Komisioni disiplinor suspendon gjyqtarin Retkoceri

Nga Express
Komisioni Gjyqësor Disiplinor i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJ) ka marrë vendim që ta suspendojë Rrahman Retkocerin, gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, për shkelje të rëndë të Kodit të Etikës dhe sjelljes profesionale për gjyqtar.
KGJK, nëpërmes një komunikate për shtyp, bën të ditur se Komisioni Disiplinor ka shqyrtuar deklaratën publike të gjyqtarit Retkoceri dhe mori vendim që ai të suspendohet nga funksioni, me të drejtë në pagë.
Suspendimi fillon nga data 8 tetor 2009, deri në marrjen e ndonjë vendimi tjetër. “Gjatë kohës së suspendimit, të lartpërmendurit i ndalohet ushtrimi i çfarëdo aktiviteti që ndërlidhet me veprimtarinë e gjyqtarit”, thuhet në vendimin, i cili u është shpërndarë edhe medieve.
Retkoceri, njëri nga gjyqtarët e kolegjit në rastin “Grupi i Llapit”, pas shpalljes së vendimit, kishte dalë me deklaratë në media se ai nuk ka qenë pro vendimit për dënimin e Rrustem Mustafës, Latif Gashit e Nazif Mehmetit.
Kjo deklaratë konsiderohet shkelje e kodit të etikës, për çka ndaj tij është kërkuar inicim i procedurës disiplinore.
Burime të Expressit kanë bërë me dije se deklarata e Retkocerit ka ardhur pasi që ky gjyqtar, përmes mesazheve telefonike ka marrë kërcënime. “Gjyqtari ka marrë mesazh kërcënues, ndërsa rastin në fjalë po e heton Policia e Kosovës”, ka thënë një burim i gazetës, brenda policisë.
Retkoceri, që nga 7 korriku i sivjetmë, ka qenë pjesë e kolegjit gjykues në procesin gjyqësor kundër Rrustem Mustafës, Latif Gashit e Nazif Mehmetit. Pas 12seancave gjyqësore, kolegji nën drejtimin e gjyqtarit të EULEX-it, Francesko Florit dhe në përbërje të ndërkombëtarit tjetër, Tron Kundersen e gjyqtarit vendor, Rrahman Retkoceri, ka shpallur verdiktin.
Me aktgjykimin e shpallur më 2 tetor 2009, për kryerjen e veprës penale të krimeve të luftës përkatësisht rrahjes dhe torturës ndaj civilëve, Latif Gashi është dënuar me gjashtë vjet burgim, Rrustem Mustafa me katër, ndërsa Nazif Mehmeti me tre vjet burgim. Dy të fundit janë në liri, derisa Latif Gashi është në paraburgim.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi