Flet Nexhmedin Saqipi, lider i Partisë Demokratike Kombëtare
Faqja 1 e 1
Flet Nexhmedin Saqipi, lider i Partisë Demokratike Kombëtare
Ekskluzive për Agjencinë Tërnoci PRESS
Flet Nexhmedin Saqipi, lider i Partisë Demokratike Kombëtare
PËR INTEGRIME, JO PËR DEZINTEGRIME DHE KTHIM PRAPA
Ne nuk pranojmë kurrësesi të krijojmë paralelizëm edhe në çështjen kombëtare. Zgjimi i vonshëm nacional i disa partive dhe liderëve politikë për formimin e Këshillit Nacional është një degjenerim i plotë i këtyre subjekteve politike, të cilat vetëm deklarativisht janë “pro” proceseve demokratike dhe integruese.
Tërnoci PRESS: Partia Demokratike Kombëtare në krye të së cilës jeni Ju, me këmbëngulje po e kundërshton nimsën e iniciativës për formimin e Këshillit Nacional. Përse nuk e mbështesni një iniciativë të tillë?
N. Saqipi: Ne nuk kemi pranuar të jemi pjesë e kësaj iniciative sepse e kemi të formuar Këshilli për Integrimin e Shqiptarëve të Kosovës Lindore, i cili është themeluar gjatë vitit 2005, me përkrahjen e Akdemikut Esat Stavilecit, në të cilin takim ishin të ftuar të gjitha partitë dhe liderët e tyre për të marrë pjesë në këshillin Inicues. Mirëpo, t’ju them të drejtën, në atë kohë drejtuesit e disa subjekteve politike, nuk u linte përshtypje formimi i Këshillit Integrues, meqë ata interesoheshin më shumë të kyçeshin në Trupin Koordinues serb pranë Qeverisë së Beogradit. Këta zotërinj, të cilët prej viteve 90 kanë pasur mundësi ta themelojnë Këshillin Nacional, i cili këtyre viteve ishte aktual dhe në modë, ishte koha e zgjimeve nacionale. U mbajtën Referendumet si dhe formuan në atë kohë edhe Kuvendet për realizimin e referendumeve dhe jetësimin e tyre në praktikë. Beogradi nuk e pengonte formimin e Këshillave Nacionale, që shkurtimisht njiheshin si Ligji i Lajiqit, kurse tashti është Ligji i Markoviqit. E them me përgjegjësi të plotë se pengesë për mosformimin e Këshillit Nacional ishte PVD-ja, të cilën prej vitesh e drejton Riza Halimi. Është interesant se këtë vullnet tashti nuk e ka depteti jo legjitim, ai, me të humbur pushtetin lokal në Preshevë, ka marrë hov ta formoj Këshillin Kombëtar me procedurë të shpejtë. Këtë e bënë, ai, për ta ngushlluar anëtarësinë e vetë e cila ka mbetur në opozitë dhe kërkon qare nga kryetari i saj i pazëvendësueshëm. Kjo energji harxhohet jo pse i nevojitet popullit një Këshill i tillë kombëtar, por për të përfituar nga fondi i saj, që kap vlerën e 100 mijë eurove vjetore dhe disa privilegjeve të tjera.
Paralelizmat
Tërnoci PRESS: Po nëse formohet Këshilli Nacional, ku do të mbetet ai Integrues?
N. Saqipi: Ne nuk pranojmë kurrësesi të krijojmë paralelizëm edhe në çështjen kombëtare. Zgjimi u vonshëm nacional i disa partive dhe liderëve politikë për formimin e Këshillit Nacional është një degjenerim i plotë i këtyre subjekteve politike, të cilat vetëm deklarativisht janë “pro” proceseve demokratike dhe integruese. Po formojmë diç që boshnjakët, hungarezët, madje edhe romët e kanë të formuar prej vitesh Këshillin Nacional. Pra, kjo vonesë i ka kushtuar shumë popullit të Kosovës Lindore. Këshilli Nacional në Sanxhak themeloi Universitete e spitale, ndërsa politikanët tanë edhe sot hahen me kopalla dhe e shfritëzojnë popullin për interesa dhe karrierë personale. Ata pas 20 vjetësht provojnë të kthehen prapa, PDK është kundër veprimeve të tillë jo progresive.
Tërnoci PRESS: Çfarë dallimi ekziston ndërmejt Këshillit Integrues dhe Këshillit
Nacional?
N Saqipi: Dallime edhe në qasje edhe në koncepte. PDK akuzon iniciatorët e këtij këshilli të vonshëm nacional për paralelizëm, nga se këshilli ekziston, vetëm me emër të Kshillit për Integrim, sepse shqiptarët e Kosovës Lindore e kanë dëshmuar nëpër proceset shoqërore se janë për integrime dhe për ndryshime. Ata janë me sy e zemër kah Evropa, janë për dialog dhe paqe, e jo për dezintegrime për urrejtje nacionale. Ne kemi ecur përpara shumë pas perfundimit të Luftës së UÇPMB-së dhe me këtë i kemi treguar botës demokratike se jemi për t’i zgjedhur të gjitha mosmarrëveshjet me dialog dhe me mjete politike. Gjatë kësaj periudhe e kemi formuar pushtetin multietnik, policinë dhe mediat multietnike. Nëpërmes Këshillit Integrues shqiptarët e Kosovës Lindorë do ecin rrugës integruese në bashkësinë evropiane, mirëpo, duke u bazuar në vullnetin e popullit të shprehur në Referendum dhe në Marrëveshjen e Kunçulit, mirëpo jo me Këshillin Nacional të bazuar në ligjin e pakicave. Sepse ne nuk jemi pakicë në Serbi, por jemi vendali autokton në vendin tonë edhe ate den baba den. Ne nuk jemi ardhacak në Serbi e ta formojmë Këshillin Nacional si romët, hungarezët, bullgarët, vllahët, çekët etij, për të mos u asimiluar e zhdukur nga faqja e dheut. Ne a nuk kemi qenë autoktonë edhe në 370 fshatra të Nishit, Leskocit e Masuricës? Këshilli për Integrimin e shqiptareve të Kosovës Lindore është themeluar duke u bazuar në këto vlera kombëtare. Ndërsa Këshillin Nacional të cilën këto farë zotërinj që 20 vjet janë vonuar ta formojnë, po i shkelin të gjitha vlerat dhe punët që janë bërë deri më tash në procesin kombëtar dhe integrues, pa menduar fare se sa po e dëmtojnë çështjen e rrugëtimit të popullit drejt familjes evropiane, ku të gjithë shqiptarët do të ishin bashkë.
Modalitetet
Tërnoci PRESS: Ku qëndrojnë vërejtjet konkrete të PDK-së rreth nismës së formimit të Këshillit Nacional?
N Saqipi: Këshilli Nacional sipas modelit të Kushtetutës së Serbisë e ka të kufizuar fushëveprimin në katër sfera: në arsim, informim, kulturë dhe në sferën e dygjuhësisë.
Ku po mbetet vetëvendosja dhe reciprociteti?! Pa këto sfera nesër vështirë e kemi ta përmendim Referendumin, Marrëveshjen e Kumanovës të rezolutes 1244 që e përfshin zonën tokësore të sigurisë dhe vlerat e luftës së UÇPMB-së. Nëse Mbikëqyrja për ligjshmërinë e punës dhe të akteve të këshillave kombëtare bëhet në pajtim me Kushtetutë dhe me ligj, atëherë si do të angazhohemi për ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit kombëtar shqiptar, si do të angazhohemi për format e integrimit gjithëshqiptar, si do të kërkohet reciprocitet me serbët në Kosovë, të cilët po krijojnë komuna të reja dhe Këshilla Kombëtare, të cilat nuk i njohin institucionet kosovare, madje as i përgjigjen zgjedhjeve të të gjitha niveleve.
PDK-ja, nuk do të lëvizë nga qëndrimet primare për të cilën edhe është formuar, është parti kombëtare dhe angazhohet për realizimin e aspiratave shekullore të shqiptarëve për liri dhe pavarësi. Dhe ne presim të bëhet rizgjim kombëtar tek qytetarët me njerëz të denjë, të cilët ia kanë vënë vetes detyrën për realizimin e vullnetit politik të popullit të Kosovës Lindore.
Neglizhenca
Tërnoci PRESS: Ju keni qenë edhe kundër inkuadrimit të shqiptarëve në Trupin Koordinues, përse e keni rrefuzuar këtë organ në të cilin disa subjekte politike shqiptare vetëm se janë kyçur?
N Saqipi: Po, është e vërtet se edhe gjatë kërkesës së politikanëve tanë për të kyçur në Trupin Koordinues kam qenë kundër, madje edhe zëshëm kundër pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare të Serbisë. Trupi Koordinues është formuar nga Qeveria e Beogradit për të qenë më afër Kosovës dhe problemeve në Kosovën Lindore. Po, çfarë kanë kërkuar politikanët shqiptarë të kyçen në këtë Trup Koordinues dhe t’i japin atij legjitimitet dhe ngjyrë multietnike. Me kyçjen e shqiptarëve në Trupin Koordinues ne kemi përfituar centralizim të shumëfishtë, kur bota po decentralizohet shqiptarët e kanë pasur pushtetin lokal dhe partitë politike. Deputeti jo legjitim pa kurrëfarë turpi shkoj në Parlamentin e Serbisë me vota të falura nga Partia e kryetarit të shtetit Boris Tadiq, meqë i mungonin votat e nevojshme. Ai, propagandonte në parlamentin serb për ta integruar Serbinë në Evropë, a në të kundërtën nuk i realizoj premtomet e dhënë para elektoratit se do t’i heq xhandarmërin, nuk arrita ta zgjidh prblemin e diplomave, simboleve dhe dygjuhësisë. Ky është dështim politik dhe në botën e civilizuar deputeti dhe njrëzit që sillen rreth tij duhet të japin dorëheqje dhe llogari. Gabimet dhe dështimet, mjerisht po na përsëriten. Dështime në referendum, dështime në pushtetin lokal, dështim në kyçjen e Trupit Koordinues, dështime në pjesëmarrjen e zgjedhjeve parlamentare sa e sa dështime të tjera politike duhet të ndodhin e spektri politik i Luginës së Rizës të vetëdijësohet, të korrigjohet dhe të përmirësohet.
Si të ecet përpara kur me të njëjtit njerëz në pushtet lokal, në Trupin Koordinues, e tash të njëjtit edhe në Këshillin Nacional. Ata, duan ta dinë dhe ta kontrollojnë çdo gjë rreth kufirit Kosovë- Serbi.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi