Berisha: Familja Jashari, kurorë e lirisë së Kosovës
Faqja 1 e 1

Bota sot
Dita e dytë e vizitës së kryeministrit Berisha në Kosovë filloi me vizitën e tij në Prekaz duke nderuar sakrificën dhe heroizmin e familjes Jashari.Ai e ka cilësuar Prekazin si Krujën e dytë në historinë shqiptare.
Në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë, kryeministri Sali Berisha bëri homazhe te varri i komandantit legjendar, Adem Jashari dhe të rënëve të tjerë të kësaj familjeje.
Takimi i kryeministrit Berisha me Rifat Jasharin
Duke nderuar martirët e lirisë së Kosovës, kryeministri i shtetit shqiptar Sali Berisha, foli me pietet për sakrificën sublime të familjes Jashari, e cila mbetet në kujtesën e përjetshme të brezave shqiptare, duke ruajtur frymën e sakrificës për liri dhe dinjitet kombëtar.Kryeministri Berisha me këtë rast tha se familja Jashari përbënë kuroren e sakrifices në historinë e luftërave të shqiptare. "Martirët e Kosovës e kthyen Prekazin në një Krujë të vërtetë dhe shqiptarët gjithnjë do t'i nderojnë të rënët në këtë vend. Familja Jashari përbën kurorën e sakrificës në historinë e luftërave të shqiptare. Heroizmi i familjes Jashari mbetet sinonim i sakrificës për liri dhe dinjitet kombëtar, i cili do të kujtohet ndër breza. Të kujtosh sakrificën e Jasharajve të kujton shëmbëlltyrën liridashëse të kombit tonë për të jetuar i lirë në trojet e veta autoktone", theksoi kryeministri Berisha në Prekaz.
Homazhe dhe nderime për të rënët
Berisha tha se bashkimi i shqiptarëve do të ndodh me integrimin e Shqipërisë, Kosovës dhe vendeve të tjera të rajonit në Bashkimin Europian dhe struktura euroatlantike.Shqiptarët duhet të përkulen para të rënëve për lirinë e Kosovës, tha sot kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, gjatë homazheve pranë varrit të komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari. Askush më shumë sesa Adem Jashari dhe familja e tij nuk kanë sakrifikuar për lirinë e kombit shqiptar, tha kryeministri Berisha. Prekazi, shtoi ai, është diamanti i historisë shqiptare, duke e cilësuar Prekazin si Krujën e dytë të historisë shqiptare. “Asgjë nuk kemi më frymëzues se Prekazin, Krujën e dytë të shqiptarëve. Shndërrimi i ëndrrës, i sakrificës në realitet është lehtësimi më i madh për këtë familje, për tribunin legjendar dhe për mbarë shqiptarët”, tha kryeministri Berisha. Më pas, Berisha i bëri një vizitë familjes Jashari. Ai tha se ishte prekur shumë kur kishte parë të gjithë fëmijët e kësaj familjeje që kishin trashëguar emrat e të rënëve për lirinë e Kosovës.Kosova sot është e lirë falë sakrificës së të rënëve për çlirimin e saj dhe të gjithë duhet përkulur para varreve të tyre, tha Berisha. “Ky është një fshat me traditat më të kristalta, më të zhvilluara atdhetare dhe patriotike. Në Prekaz, rezistenca e shqiptarëve ndaj pushtuesit nuk u shua kurrë. Ajo kulmoi me veprën e Adem Jasharit, por ajo është e gjallë në çdo kohë”, theksoi kryeministri shqiptar.Gjithashtu, Kryeministri Berisha bëri homazhe edhe në varrin e heroit Shaban Palluzha.
Gjatë vizitës së tij dyditore në Kosovë, Berisha ka bërë homazhe edhe tek varri i presidentit Ibrahim Rugova, të cilin ai e quajti arkitektin e pavarësisë së Kosovës.
Ndërkaq, në agjendën e tij politike, Berisha është pritur nga të gjithë udhëheqësit e Kosovës, ka mbajtur fjalim para Parlamentit të Kosovës, si dhe nga presidenti Fatmir Sejdiu atij i është ndarë “Medalja e Artë e Lirisë”, është shpallur “Doktor Honoris Causa” nga Universiteti i Prishtinës, kurse sot, në përmbyllje të vizitës, do të shpallet edhe Qytetar Nderi i Prizrenit. Po ashtu, Berisha zhvillon takime edhe me përfaqësuesit e lartë ndërkombëtarë, me Piter Feith, Përfaqësues Civil Ndërkombëtar, dhe me komandantin e KFOR-it, Markus Bentler.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi