Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

U mbajt debat për rëndësinë e rënies së Murit të Berlinit

Shko poshtë

U mbajt debat për rëndësinë e rënies së Murit të Berlinit Empty U mbajt debat për rëndësinë e rënies së Murit të Berlinit

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 08, 2009 12:07 am

U mbajt debat për rëndësinë e rënies së Murit të Berlinit

U mbajt debat për rëndësinë e rënies së Murit të Berlinit FLAGGG
Ambasada e Republikës së Gjermanisë në Kosovë, në kuadër të aktiviteteve “Javët gjermane”, ka organizuar sot një diskutim të hapur, të titulluar: “20 vite nga rënia e Murit të Berlinit“.




Të gjithë panelistët e pranishëm folën rreth rëndësisë së rënies së këtij muri dhe ndikimit të kësaj ngjarje në politikën globale.
Ambasadorë, politikanë, historianë dhe dëshmitarë të kohës nga Kosova, Çekia, Gjermania dhe SHBA-të, kanë vlerësuar rolin që kishte rënia e murit të Berlinit më 1989, për ta dhe për vendet e tyre.
Ambasadori gjerman në Prishtinë, Hans Piter Shtainbah duke thënë detaje në zhvillime historike që quan në rënien e Murit të Berlinit vlerësoi se rëndësia e këtij momenti është jo vetëm ribashkimi i Gjermanisë, por edhe rruga që hapi ky moment për ndryshime në gjithë vendet komuniste të Lindjes.
“Njerëzit e kanë kuptuar se me këtë Gjermani të bashkuar dhe plotësisht të integruar në strukturat evropiane dhe euro-atlantike, vendi ka krijuar një traditë të mirë demokratike që shtynë proceset e mëtejme drejt integrimit të vendeve drejt Bashkimit Evropian”, ka thënë Shtainbah
E në anë tjetër, ambasadorja Çeke në Kosova, Janina Hrebickova, duke folur nga perspektiva e kësaj ngjarje mbi ndikimin që ka pasur rënia e Murit të Berlinit mbi ish shtetin e Çekosllovakisë, tha se kjo ka liruar jo vetëm miliona njerëz nga komunizmi por ka liruar shpirtin dhe mendjen e tyre nga presionet e regjimit komunist.
“ Për këtë rënia e Murit të Berlinit është bë një simbol i Bashkimit dhe në vitet që do vinë pas ne kemi qenë dëshmitarë të një lloj dezintegrimi në Evropën Qendrore dhe Juglindore. Këto probleme do të ekzistojnë edhe më tutje por ne jemi ata të cilët duhet t’i zgjedhim ato”, ka theksuar Hrebickova.
Edhe ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, vlerësoi rendësinë e kësaj date historike dhe reflektimin e saj tek shoqëria kosovare dhe në përgjithësi në ish Jugosllavinë.
“ Për të folur rreth rënies së Murit të Berlinit duhet të rikujtojmë disa nga kujtimet e shqiptarëve për informatat që kemi marrë për Gjermaninë, duke marr parasysh që në atë kohë kemi pas mjaft punëtorë nga Kosova në Gjermani. Ne dinim për të dyja Gjermanitë dhe për dallime që ekzistonin atje, jo vetëm në kuptimin e jetesës por edhe të të menduarit dhe punuarit”, ka vlerësuar ministri Hoxhaj
Kjo tryezë e me rastin e 20 vjetorit të Rënies së Murit të Berlinit është organizuar nga Radio Deutsche Welle.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi