Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fiqiri Sejdiaj: At Gjergj Fishta pa veladon

Shko poshtë

Fiqiri Sejdiaj: At Gjergj Fishta pa veladon Empty Fiqiri Sejdiaj: At Gjergj Fishta pa veladon

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 08, 2009 11:29 pm



Fiqiri Sejdiaj: At Gjergj Fishta pa veladon U1_GjergjFishtaAt Gjergj Fishta pa veladon

Nga Fiqiri Sejdiaj

Një anekdotë në vend të prologut

Njehere, At Gjergj Fishta po udhetonte me nje pop e nje hoxhe. Pasi kishin bere nje cope rruge, hoxha qe kerkonte te vinte ne loje At Gjergj Fishten i thote:

- At i nderuar, a s'me thua, pse nuk martohen prifterinjte katolike? Qe, psh. - vazhdoi hoxha. Zoti na jep ne muhamedaneve deri ne 7 gra, popeve 1, kurse juve asnje! Si e shpjegon zotrote kete?

- Eh, more te paca, - ia kthen Fishta. - Kur Zoti krijoi gruan, bani tete pernjiheri. Kur i dergoi ne toke, aty ndodhi nji hoxhe, nji pop e nji prift. Hoxha si ma i forti, kcej i kapi shtate gra pernjiheri. Popi mori ate qe kish metun, kurse prifti mbeti pa gja. Pas kesaj, prifti shkoi te Perendia e u ankue: "Aman o Zot, po si eshte kjo pune? Hoxha shtate, prifti nji, e une asnji. A eshte e drejte kjo pune? Te lutem vur drejtesi!

- Mos u idhno o prift, ia ktheu Perendia, se une per te miren tende mendova. Hoxhes i dhashe 7 me i mbajt, Popit nji, kurse ty asnji, per te kene i lire e per te ba qejf me te tana. Ja pse nuk martohemi na! - e mbylli biseden Fishta, duke e lene hoxhen gojehapur.

Ky eshte katoliku fanatik At Gjergj Fishta qe ven bishta per gjithcka. Per atin e "Lahutes se Malcise" eshte shkruar qe kur ai ishte gjalle. Kjo do te thote se kleriku i sferave te larta, akademiku, poeti, perkthyesi, deputeti, anetari i Kongresit te Manastirit, anetari i delegacionit shqiptar ne Konferencen e Paqes ne Paris, At Gjergj Fishta ishte njeri me peshe. Duke gjykuar nga vepra letrare qe na ka lene pas, e vecanerisht nga "Lahuta e Malcise" At Gjergj Fishta identifikohet gabimisht pothuajse nga te gjithe pikerisht me kete poeme te gjate ne vargje. Pak flitet per "Mrizi i Zanave" apo "Gomari i Babatasit". Aspak per klerikun pedagog apo gjuhetarin e palodhur, per estetin apo publicistin, per deputetin apo kerkimet e tij ne fushen etnografike. Kalohet ne heshtje dhe nuk flitet fare per At Gjergj Fishten si piktor, skulptor apo kerkimet e tij ne fushen e naftes. Fishta eshte poet i madh!- deri ketu shkon mendimi i shumices. Madje kur permendet Fishta nenkuptohet menjehere "Lahuta e Malcise". Mirepo mjafton t'i hedhesh nje sy perciptazi fondit Fishta ne arkivin qendror te shtetit per te kuptuar interesat e tij te gjera ne fushen e gjuhes e te arsimit. Ai ka qene jo thjesht anetar, por nje nga nismetaret e kongresit te Manastirit dhe vendimeve te rendesishme qe u moren atje. Ai eshte marre me programet e shkollave te arsimit shqip, me problemet e tikes dhe moralit. Sepse sipas tij "zhvillimi i vendit nuk mund te kuptohet pa nje kulture te gjere perendimore".

Fishta ka qene gjithashtu edhe nje botues i shkelqyer. "Hylli i Drites" eshte pikerisht botim i dretuar prej tij. Ai ka qene gjithashtu nje publicist i mrekullueshem. Polemikat e tij me At Anton Arapin dhe Ismet Toton jane nje shembull i shkelqyer per gazetarine e sotme. Ato jane teper te ndezura, por askund nuk ka fyerje dhe banalitete. Ashpersia e ketyre polemikave qendron brenda caqeve te etikes qytetare si per ate qe i shkroi, ashtu dhe per ata qe i lexonin. Duke dhene nje veshtrim te shkurter mbi personalitetin polihedrik te At Gjergj Fishtes, s'mund te mos evidentojme atdhedashurine e tij te pakufijshme per Shqiperine. Kudo e per cdo gje ishte atdheu. Ne Konferencen e Paqes ne Paris, ai jep nje kontribut te jashtezakonshem duke shfrytezuar te gjitha njohjet e miqesite. Duke qene nje klerik katolik ne Evropen katolike, Fishta gjen miq e ben miq kudo. Te gjithe e dine se Fishta ka perkthyer Molierin. Keto pjese viheshin ne skene nga dy shoqerite kulturore qe ekzistonin ne ate kohe ne Shkoder: "Rozafa" e "Bogdani". Pra ishte nje nder iniciatoret e grupeve teatrale. Natyrisht ne kete pune ai nuk ishte vetem, por ama ishte nder me te rendesishmit bashke me Kol Hidromenon, qe bente dekorin e ketyre pjeseve.

Pra, aq i madh ka qene fishta, sa menjehere pas vdekjes se tij ne vitin 1940 e me pas ne provimin shteteror te maturave te Shqiperise, ka pasur tema te tilla hartimi si "Fishta dhe Naimi". Edhe pas clirimit (ne vitet e para) ai futet ne programet mesimore brenda e jashte Shqiperise.

Gjithsesi, te gjitha keto, ne nje menyre apo ne nje tjeter njihen. Po atehere cila eshte ana tjeter e ketij kleriku fanatik?

Fishta piktor

Shume vite me pare, studiuesi i arteve figurative Ferit Hudhri shkruan: "Edhe Fishta eshte marre me pikture. Ai duhet te kete rreth 20 piktura". Mirepo ne ate kohe z.Ferit Hudhri jo vetem qe nuk jep asnje te dhene tjeter, por nuk na prezanton asnje pikture te tij. Edhe ne sot, nuk jemi ne gjendje te japim te 20 pikturat e Fishtes, por jemi ne gjendje te argumentojme faktin e padiskutueshem se Fishta ishte vertete edhe piktor. Per here te pare, gazeta "Koha Jone" po u prezanton tre skica origjinale te bera nga Fishta, te cilat per fat te mire ruhen ne Arkivin Qendror te Shtetit. Natyrisht ne kete arkiv ruhen dhe disa vizatime te tjera me te thjeshta te shperndara neper faqet origjinale te doreshkrimeve te tij. Sic duket keto skica do te jene bere ne momente pushimi apo meditimi per te kaluar nga nje kapitull ne tjetrin. Diku nje lule, diku nje zog, diku nje portret e diku sic eshte faqja e pare e doreshkrimit te "Baba Tasi", vete Baba Tasi hypur ne gomar duke dale nga parlamenti. Fishta ka qene dhe mbetet nje poet i madh. Po kush tha se ai nuk do te ishte edhe nje piktor i madh ne se do te merrej me pikture? Nder vizatimet e tij qe ndodhen ne Arkivin Qendror te Shtetit, ne vecuam xhamine e Elbasanit. Vini re! Fishta vizaton nje xhami!? Si klerik i larte katolik, logjikisht ai duhet te vizatonte nje kishe. Xhamia ishte e kunderta e tij. Estetikisht e papranueshme. Mirepo Fishta nuk ishte si gjithe te tjeret. Madje ai nuk mendonte e vepronte si gjithe te tjeret. Pikerisht se ishte ndryshe mbetet i madh. "Xhamia e Elbasanit" nuk eshte nje vizatim i thjeshte, shkeleshko, i bere ne cast e menjehere. Jo. Ajo eshte gati kompozim. E vizatuar per nje kohe te gjate, ndoshta me ore te tera perderisa ka te vizatuar cdo gur e cdo gjethe selvie. Ne kuptimin figurativ, tre selvite simbolizojne tre fete kryesore ne Shiperi, ku te krishtere, katolike e ortodokse jepen gati te bashkuar. Fakti qe Fishta vizaton nje xhami ne Elbasan tregon se ai ka patur lidhje te forta me kete qytet. Ne fillim te shekullit te XIX Shkodra dhe Elbasani jane perpjekur per te bashkuar kishat shqiptare ne nje te vetme. Te dyja keto qytet kishin njerez te shquar ne fushen e letrave dhe te arsimit. Feja s'i ka penguar aspak per te punuar bashkarisht. Xhamia e Elbasanit eshte punuar me laps te holle. Ajo ka permasat 30 x 20.

Vizatimi i dyte eshte nje portik me kater harqe. Jo pa qellim eshte marre nje flete e ndare me kuadrate te vegjel, sic duket per te llogaritur me mire permasat. Aq i sakte eshte ky vizatim sa nuk jane harruar as hijet dhe ornamentet e portikut. Portiku ka dy shkalle, kater harqe ku njeri prej tyre eshte detajuar imtesisht, 6 dritare te medha dhe ballkonin siper. Vizatimi i trete eshte me shume nje autoportret i Fishtes me shpate ne dore, qe duket me shume si riprodhim i marre prej dikujt tjeter. Gjithsesi nuk eshte detyra jone te flasim per cilesine, nivelin artistik etj. pasi kjo eshte detyre e specialisteve te kesaj fushe. Detyra jone eshte te zbulojme per here te pare para publikut te gjere tre skicat e Fishtes ashtu sic i ka bere ai ketu e 70 vjet me pare. Njeriu qe ka dashur natyren dhe jeten kaq shume, mesiguri ka dhe pune te tjera. Ferit Hudhri thote se ka 20 piktura, ndoshta edhe me shume, po ku jane? Mesiguri tek miqte e tij te shumte brenda e jashte Shqiperise. Po si shpjegohet qe veprat origjinale te Fishtes, leterkembimi, anekdodat per te, vizatimet, studimet si dhe shume materiale te tjera te cmuara te At Gjergj Fishtes ndodhen ne Arkivin Qendror te Shtetit, kur dihet qendrimi i Nomenklatures se Larte ndaj Fishtes? Nevila Nika specialsite ne Arkivin e Shtetit Shqiptar sqaron se dokumentat per Fishten kane ardhur ne AQSH qysh me hapjen e ketij institucioni, shume kohe me pare se sa te vinin dokumentat e klerit katolik me 1947. Ju e dini,- vazhdon ajo,- se drejtori i pare i ketij institucioni ka qene Zef Malaj, i cili se bashku me Injac Zamputi u kujdesen qe materialet e Gjergj Fishtes te merreshin e te sistemoheshin me kujdes. A ishte kjo deshire e regjimit i cili i hoqi nga qarkullimi te gjithe veprat e Fishtes ashtu sic hoqi nga tekstet e shkollave edhe emrin e tij e cdo gje tjeter qe lidhej me te. Eshte e cuditshme kjo kontradikte. Sa me shume menjanohej nga jeta jashte dyerve te arkivit, aq me shume pasurohej fondi i At Gjergj Fishtes brenda dyerve te ketij arkivi. Zonja Nevila na tregon disa variante ne doreshkrim te "Lahutes se Malcise" si dhe variantin perfundimtar te saj, leterkembimet, perkthimet, gjithcka- perfshi ketu edhe vizatimet. Zef Malaj dhe Injac Zamputi duke patur nje nuhatje te holle per ate qe mund t'i ndodhte klerikut te madh si dhe duke ditur vleren e tyre te jashtezakonshme mblodhen shpejt e shpejt cfare mund t mblidhnin dhe i arkivuan. I arkivuan dhe i shpetuan. Kjo tregon se ata qe e kane drejtuar kete institucion i kane kaluar jo vetem kufizimet ideologjike, por edhe kufizimet e regjimit qe udhehiqte Shqiperine e asaj kohe.

Fishta gjeolog?

Pas termetit qe ra ne Shkoder ne fillim te shekullit te kaluar, diku ne rrethina, toka u nda ne dysh vertikalisht dhe prej andej filloi te buroje uje i zi. Ne qytet ky lajm u perhap si nje kob. Per Fishten ndodhi e kunderta. Ky nuk ishte kob. Ky mund te ishte nje lajm i gezuar, prandaj u nis menjehere per te pae uji ne zi. Mos valle ishte nafte? Ne se jo, mos valle ne rrethina apo ne zonen e ulet bregdetare kishte vertete nafte? Keto hipoteza e bene At Gjergj Fishten te merret seriozisht me studimin e shtresave nentokesore n erajonin e Shkodres. Shqetesimi i tij perkon edhe me shume shoqeri angleze dhe italiane te cilat filluan te eksploronin token shqiptare per burimet nentokesore. Nga leterkembimi i Fishtes me patriote te tjere, kuptohet shqetesimi i tij si dhe pikepyetjet qe shtronte se Shqiperia ishte nje vend i paeksploruar dhe me strukturen e shtresave nentokesore mesiguri do te kishte mjaft minerale te dobishme. E cunguar Shqiperia s'kish te ardhme. Ajo qe kish ndodhur pas copetimit ne veri e ne jug ishte nje masaker e vertete. Shkodra me katedralen me te madhe ne Ballkan, Shkodra me 1100 dyqane te mbuluara, qe hapeshin e mbylleshin vetem me dy dyer, po i merrej fryma pas copetimit te Shqiperise. Nepermjet liqenit dhe Bunes, Shkodra kishte qene qytet port. Anglia, Marseja, Spanja, Portugalia, Italia ishin shume afer saj. Pas copetimit dhe mbylljes se kufirit, Shqiperia kish rene ne cark. Lidhja natyrore me Kosoven e perbere nga e njejta popullate ishte keputur ne mes. Rrenimi i Shkodres nenkuptonte rrenimin e krejt zones veriore, ashtu sic ndodhi vertete. E njejta gjeme ndodhi edhe me Gjirokastren ne jug. Keshtu ardhja e shoqerive te huaja per te zbuluar pasurite nentokesore per Fishten krijonte nje impakt te ri per zhvillimin e vendit. Kjo eshte arsyeja pse At Gjergj Fishta u mor me studimin e gjeologjise e te naftes ne vecanti pavaresisht se nuk na ka lene ndonje veper te shkruar ne kete fushe. Ai nuk ishte inxhinjer, ai ishte patriot i madh, mendimtar i madh, njeri me interesa te gjera qe dilnin jashte veladonit te klerikut, jo vetem ne fushen e letrave ku shkelqen, por edhe ne fusha te tjera te artit e te psikologjise, te politikes dhe shkences.

Nje anekdote ne vend te prologut

Gjon Shqari, i cili e kalonte jeten ku rrafsha mos u vrafsha, nje dite i thote me shpoti At Gjergj Fishtes.

- Si mundet shpirti i njeriut me dal jashte o At? Njeriu vdes, futet ne arke druri, mandej arka e drurit vishet me plumb, mbyllet, futet ne toke, mbulohet me dhe e ju thoni se shpirti i tij fluturoi ne parajse!

Pasi e degjoi me vemendje, At Gjergj Fishta iu pergjigj:
- Me difton nji gja, o Gjon?
- Posi jo, - ia ktheu Gjoni.
- A ke floke, a ke lekure, a ke rashte?
- Po!- i thote Gjoni, qe s'po merrte vesh se ku do te dilta Fishta.
- Po a s'me thue: tue pase floke, lekure e rashte si ka mujt me te dale mendja jashte? Te bisedosh me mue, te mendosh per dicka tjeter e te veprosh?
Gjoni uli koken e iku hijes.

Ky eshte Fishta brenda dhe jashte veladonit te klerikut i prezantuar kete numer nga "Koha Jone" si piktor me tre krijime origjinale te cilat ekspozohen per here te pare ne faqet e kesaj gazete
Koha Jonë
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi