Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pasha, deputetëve: 8 pikat e errëta të marrëveshjes

Shko poshtë

Pasha, deputetëve: 8 pikat e errëta të marrëveshjes Empty Pasha, deputetëve: 8 pikat e errëta të marrëveshjes

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 10, 2009 11:44 am

Pasha, deputetëve: 8 pikat e errëta të marrëveshjes

Letra e hapur drejtuar komisionit të Sigurisë Kombëtare të Kuvendit të Shqipërisë


Në një letër të hapur drejtuar anëtarëve të Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare të Kuvendit të Shqipërisë, që më 5 tetor 2009, Prof. Asoc. Dr. Myslim PASHA, mjeshtër kërkimesh dhe kolonel në rezervë i Forcave të Armatosura, shpjegon për ligjëvënësit pikat e errëta të marrëveshjes, që ka marrë miratimin e Komisionit Parlamentar të Ligjeve, pak kohë më parë dhe tani pret të kalojë edhe te Komisioni i Sigurisë, para se të shkojë për ratifikim në Kuvend më 19 tetor.

Në krye të letrës, Pasha u drejtohet deputetëve se studimi i tij "Mbi marrëveshjen për përcaktimin e kufijve detarë dhe të shtratdetit kontinental midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë,
nuk është bërë për t'i vënë "shkopinj nën rrota" shtetit të tij, por thjesht ka kryer një detyrë studimore teknike, që përputhet me profesionin e tij.

"Ajo që kam gjetur brenda saj, lehtësisht mund të hasej edhe prej secilit prej Jush, që jeni ligjëvënës të Shqipërisë, kur do të befasoheshit, me një ndër marrëveshjet që nuk mund të gjendet rreth e rrotull në rruzull, ta ketë bërë ndonjë shtet tjetër.
Është e jashtëzakonëshme, të shkosh në negociata dhe të hartosh një marrëveshje, ku me lapsin, kompjuterin, firmën tënde, t'i presësh vetes një gjeohapësirë kaq të madhe, të cenosh lirshëm mëvetësinë e Atdheut, të shpërfillësh historinë dhe gjeohistorinë shqiptare, të braktisësh interesat e tua ekonomike dhe të ulësh asilloj, dinjitetin dhe krenarinë kombëtare"- u shkruan z.Pasha deputetëve të Komisionit Parlamentar të Sigurisë.

Në letrën e tij, ai nuk nxitohet të ngrejë akuza, as të bëjë lojën e qarqeve të interesuara për këtë temë. Ndërsa thotë se, mendon se fare natyrshëm, në këtë aktimarrëveshje nuk ka asnjë pazar nga ana e palës shqiptare.

Është thjesht, një tregues i dukshëm i paaftësisë së palës shqiptare, asaj që ka brenda: juristë të së drejtës ndërkombëtare, diplomatë, gjeografë dhe gjeodetë, si dhe përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes, të cilët, kanë punuar në përgatitjen dhe jetësimin e kësaj marrëveshjeje" - shpjegon

koloneli në rezervë i forcave të armatosura. Sipas tij, nuk mund të ketë siguri kombëtare, kur në një aktmarrëveshje të vetme janë tetë pika të errëta që e cënojnë sigurinë dhe integritetin territorial të Shqipërisë.

Në fund të letrës së hapur, z.Pasha u bën thirrje deputetëve që të tregohen pikësëpari shqiptarë. "Përpara Shqipërisë, nuk jemi partiakë dhe nuk përfaqësojmë bashkësi interesash të fshehta, por me energjinë jetësore dhe të pashtershme të mbijetesës shqiptare dhe historisë së saj, ne ecim (edhe pse me vonesë!!!) drejt Evropës me dinjitetin tonë Kombëtar. Me urtësi dhe maturi, me shqetësim të përbashkët e me ndjenjë të lartë atdhetarie, lutem t'i përcillni Znj.

JOZEFINA TOPALLI, një propozim, të arsyeshëm, që pa akuzuar kërkënd, pa afshe dhe ndjeshmëri që s'i takojnë zhvillimeve moderne, të shmangim për një kohë, sado të shkurtër, ratifikimin e kësaj marrëveshjeje, derisa Kuvendi të bindet, jo vetëm me studimin tim, por edhe të disa institucioneve shkencore shqiptare, të cilave iu jam drejtuar ditën e sotme" - e mbyll letrën e hapur drejtuar deputetëve Prof. Asoc. Dr. Myslim PASHA.

Ku është cënuar Shqipëria
1.Marrëveshja e përcaktimit të kufijve detarë midis Shqipërisë dhe Greqisë është një hartim i errët dhe hermetik, akt diplomatik i shpejtë dhe i dyshimtë, i cili dokumenton, përulësi të dinjitetit kombëtar.

2. Vëzhgimi Gjeohartografik, në të gjithë sythet e marrëveshjes nxjerr në pah një shpërfillje të jashtëzakonëshme të interesave kombëtare shqiptare.

3. Në këtë marrëveshje "UNCLOS", Konventa e Kombeve të Bashkuara, mbi Ligjin e Detit, ka zbatimin më të cunguar të saj. Interesat e Shqipërisë nuk janë parë si "të barabartë, të paanshme = equitable" me palën fqinjë. Kemi të bëjmë me rrëgjim gjeohapësinor detar dhe cënim të gjeohistorisë iliro - shqiptare.

4. Ky akt diplomatik është arritur në një "Vakum ligjor shqiptar, mbi detin, gjiret historike dhe ujërat e brendshme" që i shërbejnë Ligjit të Detit.

5. Haset cënim i hapur i mëvetësisë së Shqipërisë në Ujrat Detare, Detin Shtetëror (Territorial Sea), Hapësirën e Afërt Vijimore (Contigous Zone) Shtratdetin Kontinental dhe Hapësirën e Veçantë Ekonomike ( Exclusive Economic Zone).

6. Ngushtesa e Otrantos, kjo urë natyrore ujore, e Ballkanit Jugperëndimor, kjo gjeohapësirë detare tradicionale, gjeohistorike midis Shqipërisë dhe Italisë, është një synim i drejtëpërdrejtë, i jetësimit të kësaj marrëveshjeje, në disfavorin e Shqipërisë.
7. Gjiri historik i Sarandës, përbën një "harrim" dhe "humbje" fatale, gjeohistorike, strategjike dhe ekonomike për Shqipërinë.

8. Shqipëria, humb një pjesë të vetvetes së saj, në shtratdetin kontinental Jonik, një sipërfaqe ujore prej 354 km2, në një nga gjeohapësirat më mgjepsëse, të pasura, dhe gjeostrategjike, në Jugperëndimin e Saj.

Blogje dhe rrjeti Facebook, thirrje për kundërshtim
Peticion online kundër aktmarrëveshjes


Blogje dhe rrjete sociale si Facebook, janë përfshirë në kundërshtimin e aktmarrëveshjes për kufijtë detarë mes Shqipërisë dhe Greqisë. Në një blog, ka nisur që më 1 tetor mbledhja e firmave të atyre që janë kundër. Me subject "ujrëat territoriale, dhurimi i 354.4km2 të bregdetit shqiptar, Greqi - Shqipëri", peticioni i është drejtuar, Presidentit, Kuvendit, kryeministrit, Kryetarit të KLSH-së dhe për dijeni edhe :

Gjykatës Kushtetuese, Kryetarit të Kuvendit, Konferencës së Kryetarëve të Kuvendit dhe Byrosë së Kuvendit. Sipas hartuesve të peticionit, iniciativa qytetare ka si bazë ligjore Nenin 48 i Kushtetutës dhe nenin 11 të Konventës Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut.

Duke renditur mungesën e debatit, dyshimet dhe jotransparencën e akt-marrëveshjes, hartuesit e peticionit e vlerësojnë tepër të rëndësishme përfshirjen e sa më shumë institucioneve kushtetuese në këtë lloj vendimmarrjeje, në mënyrë që të respektohet integriteti territorial i Republikës sonë, sovratiteti i shtetit dhe Kushtetuta e tij.

"NE NUK JEMI TË BARABARTË NË KËTË MARRËVESHJE EDHE PSE E KEMI FIRMOSUR ATË"-thuhet me gërma kapitale në reagim. Deri më tani firmëtarë të peticionit kanë qenë qindra shqiptarë brenda dhe jashtë vendit dhe mund të votohet duke përdorur linkun: http://www.gopetition.com/online/31143.html

Sensibilizimi
Shoqatat e ushtarakëve, sot takim te MHK

Ndërsa afron data 19 tetor, kur mendohet të mbahet seanca për ratifikimin ose jo të aktmarrëveshjes në Kuvendin e Shqipërisë, shoqëria civile ka nisur sensibilimin, për përmasat dhe pasojat që do të sillte pranimi i kësaj akt-marrëveshjeje.

I tillë do të jetë takimi i sotëm në Muzeun Historik Kombëtar në ora 11, ku do të vijnë përfaqësues të 72 shoqata të ndryshme ushtarakësh, të cilat do të njihen me detajet e marrëveshjes Shqipëri-Greqi dhe arsyet pse nuk duhet pranuar.

Ndërsa në ditët e ardhshme janë menduar tryeza të tjera sensibilizuese me përfaqësues të shoqërisë civile, ku do të referojë eksperti Pasha dhe auditori do të ketë mundësinë të shpjegohet për detajet e paqarta.

Dërgoi:Qamil Zekolli
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi