Dell: Zgjedhjet vlerë dhe përgjegjësi
Faqja 1 e 1
Dell: Zgjedhjet vlerë dhe përgjegjësi
Dell: Zgjedhjet vlerë dhe përgjegjësi
Christopher W. Dell, ambasador i SHBA-ve në Kosovë
Dell: Zgjedhjet lokale, ngjarje me rëndësi për Kosovën
Pas pak ditësh, Kosova do të nisë sezonin e vet të zgjedhjeve dhe fushatat për udhëheqësit komunalë do të marrin hov të plotë. Zgjedhjet janë një kohë emocionuese në cilëndo demokraci dhe një kohë për të menduar për përgjegjësitë që të gjithë pjesëtarët e shoqërisë i ndajnë për të ruajtur demokracinë. Më shumë se kaq, zgjedhjet mishërojnë fuqinë – bile edhe atë magjike – të demokracisë; me një akt të thjeshtë të zgjedhjes së udhëheqësve të tyre njerëzit kanë mundësinë për të ndryshuar rrjedhën e historisë. Mendoj se shumica do të argumentonin se një ngjarje e tillë ndodhi në vendin tim para njëmbëdhjetë muajsh me zgjedhjen historike të Barack Obamës si president i Shteteve të Bashkuara.
Por ky nuk ishte një moment unik e bile as një moment posaçërisht i rrallë. Kur shërbeva për herë të fundit në Kosovë, një varg zgjedhjesh në vjeshtë të vitit 2000 tërhoqën vëmendjen e botës. Në shtator, Serbia mbajti zgjedhje të cilat sollën rënien e Sllobodan Milosheviqit dhe largimin e tij nga detyra. Kosova dhe bashkësia ndërkombëtare bënë një dallim kritik gjatë këtyre zgjedhjeve. Së bashku, ato ia mohuan Miloseviqit mundësinë për të siguruar fitoren me mashtrim. Millosheviqi e dinte se ai do të duhej të pohojë, sado pabesueshëm, se qindra mijëra kosovarë votuan për të nëse do të dëshironte të mbetet në fuqi. Por me kërkesë të Shteteve të Bashkuara, zyrtarët e UNMIK-ut u vendosën jashtë çdo vendvotimi në Kosovë dhe i numëruan njerëzit që hynë brenda. Kështu, ne e ditëm se vetëm disa mijëra njerëz dolën në votime dhe se Millosheviqi nuk do të mund të pohonte numrat e votave që i nevojiteshin për të fituar. Ky bashkëpunim ndërmjet nesh ndryshoi historinë.
Disa javë më vonë u mbajtën zgjedhje tjera këtu në Kosovë dhe sërish bota po shikonte. Kosova mbajti zgjedhjet e para nga largimi i Millosheviqit nga Kosova nga ana e NATO-s. Këto zgjedhje lokale u udhëhoqën dhe monitoruan nga UNMIK-u dhe OSBE-ja. Të gjithëve mund t’iu kujtohen zyrtarët e OSBE-së në uniforma të bardha të pranishme gjithandej. Të gjithë përshëndetën rezultatin e këtyre zgjedhjeve. Ato ishin të lira të drejta dhe legjitime. Por ishte e qartë se ato u udhëhoqën si një operacion ndërkombëtar.
Zgjedhje tjera të rëndësie madhore u mbajtën në vitin 2000 kur Shtetet e Bashkuara mbajtën zgjedhjet me rezultatin më ngushtë në historinë e vet. Në mëngjesin pas ditës së zgjedhjeve në nëntor të vitit 2000 nuk ishte e qartë se kush do të bëhet president i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara. Dhe për disa javë rezultati përfundimtar nuk ishte i qartë. Shumë nga argumentet vareshin nga teknikalitetet e panjohura: fjalët si “hanging chads” dhe “pregnant chads” dhe terma të tjerë të panjohur teknikë hynë në leksikun publik. Por në fund, edhe pse çështja u zgjodh formalisht nëpërmjet Gjykatës Supreme, ajo, në të vërtetë, u vendos nga diçka më e thellë. Nga diçka gati mistike: Ajo çka i dha këtij vendimi legjitimitet në mendjet e popullit amerikan ishte besimi ynë në institucionet tona; besim i bazuar në historinë 200 vjeçare të kombit tonë dhe në vet procesin. Ky besim ishte aq i fuqishëm sa që një njeri, Al Gore, vendosi ta vejë të mirën e Kushtetutës dhe të institucioneve të vendit tonë mbi interesat e veta personale dhe politike. Lidershipi, patriotizmi dhe respekti i tij për institucionet tona demokratike, posaçërisht Gjykatën Supreme, i dha fund diskutimit. Kur Presidenti Bush bëri betimin me 20 janar 2001, populli i Amerikës pranoi se vetë procesi ishte legjitim. Pavarësisht nga ajo se si votoi, besimi i tij në institucionet qeverisëse dhe pranimi se procesi funksionoi, e lejoi atë të pranojë Presidentin Bush si lider legjitim të vendit tonë. Kjo nuk është diç që do të mund të zgjidhej ndonjëherë në mënyrë efektive nëse do të mbështeteshim vetëm në argumente të ngushta teknike apo ligjore, dhe i bën një përshkrim shumë të përafërt asaj që e bën demokracinë të qëndrueshme.
Dhe duke shkuar para nëntë vjet, jemi sërish në prag të zgjedhjeve në Kosovë. Tani populli i Kosovës do të dalë në votime sërish në një moment tjetër krucial në historinë tuaj. Pse? Çka është aq e rëndësishme për këto zgjedhje komunale? Shumë gjëra. E para dhe më e rëndësishmja, zgjedhjet janë kohë për të ripërtirë besimin tuaj në institucionet tuaja qeverisëse. Qytetarët kanë detyrë për ta ushtruar këtë privilegj dhe duke e bërë këtë të garantojnë fuqinë dhe qëndrueshmërinë e qeverisë suaj.
Ajo çka e bën këtë posaçërisht e vërtetë këtë vit është se këto zgjedhje paraqesin herën e parë që Kosova po organizon vetë zgjedhjet. Pa UNMIK. Pa OSBE. Kosova është në krye të detyrës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po merr rol primar në këtë përpjekje, por secili prej nesh – partitë politike, votuesit, mediat dhe bashkësia ndërkombëtare – ka detyrë të përkrahë procesin. Duhet të jetë prioritet për të gjithë ne të punojmë së bashku për të forcuar këtë demokraci.
Kam folur shpesh qysh nga kthimi im në Kosovë për rëndësinë e vazhdimit të ndërtimit të institucioneve tuaja, dhe i shoh këto zgjedhje si një moment të rëndësishëm në këtë proces. Është hera e parë që nga udhëheqësit politikë të Kosovës dhe institucionet e tyre është kërkuar të organizojnë zgjedhje, dhe ajo se si do të performojnë ata do të thotë shumë për gjendjen e vendit tuaj dhe perspektivën e tij në të ardhmen. Në të vërtetë, do të argumentoja se këto zgjedhje do të jenë të paktën po aq të rëndësishme sa ato në vjeshtë të vitit 2000. Do të jenë po aq të rëndësishme sa zgjedhjet që sollën rënien e Millosheviqit; do të shënojnë një epokë të re në historinë e Kosovës ashtu siç bënë ato zgjedhjet e para pas Millosheviqit; dhe, ato mund të theksojnë gjallërinë dhe qëndrueshmërinë e institucioneve tuaja qeverisëse ashtu siç bënë zgjedhjet e vitit 2000 në Shtetet Bashkuara. Ose mund të dështojnë në arritjen e cilitdo prej këtyre qëllimeve.
Pra, këto zgjedhje do të shënojnë një pikë kthese në historinë tuaj dhe do të kenë rëndësi të jashtëzakonshme për të ardhmen e Kosovës. I shoh tri rezultate të mundshme të këtyre zgjedhjeve – cilido prej tyre mund të ndryshojë rrjedhën e historisë tuaj.
I pari dhe ai më i favorshmi, është që këto zgjedhje janë të drejta e të lira, që të gjithë i njohin si të tilla dhe një Kosovë e fuqishme dhe energjike shkon para me detyrat e ndërtimit të institucioneve dhe ekonomisë së vet mbi këtë bazë.
Rezultati i dytë i mundshëm është që zgjedhjet janë me të meta – politikanët dështojnë të respektojnë rregullat apo angazhohen në sjellje tjera destruktive, procesi udhëhiqet keq, rezultatet janë të paqarta dhe rezultati nuk shihet si legjitim. Kjo do të ishte shumë e dëmshme për Kosovën. Kjo mund të vie në dyshim qëndrueshmërinë e Kosovës si vend i pavarur dhe aftësinë e Kosovës për të menaxhuar punët e veta. Nuk duhet shikuar më larg se zgjedhjet e kontestuara në Afganistan këtë gusht për të parë dëmin që një rezultat i tillë mund të shkaktojë. Nuk është e tepërt të thuhet se në një situatë kur të paktën një vend do të dëshironte të sfidonte vet të drejtën tuaj për të ekzistuar, kjo do të ishtë një goditje e rëndë.
Por, në të vërtetë, mundësia e tretë paraqet skenarin më të keq. Dhe kjo është se zgjedhjet janë vërtet të drejta e të lira dhe të udhëhequra mirë, por legjitimiteti i tyre vihet në dyshim pa të drejtë nga ata me agjendë partiake politike. Nëse individët apo partitë vënë në dyshim rezultatet e zgjedhjeve të drejta e të lira për qëllime të agjendës së tyre të ngushtë, afatshkurtër apo interesit personal, ato do të minojnë institucionet tuaja qeverisëse dhe, në të vërtetë, vetë vendin tuaj. Nuk po e ekzagjeroj këtë. Dredhi të tilla cinike dhe egoiste mund të vënë në dyshim mundësinë tuaj për të jetuar dhe punuar së bashku dhe do të hedhin një hije të keqe mbi qëndrueshmërinë e institucioneve të Kosovës.
Qartazi, vetëm e para nga këto tri mundësi duhet të jetë qëllim i përbashkët i të gjithëve. Përgjegjësia për arritjen e këtij rezultati i takon shumë aktorëve.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe stafi i tij profesional dhe teknik kanë përgjegjësi për të siguruar funksionimin e mekanikës së punës zgjedhore, diç që e di se këta shërbyes të dedikuar publik po punojnë zellshëm për ta arritur gjersa po ju drejtohem sot. Duke pasur këtë parasysh, dëshiroj të theksoj se nuk është në interesin e askujt për të minuar institucionet e ngarkuara me ruajtjen e demokracisë suaj, posaçërisht KQZ-në. Megjithatë, pak kohë më parë, pati një debat partiak në lidhje me një çështje – kamerat në vendvotime – që theksuan se si është e mundshme të minohet sistemi juaj para se të hudhet edhe një votë e vetme. Kjo çështje u bë “bisha e zezë” e mediave dhe të tjerëve deri në momentin kur bashkësia ndërkombëtare mori një qëndrim të fuqishëm në lidhje me të. Kryesuesja e KQZ-së meriton mirënjohje për rezistimin e presionit politik për të ndryshuar atë që ishte vendim i mirë dhe për vënien e interesave të Kosovës në rend të parë.
KQZ nuk është thjesht një trup i zyrtarëve të emëruar nga qeveria. Anëtarë të partive politike shërbejnë në KQZ dhe kanë obligim të përfaqësojnë të mirën e vendit si dhe interesat e ngushta të partive të veta. Fatkeqësisht, disa nga këta anëtarë kanë shfaqur sjellje armiqësore, të dyshimta dhe destruktive. Ata duket se po përgatisin terrenin për vënien në dyshim të rezultatit të këtyre zgjedhjeve. Dhe duke e bërë këtë, për arsye të veta të ngushta, partiake, ose ndoshta për përfitime personale, ata po dëmtojnë Kosovën. Kjo nuk është mënyra e duhur e të menduarit për askë. Ky gjithsesi nuk është qëndrimi që cilido që pohon se brengoset për vendin duhet të marrë.
Zyrtarët tuaj të zgjedhur dhe ata që kandidojnë për detyrë publike kanë përgjegjësi ndaj qytetarëve të komunave të tyre dhe komunitetit më të gjerë për t’i bërë këto zgjedhje të suksesshme. Ata duhet të udhëheqin fushata të pastra, të përqëndruara në çështjet me interes për votuesit e tyre, siç janë vendet e punës dhe arsimi, në vend se thjesht të përçmojnë kundërshtarët e tyre apo të paraqesin kritika në KQZ. Fushatat e tyre do të kontribuojnë apo do të devijojnë nga ambienti në të cilin këto zgjedhje po mbahen. Sjellja e kandidatëve dhe zyrtarëve publikë gjatë disa javëve në vijim është testi më i rëndësishëm për fuqinë e demokracisë suaj të re. Ata duhet t’i përmbahen standardeve të larta të sjelljes etike dhe veprimet e tyre duhet gjithmonë të kenë të mirën publike në rend të parë.
Mediat kanë një përgjegjësi demokratike të paraqesin raporte të balansuara dhe të sakta të asaj se çka përfaqësojnë udhëheqësit dhe kandidatët. Gazetarët duhet të sfidojnë kandidatët dhe mbajtësit e posteve të cilët synojnë të shmangin adresimin e çështjeve me interes për votuesit duke mbetur të paanshëm në mbulimin e zgjedhjeve. Mbajtësit e posteve dhe kandidatët duhet të pranojnë se pyetjet e vështira dhe vëmendja e shtuar vijnë bashkë me mbajtjen apo synimin e detyrës publike. Mediat, po ashtu, duhet të ofrojnë hapësirë për debat dhe diskutim demokratik që i kontribuon një kuptimi më të mirë të çështjeve shoqërore, politike dhe ekonomike. Kjo është një përgjegjësi që vlen për të gjithë elementet e mediave: të shkruara dhe elektronike, publike dhe private.
Dhe në fund dhe ndoshta më e rëndësishmja, të gjithë qytetarët e Kosovës kanë një përgjegjësi për t’i bërë këto zgjedhje të suksesshme. E drejta e votës – të dëgjohen zërat tuaj. Kjo është esenciale për ruajtjen e demokracisë suaj. Nuk mund ta theksoj sa duhet se sa kruciale është kjo për të ardhmen e vendit tuaj. Është shumë lehtë të drejtohet gishti dhe mvishet faji, por nëse ju dhe qytetarët tjerë nuk i merrni seriozisht të drejtat tuaja, kjo dëmton frymën dhe shpirtin e shoqërisë demokratike. Ndonjëherë i dëgjoj njerëzit të ankohen për mungesë shërbimesh në komunitetet e tyre apo për zhgënjimin me zyrtarët publikë. Por ju duhet të kuptoni se në një demokraci është përgjegjësi juaja të jeni të involvuar, të siguroni se prioritetet tuaja avancohen. Veprimet tuaja e bëjnë komunitetin tuaj dhe vendin tuaj më të mirë. Ju zgjedhni njerëzit që bëjnë vendime në emër tuajin. Mos hiqni dorë nga kjo përgjegjësi. Dhe mos i lejoni të tjerët t’i bëjnë këto vendime për ju. Ju duhet t’i ushtroni të drejtat dhe përgjegjësitë tuaja. Duhet ta ruani rrugën demokratike të Kosovës.
Dhe një nga gjërat e para dhe më të rëndësishme që mund të bëni për vendin tuaj është të votoni. Mahnitem me atë se sa shpesh njerëzit e marrin këtë privilegj si të mirëqenë pasi që është privilegj, një që është fituar nëpërmjet luftës dhe vendosmërisë së jashtëzakonshme në shoqëritë anëmbanë botës gjatë shekujve të kaluar, përfshirë tuajën.
Në fund, mendoj se këto zgjedhje janë posaçërisht të rëndësishme në një mënyrë tjetër. Këto zgjedhje do të ndihmojnë në çuarjen para të procesit të decentralizimit, njërit prej obligimeve kyçe të Marrëveshjes Gjithëpërfshirëse të Statusit. Decentralizimi është i një rëndësie kritike pasi që e lëviz qendrën e pushtetit më afër popullit – shqiptarëve, serbëve dhe tjerëve. Vendimet që kanë të bëjnë me ju, miqët tuaj, dhe familjet do të bëhen brenda komunitetit tuaj. Decentralizimi ju ofron një zë në organizimin dhe udhëheqjen e punëve tuaja, në caktimin e prioriteteve tuaja, dhe adresimin e atyre çështjeve ditore që ndikojnë drejtpërdrejt në ju. Ç’është më e rëndësishmja, i mundëson njerëzve që jetojnë në komunitetet e tyre të marrin përgjegjësi për të organizuar vetveten, udhëheqjen e qeverive lokale pavarësisht etnisë.
Dhe decentralizimi është jetik për të ardhmen e Kosovës për një arsye tjetër. Decentralizimi do të ofrojë mjetin për integrimin e plotë të të gjitha komuniteteve të Kosovës. Kjo nuk është mirë vetëm për Kosovën, është mirë për vetë komunitetet pakicë. Besoj se zgjedhjet e nëntorit paraqesin një mundësi kritike për komunitetit serb të Kosovës të marrë kontroll shumë më të madh për udhëheqjen ditore të jetës së vet në mënyra që vërtetë kanë rëndësi.
Në të vërtetë, kjo është një mundësi unike për ata të formësojnë udhëheqësinë e tyre dhe të vendosin agjendën për komunat për katër vitet e ardhshme. Jam optimist se ka pranim të shtuar të kësaj në mesin e popullatës serbe të Kosovës. Kemi parë shenja gjithnjë e më të mëdha se ata janë të gatshëm dhe të etshëm të bëjnë vendimet e tyre për komunitetet e tyre – dhe se ata kuptojnë rëndësinë e angazhimit në institucione që premtojnë dhe japin rezultate në çështje lokale. Mendoj se është e rëndësishme për popullatën serbe të Kosovës të bëjë vendime për vete se si të organizojë jetën e tyre ditore – bazuar në atë që ata besojnë se eshtë më e mira për ta.
15 nëntori dhe fushata që i paraprin janë një mundësi për Kosovën: një mundësi që institucionet e reja të këtij vendi të demonstrojnë kapacitetin e vet për të menaxhuar zgjedhjet; një mundësi për politikanët e saj të demonstrojnë se ata do t’i vënë interesat afatgjata të vendit mbi përfitimet afatshkurta politike; një mundësi për mediat të ushtrojnë përgjegjësinë e vet për të kërkuar llogaridhënie nga politikanët dhe për t’i përqëndruar ata në çështjet me interes për votuesit; dhe në fund, një mundësi për gjithë atë diversitet njerëzish në Kosovë që t’iu dëgjohet zëri dhe të formësojnë të ardhmen e komuniteteve ku jetojnë. Duke marrë pjesë në process, duke kërkuar që të adresohen prioritetet tuaja, dhe duke votuar për njerëzit që ju përfaqësojnë ju dhe të ardhmen tuaj, ju po bëni pjesën tuaj të ndërtimit të një Kosovë të fuqishme dhe demokratike.
Ju jeni të fuqizuar po aq sa cilido popull në botë dhe jeni përgjegjës për të ndërtuar shoqërinë dhe vendin tuaj. Është juaja ta definoni dhe forconi, por demokracia juaj nuk mund ta bëjë këtë pa ju.
(Fjala e Ambasadorit Christopher W. Dell për Zgjedhjet Komunale në Kosovë,Universiteti Amerikan i Kosovës)

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi