Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Reklamim i pabalancuar

Shko poshtë

Reklamim i pabalancuar Empty Reklamim i pabalancuar

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 12, 2009 9:53 pm

Reklamim i pabalancuar

Hulumtimi i Institutit për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED), i rekomandon Qeverisë së Kosovës që të ndërpresë reklamimin e pa balancuar në gazeta.


Reklamim i pabalancuar -shtypi_

Në hulumtimin e realizuar nga KIPRED për Këshillin e Medias së Shkruar në Kosovë dhe mbështetur financiarisht nga OSBE, janë monitoruar ballinat e gazetave dhe reklamimet në periudhën kohore prej një muaji, gjegjësisht prej 15 korrikut deri më 15 gusht. Hulumtimi i rekomandon Qeverisë së Kosovës që të iniciojë amandamentimin e Ligjit për tatimin në vlerën e shtuar në mënyrë që gazetat ditore të jenë të përjashtuara nga kjo taksë si dhe të ndalojë menjëherë reklamimin e pa balancuar, pasi që disa gazeta sponsorizohen direkt, ndërsa disa tjera diskriminohen.
KIPRED në periudhën prej 1 muaji kanë monitoruar 8 gazeta të përditshme në Kosovë. Sipas hulumtimit, të gjitha gazetat së bashku shesin 25-30 mijë kopje në ditë, ndërsa ekziston edhe një mënyrë jo efikase e shpërndarjes së gazetave. Sipas përfaqësuesit të KIPRED, Krenar Gashi, është konstatuar se politika, sporti, ekonomia dhe lajmet VIP janë interesi i fokus grupeve.
Gashi tha se duke marrë parasysh faktin që Qeveria e Kosovës është kontraktuesi më i madh komercial në Kosovë dhe gazetat janë të varura nga të hyrat e marketingut, atëherë kjo e vë Qeverinë e Kosovës në pozitë të favorshme për të bërë trysni tek mediat e shkruara. Nga monitorimi i reklamave në gazetat ditore, Gashi tha se nga 2.457 reklama sa i kanë monitoruar 28% e totalit kanë shkuar në gazetën “Info Press”, 19.5% në “Kosova Sot”, 15.06% në gazetën “Epoka e Re”, 10% në “Zëri”, 9% në gazetën “Koha Ditore”, 8% në “Express”, 5.3% në “Lajm” si dhe 4.7% në gazetën “Bota Sot”.
Sipas tij, këto shifra tregojnë qartë disbalancin në shpërndarjen e reklamave në gazeta. Ndërsa, nga hulumtimi po ashtu konstatohet se Presidenca reklamon në gazetat ”Bota Sot” dhe “Koha Ditore”, ndërsa zyra e kryeministrit në “Info Press” dhe “Epoka e Re”. Duke pasqyruar detajisht edhe reklamimet e komunave në gazetat ditore, Gashi theksoi se kanë konstatuar që autoritetet në vend shumë shpesh i kërcënojnë botuesit se nëse hulumtojnë për punën e tyre, institucionet nuk do të reklamojnë në ato gazeta.
Nehat Islami, drejtor i Këshillit të Mediave të shkruara të Kosovës duke komentuar raportin e publikuar nga KIPRED pohoi se Këshilli nuk ka pasur kurrfarë ndikimi në përgatitjen e raportit.
Ai vlerësoi se bazamenti i punës së Këshillit është etika e gazetarisë, ndërsa njoftoi se vendosin për ankesat që arrijnë nga individët kundër shkrimeve të gazetave ose agjencive lidhur me shkeljen e Kodit të mediave. / Express
Reklamat qeveritare në gazetat ditore:
Info Press 28%
Kosova Sot 19.5%,
Epoka e Re 15.06%,
Zëri 10%,
Koha Ditore 9%,
Express 8%,
Lajm 5.3%
Bota Sot 4.7%
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi