SI NJË ISHULL MIDIS OQEANIT
Faqja 1 e 1
SI NJË ISHULL MIDIS OQEANIT
SI NJË ISHULL MIDIS OQEANIT
Tomë Mrijaj, New York
Nga një takim i paharruar me shkrimtarin Kosovë Rexhë Balën (1929 - 2004)
Diçka më shumë për Kosovë Rexha – Balën
U lind më 1929, në Gjirokastër (Shqipëri). Shkollën e mesme e ka kryer në Pejë dhe Prishtinë. Studioi Albanologjinë në Universitetin e Beogradit, kurse në Göteborg studioi sllavistikën. Si i ri ka punuar disa vjet në shkollat e vendeve të ndryshme të Kosovës. Për një kohë ishte edhe drejtori i parë i Gjimnazit të Istogut.
Për shkak të bindjeve politike, pushteti jugosllav e dënoi me burg të gjatë, shtatë vjet, të cilat i mbajti pa u luhatur nga bindjet e tij. Pastaj, për shkak se kishte lindur në Shqipëri, në Jugosllavi konsiderohej si shtetas i huaj, prandaj e përzunë me dhunë jashtë kufijve.
Në kohën kur shkoi në Suedi, ishte ndër intelektualët e rrallë shqiptarë. Në Göteborg, ku jetoi deri në vdekje, më 10 korrik 2004, u angazhua për organizimin e shqiptarëve, për vetëdijesimin e tyre dhe për sensibilizimin e çështjes së Kosovës. Ka shkruar një varg artikujsh dhe ka organizuar debate njohëse për çështjen e Kosovës.
Ai ka qenë ndër mësuesit e parë të mësimit plotësues në gjuhën amtare shqipe në Göteborg dhe rrethinë. Por meqë ka studiuar sllavistikën, ka dhënë mësim edhe për nxënësit me prejardhje të tjera nacionale.
Kosovë Rexha – Bala ishte edhe krijues i njohur letrar. Që kur ishte 20 vjeçar ka botuar vjersha dhe prozë në revistat ”Jeta e re” e ”Zëri i Rinisë”, që botoheshin në Kosovë si dhe në gazetën ”Rilindja”.
Ai ka pasur një bashkëpunim të frytshëm edhe me revistën “Shejza” të Prof. Ernest Koliqit, pastaj me revistat ”Stinët e Jetës” dhe ”Qëndresa”, që botoheshin në Suedi, për të cilat edhe përkujdesej herë si redaktor dhe kryeredaktor.
Shkrimtari Rexha – Bala, sa ishte gjallë ka botuar veprat: ”Përpjekje poetike”, ”Bardhë e Zi rreth Drinit”, ”Vetëintrevista” dhe disa të tjera. Shënimet shtesë janë marrë nga monografia në dorëshkrim: "Shkolla shqipe në Suedi", kur ndodhej në procesin e botimit.
Rastësisht, gjatë udhëtimeve të mia në Europë, u takova në Paris të Francës, në vitin 1976, në oborrin e një kishe, që quhej "Mon Marte Socre Cyre" me arsimtarin veteran, shkrimtarin Kosovë Rexhë Bala. Ato ditë, në oborrin e kësaj kishe, ishte hapur një ekspozitë me piktorë të talentuar nga shumë vende të ndryshme të botës. Midis shumë artistëve nga e gjithë bota nderonin me pjesëmarrjen e tyre edhe dy piktorë të talentuar shqiptarë të njohur në diasporë, si: Gjelosh Gjoka (Itali) dhe Zoi Shyti (ShBA).
Duke kaluar i qetë dhe me mendime para shumë veprave të artit modern të kohës, në ecje e sipër bisedoj me disa miq shqiptarë në gjuhën amtare. Një burrë, me një ecje të qetë por të matur, i veshur shumë mirë, më afrohet ngadalë dhe mënjeherë, me një buzëqeshje të sinqertë, më drejtohet në gjuhën shqipe: "Nga jeni ju, o bir i shqipes?" I habitur paksa nga vizitori, që fliste rrjedhshëm gjuhën time, por me buzëqeshje, iu përgjigja aty për aty: "Unë jam nga Kosova!".
Mbasi i shtrënguam dorën njëri - tjetrit dhe u prezentuam në emër, i porsaardhuri kërkoi të dinte se nga i cili vend i Kosovës isha. Shkurt e saktë i thashë se jam nga Zllakuqani. Atij menjëherë disi i ndryshoi ngjyra e fytyrës dhe me një krenari dhe respekt tha: "Unë, i dashur mik, kam shërbyer mësues për shumë vite në Zllakuqanin me njerëz bujarë e të dashur."
U ndjeva shumë i lumtur që në Paris një bashkatdhetar njihte nga afër vendlindjen time dhe kishte ndihmuar fëmijët e lugdrinasve për të marrë dritën e dijes në shkollë. Ky njeri fisnik e me zemër të madhe ishte mësuesi Kosovë Rexhë Bala. Edhe sot, mbas shumë viteve, nuk e kam hequr nga kujtesa këtë njeri që sakrifikoi mundin për të përhapur përparimin në shkollën e Zllakuqanit.
Me disa shokë të tij, që kishin ardhur nga Suedia, Italia etj., u bashkuam dhe mësuesi Rexhë Bala foli aq gjatë e bukur, plot fjalë të zgjedhura, për vendin tim dhe popullatën e Lugut të Drinit. Ai përshkruante gjithçka me detaje dhe më dukej vetja se isha pjesë e atyre ngjarjeve reale, tek i rrëfente mësuesi i Zllakuqanit.
Prof. Bala evokonte me ndjenjë krenarie zakonet e traditat e ruajtura shumë mirë në çdo katund e shtëpi shqiptari, sepse mësuesi i kishte njohur nga afër e kishte kuvenduar dhe ngrënë bukë shpeshherë në sofrat mikpritëse të lugdrinasve. Në fund të bisedës përshkruese e shumë pasionante, që zhvilloi me të gjithë të pranishmit rreth tij, mësuesi e shkrimtari i talentuar Kosovë Rexhë Bala tha: "Zllakuqani, me katundet që e rrethojnë, është si një ishull në mesin e oqeanit."
Në sytë e mi, që fare lehtë lexohej gëzimi dhe krenaria e të qenit lugdrinas, zemra ime çlironte mirënjohje dhe ishte mbushur me dashuri edhe më të madhe, për vendlindjen dhe respekt të papërshkruar për mësuesin e shkrimtarin Rexhë Bala.
I emocionuar shumë e i gëzuar tej mase, nuk gjeja fjalë aty për aty për ta falënderuar këtë edukator të palodhur të përhapjes së dijes në Zllakuqan. Por forca e burrit mposht edhe gurin. Nga zemra buruan fjalë të ngrohta mirënjohjeje ndaj këtij biri fisnik të Kosovës. I thashë, ndër të tjera, që më vinte shumë mirë që pata fatin të njihem me ju mësues të dashur, jam krenar që dëgjoj fjalët historike për vendlindjen time, popullin dhe shkollën, ku unë kam mësuar germat e para të abc - së dhe lirisë së Atdheut tim nga pushtuesit shekullorë serbë.
Në fund të bisedës, i thashë mësuesit Kosovë Rexhë Bala, që do të ishte shumë mirë që ti rradhiste e botonte në një libër kujtimet e atyre viteve që nuk harrohen kollaj. E kësisoj populli dhe shkolla në dekadat që do të vijnë do t'u jetë shumë mirënjohës. Duke falënderuar njëri - tjetrin për njohjen që patëm në këtë ekspozitë pikture, u ndamë si miq të vjetër, duke shtrënguar duart sikur të ishim njohur prej shumë vitesh…
Për shkrimtarin Kosovë Rexhë Balën mësova më vonë, në revistën autoritative kulturore e shkencore "Shejzat", që botohej nën kujdesin e Prof. Ernest Koliqit, tregime e vjersha si: "Ninullë për zemrën time", "Nji pasqyrim", "Darka e dreqit", "Rrëfimi i këngës", Panorama e muzgut", "Fjalët e kafshueme", "Dhunimi i besës", "Vajtimi vjetave", "Kujdesi", "Dyshimi", "Kuvendimi me hanën" dhe tregimin narrative "Bardh e zi rreth Drinit" etj.
Në vitin 1982, në zyrën e Lidhjes së Prizrenit në New York, më ra në dorë revista "Stinët e jetës", e më vonë revista kulturore "Qëndresa" (Suedi), ku edhe unë i dërgova shumë numra të gazetës "Dielli" (organ i Federatës Panshqiptare "Vatra", ShBA) dhe revistën e Lidhjes së Prizrenit.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi