Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha shpallet 'Qytetar nderi' i Prizrenit

Shko poshtë

Berisha shpallet 'Qytetar nderi' i Prizrenit Empty Berisha shpallet 'Qytetar nderi' i Prizrenit

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 07, 2009 11:45 pm

Berisha shpallet 'Qytetar nderi' i Prizrenit

Bota sot
Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha është nderuar nga Kuvendi Komunal i Prizrenit me titullin 'Qytetar nderi' i qytetit të Prizrenit

Berisha shpallet 'Qytetar nderi' i Prizrenit _berisha_prizren-
Mijëra qytetarë kishin dalë për të pritur kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha në Prizren, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe festive, të cilën e bënin edhe më madhështore grupe të ndryshme të muzikës folklorike.
Akordimi i titullit "Qytetar nderi për kryeministrin Berisha është bërë në një seancë të veçantë solemne të Kuvendit Komunal të Prizrenit, e cila ka nisur me intonimin e himnit kombëtar dhe himnit shtetëror të Kosovës.



Me motivacionin për kontributin e tij të jashtëzakonshëm për çështjen shqiptare, kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha është nderuar nga Kuvendi Komunal i Prizrenit me titullin "Qytetar nderi" i qytetit të Prizrenit. Fillimisht, Kryeministri Berisha dhe delegacioni që e shoqëronte u pritën nga kryetari i Komunës së Prizrenit, z. Ramadan Muja dhe qytetarë të shumë të mbledhur përpara godinës së komunës së Prizrenit, në pritje të mbërritjes së Kryeministrit.Berisha shpallet 'Qytetar nderi' i Prizrenit _-berisha-p
Më pas, Kryeministri Berisha zhvilloi një takim me kryetarin e komunës së Prizrenit, z. Ramadan Muja, i cili, gjatë një ceremonie solemne, i dorëzoi Kryeministrit titullin “Qytetar Nderi” i Prizrenit. Në fjalën e tij, kryetari i komunës së Prizrenit z. Ramazan Muja vlerësoi kontributin që Kryeministrit Berisha ka dhënë në vite dhe po jep për çështjen e Kosovës. Në vazhdim, Kryeministri Berisha, i shoqëruar nga përfaqësuesit vendorë të komunës së Prizrenit, ka përshkuar në këmbë rrugën nga godina e Komunës e Prizrenit deri tek Shatërvani, duke parë rrugicat e ndërtimet karakteristike si dhe duke u përshëndetur e takuar me qytetarët të shumtë. Po sot, Kryeministri Berisha zhvilloi një vizitë edhe në Bjeshkët e Prevallës, në afërsi të qytetit të Prizrenit. Më poshtë vijon fjala e plote e Kryeministrit Berisha dhe kryetarit tw Komunës së Prizrenit z. Ramadan Muja në këtë ceremoni:Kryeministri i Shqipërisë z. Sali Berisha: “Së pari, dua t’ju shpreh mirënjohjen më të thellë për këtë nder të jashtëzakonshëm që më bëtë. Zoti kryetar i Komunës,Qyteti juaj, tashmë edhe i imi, ka meritën e madhe në historinë e këtij kombi që pas Krujës të jetë kryeqyteti i dytë i kombit shqiptar. Luftërat dhe përpjekjet e Skënderbeut për lirinë e shqiptarëve dhe vokacionin e tyre perëndimor u mendua se u shua, por ato gjalluan, u shfaqën në Prizren me të gjithë madhështinë e tyre. Pas shekujsh, nate të gjatë Osmane, kombi shqiptar në një periudhë kritike të ekzistencës së tij shpalli Prizrenin kryeqendrën e tij, themeloi qeverinë, e cila do të udhëhiqte shqiptarët për lirinë dhe dinjitetin kombëtar.E vërteta është se këtu në Prizren u themelua pavarësia e Shqipërisë dhe pavarësia e Kosovës. Ideali i Prizrenit është ideali i përjetësisë së kombit shqiptar. Ideali i Prizrenit do të shfrytëzohet nga çdo shqiptar në të gjitha kohërat. Kam pasur një vizitë të shkurtër, por më intensiven dhe më mbresëlënësen në jetën time. Kudo, në çdo fshat, në çdo qytet dhe në çdo vend në këtë tokë ka vlera të mëdha. Kombi krijoi vlera shumë të mëdha. Këtu në Prizren u themelua edhe një herë përpjeka e re shqiptare për bashkimin, për liri dhe pavarësi. Në Kosovë, kryengritjet e mëdha të shqiptarëve sollën pavarësinë e Shqipërisë. Luftërat vazhduan deri në vitin ’99, kur Kosova u çlirua dhe sot është e pavarur. Shqiptarët janë të lirë dhe po ndërtojnë të ardhmen e tyre. Për të nisur ndërtimin e të ardhmes, atyre i’u deshën 1000 vjet luftëra dhe përpjekje. Kjo është e vërteta. Prizreni është i lashtë sa vetë lashtësia e kombit, por në të gjitha kohërat ruajti identitetin kombëtar. Në Prizren shqiptarët kanë dhe një tempull tjetër, kanë universitetin e lirive dhe të drejtave njerëzore. Këtu, së bashku me ju, janë përfaqësuesit e komuniteteve boshnjake, turke, etj. Ju jeni modeli i harmonisë së bashkëjetesës me minoritetet. Ju keni këtu trashëgiminë më të shkëlqyer. Kombi ka këtu dhe në Gjirokastër dy shkollat e mëdha të lirive dhe të drejtave të pakicave.Unë jam shumë krenar, sepse ju në Kosovë edhe mbi vuajtjen, dhembjen dhe sakrificën po vendosni standardet më të gjera të lirive të pakicave. Kjo është në detyrën më fisnike e shumicës, në nderin më të madh të saj dhe me detyrimin më madhor të demokracisë së saj. E ndjek me shumë kënaqësi. Unë e kam mbështetur plotësisht, sikundër ju të gjithë, atë që burri i madh i kombit finlandez, Presidenti Ahtisari, shkroi për pakicat. Ato nuk ekzistojnë gjetiu, por le të ekzistojnë këtu se na bëjnë nder më shumë se çdo gjë tjetër.


Zoti kryetar i Komunës, Kam shumë kënaqësi që jam këtu. Vij në Prizrenin e pavarur, ëndrra e Ymer Pash Prizrenit dhe e të gjithë shqiptarëve sot është realitet. Vij me gëzim të madh, sepse ju, gjatë muajve të fundit, prisni çdo ditë me qindra e qindra vizitorë nga Tirana dhe qytete të tjera të vendit që vijnë e vizitojnë Prizrenin dhe kjo falë rrugës së ndërtuar. Ajo është hapi i parë madhor dhe i rëndësishëm, por unë dua t’ju garantoj se ne do të bëjmë të gjithë përpjekjet që të mos jetë i fundit. Ne do të bëjmë çdo gjë që të ndërtojmë hekurudhën dhe të vendosim linjën hekurudhore ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës. Ne do të vendosim linja të reja të tensionit të lartë dhe do të ndërtojmë rrugë të tjera të reja.Dje kemi firmosur me Kryeministrin Thaçi një seri marrëveshjesh dhe marrëveshje të tjera do të firmosim. Që të gjitha do të kenë një synim, vendosjen e standardeve më të mira, të lirësisë më të madhe, për lëvizjen e qytetarëve shqiptar dhe lëvizjen e mallrave, në mënyrë që të kapim kohën që kemi humbur dhe të ecim sa më shpejtë së bashku.Edhe një herë, me lejoni të shpreh mirënjohje të madhe ndaj jush për këtë nder që më bëtë. Dua t’ju garantoj se unë e marr si detyrim madhor, të bëj çdo përpjekje që ideali i Prizrenit të bëhet gjithnjë e më i prekshëm nga shqiptarët kudo që jetojnë.Kryetari i Komunës së Prizrenit z. Ramadan Muja: “Zoti Kryeministër i Shqipërisë, ju lutem, pranoni falënderimet tona për këtë vizitë madhështore, e cila nderon gjithë popullin e Kosovës. Ndjehemi krenar që kjo vizitë bëhet për herë të parë në Kosovën e pavarur, sovrane dhe demokratike. Fuqishëm besojmë se do të punojmë së bashku me Ju për të promovuar lirinë tonë dhe mirëqenien e popullit shqiptar.Kontributi juaj në momentet e kthesës historike për kombin tonë ishte vendimtar. Në atë periudhë të tranzicionit shqiptar, ju nuk e patët të lehtë të përkushtoheni që procesi të ecë përpara. Në çdo hap tuajin çështja e Kosovës ishte përkushtimi juaj i përhershëm. Me bujari, me pasion dhe atdhedashuri ju ndihmuat për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Ju kontribuat në njohjen e shtetit tonë në të gjithë botën, në një kohë kur duhet të kontribuonit edhe për avancimin e procesin e integrimit të Shqipërisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Shqipëria është sot anëtare e NATO-s dhe në rrugë të mbarë drejt Evropës. Shqiptarët ndihen me të fortë se kurrë. Ju jeni udhëheqës që nderoheni pikërisht për kryeveprën tuaj që bëri realitet bashkimin e të gjithë shqiptarëve. Falë jush, ëndrra e shqiptarëve për të qenë bashkë nuk është më e tillë. Sot, Shqipëria dhe Kosova janë më afër se kurrë. Ne si qytet i Prizrenit, në këtë afërsi, jemi nyja lidhëse e vendeve tona. Ju na sollët më afër se kurrë njëri tjetrit, ju na bëtë bashkë, ju na bëtë një. Faleminderit në emër të qytetarëve të Prizrenit.
E nderuar qoftë përjetë vepra juaj. Jemi të nderuar dhe të lartësuar si Prizren për vizitën që ju po i bëni Kosovës dhe që kjo vizitë të përmbyllet në Prizrenin tonë, në Prizrenin tuaj, kryeqytetin e lavdisë dhe krenarisë historike të kombit tonë.

Zoti Kryeministër,

Jeni i mirëseardhur në qytetin tonë dhe do të jeni gjithnjë Qytetar Nderi dhe do të jeni i respektuar, ashtu siç jeni i respektuar dhe i nderuar në thellësitë e zemrave të prizrenasve. Është festë e madhe për ne, ndër i veçantë për qytetaret tanë, që ju zoti Kryeministër të jeni mes nesh dhe që të na jepni mundësinë duke ju dekoruar ju me titulli “Qytetar Nderi” i Prizrenit të nderojmë edhe veten tonë.
Njëherazi jam krenar t’ju përcjell vullnetin e mirë të qytetarëve anembanë Prizrenit, nga të gjitha komunitetet që jetojnë në qytetin tonë, për t’ju nderuar me titullin më të lartë që jep komuna jonë. E falënderoj këtë Kuvend që me vendimin historik të shpalljes tuaj qytetar nderi i Prizrenit, me besoj mua t’ju dorëzoj këtë titull. Mijëra qytetarë kishin dalë për të pritur kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha në Prizren, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe festive, të cilën e bënin edhe më madhështore grupe të ndryshme të muzikës folklorike. Kryeministri Sali Berisha gjatë vizitës në Prizren ishte i shoqëruar nga kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetari i KK të Prizrenit Ramadan Muja.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi