë njerëz që s'kanë asgjë të përbashkët me ligjin dhe moralin.
Vendin kryesor e në vepër e zënë raportet që vendos doktor Gjëlpëra me kategori të ndryshme të shoqërisë shqiptare, me përfaqësuesit e tyre më tipikë. Në këto marrdhënie zbulimi social-psikologjik që bën autori, është i ndërsjelltë, nga një anë përvijohet gjithnjë e më qartë karakteri dhe botkuptimi i doktor Gjëlpërës, ideali i një njeriu evropian, atdhetarizmi dhe humanizmi i një njeriu të emancipuar, ndërsa nga ana tjetër, vizatohen figura të ndryshme të qarqeve zyrtare të parisë të rretheve intelektuale. Veçanërisht figura e doktor Gjëlpërës del mjaft e qartë përballë dy kolegëve të tij, dr.Embrullahut dhe dr.Protogor Dhallës. Më shumë, se në rethana pune, ata i njohim në biseda e debate, si tipa shoqërorë të kundërt me heroin, me koncepte dhe praktika të ndryshme mjekësore. Ndërsa doktor Gjëlpëra është njeriu i mjekësisë moderne, partizan i natyrës, i helioterapisë (dielli, uji, ajri) që mendon se natyra është mjeku i parë i njeriut, dy mjekët e tjerë paraqiten anakronikë, janë mishërim i dogmës mjeksore të shkëputur nha jeta e parimet e shkencës. Bota e vjetër në këtë vepër përbëhet jo vetëm nga dy mjekë, por dhe nga figura të tjera negative. I tillë është ministri Salemboza, përfaqësues tipik i forcave të prapambetura e antikombëtare, tipi i tiranit anadollak, intrigant e dinak, i zgjuar e i shkathët. Kurse mjedisi dhe mendësia orientale e parisë së kryeqytetit gjejnë shprehjen e tyre në figurat e agallarëve tiranas siç janë Muhedin Agai e Zylfikar Agai.
Në atmosferën e zymtë të jetës shqiptare të kohës autori ndesh dhe njerëz të mirë, të dalë nga populli, që ngjallin simpati e nderim. Mbeten të paharruara në mendjet e lexuesit dy vajzat fshatare, plaku martaneshas, polici i doganës, Arifeja, Ali Bibi. Megjithë një lloj skepticizmi që ndihet në paraqitjen e tyre, ata dalin në një dritë të ngrohtë, me vlera të vërteta njerëzore, me bukuri e pastërti shpirtërore, me zakone fisnike. Mendimi i shkrimtarit është se populli, duke qenë i paditur dhe i papërpunuar, ka nëvojë të stërvisë shpirtin dhe mendjen.
"Doktor Gjëlpëra" është një vepër e fuqishme satitike. Duke pasur parasysh realitetin e rëndë shqiptar, mendësitë e anakronike e jetën e prapambetur, autori u kundërvihet atyre, i tall dhe i godet pa mëshirë. Qëndrimi ideoemocional mohues bën që në faqet e veprës të ndihet qesëndia dhe ironia, satira dhe sarkazma. Ata shfaqen e mishërohen me forcë artistike në skena dhe personazhe, në situata dhe portrete tepër të goditura. Përdorimi mjeshtëror i detajit, plasticiteti i gjuhës, ngjyrimet që merr fjala, e bëjnë satirën e Konicës, origjinale e të natyrshme.
Tema dhe problematika e mprehtë shoqërore, fryma mohuese e disa prej dukurive shoqërore dhe notat e fuqishme satirike e bëjnë "Doktor Gjëlpërën" një vepër me tipare të shquara realiste. Konica sjell kështu një ndihmesë të rëndësishme në pasurimin dhe forcimin e realizmit në letërsinë shqiptare.
Nga pikpamja kompozicionale, edhe pse vepra është e papërfunduar, janë hedhur linjat kryesore dhe është përcaktuar edhe thelbi i figurës së heroit. Mund të themi se ajo përbën hyrjen e një romani që Konica për arsye të ndryshme nuk e çoi deri në fund. Vepra është e pasur me lëndë jetësore, e ngarkuar me ngjarje e biseda, me detaje të shumta. Këto kanë sjellë ngathësimin e aksioneve dhe njëfarë proleksiteti.
Te "Doktor Gjëlpëra" Konica provon edhe njëherë atë që ka thënë Noli për të se ai është krijues i prozës moderne shqiptare. Kjo duket si në konceptimin e veprës edhe në mjeshtërinë e rrallë, të përdorimit të gjuhës. Gjuha e Konicës është e pasur, e bukur, e fuqishme, me ndërtime e struktura sintaksore thjesht shqipe. Në prozën e gjatë ajo shërben për individualizimin dhe zbulimin e karaktereve të personazheve.
F.Konica është një nga stilistët e rrallë të gjuhës shqipe. Ai zbatoi parimin se ekonomizimit të fjalës, të lakonizimit të saj, duke synuar hijeshinë, saktësinë, thjeshtësinë dhe elegancën.
Ndikimi i personalitetit të Konicës si artist dhe erudit është i ndjeshëm në letërsinë dhe kulturën shqiptare.

Abetari shqip
Abetari shqip - shtet i tanishem i çeshtjes [gjendje e tanishme e çeshtjes]
Ne pak fjale, - me qellim por pa shprese qe t`u mbushim koken hamajve, zaptieve, te shtremberve e t`egerve, - duam te shkoqitim çeshtjen e abetares gjer me sot. I pari liber ne gjuhen tone dolli ne 1635, d.m.th. 256 vjet me perpara, ne Rome, prej Frengut te Bardhe (Dictionarium Latino-Epiroticum). [Autori me vone do zbulonte duke germuar ne arkivat e bibliotekes kombetare te Frances, vepren e Pjeter Budit "Speculum Confessionis" ose "Pasqyra e te rrefyemit" te shkruar, me te njetin alfabet, ne vitin 1621, pra 14 vjet me pare]. Ky liber perdori nje alfabet, i cili ka te ngjare se perdorej edhe me pare, se, po ta kish bere Frengu i Bardhe, do ta kish thene ne parethenie te librit te tij; pra duke heshtur, na rrefeu se alfabeti i tij nuk qe i ri. Me ate alfabet duallen gjer me sot shume libra, me te shumtet permbi fe, nje fjalor shqip e italisht disa mijera shtyllash, e me ate meson gjithe pjesa e Gegerise katolike. Te metat e atij alfabeti jane kryesisht dy: 1) Ka disa germa te vecanta qe nuk gjenden ne shtypshkronjat; 2) S`eshte i mjaftueshem per toskerishten.
Qe te mos e ngarkoj teper artikullin, shkoj e vij te viti 1879. Ne ate mot, Sulltani, per te ndezur ne Shqiperi nje zjarr kunder sllavizmit, cpoi disa "Meemure" shqiptare te mblidhen qe te bejne nje alfabet shqip. Keta, me leje te qeverise (turke), u mbluadhne. Ne mes tyre, hyri si thone e si do te mund te provojme nje dite - nje anetar i Moskovit, i cpuar me udhe nga patriarku grek. Kjo mbledhje kishte per detyre: 1) O te merrte alfabetin e Frengut te Bardhe, si 300 e sa vjetesh me te vjeter; 2) O te bente nje te ri, duke treguar te metat e alfabetit te vjeter; 3) O te mos i perseritte ato mangesi.
Mjerisht, mbledhja turko-moskove: 1) Nuk e mori alfabetin e Bardhit. 2) Nuk tha pse s`e mori. 3) I perseriti te keqiat e alfabetit te Bardhit. 4) Shtoi shume gabime te reja.
Qe te marrin vesh atdhetaret e kulluar se c`eshte ai alfabet i Stambollit, le te vene re keto: Alfabeti i Stambollit ka 36 germa. Nder keto jane: 1) shtate shkronja cirilike (sllave). 2) Pese shkronja greke. 3) Nje shkronje cirilike (sllave) koke-tatepjete. 4) Nje shkronje latine e vertitur. 5) Dy shkronja latine koke-tatepjete. 6) Nje shkronje latine e tredhur. Te tjerat jane latine. Lexuesi qe ka pake mendje, i sheh vete ndyresine e ketij alfabeti: 1) I bere me spica te Moskovit, na ve ne rend te popujve sllave. 2) I perzier me shtate menyra shkronjash, eshte i ndyre ne te pare, e i jep gjuhes nje hije te eger. 3) Nuk mund te botosh libra asgjekundi ne Evrope, vec po te blesh shkronjat perkatese dhe te paguash shume me shtrenjte. Kur desha te filloj nje te perkohshme shqipe gjashte vjet me pare, desherova pike-se-pari te perdor o alfabetin e vjeter te Shkodres, o alfabetin e Stambollit - te cilat do t`i rrefej ndoshta nje dite gjate e gjere, e atehere le te gjykojne shqiptaret c`jane ata njerez e c`jam une - nuk me tunden fare.
Me 1899, disa atdhetare te flakte te Shkodres u mblodhne, per te themeluar nje shoqeri te madhe per levrimin e gjuhes shqipe. Keta shqiptare krijuan nje alfabet, te cilin, edhe pse qe i aresyeshem edhe nga deshira e bashkimit, e muarem edhe ne dhe po e perdorim qe prej dy vjetesh tek revista "Albania"... Alfabeti i "Bashkimit" jo vetem shtypet lehtazi kudo, po eshte edhe i aresyeshem ne shume ane. Keto edhe njeqind te tjera tregojne se me alfabet te "Bashkimit" mbahet mire rrenja e fjaleve.
Tani cilat jane kundershtimet e meemureve kunder ketij alfabeti. Jane pese: 1) "Alfabeti i Stambollit eshte me i vjeter" Bashkt-ustuna, efendem!" Por alfabeti i Bardhit eshte 300 vjet me i vjeter. Pse nuk e mbajtet? Pra, edhe ju vete rrefyet se vjetersia nuk eshte argument i mjaftueshem per te mbajtur nje gje te lige. 2) "Alfabeti i Stambollit eshte me i perhapur". -Ato genjeshtra t`ia shisni nje tjateri, por jo mua. A e mirrni vesh? Nder 100, 90 nder shqiptaret e jashtem e perdorin kete alfabet qe perdorim ne, a me disa ndryshime. Ate te meemureve e perdorin 7 a 8 meemure, e nja 10 zaptienj kembe-qelbur te Toskerise. Po, si thote frengu, "qui n`entend qu`une cloche n`entend qu`un son". "Kush degjon vetem nje kembane, degjon vetem nje ze". E ju, duke folur gjithnje me ata 10 a 15 meemure e zaptienj, "u-hazdis" e kujtoni se kini me vete gjithe Shqiperine. 3) "Shkronjat e "Bashkimit" jane te shumta e nuk i meson dot populli". -Pergjigje: Alfabeti i "Bashkimit" ka 23 ose 24 shenja, kurse juaji ka 36, d.m.th. 12 me teper. 4) "Populli s`merr vesh se si dy shenja bejne nje tingull. I duket me lehte nje shenje per cdo ze". -Pergjigje: "Evet efendem, vallah bil`lah! Jini te mesuar me "xhin-cim-sin-shun", o mor te zinj, e jo populli po juve vete ju duket e veshtire te mblidhni dy shkronja per te treguar nje tingull. Se arabishtja e turqishtja qe ju kane hyre ne palce e ne gjak, per cdo tingull kane nje shenje. Fshataraku i Gjermanise pse meson, p.sh. kater shkronja -tsch- per te treguar tingullin ç? Fshataraku i Shqiperise pse te mos mesoje dy shkronja? Fshataret e Shqiperise kane mend, po Bashstenete s`mesoni dot ndoshta. 5) Me ne fund Meemuret na pyetne shume here: Pse "Albania" edhe "Bashkimi" nuk u muarne vesh ta kene alfabetin nje e te perbashket? -Me te vertet, ne nja dy a tre shkronja kemi ndryshim, por ai ndryshim nuk prish pune. Fundi alfabeti nje eshte. Rumania ka nje Akademi, e, megjithate, bota eshte ndare ne dy pjese per nje ndryshim te dy a tri shkronjave. Me vone edhe ku ndryshim do te pushoje. Alfabeti i "Bashkimit", per lirine qe i dha shqipes te shtypet apo te botohet kudo, per hijen europiane qe i dha shkrimit te gjuhes sone, per sherbime te tjera qe ka per te bere ne sy te botes, meriton me te vertet emrin ALFABETI KOMBETAR I QYTETERUAR. Alfabeti i Moskoveve e i Turqeve, i Meemureve e i zaptieve, i harbuteve e i ulefexhijve, me hijen aziatike e te ndyre qe ka, me pengese e botimit qe u sjell librave shqipe, s`meriton tjater emer pervec ALFABETI I EGER I HARBUTEVE. U be nevoje t`u thyejme hunden nje here harbuteve. Ne kane per te thene gje, te re, do t'u pergjigjemi. Po, ne zencin te kendojne per te mijten here kengen e zaptieve, nuk kemi kohe per te humbur.
Anadollaku në mësallë
Ka ndenjur si një ka
Po ha edhe po ha,
Shembet me pilaf,
Fryhet me hoshaf;
S`ka kohë të flasë
Hedh sa të pëlcasë:
Llop një bakllava,
Llop një hallva,
Llop një revani,
Llop muhalebi.
Thërret: -Hiç jemedum!
- O burra, bre dudum!
Kërkon një syltjac,
Porosit një kulaç,
Rrëmben një bugaçe,
- Të rrëmbeç një kopaçe!
Të tërë për një darkë,
Të tëra në një barkë!
Kur lodhet sa nginjet,
Pushon e shtrihet
Shtrihet dudumi
Dhe na e zë gjumi.
Nesër kur të zgjohet
E, me "bismil-lah",
Prapë pilaf
E prapë hoshaf.
"Qebap boll-boll
Koxha Anadoll!"
More dudum kokëkungull
Gojëbuall e barkrrumbull
Thuamë, të rëntë pika!
Ç`të duhet ty politika?
Hiq, more dudum dorë, hajde
Të të kllasem në një kade
Plot me mjalt`e me reçel
Ha pi e kurre mos del.

Faik Konica: Iu rrëfej grekërit
Prej disa kohesh ndermjet Italise e Greqise po zhvillohet per Shqiperine nje perleshje paraprake me fjale, qe mund te jete pragu i nje konflikti te armatosur. Italia ngre çeshtjen se Greqia mbante nje pjese te madhe territori qe i perket Shqiperise, ndersa Greqia e mohon me ze te larte kete pretendim. Shume amerikaneve u eshte dukur e çuditeshme qe, ndersa zeri i italianeve dhe grekërve degjohej, nuk ndihej zeri i pavarur i Shqiperise. Porse a nuk ka thene njehere nje autor anglez se nje nga karakteristikate shqiptareve eshte se ata jane te "paartikuluar"?
Kerkesave te perseritura une iu jam pergjigjur se nuk kisha gje per te thene, ndersa atyre miqve amerikane, te cileve ndjenjat e tyre dashamirese u japin te drejten te me pyesin perse ashtu, u jam pergjigjur se me kishte ardhur gjithçka ne maje te hundes dhe se kisha vendosur qe ketej e tutje te mbetesha nje spektator i thjeshte i tragjedive dhe i farsave te botes. Por tani eshte nje grup atdhetaresh shqiptare qe me kerkon te bej nje deklarate. Keta miq shqiptare dine per mua disa gjera qe miqte e mi amerikane nuk i dine. Ata e dine se une kam lindur ne zonen kufitare shqiptaro-greke qe ben pjese ne krahinen e vene ne diskutim, keshtu qe trojet ku une kam luajtur si femije jane fushat e betejave te ardhshme; ata mendojne se askush tjeter me mire se une nuk e njeh historine e kesaj krahine dhe ata me permendin vazhdimisht se si drejtues i rinise, une njehere e nj'e kohe kam qene mbrojtes i palodhur i teresise tokesore te Shqiperise. Prandaj ndonese me lekundje, vendosa te thyej heshtjen dhe t'i paraqes popullit amerikan disa fakte te kontrollueshme rreth sfondit historik te konfliktit qe po vjen rrotull.
(I)
Siç dihet nga te gjithe, ne periudhen e lashte shqiptaret quheshin ilire. Rajoni i diskutueshem ne lashtesi njihej si Iliria e jugut dhe me vone eshte quajtur Shqiperia e Jugut, ndersa grekërit kane vendosur ta quajne Epir, nje emer qe do te thote "kontinent" dhe ne zanafille perdorej per kete rajon nga banoret e ishujve te vegjel pertej bregut te Shqiperise, po ashtu si peshkataret e ishujve Bahamas do ta quanin Floriden "kontinenti", me nje emer qe nuk ka asnje lidhje me kombesine e popujve qe banojne ne kontinentin ne fjale. Ky rajon gjate afer pese shekujve te sundimit turk perbente vilajetin ose provincen e Janines, me qytetin e Janines si kryeqender.
Jo vetem qe ky rajon ka qene gjithmone shqiptar nga gjuha edhe kombesia, por kufinjte e fiseve ilire shkonin shume larg pertej. Madje, edhe ishujt Joniane kane qene kryesisht ilire. Ne nje liber te famshem qe e njohin mire studiuesit, "Fjalor i antikiteteve klasike" te Lybkerit, tek artikulli per Kerkyren (Korfuzin) vihet ne dukje se ai ishull "ne zanafille banohej nga iliret". Kurse ata qe do te marrin mundimin te lexojne vepren e studiuesit te njohur suedez, Martin P. Nilson, botuar ne Lund me 1909 me titullin "Studime mbi historine e Epirit te Lashte", do te sherohen nga prirje per te menduar se Epiri ka qene ndonjehere grek. Ky rajon e ka ruajtur natyren e vet ilire te pandryshuar. Deri dhe kaq vone sa i bie ne shekullin e dhjete te eres sone, perandori i Bizantit Leoni i Mençuri, ne nje nga librat e tij permend faktin qe "banoret e Epirit jane shqiptare". Pak nga pak depertimet greke nisen te ndiheshin ne disa pjese te ketij rajoni. Se si u bene te mundshme keto depertime, ne e dime nga disa autoritete te dores se pare.
(II)
Ne gjysmen e dyte te shekullit te katermbedhjete, Janinen e qeveriste nje princ bizantin (ose nje despot, siç e kishte titullin zyrtar) i quajtur Thanas. Ketij Thanasi i hipi ne koke ideja e bukur per te vrare gjithe shqiptaret. Ju mund te dyshoni se mos keto ngjarje jane nxjerre nga ndonje legjende shqiptare e shtemberuar ose nga ndonje fletushke propagandistike italiane. Aspak. Autoriteti qe na e njofton kete mizori eshte nje grek besimtar dhe i ndershem, Mihail Dukas, pjesetar i Shtepise perandorake bizantine me po ate emer, kronika e te cilit perfshihet ne koleksionin e madh te historianeve bizantine, qe ndodhet ne Bon dhe mund ta studioje çdo studiues. Me neveri dhe mosmiratim Dukasi njofton te gjitha egersite dhe vrasjet qe ka bere Thanasi kunder popullsise shqiptare te Janines. Siç thote Dukasi, nje nga lojrat e tyre te parapelqyera ishte t'u priste hundet ose pjese te tjera shqiptareve dhe t'i linte te vdisnin ne agoni. Disa krere feudale shqiptare e kercenuan Thanasin me nje ekspedite ndeshkimore, nese ai nuk do t'i nderpriste krimet kunder shqiptareve. Thanasi u permbajt nje fare kohe dhe martoi vajzen e vet me princin me te fuqishem te asaj kohe, me Gjin Shpaten. Pas njefare periudhe, Thanasi i nisi perseri perndjekjet, madje edhe me te egra se me pare. Siç shkruan Mihail Dukasi, ndersa Gjin Shpata mblodhi nje ushtri dhe e rrethoi Janinen, kryeqytetin e vjehrrit te vet, Thanasi çdo dite nen flamurin e armepushimit i dergonte Shpates nje shporte me sy te nxjerre nga kokat e shqiptareve fatkeqe dhe kjo dhurate e kobshme vazhdoi derisa u hoq rrethimi.
Siç e thote historiani, ambicja e Thanasit ishte te fitonte nofken e Albanoktonos qe do te thote Shqiptarovrases. Dukasi shton se despotit i pelqenin shume te huajt dhe te jashtmit, prandaj pati sjelle shume prej tyre ne qytet. Se fundi thuhet me marifet se Thanasi ia doli mbane "te zbrazte" Janinen nga banoret e rrenjes. Natyrisht zor se mund te shpikte nje metode me te efektshme per te ndryshuar perberjen etnike te nje vendi, porse "te drejta” te krijuara ne kete menyre, ta themi ne folmen me te bute, jane te nje cilesie te dyshimte. Krimet e pershkruara nga Mihail Dukasi kane ndodhur me 1380 dhe ne pak vite me pare.
Pas pesedhjete vjetesh, me sakte me 1431, nje ushtri e forte osmane erdhi me gjemime te portat e Janines, e cila nderkaq ishte ripopulluar me te ardhur, dhe me nje sulm qyteti u pushtua. Eshte per t'u shenuar fakti se, pasi i bene nje mbikqyrje krahines, turqit e klasifikuan ate si pjese te Shqiperise. Por ka edhe diçka me domethenese dhe krejt te pakundershtueshme. Turqit bene nje regjistrim te kujdesshem te qyteteve e te fshatrave dhe emrat e ketyre vendeve kane dale me pas ne botimet zyrtare ne trajtat e tyre shqip e jo greke. Per shembull, le te marrim rastesisht dy emra, dy qendrat e quajtura shqip Delvina dhe Grevena. Ato jane regjistruar perkatesisht Dhelvinon dhe Grebene. Turqit e hershem kane qene te perpikte me hollesi te madhe per shenimin e emrane te vendeve, duke parapelqyer gjithmone trajtat e mirefillta popullore. Per shembull, pas rrethimit te pare te Vjenes, turqit nisen ta shkruanin Wian me nje A te gjate, qe eshte trajta e vertete popullore dhe sa kohe zgjati Perandoria Osmane, ata iu permbajten kesaj trajte, duke flakur trajten artificiale Wien. Ne traktatin e Ajzenburgut te nenshkruar me 1664 ndermjet Turqise dhe Perandorise Romake te Shenjte e te hartuar turqisht e latinisht, kur numerohen titujt e perandorit Habsburg, teksti latin e quan ate mbret te Bohemise, porse ne tekstin turqisht turqit kane ngulur kembe per ta thene mbreti i çekëve.
(III)
Pushtimi turk solli nje ndryshim te rendesishem ne jeten e Shqiperise. Per arsye qe jane teper te gjata per t'i shtjelluar ketu, shume shqiptare e lane krishterimin dhe u bene moslemane, e kjo levizje vijoi per dy shekuj, derisa rreth 65 % e popullsise u be moslemane, pjesa tjeter mbeti e krishtere, ne veri si besimtare te kishes Perendimore e ne Jug te asaj Lindore, qe shpesh quhet gabimisht kisha greke. Meqe ne kishen e dyte sherbesat behen greqisht dhe kleri eshte ne pjesen me te madhe grek, u krijua mundesia per grekërit qe te shkombetarizonin shqiptaret duke e persosur kishen si mjet te propagandes.
Nje faktor tjeter ka qene ardhja tinzare e banoreve qe flisnin greqisht, shpesh te favorizuar me budallallëk nga pronaret shqiptare, te cilet kishin nevoje per bujq per te zevendesuar shqiptaret qe iknin ne lufterat e pafund te Perandorise Osmane. Ngritja e Greqise si shtet i pavarur i dha nje shtyse te fuqishme propagandas greke. Tashme grekërit nisen haptas te shpallnin se çdo besimtar i kishes Lindore, pavaresisht nga gjuha dhe kombesia, ishte grek.
Nje nga marifetet me te padegjuara te grekërve ka qene dhenia e ryshfeteve zyrtareve te larte ne Stamboll per te nxjerre nje ferman qe te ndalonte qarkullimin apo mbajtjen e librave shqip. U quajt nje veprim i denueshem, madje edhe po te mbaje libra kaq te pademshem si gramatika ose aritmetika, po te ishin shkruar shqip. Grekërit rane madje edhe me poshte, nuk e kishin per gje te kallzonin atdhetaret shqiptare te ndershem si rebele dhe benin qe ata t'i degdisnin ne burgje te largeta.
(IV)
Pas lufterave ballkanike Turqia Evropjane u copetua dhe Fuqite e Medha nuk mund ta injoronin ekzistencen e kombesise me te lashte te gadishullit. Shqiperia u be shtet, por u rrëgjua ne nje te katerten e madhesise se vet natyrore. Dikush mund ta mendonte se pas kesaj do te ishin te kenaqur dhe do te rrinin urte, se do te perpiqeshin po te ishte e mundur te zhvillonin marredhenie te fqinjesise se mire me pjesen qe mbetej te Shqiperise. Mirepo ndodhi e kunderta. Duke perfituar nga fakti qe Turqia nje vit me pare i kishte çarmatosur plotesisht shqiptaret, nje ushtri me grekër e organizuar e maskuar si njerez civile, vershoi mbi gjithe Shqiperine dhe nisi te djege e te vrase gjithcka i dilte perpara. Ne Shqiperi ne ate kohe kane qene ne qender te ketyre krimeve te organizuara dy deshmitare te huaj: autorja e njohur angleze Meri Edit Durham dhe nje korrespondent gjerman. Te dy ata u tmerruan dhe u moren vesh qe t'ia benin te njohur te gjithe botes çdo gje qe ta e quanin si nje nga krimet me te medha te organizuara te te gjithe koherave. Per fat te keq, plasi Lufta Boterore dhe e terhoqi vemendjen e te gjitheve. Por me 1920, me titullin "Njezet vjet ngaterresa ballkanike" Mis Durham botoi nje liber, ku nje kapitull i plote u kushtohet njoftimeve per keto masakra. Kushdo qe deshiron ta kuptoje konfliktin e sotem nuk mund te beje pa e pare kete liber.
Pas Luftes Boterore, Greqia ua ndaloi shqiptareve te kishin shkollat e tyre ne Greqi dhe vijoi punen e saj per te eleminuar elementin shqiptar me çfaredo mjeti. Nje rast i rralle iu paraqit grekërve nga Traktati i Lozanes, i cili nxiti shkembimin e familjeve turke me ato greke. Siç e kam thene me siper, nje shumice shqiptaresh disa shekuj me pare e lane krishterimin dhe u bene moslemane, por ata i ruajten gjuhen dhe traditat kombetare dhe kurre nuk kane mesuar turqishten. Mashtrimi i grekërve kishte per qellim qe t'i paraqiste si turq shume moslemane shqiptare dhe t'i dergonte me anije ne thellesine e Azise se Vogel, duke i bere objekt shkembimi. Kjo eshte njesoj sikur te syrgjynosesh, irlandezet ne Poloni, duke u nisur nga fakti se edhe irlandezet edhe polaket jane katolike edhe prandaj qenkan te nje kombesie. Komisioni Nderkombetar per shkembimin e popullsise e zbuloi mashtrimin ne pak raste dhe e ndaloi, por shume here te tjera atij ia hodhen me mjeshteri.
Po te shqyrtohen deshmite e vjetra per gjendjen e kombesise ne viset e ndryshme te rajonit te diskutuar, habitesh me ndryshimet qe jane bere nepermjet dredhive dhe mashtrimeve te organizura. Ne fillim te shekullit te nentembedhjete nje anetar i kishes se Anglise me emrin Stjuart Hjuz, ka bere nje udhetim neper Shqiperi dhe ka lene shenime per vezhgimet e veta, ka vizituar dhe qytetin tim te lindjes Konicen, nje vend i lashte i cili mendohet nga disa studjues si Pukevili se ka qene ne mesjeten e hershme kryeqyteti i Ilirise Jugore. (Emri i vendit tingellon ne menyre te çuditshme si prusjan, por kjo vjen ngaqe po ai ndikim sllav mbi toponimine ka vepruar ne Prusi, ashtu edhe ne Shqiperi). Hjuzi ka shenuar se Konica kishte 800 shtepi, nga te cilat 600 ishin shqiptare dhe 200 greke. Ku jane keta 75 % shqiptare sot?
Megjithate, ne rajonin e diskutuar ka nje krahine te gjere, qendresa e pa trembur e se ciles i ka kapercyer te gjitha format e organizuara te vrasjeve, mashtrimeve dhe grabitjeve. Kjo eshte Çameria, te cilen grekërit e shtremberojne ne Camuria. (Nuk u ve faj grekërve per kete shtremberim qe vjen nga paaftesia e alfabetit grek per te riprodhuar gjithe tingujt e gjuhes shqipe dhe te shume gjuheve te tjera per kete çeshtje). I ndjeri senator Kabot Loxh (Cabot Lodge) ne shtypin grek dilte gjithmone me emrin Kampot Lone. Popullsia e Çamerise tani vone ne 1913 ka qene 96 % shqiptare. Ky perpjestim tani eshte ulur me akte dhune dhe une mund te sjell si shembull shume punetore, qe derdhin djersen ne fabrikat e Amerikes, te cilet i kane pasur prinderit pronare te lulezuar ne Çamëri me pak se nje vit me pare. E megjithate, ne kundershtim me gjithe kete pemdjekje ende shqiptaret perbejne 80 % te popullsise se Çamërisë.
(V)
Ndersa tani Italia eshte gati te nderhyje duke na shpallur si qellim se kerkon te vere ne vend dëmet qe I jane shkaktuar kombit shqiptare dhe te rivendose kufinjte natyrore e historike te Shqiperise. Eshte e arsyeshme qe te presesh nga çdo shqiptar i vertete se do te jete i pakenaqur nga ky veprim. Por ndonje mund te kundershtoje se megjithe metodat e denueshme te perdorura nga grekërit ata kane arritur qe ta permbysin gjendjen e kombesive ne shume vise te rajonit te diskutuar, keshtu qe te ndreqet nje padrejtesi e vjeter me nje padrejtesi te re nuk tingellon aq mire. Per kete une do te pergjigjesha se nuk mund te kete nje akt ligjor qe te perligje krimet e organizuara e te vazhdueshme.
Por, ka dhe me. Shume larg nga Shqiperia historike, ne Greqine e brendshme ka pothuaj nje milion shqiptare, gati gjysma e te cileve ende e flet gjuhen e vet te lashte. Keta njerez kane nje mall ideal per Shqiperine dhe ne te kaluaren kane nxjerre deshmore te çeshtjes shqiptare. Ata mund te shkembeheshin me grekërit e rajonit te diskutuar dhe me se fundi te gjithe do te ishin te kenaqur. Porse siç pohojne grekërit, Italia kerkon te arrije qellimet e veta duke zgjeruar kufijte e Shqiperise. Une pajtohem me kete plotesisht, por me duhet te shtoj se ky pohim nuk ka peshe dhe eshte thjesht nje perpjekje per t'i bere bisht çeshtjes. Çeshtja eshte a qe nje here dhe a ka qene gjithmone pjese perberese e Shqiperise ish-krahina turke e Janines? Ne qofte se kjo eshte e vertete, a mund te bjere poshte automatikisht kjo e vertete vetem e vetem sepse e thone edhe italianet? Fakti eshte i qarte, se Italia ka ketu nje perligje te mire e te forte, sepse rastis qe kerkesat e saj perputhen me nje akt te vonuar drejtesie kunder Shqiperise. Po ndodh qe nje here perendite hakmarrese jane ne anen e legjioneve te Çezarit.
Faik Konica
New York Times, Gusht 1940

Similar topics
» Aforizma nga Faik Konica
» Faik Konica: Mrika
» Vladimir Bizhga:FAIK KONICA
» Faik Konica: Komedia e partive
» Faik Konica: Nuk jam unë - Nga Aurel Plasari

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi