Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fate patriotësh shqiptarë në mërgim: Ali Pashë Tepelena

Shko poshtë

Fate patriotësh shqiptarë në mërgim: Ali Pashë Tepelena Empty Fate patriotësh shqiptarë në mërgim: Ali Pashë Tepelena

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 06, 2009 9:51 pm

Fate patriotësh shqiptarë në mërgim: Ali Pashë Tepelena

Albert Zholi
Varri i tij në dy kontinente




Fate patriotësh shqiptarë në mërgim: Ali Pashë Tepelena ALI
Ali Pashë Tepelena

Ishte ditë vjeshte, por dielli digjte si në gusht. Këmbët më çuan përpara një dyqani ëmbëlsirash. Në vitrinë më tërhoqi vëmendjen një portret i njohur, vendosur në një kornizë. E kisha parë për herë të parë nëpër faqet e librave të shkollës. Ashtu i lodhur siç isha, i pluhurosur e i leckosur, qëndroja para vitrinës dhe nuk ngopesha së pari. Ishte ajo fytyrë, ajo mjekër hijerëndë, ata sy fisnikë, ajo hundë si shqiponjë, ai vështrim ëndërrimtar ... Para meje ishte Ali Pasha ...
-Ti qitas? (çfarë shikon) - foli pronari i dyqanit, duke menduar se po lëpija, nga jashtë xhamit, ëmbëlsirat e tij.
-Pashanë e Janinës shikoj - iu përgjigja unë krenar e zëfortë, në ato dy fjalë të pashqitëshme...
Pronari më pa i çuditur, pastaj diç tha nëpër buzë e hyri brenda...” Këto i lexova tek një libër i pabotuar ende i Kzharkallit. Dhe brenda trurit nisën të lëviznin me jehonë, vjershat e këngët, historitë e gojëdhënat për Ali Pashë Tepelenën e Janinës... Që edhe pse kish vdekur më 5 shkurtin e 1822-shit po jetonte në dy jetë: Jetën e luftës e jetën e këngës... Dhe jeta e dytë e këngës, ishte më e madhërishmja, më e pavdekshmja. Por e veçanta e këtij njeriu me dy jetë është se ai i kishte të gjitha nga dy: Dy gjuhë, dy vende, dy fe, dy pashallëqe, dy gra, dy djem, dy varre...
Kjo e veçantë për të gjithë njerëzit që kanë bërë histori , është përjetuar edhe në këngë
“... Ali Pasha me dy varre,
Në dy shtete, në dy qytete,
Varri i tij, dy kontinente …”
Tepelena e lindi, Janina i mori kokën. Të parën e shkeli këmbëzbathur, të dytën e bëri vetë ...
“Janinë, Janinë e shkretë,
Të paçë ndërtuar vetë,
S’të gëzova as unë as djemtë…”
Të rëntë zjarri të djegtë…”
Hija e tij është e kudoshtrirë, sa gjithkush, duhet t’i hedhë me kujdes hapat, për të mos e shkelur…
Por ai është e njëherësh fshihet e bëhet i padukëshëm. Dhe në momente kur populli ka ethe e zjarrëllëk shpirti e kërkon që të shfaqet me dy jetët njëherësh:
“…Ku je Ali Pashë ku je?
Mblidhi trimat ku i ke?!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi