Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Feti Zeneli:Rama si Enver Hoxha, kundër gjithë botës!!

Shko poshtë

Feti Zeneli:Rama si Enver Hoxha, kundër gjithë botës!! Empty Feti Zeneli:Rama si Enver Hoxha, kundër gjithë botës!!

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 12, 2009 10:33 pm

Rama si Enver Hoxha, kundër gjithë botës!!

Feti Zeneli


Me fillimin e proceseve demokratike dhe liberalizimin e jetës në Shqipëri u mendua se mori fund epoka e politikanëve antiperëndimor në vendin tonë. Gjatë viteve të tranzicionit ka patur tendenca të ndryshme imponuese në këtë drejtim, sidomos në vitet ’97-’05, por shumë shpejt ato janë shuar si një flakë kashte përballë frymës demokratike të shqiptarëve dhe ndërhyrjes së ndërkombëtarëve. Shkak i këtij rudimentarizimi politik ka qënë pushteti i fituar nëpërmjet zgjedhjeve jo të lira e jo të ndershme, siç ka ndodhur me zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të ’97-s dhe ato të ’01-shit. Megjithatë pushtetarët e dalë nga këto zgjedhje kanë qënë “kokëulur” përballë faktorit ndërkombëtar, deri në atë masë sa mund të ketë vlerë një reflektim i tillë në terrenin politik. Në këto kushte, gjatë ushtrimit të pushtetit, ata kanë qënë të detyruar, që në këtë aspekt të dëgjojnë me vëmendje këshillat e ndërkombëtarëve, duke ofruar zgjidhje të ndryshme konsensuale me opozitën e kohës. Zgjedhja e presidentit konsensual në ’02-shin ka qenë një ndër zgjidhjet e kësaj natyre. Megjithatë në atë periudhë, pushtetarët e majtë u penalizuan dhe u shtrënguan jo pak nga institucionet ndërkombëtare, për t’i detyruar ata të kuptojnë se, pa zgjedhje të lira e të ndershme nuk ka integrim të vendit tonë në stukturat euro-atlantike. Natyrisht, penalizimi më i madh në këtë drejtim ishte ndaj qytetarëve shqiptar, duke i mbajtur larg Europës dhe larg standarteve demokratike të botës perëndimore. Siç dihet, i vetmi hap i hedhur në rrugën e integrimit euro-atlantik të shqiptarëve në atë periudhë ishte çelja e negociatave për nënshkrimin e MSA-së në janar ’03. Ish-lideri socialist, Fatos Nano, një politikan i moderuar i së majtës, mori të gjitha përgjegjësitë për situatën e krijuar, duke iu nënshtruar jo vetëm vullnetit të qytetarëve në zgjedhjet e ’05-s, por edhe moralit të politikës moderne. E vetmja përgjegjësi që neglizhoi dhe nuk përmbushi Nano ishte lënia e Partisë Socialiste në duart e Edi Ramës, i cili po manifeston sot jo vetëm papjekuri të theksuar politike, por edhe një ligësi antikombëtare si lider i kësaj partie, duke e mbajtur, pa asnjë shkak real jashtë Parlamentit grupin e deputetëve socialist, në një kohë kur Shqipërisë i duhet të kryejë një sërë reformash në kuadrin e kërkesave që shtron procesi i integrimit europian, i cili është drejt finishit të tij. Qëndrim më antishqiptar se sa ky nuk mund të ketë. Të tillë e kanë cilësuar atë të gjithë politikanët e përgjegjshëm të këtij vendi, me përjashtim të Majko Guinplenit që këtë “njollë biografike” ia vesh kontributit atdhetar të figurave më të njohura të kombit tonë si Nënë Terezës, Ahmet Zogut, Faik Konicës, etj., duke i quajtur ata “njerëz të çuditshëm” në fjalimin e mbajtur në mitingun socialist të 10 tetorit para të ardhurve me autobuz nga të katër anët e vendit, për të parë “pa xham” votën e tyre, të cilën e kishin parë “me xham” kur e hodhën në kutitë e votimit në 28 qershor, dhe më pas në televizor duke u numëruar me transparencë të plotë. “Dua të shoh votën time” ishte motua e kësaj proteste në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërkohë që atë e ka parë e stërparë, si asnjëherë tjetër, gjithë bota nëpërmjet numërimit live që u është bërë fletëve të votimit në këto zgjedhje. Të ishte ndryshe, komisionerët dhe gjyqtarët shqiptarë por në mënyrë të veçant faktori ndërkombëtarë nuk mund t’i çertifikonin zgjedhjet e 28 qershorit si, “...më të mirat që Shqipëria ka zhvilluar ndonjëherë në vitet e tranzicionit”. Këtu nuk është fjala vetëm për misionin e OSBE/ODIHR, por për të gjithë institucionet dhe personalitetet e botës së qytetëruar. Pikërisht ditën e protestës së Ramës ishte Komisioni Europian që bëri një vlerësim të lartë për zgjedhjet e 28 qershorit në Shqipëri. Dhë siç dihet, ndërkombëtarët nuk mund t’i thonë asnjëherë “të zezës, e bardhë” apo anasjelltas, dhe nuk mund të duan të tjerët më shumë se veten e tyre, kur është fjala për zbatimin e ligjit dhe standarteve demokratike. Zhvillimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme ishte një kusht i fortë për qeverinë “Berisha”, në mënyrë që Brukseli të operonte me ritmin e duhur për përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave dhe dhënien e statusit të vendit kantidat Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Dhe ky test u kalua me sukses, gjë e cila duket tek preokupimi zyrtar i Brukselit që procedurat e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian të kryehen më shpejt se sa ishte premtuar e parashikuar në periudhën e fushatës zgjedhore. Madje kjo “ngutje” europiane për ta ofruar sa më shpejt Shqipërinë në shtëpinë e përbashkët të të gjithë kontinentit tonë, po ndodh edhe duke shpërfillur qëndrimin kundërshtues të opozitës ramiste. Dikush mund të thotë se, opozita socialiste as nuk ka qënë dhe as nuk është kundër këtyre proceseve. Natyrisht, duke u bazuar tek fjalët që thonë, kështu duket, por me vepra ata dëshmojnë se ora e tyre, në mos ka mbetur në ’97-n, punon me tik-takun e Enver Hoxhës, që i kundërvihej gjithë botës, duke i dhënë të drejtë vetes për gjithçka të padrejtë që bënte. Edi Rama, i cili shkon e falet çdo natë në Pezë po na del po aq besnik në praktikë i Enver Hoxhës sa dhe Babë Myslymi gjatë luftës dhe ndërtimit socialist të vendit. Ai mund të betohet natë e ditë se, kjo nuk është e vërtetë, por e vërteta është një fjalë e huaj për zhargonin e ligjërimit politik të Edi Ramës. Me veprimet e deritanishme, sidomos me ato pas zgjedhjeve të përgjithëshme të 28 qershorit, lideri socialist po dëshmon se është një demagog e gënjeshtar enverian i ditëve të sotme, sidomos për mënyrën se si u serviret qytetarëve. Për t’i bindur mbështetësit mjeran të Ramës, me gjuhën e “socializmës dhe komunizmës” mjafton t’ju kujtojmë citatin revolucionar të Zhan Zhak Rusosë për lindjen e pronës private ku midis të tjerash ai thotë: “Njeriu i parë, të cilit i shkoi ndërmend, pasi rrethoi një copë tokë, të thotë “kjo është imja”, dhe i cili gjeti përreth vetes së tij mjaft njerëz naiv e mendje lehtë sa t’i besonin atij, ka qënë themeluesi i vërtetë i shoqërisë civile. Nga sa mjerime e tmerre kishte për ta shpëtuar njerëzimin, ai, që, duke hedhur poshtë gardhet e duke sheshuar hendeqet, do t’u kishte thënë të afërmëve: Mos e dëgjoni këtë gënjeshtar! Ju do të humbisni në qoftë se do të harroni se begatitë natyrore ju përkasin të gjithëve kurse toka askujt”. Natyrisht ky citat filozofik është i vështirë për t’u kuptuar nga ata socialistë që blihen për njëmijë lekë apo ngarkohen në autobus si bagazhe për t’u shkarkuar në Bulervardin “Dëshmorët e Kombit”, por mjafton që ata të ngulitin mirë në kokë shprehjen: “Mos e dëgjoni këtë gënjeshtar!” ndërkombëtar, që kërkon t’na shoh në rrugë e sheshe si mjeran dhe jo në Europë si gjithë qytetarët e tjerë të këtij kontineti. Për veten e vet ai “pasha” është, edhe duke qëndruar jashtë Europës, siç ishte Enver Hoxha në kohën e monizmit. Një krahasim i tillë, për dikë, mund të duket tendecioz, por ç’mund t’i thuash tjetër një lideri partie që ndërkombëtarët i thonë “shko në Parlament” ai del në rrugë dhe bërtet si i çmendur. A nuk është ky një veprim antiperëndimor? Gjithësesi Rama tenton të duket modern apo perëndimor në veshje, por preferencën e çitjaneve, duket se e ka fituar nga qëndrimi në Pezë dhe jo nga ai në Paris. Teksa nuk ka as veshjen dhe sjelljen perëndimore ai nuk mund të ketë shpirtin të tillë. Dhe po qe antiperendimor nuk mund të jesh kurrësesi proshqiptar, në një kohë që ëndërra e të gjithë qytetarëve të këtij vendi është integrimi në Bashkimin Europian dhe botën e qytetëruar. Sot mund të dalësh kundër Perëndimit vetëm duke mos qënë në rregull me shëndetin mendor. Probleme të tilla kishte Enver Hoxha në kohën e vet; këto probleme po shfaqen edhe në jetën politike të Edi Ramës sot. Kjo gjë është paralajmëruar herët, qysh kur Rama u morë nga rrugët e Parisit dhe u katapultua në krye të Ministrisë së Turizimit Kulturës Rinisë dhe Sporteve. Paralajmërimet që janë bërë në këtë drejtim kanë ardhur nga njerëz të cilët e kanë njohur nga afër Ramën, dhe që shpesh janë shndërruar në viktima të agresivitetit dhe skizofrenisë së tij. Gazetarë dhe opinionistë të cilët sot po kërkojë ngrohtësi tek “çitjanet” e Ramës, dje kanë qënë në ballë të denoncimeve dhe komentimeve të këtyre rasteve e veprimeve skandaloze me familjarët, miqtë dhe njerëzit e tij më të afërt. Të gjithë i kanë patur sytë e veshët hapur dhe këto gjëra i kanë ngulitur mirë në kokë, falë edhe kuriozitetit të shtuar që kanë shqiptarët për ngjarje e veprime të tilla. Sjelljet skandaloze të Ramës me babin, djalin, ish bashkëshorten, të dashurat e tij, etj., janë tashmë të njohura nga kushdo në Shqipëri, siç janë të njohura dhe fotot nudo në plazhet e Francës. Këto ishin të mjaftueshme që një njeriu të tillë të mos i besohej pushtet publik. Tashmë është shumë vonë për t’i bërë këto analiza, por gjithësesi qëllimi i tyre nuk është për të nxjerrë përgjegjësi, por për të nxjerrë mësime, ku në mënyrë të veçantë kjo kërkohet për ata që i shkojnë pas verbërisht Ramës. Dikush mund të thotë se ka një numër të konsiderueshëm mbështetësisht. Por e rëndësishme është të kuptohet mënyra antidemokratike e vënies së tyre në rresht, duke filluar me deputetët socialist e duke përfunduar tek socialistët më të thjeshtë. Padrejtësia e vendimeve dhe veprimeve të Ramës nuk matet me numrin e socialistëve shqiptarë që mund t’i shkojnë pas atij, po me gjithë botën që e kundërshton. Edhe Enver Hoxhës i shkonte gjithë populli pas, por ky më shumë se sa tregues i popullaritetit ishte tregues i perversitetit të tij diktatorial. Turmat nuk janë tregues kur ato mbushen me të mashtruar, të blerë apo të rekrutuar më forcë. Shqiptarët ua falën socialistëve qeverisjen e keqe të Fatos Nanos, për shkak se prapambetja integruese e asaj periudhe u morr përsipër dhe u tejkalua në mënyrë të shkëlqyer nga qeveria “Berisha”, por nuk kanë për t’ua falur kurrë opozitën antishqiptare të Edi Ramës, në një moment kur sytë dhe mendja e tyre është drejtuar nga Europa dhe bota e qytetëruar. Sondazhe e vlerësime të shumta të ndërkombëtarëve i kanë renditur shqiptarët si kombin më properëndimor në botë dhe këtu një rol të rëndësishëm ka geni i identitetit tonë europian, i cili kur nuk degjneroi nën pushtetin 50 vjeçar të Enver Hoxhës nuk mund të pësojë një mutacion të tillë nga opozita antiperëndimore e marrokut Edi Rama.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi