GJURMËVE TË PELLAZGËVE TË DËBUAR NGA ATIKA
Faqja 1 e 1

Ramadan Rexhepi
Udhëpërshkrim
Në këtë frymë, duke dëftuar për popujt, qytetet, mbretëritë dhe idetë që i paraprinë Luftës greko – persiane, Herodoti, që është gjithçka tjetër por jo dhe tregimtar i mërzitshëm, na kujton shkarazi se një kohë e një vakt, në epokën parahomeriane, Greqia quhej Pellazgji dhe pellazgët ishin një popull “barbar”. Ai vetë nuk dinte shumë për gjuhën e pellazge por duke u nisur nga të dhënat që kishte nga Hekatajos-i, kishte ardhur në përfundim se helenët, si krijues dhe superiorë që ishin, gjatë formimit të tyre si popull, e kishin përvehtësuar, përpos tjerash, edhe mitologjinë pellazge.
Sa herë që vinte në Malmö për ta lehtësuar shpirtin nga brengat dhe zhgënjimet e jetës, miku im, Kosovë Rexhë Bala, gjithnjë i kujtonte arbëreshët dhe, duke e prekur neglizhencën e njohur të parellinjve shqiptarë, më thoshte me zë të tronditur:
- Nuk më vjen inat që po harxhojnë me mijëra dollarë në Arabinë Saudite, se “haxhillëku” është obligim fetar, por më vjen inat që s’ po e harxhojnë as çerekun e tyre për ta parë Maqin e De Radës. A di sa gëzim i madh është të shkosh në Kalabri dhe të çmallesh me gjakun tënd?
Që ta them të drejtën, nuk e dija. Unë isha tepër i varfër dhe tepër i angazhuar me hallet e ardhacakëve shqiptarë për ta kuptuar Kosovë Rexhë Balën dhe shqetësimet e tij. Acari që mbretëronte në këtë pjesë të botës, izolimi i shqiptarëve të ardhur nga Kosova, ankthi që ndienin para asimilimit të prerë skandinav, si dhe dëshira për ta ruajtur gjuhën e të parëve, m’i kishin vrarë të gjitha dëshirat për udhëtime të gjata. Ditë për ditë, duke filluar nga mëngjesi e deri në mesnatë, merresha me mbledhje, proçesverbale, rregullore e shoqata të ardhacakëve shqiptarë. Edhe më të mundimshme ishin negociatat që duhej të bëja me disa ”skojevcat” kosovarë, të cilët, edhe orvatjet tona më modeste dëshironin t’ i “koordinonin” me planprogramet e konzullatit jugosllav.
Atëbotë Kosovë Rexha ishte më i ngeshëm dhe mbante lidhje të rregullta me Evropën Juglindore. I lindur në Gjirokastër, i rritur në një familje që mbante lidhje të ngushta me pasardhësit e Isa Boletinit, i shkolluar në të dyja anët e kufirit, Kosovë Rexha, që nga çasti kur jugosllavët e urdhëruan të dilte nga Jugosllavia si shtetas “i huaj” dhe “nacionalist”, kishte marrë lidhje me Ernest Koliqin dhe bashkëpunonte me revistën “Shenjëzat”. Ai ishte një burrë i shtruar, një atdhetar i sinqertë dhe një shqiptar i kulluar. Edhe atëherë kur nuk kishte mendime të njëjta me bashkëbiseduesin, Kosovë Rexha kurrë nuk dinte të mllefosej apo të mbante inat.
Një herë, tani nuk po më kujtohet viti i saktë, ai dhe Ernest Koliqi kishin vizituar disa nga fshatërat arbëreshe që gjenden rreth e përqark Kozencës; pjesërisht për ta parë Kolexhin e Shën Adrianit, të cilin e kishte drejtuar Jeronim De Rada, dhe pjesërisht për t’ i takuar miqët e Profesor Koliqit. Ajo vizitë e kishte tronditur shumë. Çdo vezullimë e asaj bote, që nga bardhësia e katundeve të mbjella nëpër bregoret e Silës Kalabreze, e deri te smeraldi i vreshtave që gjelbëronin rreth e përqark tyre, i kishin lënë aq mbresa të thella, saqë ai, me të ardhur në Göteborg, e kishte bërë një artikull të gjatë mbi pelegrinazhin e tij “arbëresh”.
Duke qënë se Suedia është e madhe dhe me qindëra kilometra na ndanin prej njëri tjetrit, nuk pata mundësi ta shoh përmbajtjen e atij artikulli që Kosovë Rexha e kishte botuar në faqet e revistës “Shenjëzat”. Megjithatë, rrëfimet e tij për katundet arbëreshe, rrugët e shtruara me pllaka guri, ballkonet e stolisur me lule, kishat e veshura me piktura e ikona të rralla, ceremonitë që zhvilloheshin gjatë festës së Pashkëve, kalimerat që vëllezërit arbëreshë i kishin marrë nga vendlindja e tyre Morea, si dhe shqipja që ende flitej n’ atë pjesë të botës, më kishin bërë përshtypje të thellë. Sikur të mundesha, do të dëshiroja edhe vetë ta nxirrja atë mall të paemër që prore gjallëronte në shpirtin tim. Mjerisht, ëndrrat e mia ishin tepër të ligshta për të fluturuar aq lart. U deshtën katër pesë vjet dhe një dimër senzacional që një ditë ta bëja zemrën gur dhe t’ia mësyja agjensisë turistike “Spies”.
Dimri i 79-tës kishte qenë tmerrësisht i gjatë. Që nga mbrëmja e Vitit të ri, kur malmoitët po përgatiteshin të dilnin në kino, teatër apo restorante për ta pritur mezin e natës, nga errësira e Atlantikut doli një borë e madhe dhe i paralizoi të gjitha rrugët e Suedisë Jugore. Papandehur u krijua një gjendje e ngjethshme dhe kaotike: trenat ndaluan në vend, maunet u katandisën nëpër hendiqe, lidhjet telefonike u ndërprenë dhe radioja lokale, e vetmja që funkciononte në ato orë, s’kishte mesazhe më të hareshëm pos thirrjeve që të hamë, pimë dhe qëndrojmë brenda, sepse përjashta mbretëronte furtuna. Me qindra njerëz prisnin ndihmën e parë, me qindra të tjerë mërdhinin në makinat e tyre...
Vendimi im ishte sa i prerë, aq edhe i rastësishëm: do të ikja nga acari që më kishte ndjekur me javë, me muaj. Por ikja ime, si dhe ikja e të gjithë qytetarëve skandinavë, e ka një çmim: ne rrëzohemi shpejt në altarin e agjensive turistike. Me vite ëndërrojmë për Australinë, Hawayin, Indonezinë apo Zelandën e Re, por atë çast që e kërcejmë derën e agjensisë, menjëherë e kuptojmë se kuleta jonë është pak më e hollë se fantazia e bujshme dhe, në ato rrethana të palezetshme për të dyja palët, e blejmë një udhëtim “të papërcaktuar”. Rrjedhimisht, pushimet i kalojmë atje ku na nis agjensia dhe jo dëshira që na zien në kokë.
Kështu ndodhi edhe me mua. Kisha shkuar për ta rezervua një vend në Tenerifa, por përfaqsuesja e agjensisë, në vend se të më dërgonte në Spanjë, më nisi në Greqi.
- Javën e parë do ta kaloni në Athinë, - më tha zonjusha Kristina. – Kurse javën e dytë në Porto Heli. Ky i fundit është si i prerë për juve. Një vend i qetë dhe shumë i përshtatshëm për meditime poetike.
Ashtu qoftë, thashë vetë më vete, duke e blerë një fletore të shënimeve.
Më duhet të theksoj që tani se ato shënime që do t´i mbaja në hotelin Hinitsa Bay ishin krejtësisht spontane. Në dorë të parë, sepse nuk kisha ku t’i botoja, dhe në dorë të dytë, nuk e dija ku do të katandisesha pas Athinës. Megjithatë, sot e ndiej veten të lumtur që do t´ua prezantoj ato shënime lexuesve preshevarë ashtu siç i shkruajta në vend, me sytë e qeshur të Dr. Xhani Bellushos para vetes, më të cilin më vonë do të ngjitesha deri në Maqi për t´i prekur sytë e pikëlluar të De Radës.
Nëse java e parë më iku mirë në Athinë, merita nuk iu takon shoqëruesve të agjensisë “Spies”, të cilët thuajse çdo ditë më joshnin me kokteje, mish të pjekur, ekskurzione, klube të natës dhe suvenire të shtrenjta, por një shoqëruesi tjetër, që e njihte Athinën më mirë se unë dhe kishte shkruar goxha do faqe për të.
Të endesh me Herodotin nëpër Athinë ishte njësoj sikur të shkoje në një muze dhe, duke i soditur skulpturat e zotave të panjohur, papandehur të ballafaqohesh me mjekrrën e Ismail Qemalit apo koburet e Isa Boletinit. Me përjashtim të një udhëtimi në drejtim të Porjes dhe një udhëtimi tjetër në drejtim të Delfit, java e Athinës më la mbresa të këndshme. Ajo ishte një javë e ngrohtë, leshatuke dhe mësimdhënëse, sepse përpos Murit pellazg, që prore mbante Akropolin në supet e tij, pashë edhe një mori mrekullish që m’ u dukën tmerrësisht të njohura dhe tmerrësisht të ngjashme me mrekullitë e Gjirokastrës: lagjja që zbardhëllonte pranë Akropolit quhej “ Plakë”, ushtarët që paradonin para Parlamentit të boshatisur grek mbanin fustanella, kurse shtëpitë e larta të ishullit Hidhra, me ballkone të drunjtë e dritare të vogla, ma kujtonin Shqipërinë e Epërme. Me pakë fjalë, nuk m’ u deshtën shumë ditë që ta ndieja veten athinas, por jo dhe trashigimtar të një tradite që e mohonte zanafillën e saj.
Ajo që dua të them është sa vijon: edhe ne, shqiptarët, si të gjithë qytetarët e botës, duke gërmuar në lëmishtën e historisë, kërkojmë diçka të njohur e të ngjashme me vetveten, por historia na detyron të njihemi edhe me të panjohurat e saj. Rrjedhimisht, duke u njohur me të panjohurat e saj, ne fitojmë një perspektivë më të qartë mbi kohën tonë. Imazhet me të cilët ballafaqohemi në lëmishtën e historisë janë thuajse gjithmonë të mangët, por pikërisht ato imazhe që na shfaqen si fragmente, tempuj gjysmë të rrënuar, perëndesha të gjymtuara, faqe të humbura të një dokumenti apo gjëra të pathëna të një historiani, e vënë fantazinë tonë në lëvizje dhe na mundësojnë të krijojmë imazhe të rinj për ta matur dhe vlerësuar realitetin tonë.
Herodoti nuk ishte athinas, por ai ishte i armatosur me të gjitha virtytet e athinasve të lashtë. Ç’ janë udhëtimet tona në krahasim me udhëtimet e tij? Qiqrra në hell, do të thoshte labi. Ai udhëtoi në të gjitha drejtimet e botës, ku sytë atje këmbët, plotësisht i bindur se, duke shënuar çdo gjë që shikonte apo dëgjonte, do të na linte një enciklopedi të plotë të kohës së tij. Për t’ia dalë atij misioni madhor nuk mjaftonte vetëm kurreshtja e turistit të sotëm, që me të zbarkuar në një ishull, kurdiset në një bar dhe e shkon kohën duke pirë e duke u pjekur në diell; përkundrazi, duhej një etje e madhe për dituri, një zjarr i fortë i gjurmuesit shkencor, si dhe guximi i një avanturieri të gatshëm për çdo vuajtje e befasi të rrugës. Herodoti ishte, pa dyshimin më të vogël, turisti më i lumtur i botës antike.
Kryevepra e tij ka 595 faqe dhe quhet thjesht “Historia”. Shumë historianë dhe shkrimtarë të mëvonshëm e kanë quajtur burrë të kotë, sepse Herodoti, duke mos mbajtur qëndrim kritik kundrejt fenomeneve, shënonte çdo gjë që i dukej “e mrekullueshme”. Ç’ka se akuza e tyre bie vetvetiu në baltë. Fjala “histori”, të cilën Herodoti ishte i pari ta përdorte në kuptimin e sotëm, ka domethënien e fjalës “verifikim”. “Historia” e tij fillon me fjalët – ky është një raport mbi verifikimet që ka bërë Herodoti nga Halikarnasi - dhe vazhdon me çdo informatë që është parë me sy, është verifikuar me fakte apo ka mbetur kujtim nga ligjëratat e njerëzve të ditur. Nëse dilnin në pah dy ose tre versione të të njejtës ngjarje, Herodoti i shënonte të dytë apo të tretë me radhë dhe ia lente lexuesit të vendosë se cili dukej më i arsyeshëm. Sa më përket mua, thoshte ai, unë e kam për detyrë të dëftoj për ato që kam dëgjuar, por nuk jam i detyruar t’ i besoj të gjitha ato që thuhen, dhe kjo vlen për krejt “Historinë” time.
Vetë citati i lartpërmendur dëshmon bukur për karakterin e tij dhe përpikshmërinë me të cilën i trajtonte të dhënat historike. Mjerisht, sektori i të panjohurës në Athinën e asaj kohe ishte i madh dhe dituritë e përgjithshme mjaft të kufizuara.
Kjo, pra, nuk e pengoi klasikun e madh të na raportojë për çdo gjë që dinte mbi ngjarjet dhe popujt e asaj kohe (edhe pse ai vetë nuk ishte i detyruar t’ i besonte të gjitha). Në këtë frymë, duke dëftuar për popujt, qytetet, mbretëritë dhe idetë që i paraprinë Luftës greko – persiane, Herodoti, që është gjithçka tjetër por jo dhe tregimtar i mërzitshëm, na kujton shkarazi se një kohë e një vakt, në epokën parahomeriane, Greqia quhej Pellazgji dhe pellazgët ishin një popull “barbar”. Ai vetë nuk dinte shumë për gjuhën e pellazge por duke u nisur nga të dhënat që kishte nga Hekatajos-i, kishte ardhur në përfundim se helenët, si krijues dhe superiorë që ishin, gjatë formimit të tyre si popull, e kishin përvehtësuar, përpos tjerash, edhe mitologjinë pellazge./Vijon.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
UDHA E SHKUMËZUAR DREJT MORESË
UDHA E SHKUMËZUAR DREJT MORESË
Ramadan Rexhepi
Udhëpërshkrim (2)
Edhe pse na kujton gjuhën, mitologjinë e qytetet e tyre, që shtriheshin “nga Helesponti e deri në Atikë”, Herodoti nuk e pa të arsyeshme t’i gjurmonte ato dy tri faqet e humbura të manuskriptit. Kjo dëshmon se pikëpamjet e tij dallonin nga pikëpamjet tona dhe, çuditërisht, ajo që kishte ndodhur me pellazgët, do të ndodhte përsëri me pasardhësit e tyre.
Pija kafen dhe e sodisja detin. Atje diku, përtej anijes që shkumonte nga kripa, si një perlë ngjyrë zambaku kaltëronte deti. I madh, i ndritshëm dhe i mbarsur me të gjitha mitet e Pellazgjisë antike. E vështroja tek e godiste anijen me kripë dhe e ndieja veten të vogël, thuajse të paqenë. Kush e di se sa plak ishte ai det!
(Vijon nga numri i djeshëm)
Edhe pse “Historia” e Herodotit ka për temë qendrore konfliktin midis lirisë dhe despotizmit, autori, duke ndërtuar mozaikun e fitores së madhe, ndjek një metodë punë, që sa është indirekte, aq është edhe tipike për athinasit e vjetër. Rrjedhimisht, duke aluduar në mënyrë fragmentare mbi gjuhën dhe qytetet pellazge, që shtriheshin midis Helespontit dhe Atikës, mbi dyndjet e spartanëve, që herë kishin qenë akej, herë maqedonas, mbi konfliktet e herëpashershme midis athinasve dhe pellazgëve, Herodoti sikur do të na kujtojë se helenët, para se të bëheshin helenë, kishin qënë skallavopronarë dhe vrasës të popujve johelenë. Kësisoji, duke raportuar mbi pushtimin e ishullit Lemno, që gjendet midis Selanikut të sotëm dhe Dardaneleve, Herodoti na njofton se banorët e atij ishulli, “me të drejtë a pa të drejtë”, ishin pellazgë të dëbuar nga Atika.
Herodoti vetë nuk dinte shumë për atë konflikt, por duke u mbështetur në të dhënat e Hekatajos-it, birit të Hegesandrit, na vë në dijeni se dëbimi kishte patur si shkak një copë toke që athinasit ua kishin falë pellazgëve si kompenzim për “murin” që këta të fundit e kishin ndërtuar rreth e përqark Akropolit. Në fillim ajo copë toke kishte qenë krejtësisht e pavlerë, por falë punës së “arëbërësve” barbarë, që e kishin mbjellë me pemë e agrume, ajo copë toke kishte ndërruar pamje dhe ishte bërë mollë sherri midis qytetarëve helenë dhe argatëve të padjallëzuar pellazgë. Historia e Herodotit e trajton luftën e Athinës së lashtë me Perandorinë perse. Athinasit e lashtë, bashkë me aleatët e tyre, e fituan luftën sepse ishin qytetarë të lirë dhe luftuan për ta mbrojtur lirinë që donte t’ua merrte një despot oriental me ndihmën e një ushtrie që përbëhej nga skllevërit. Në pamje të jashtëme, ajo fitore duket e arsyeshme. Por ajo që nuk ishte e arsyeshme dhe më mundonte tërë kohën, derisa shëtisja nëpër Athinë, ishte sa vijon: çfarë opinioni kishte Herodoti mbi skllevërit e athinasve të lirë dhe a kishin këta të fundit, athinasit e lirë, ndonjë ide të qartë mbi lirinë? Me sa duket, fitorja që athinasit korrën në Maraton dhe Salaminë nuk iu dha shumë skllevërve pellazgë. Edhe pse na kujton gjuhën, mitologjinë e qytetet e tyre, që shtriheshin “nga Helesponti e deri në Atikë”, Herodoti nuk e pa të arsyeshme t’i gjurmonte ato dy tri faqet e humbura të manuskriptit. Kjo dëshmon se pikëpamjet e tij dallonin nga pikëpamjet tona dhe, çuditërisht, ajo që kishte ndodhur me pellazgët, do të ndodhte përsëri me pasardhësit e tyre. S’ ka dyshim se edhe Herodoti, njësoj si athinasit e lashtë, ishte i mendimit që skllevërit s’kishin nevojë për liri. Ata, që nga epoka e konfliktit greko-trojan, kishin qenë dhe kishin mbetur ”lëndë e domosdoshme” për shoqërinë skllavopronare. Duke qenë se ishin “pronë e gjallë” dhe “vegla punuese”, Herodoti duhej t’i trajtonte si qenie të paqena, gjegjësisht si një turmë që nuk e kundërshtoi skllavërinë dhe e humbi identitetin e saj. Të gjitha këto mendime po i mendoja duke pirë kafe mbi kuvertën e një katamarani që quhej “ The Flying Dolphin”. Një natë më parë kisha qenë në një shfaqje të organizuar në shenjë solidariteti me popullin palestinez dhe prore isha i tronditur nga këngët që u kënduan në atë shfaqje. Shfaqja u dha në një stadion të madh dhe pjesëmarrja e poetëve, shkrimtarëve, dramaturgëve e këngëtarve grekë ishte kompakte. Komunikacioni i dendur automobilistik, stadioni i mbushur me gra e me burra, flamujt që valonin në erë, transparentet, fjalimet, përshëndetjet dhe zëri i thekshëm e një arapke të verbët më kishin lënë mbresa të paharrueshme. Pija kafen dhe e sodisja detin. Atje diku, përtej anijes që shkumonte nga kripa, si një perlë ngjyrë zambaku kaltëronte deti. I madh, i ndritshëm dhe i mbarsur me të gjitha mitet e Pellazgjisë antike. E vështroja tek e godiste anijen me kripë dhe e ndieja veten të vogël, thuajse të paqenë. Kush e di se sa plak ishte ai det! Kush e di se sa i thellë ishte pusi i tragjedive të tij! Unë sapo e kisha lënë Athinën dhe po nxitoja në drejtim të Moresë kur, papandehur, historia nxori kokë dhe ma kujtoi se ajo hapsirë që pezullonte midis dy kaltërsive kishte nxjerrë më shumë trimëri se sa kokrra ulliri. Atejpari s’kishin kaluar vetëm anijet e Kserksit, më të madhit nga perandorët persianë, por edhe anijet e tregtarëve fenikas, egjiptianë, ilirë, venedikas e arabë. Ndonëse kjo ishte hera e parë që po kaloja atejpari, ishin njëmijë gjëra që më dukeshin të njohura. Më të mëngjër e kisha diellin dhe detin, më të djathtë një mori qytezash bregdetare, që shkëlqenin si qafore perlash e diamantesh. Çdo gjë, duke filluar nga malet që përhimteshin në mjegull, gjurmët që kishte lënë koha, bari i përcëlluar para kohe dhe shtigjet që hynin e dilnin nga fshatrat, sikur më sugjeronin se përveç asaj Greqisë së egër, që qeverisej nga Papadhopulli, ekzistonte edhe një Greqi tjetër, një Greqi e paemër, e cila ishte shumë e ngjashme me vendlidjen time, edhe pse ajo ishte me mijëra kilometra larg atij vendi. Dhe kush e di për ç’arsye, por duke e parë atë bregdet të zhveshur nga gjelbrimi dhe ata ishuj që sogjonin në drejtim të diellit, mendja më vajti te libri i shkrimtarit anglez William Plummer “Ali, the Lion of Janina”. Duke kaluar pranë asaj toke të rrethuar me det, unë e thërrita memorien në ndihmë por ajo ishte e egër dhe harbute. Ç’lidhje kishte Ali Pasha me atë rrip toke që gjendej në fund të botës? Çuditërisht, vetë prania e Hidhrës kishte diçka shqetësuese në vetvete, por unë s’ e njihja aspak atë fragment të historisë tonë. Distanca kohore midis Pireut dhe Porto Helit është tri orë. Gjykuar nga fytyrat e vrenjtura të turistëve skandinavë dhe uzove që pinin me “sabah”, asnjëri nuk i gëzohej javës që na priste në Porto Heli. Ku Athina, ku Porto Heli?! Athina kishte Akropolin, Parlamentin, bulevardet, shitoret, restorantet, kafenetë dhe klubet e natës, kurse Porto Heli kishte një hotel, një restorant dhe qetësinë. Një qetësi e gjatë, që nuk premtonte tjetër pos meditimit dhe endjeve të mërzitshme nëpër plazh./Fund.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi