Halit Bogaj: Bekim Fehmiu
Faqja 1 e 1
Halit Bogaj: Bekim Fehmiu
Bekim Fehmiu / 1936-
Nga Halit Bogaj
Ishte shumë e vërtetë se gjithkush nuk mund ta kuptonte Bekim Fehmiun dhe karakterin e tij herëherë kontradiktor. Ai qysh i ri ishte një temperament në vete dhe një botë e posaçme që ishte dhënë me përkustim ndaj Artit të shtatë, në të cilin kishte gjetur dashurinë e tij të madhe dhe dëshirën për të arritur suksese të shumta.Vetes ia kishte dhënë për detyrë që ta shpinte deri në fund vokacionin e tij artistik për të cilin ishte përcaktuar.Të gjithë e dimë se e kishte tejet vështirë ta kryente Akademinë e arteve dramatike dhe filmore, sidomos në një rreth ku shqiptarët ishin të urryer nga ana e armikut tonë shekullor.Në vazhdim ai kishte arritur të hynte në rrethet më të ngushta të aktorëve të hapësirave ish jugosllave, çka e meritonte me të vërtetë me të gjitha përpjekjet e veta të bëra.Nuk ishte aspak e lehtë për një shqiptar që të arrinte në majat më të larta siç ndodhi në vitet e mëvonshme.Vetëm ai e di se në çfarë rrugë të vështira kishte kaluar gjatë karrierës së tij të begatshme kur i kishte realizuar filmat:”Ndezja e Rajhstagut”, “Hajvalia dhe Kishnica”, “Mos vrit”, “Dita e katërmbëdhjetë”, “Virgjëreshat e Romës”, “Të shtunën mbrëma”, “Sasha”, “Uzhica”, “Roji”, “Nën qiell të njejtë”, “Vajza”, “Kleksoni”, “Armiku”, “Vitet e nxehta”, “Rruga”, “Protesti”, “Shkaku i vdekjes nuk duhet përmendur”, “Gracka për gjeneralin”/kushtuar kapjes së gjeneralit famkeq Drazha Mihajlloviq/, “Depsi”, “Pavle Pavlloviq”, “Koshava”,” Edukuta speciale”, “Të arrihet para agimit”,”Eskadroni partizan”, “Koliostro”, “Dezertori”, “Loja e së vërtetës”, “Dëshmitari duhet të heshtë”, “Bora e fundit pranverore”, “Leja për vrasje”, “Java e zezë”, “Sallon Kiti”, “Njeriu ka nevojë për tokën” dhe disa filma të tjerë.
Bekim Fehmiu arriti famën e tij kulmore me filmin”Mbledhësit e puplave” që ishte suksesi i tij i parë kryesor për të dalur në Arenën ndërkombëtare dhe pikërisht me këtë film fillon ngritja e tij madhështore dhe e pandalshme në të cilin aktori ynë i famshëm realizon rolin maestral të romit të quajtur Boro i Bardhë/Beli Boro/, skenat e të cilit na kujtohen deri në ditët e sotme, duke mbetur realizime shumë të fuqishme që aktorit ia hapën të gjitha rrugët drejt sukseseve të reja.
Edhepse filmi”Mbledhësit e puplave” i kishte thyer të gjitha rekordet në Festivalin e Pulës dhe ishte shpallur filmi më i mirë, shovinistët serbë nuk kishin pranuar që aktorit tonë t’ia jepnin shpërblimin kryesor, të cilin ia kishin ndarë pa asnjë meritë Bata Zhivojinoviqit.
Edhepse ishte hidhëruar së tepërmi, Bekimi nuk pushonte , duke interpretuar në serialin italian”Ulisi”, në të cilin aktronte edhe aktorja arvanitase Irena Papas në rolin e gruasë besnike Penelopa.Në kët serial Bekimi shkëlqeu më fort se Kirk Dagllasi disa vite më herët në filmin homonim. Në këtë kontekst duhet përmendur edhe faktin se pa u kryer akoma seriali”Ulisi” regjisori amerikan Luj Xhilbert e angazhoi Bekimin për filmin “Aventurierët”, duke i lutur kineastët italianë që t’ia lëshonin Bekimin për filmin e tij, me të cilët ai kishte kontratë disavjeçare.
Edhepse Luj Xhilbert kishte arritur që Bekimin ta siguronte për filmin e tij spektakular, dëshironte që aktori ynë i mirënjohur ta ndërronte mbiemrin, duke provuar që t’ia vente një mbiemër tjetër, dhe kur e kishte parë se ai nuk pranonte në asnjë mënyrë, Luj Xhilbert ishte dorëzuar.Me kokëfortësinë e tij të madhe aktori ynë i shquar donte të tregonte se i përkiste një bashkësie tjetër etnike që nuk kishte lidhje me popullsinë sllave.Nuk kishte pranuar edhepse emrat dhe mbiemrat i kishin ndryshuar edhe yjet më të mëdhenj si:Xhon Uejn, Marllon Brando,Greta Garbo, Din Martin,Merilin Monro, Keri Grant, Kirk Dagllas etj.Me inatin e tij shqiptar dhe ballkanik kishte arritur ta ruante mbiemrin e tij Fehmiu me të cilin sot mburret mbarë bota shqiptare si dikur me atë Aleksandër Mojsiut.Regjisori i mirënjohur amerikan, i cili Bekimit ia kishte besuar rolin e Daksit, i kishte thënë atij se atë rol donin ta luanin pa honorar mijra djelmosha të rinj, por Bekimi as që kishte qarë kokën me ato që ia kishte thënë ai.
Atëherë kur Bekimi kishte arritur në SHBA, Xhilbert ia kishte bërë edhe një sfidë tjetër duke e lënë atë ta priste disa orë, por Bekimi ynë nuk e kishte pritur më tepër se pesë minuta, duke i mbledhur valixhet për t’u kthyer në Romë. Pas spiegimit të bërë nga ana e regjisorit, Bekimi kishte pranuar të aktronte në filmin e tij të përmendur.
Pason premiera e filmit dhe suksesi i tij i madh në një promovim të një aeroplani të ri të tipit”Boing”, ku merrte pjesë edhe presidenti Nikson, kurse Bekimi ishte paraqitur në rrobe kombëtare shqiptare për ta shprehur edhe njëherë identitetin e tij krenar shqiptar.Ajo kishte qenë një befasi e madhe për të gjithë, duke ngjallur kuriozitet të paparë për të pranishmit, por edhe për ne ishte diçka e papritur dhe e këndshme që orientohej parasëgjithash kundër propagandës jugosllave e cila deklaronte se Bekimi nuk kishte origjinë jo shqiptare.
Ato ishin ditë të lumtura për të gjithë ne sepse kishim një përfaqësues të përmasave kolosale që prezantonte qenjen tonë nacionale dhe aftësitë e veta individuale dhe kolektive, ngase edhe popujt e vegjël mund të jepnin njerëz të mëdhenj.Ishim të lumtur edhe nga fakti se ai kishte arritur t’i hapte dyert e hekurta të artit filmor evro-amerikan dhe të bëhej njëri ndër aktorët më të kërkuar të kohës, duke i realizuar edhe disa filma të tjerë të njohur për të cilët do të flasim më vonë.
Për ato që i kishte arritur Bekim Fehmiu ëndërronin edhe shumë aktorë të tjerë të mëdhenj të botës së fuqishme filmore.
Pas projektit”Aventurierët” realizoi edhe filmin vestern”Kurrizi i djallit” në të cilin luajti bashkë me Çak Konorsin e paharruar, duke skalitur një figurë të njohur historike që luftonte për të drejtat e popullit indian.Ai rol spontan na tregonte se ai kishte prirje të mëdha edhe për role të tilla të fuqishme.Edhe në këtë film Bekimi ishte i sigurtë në vetvete se do ta realizonte një rol tejet të qëlluar çfarë ndodhi me të vërtetë, duke ia dalur që filmi të shikohej me interesim të madh.
Pas filmave të lartëshënuar Bekimi luan edhe në filmin”Shtatori i zi”, kushtuar një maskri ndaj lojtarëve izraelitë të vrarë nga ana palestineze në një stadium gjerman.
Në vazhdim të karrierës së tij të mëtejme, Bekim Fehmiu realizoi edhe filmin melodramatik”Libera, dashuria ime”, bashkë me divën Klaudia Kardinale, ku edhe njëherë tregoi se vërtet kishte prirje të pashtershme për role te këtilla të dhembshme.
Pas ngjarjeve të njohura kosovare të vitit 1981 dhe intervistës dhënë gazetës së përditshme”Rilindja”, ku i arsyetonte demonstratat e drejta studentore dhe sukseset e shumta që i kishte arritur në planin ndërkombëtar, Bekim Fehmiu ishte i margjinalizuar nga ana e shtetit jugosllav.Filluan ta anatemonin dhe të mos i jepnin më asnjë rol, duke e konsideruar si kripën në sy dhe si”armik popullor”, por të gjitha ato veprime i bënin në mënyrë të heshtur.Bekimi as që lodhej për veprime të tilla arbitrare të një shteti që kishte filluar të vdiste pas vdekjes së Titos që kishte qenë pak më liberal se të tjerët dhe kur shqiptarët kishin filluar ta fitonin pak autonomi më tepër se në të kaluarën.Sidoqoftë, Bekim Fehmiu bëri gjestin e tij heroik-patriotik në favor të rinisë kosovare dhe popullit të vetë të shtypur, duke u dalur në mbrojtjeve idealeve madhore gjithëkombëtare.
Shovinistët do ta kenë pasur tejet vështirë dhe do të jenë zeir në brendinë e tyre armiqësore kur Bekimi kishte bërë një veprim të tillë aq të papritur për mendjet e mjegulluara sllave të cilat kishin pandehur se do ta mbanin përherë të robëruar këtë popull të lashtë.
Në vazhdim vjen edhe filmi i tij i njohur”Zbutësi i egërsirave”, i realizuar në Bratisllavë, ku Bekimi shkëlqeu edhe kësaj radhe si një talent i dalluar i botës së artit filmor.
Po të kthehemi në retrospektivë, Bekimi kishte arritur sukses të madh edhe në rolin episodik të policit në filmin”Sasha”, në filmin”Kurtha për gjeneralin”, në të cilin e kap gjeneralin çetnik dhe ne projektin “Edukata speciale” në të cilin interpreton rolin e eduktorit.
Dhe sot, pas shumë vitesh, kur i kujtojmë rolet e tij markante, na lind një nostalgji e madhe për atë personalitet aq të lartë të botës artistike shqiptare dhe vijmë në konkludim se ishim tejet të lumtur që kishim një yll të tillë filmor me të cilin mburret bota shqiptare.Ai na prezantonte në të gjitha meridianet dhe arrinte t’i thyente edhe barrierat më të jashtëzakonshme që dilnin para nesh, duke na bërë të njohur në mbarë botën.
Bekim Fehmiu kishte vendosur të bëhej zëdhënësi i popullit të vetë në ditët më të vështira të ekzistencës së tij kur kishin filluar të privoheshin të gjitha të drejtat tona.
Ai vazhdonte rrugën e tij krijuese, duke u bërë gjithnjë e më i madh dhe më i kërkuar, por shtypi dhe propaganda sllave nuk e shënonte asnjë fjalë për arritjet dhe sukseset e tij, ngase nuk i konvenonte dhe ua prishte rregullat e tyre të lojës, por kurrë nuk kishte pranuar të bëhej poltron i politikës së tyre dhe t’i tradhëtonte idealet e veta kombëtare.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi