Fatmir Salihu:Këndi poetik i së premtes në diasporë
Faqja 1 e 1
Fatmir Salihu:Këndi poetik i së premtes në diasporë
Këndi poetik i së premtes në diasporë
Fatmir S. Salihu
A K S I O M Ë
asgjë nuk mbaron aty ku ndërron jetë Ti!
dhe pikë.
por -
çdo gjë definitivisht përfundon po lejove:
Ëndrra me të ikë!
R U B I K O N
të Persekutuarit
të Dëbuarit
të Rënët
Dëshmorët
Heronjtë Tanë
me shumë Virtyte
Personifikime
Ylber Vizionesh
Lartësi
Lum ne
Lum e Lum
lanë këtë botë
për një botë të Re
krejt Tanët
krejt për Ne!
sa Krenari!
dje -
askush
asgjë nuk mund
t`ua ndalonte
Flijimin!
të Persekutuarve
të Dëbuarve
të Rënëve
Dëshmorëve
Heronjve Tanë!
sot -
të Persekutuarve
të Dëbuarve
të Rënëve
Dëshmorëve
Heronjve Tanë
sikur
ua kanë ndaluar
të Na takojnë edhe Ne
(profiterët e foltoreve!)
zhurmaxhinjtë e marketingut!
V A J H A L L E
kur zë e lëndohet Sistemi i Vlerave
(ndjesë pastë!)
gjithë sortë lakej-butak-larash-sharlatanë
bashkëjeton perfekt
me përqindje matematikore
me gjithë potencialin barbar
i qasen kolonizimit me thes në krah…
përcaktojnë rregulla neandertale
e pjellin në kontinuitet:
demolim!
bastardim!
dekompozim!
kur seriozisht zë e lëndohet Sistemi i Vlerave
(pastë ndjesë!)
ajri tymos qelbësirë bishti
që imponohet si improvizim Koke
ndërkohë që Koka
Koka e gjorë
përpëlitet për mbijetesë
mizerable
ngulfatur në uragan
injorance!
kur çoroditet Sistemi i Vlerave
(ndjesë pastë!)
gjykohen gjeneratat
e komunitetit
të palindur
të tërheqin zvarrë
gjatë shumë gjatë
arkivolin e stërngarkuar
me mbeturina!
I N M E M O R I A M M Ë R G I M I
ishte e ku nuk ishte
nuk pushoi e për çka nuk luftoi
argat memec me bagazh nderi
pa pretendime
(familjen peng e të derdhë!)
pa lekë e gjithë katandi
krejt i lënë e harruar
pastaj këtu përfundoi!
Fatmir S. Salihu
A K S I O M Ë
asgjë nuk mbaron aty ku ndërron jetë Ti!
dhe pikë.
por -
çdo gjë definitivisht përfundon po lejove:
Ëndrra me të ikë!
R U B I K O N
të Persekutuarit
të Dëbuarit
të Rënët
Dëshmorët
Heronjtë Tanë
me shumë Virtyte
Personifikime
Ylber Vizionesh
Lartësi
Lum ne
Lum e Lum
lanë këtë botë
për një botë të Re
krejt Tanët
krejt për Ne!
sa Krenari!
dje -
askush
asgjë nuk mund
t`ua ndalonte
Flijimin!
të Persekutuarve
të Dëbuarve
të Rënëve
Dëshmorëve
Heronjve Tanë!
sot -
të Persekutuarve
të Dëbuarve
të Rënëve
Dëshmorëve
Heronjve Tanë
sikur
ua kanë ndaluar
të Na takojnë edhe Ne
(profiterët e foltoreve!)
zhurmaxhinjtë e marketingut!
V A J H A L L E
kur zë e lëndohet Sistemi i Vlerave
(ndjesë pastë!)
gjithë sortë lakej-butak-larash-sharlatanë
bashkëjeton perfekt
me përqindje matematikore
me gjithë potencialin barbar
i qasen kolonizimit me thes në krah…
përcaktojnë rregulla neandertale
e pjellin në kontinuitet:
demolim!
bastardim!
dekompozim!
kur seriozisht zë e lëndohet Sistemi i Vlerave
(pastë ndjesë!)
ajri tymos qelbësirë bishti
që imponohet si improvizim Koke
ndërkohë që Koka
Koka e gjorë
përpëlitet për mbijetesë
mizerable
ngulfatur në uragan
injorance!
kur çoroditet Sistemi i Vlerave
(ndjesë pastë!)
gjykohen gjeneratat
e komunitetit
të palindur
të tërheqin zvarrë
gjatë shumë gjatë
arkivolin e stërngarkuar
me mbeturina!
I N M E M O R I A M M Ë R G I M I
ishte e ku nuk ishte
nuk pushoi e për çka nuk luftoi
argat memec me bagazh nderi
pa pretendime
(familjen peng e të derdhë!)
pa lekë e gjithë katandi
krejt i lënë e harruar
pastaj këtu përfundoi!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi