Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Faik Miftari:Jemi komb shqiptar e jo kosovar

Shko poshtë

Faik Miftari:Jemi komb shqiptar e jo kosovar Empty Faik Miftari:Jemi komb shqiptar e jo kosovar

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 08, 2009 12:35 am

Jemi komb shqiptar e jo kosovar

Faik MIFTARI


Nga emisioni “Zona e debatit” në Klan Kosova të shfaqur para ca ditësh, ku mysafir i Baton Haxhiut ishte akademiku i nderuar Rexhep Qosja, arrita të nxjerr tri përfundime themelore të debatit të zhvilluar: identiteti kombëtar, identiteti fetar dhe identiteti gjuhësor.
Identiteti kombëtar – në kohët e fundit, e sidomos pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës me 17 shkurt 2008, janë shpeshtuar zërat për kombin kosovar, popullin kosovar apo etnosin kosovar. Me këtë medoemos dëshirohet të instalohet teza se me krijimin e shtetit krijohet edhe kombi, e cila në shumicën e rasteve qëndron, por ka edhe raste të përjashtimit të kësaj teze, si p.sh. në rastin konkret të Kosovës. Kjo në ish Jugosllavi ishte vendosur fill pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, me krijimin e kombit maqedonas, për t’u ndarë nga trungu i tyre bullgar, e dihet nga historia se termi Maqedoni është një nocion gjeografik i cili ka një shtrirje të gjerë hapësinore në Ballkan, dhe është i njohur me tri regjione:Maqedonia e Egjeut, Maqedonia e Pirineut dhe Maqedonia e Vardarit. Ky komb i ri i proklamuar, pas pavarësimit të Maqedonisë, edhe sot e kësaj dite ka probleme dhe paqëndrueshmëri, pasi kontestohet prej fqinjëve më të afërm, Greqia nuk e njeh emrin Republika e Maqedonisë, Bullgaria nuk e njeh gjuhën maqedone, Serbia nuk e njeh kishën ortodokse të saj, vetëm shqiptarët si në Maqedoni, Shqipëri e Kosovë, e kanë njohur atë me të gjitha atributet e saja shtetërore, edhe pse, përkundrazi, nuk do të duhej të njohin kombin maqedonas si komb në vehte, ashtu sikurse nuk duhej pranuar në asnjë mënyrë kombin kosovar.
Për krahasim merret Austria, e cila kurrqysh nuk mund të qëndrojë, sepse dihet nga historia që Perandoria Austriake shumë më heret ka ekzistuar si shtet dhe ka luajtur një rol dominant në Evropë, para shtetit gjerman i cili tek në shekullin XIX është arritur bashkimi i tij pas ndarjeve të principatave gjermane. Nuk e di pse nuk merret shembull Zvicra, e cila është e përbërë prej gjermanëve, francezëve dhe italianëve, janë shtetas zviceran, por me përkatësi kombëtare të ndryshme, apo ta marrim shembull Qiproja e cila përbëhet prej grekëve dhe turqve, janë shtetas qipriot, por me përkatësi kombëtare të ndryshme, apo si shembull më të ri Bosnja, e cila është e përbërë prej boshnjakëve, serbëve dhe kroatëve.Vallë, a thua mund të paramendoni se grekët dhe turqit do të distancoheshin nga përkatësia e tyre kombëtare për të formuar një komb inekzistent qipriot, apo serbët dhe kroatët të distancoheshin nga përkatësia e tyre kombëtare, për të formuar një komb inekzistent bosanac? As nuk mund të paramendohet e lere më të realizohet një gjë të tillë. Vallë, e pse në rastin e Kosovës, trumbetohet nga qarqet e caktuara një gjë e tillë, sepse dëshirohet që nga trungu shqiptar të ndahet një pjesë bukur e madhe e popullit shqiptar, të krijohet një komb i ri inekzistent kosovar, e që shkon për shtati qarqeve të caktuara në Ballkan e më gjërë, të coptohet një pjesë e kombit shqiptar, për të parandaluar rritjen e tij, zhvillimin e tij kulturor, ekonomik, shoqëror e kështu me rradhë. Po kjo sjell edhe një shqetësim tjetër, a thua se si do të ndienin veten e tyre shqiptarët e Maqedonisë, Luginës së Preshevës dhe Mali të Zi, do ishin shqiptar apo kosovar? Për një kohë të caktuar, për shkak të rrethanave të caktuara politike në skenën globale ndërkombëtare, mund të ekzistojnë dy shtete të një kombi, por gjithherë me dëshirë bashkimi, si në kuadër të integrimeve kombëtare, njashtu edhe ndërkombëtare. Kjo tezë bie ndesh, pasi që kjo përpjekje iracionale edhe nga një aspekt tjetër nuk qëndron, në rast se nisemi nga logjika e krijimit të kombeve me rastin e krijimit të shteteve, do të thotë që kombi shqiptar është krijuar tek në vitin 1913 me rastin e pranimit të pavarësisë së Shqipërisë, apo kombi boshnjak me rastin e pranimit të pavarësisë së BeH në vitin 1992, e dihet që këta dy popuj kanë një histori të përbashkët shumë më të gjatë dhe janë autokton në Ballkan, por për shkaqe dhe rrethana të caktuara politike kanë arritur të krijojnë shtetet e tyre në fillim të shekullit XX dhe në fillim të shekullit XXI.
Identiteti gjuhësor – Pas Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe të mbajtur në Tiranë në vitin 1972, ku është vendosur standardizimi dhe unifikimi i gjuhës së sotme letrare shqipe për tërë kombin shqiptar, tani, na paraqiten zëra të caktuara si në Kosovë, ashtu edhe Shqipëri, për thirrjen e një Kuvendi të ri, në të cilin do të riformulohet apo të ristandardizohet gjuha e sotshme letrare shqipe. Në atë kuvend është vendosur që dialekti toskë të ngadhënjejë mbi dialektin gegë, kjo ka ndodhur në një kohë të caktuar historike, në të cilën rrethanat aktuale politike kanë imponuar një gjë të tillë, me të cilën janë “pajtuar” gjuhëtarët apo albanologët pjesëmarrës në Kuvend. Por kjo ka sjell shumë dobi dhe ka qenë pozitive, pasi që prej vitit 1972, të gjithë shqiptarët kudo qofshin ata, përdorin shkrimin dhe gjuhën e njësuar letrare shqipe, duke mos ia cenuar askujt në jetën e përditshme të flasë në dialektin e tij, i cili dallon nga rajoni në rajon, psh. Opoja nga Hasi apo Llapi nga Gollaku, e të mos flasim për rajone dhe krahina të tëra në Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi