Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Reportazh: Në shtëpinë e vëllezërve Gojçaj në Nju Jork

Shko poshtë

Reportazh: Në shtëpinë e vëllezërve Gojçaj në Nju Jork Empty Reportazh: Në shtëpinë e vëllezërve Gojçaj në Nju Jork

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 12, 2009 10:51 pm

Reportazh: Në shtëpinë e vëllezërve Gojçaj në Nju Jork

Ilir Ikonomi
Në Maunt Kisko të Nju Jorkut, dy vëllezër të ardhur dekada më parë nga Hoti i Malësisë së Mbishkodrës janë bërë simbole të bamirësisë dhe shembuj të ruajtjes së patriotizmit shqiptar.


Reportazh: Në shtëpinë e vëllezërve Gojçaj në Nju Jork -leka1

Gjatë disa dekadave dhe me punë të palodhur, Lekë dhe Pashko Gojçaj ngritën në Amerikë një biznes të suksesshëm imobiliar. Leka e kujton kështu ardhjen në Amerikë para 39 vjetësh.
"Pasurinë më të madhe kisha nënën me vete. Jo se kam qenë punëtor i madh, jo se kam patur edukatë për biznes, por kemi punuar me djersë të ballit, na kanë ndihmuar miq e dashamirë. Kjo ishte meritë e të gjithëve, e Zotit mbi të gjitha, e vëllait tim Pashkut, i cili është punëtor i vërtetë, natë e ditë nuk lodhet." - thotë ai


Leka dëshironte të fitonte sa më shpejt që pastaj të kthehej në vendlindje. Por kjo nuk ndodhi. Amerika, ky vend i mundësive të pafund, i tërhoqi.
Sot, familja është rritur, ka 19 anëtarë. E pazakonta është se të gjithë jetojnë së bashku në një shtëpi të madhe në Maunt Kisko të Nju Jorkut.
Familja shquhet për nderimin e veçantë që ka për Nënë Terezën. Në shtëpinë e Gojçave gjen një koleksion të tërë kushtuar bamirëses së famshme – skulptura, piktura, fotografi, libra.
Këtë nderim, vëllezërit e kanë shprehur me disa shtatore të Nënë Terezës që ata kanë dhuruar.
Lekë dhe Pashko Gojçaj
"Më 18 tetor 1997 kemi ngritur shtatoren e parë, besohet që është edhe e para në botë, në një kishë të Tuzit. Më 2000, ngritëm tjetrën këtu në Kishën Zoja e Shkodrës, më 2002 e ngritëm në Prishtinë. Më 2003 ndihmuan kishën e Detroitit me një shtatore. Ia kemi borxh krejt popullit shqiptar, aq më tepër unë si person. Çfarë njeh rruzulli tokësor 300 vjet civilizim, unë besoj se nuk ka patur një njeri më të madh. Është një dhuratë që edhe këtu në tokë por edhe në qiell kemi rekord, si shenjtore apo edhe si e gjakut tonë."
Nënë Tereza është një institucion, po ashtu siç janë institucion Kombet e Bashkuara, thotë Leka.
Vëllezërit po përpiqen tani të vendosin një shtatore të Nënë Terezës në Kombet e Bashkuara. Nuk është e lehtë sepse OKB-ja nuk pranon dhurata nga persona të veçantë por nga shtete.
Vëllezërit do t'ja dhurojnë shtatoren shtetit shqiptar i cili pastaj duhet të interesohet që ajo t'i kalojë OKB-së. Përpjekjet deri tani nuk kanë patur sukses. Por Leka thotë se ata nuk tërhiqen.
"Unë mendoj se gjithçka do të jetë e mundur, pse jo. Do kohë, duhen takuar njerëzit që vërtet janë të ndërgjegjshëm për një gjë të madhe. Mendoj se i takon."
Shtëpia e madhe në Maunt Kisko rrethohet nga një tokë prej 16 hektarësh. Kjo shtëpi ku janë rritur shumë fëmijë i ngjan një muzeumi të vërtetë për shqiptarët dhe traditat e tyre.
Në shtëpi nuk mungon as flamuri amerikan.
Leka kujton se dikur një gazetar amerikan e pyeti se përse e mban këtë flamur.
"Ky flamuri juaj na ka shpëtuar, kështu që patjetër e mbaj gjithmonë,"u përgjigj Leka.
Në vitin 1999, një agjente imobiliare erdhi në këtë shtëpi për të parë mundësinë që ajo të blihej nga Presidenti Bill Klinton. Leka i tha agjentes se presidenti mund të propozonte çmimin që dëshironte, ai ishte gati t'ja jepte me atë çmim.
"Më morën në telefon dhe më thanë se ishin duke kërkuar shtëpinë që mendonin se do të ishte ideale për Presidentin Klinton. A na pranon? I thashë se ishin të mirseardhur. I thashë: Për aq sa ka bërë Klintoni për Kosovën dhe për shqiptarët në përgjithësi, kjo shtëpi nuk ka çmim, ta marrë me çmimin që atij i pëlqen. I thashë se për mua dhe familjen time kjo do të ishte sikur të na kishte rënë llotaria. Më tha: mendon se mund ta marrë për 10 milion dollarë? Nuk më intereson, ia ktheva, veç ta marrë, sado që të japë."
Ish presidenti bleu një shtëpi më të vogël, në Çapakua, jo larg vendit ku jetojnë vëllezërit Gojçaj.
"Jam i kënaqur që agjencia erdhi dhe e pa shtëpinë për të. I kemi borxh shumë Klintonit, Amerikës."
Shtëpia me 30 dhoma strehon një familje plot vitalitet. Një familje tradicionale shqiptare por që, sipas Lekës, nuk i sfidon aspak zakonet e jetës moderne.
"Të gjithë janë të lirë për të dalë sipas dëshirës, të gjithëve u kemi dhënë oferta për të blerë shtëpi ku të duan. Por ata thonë: duam ta kryejmë shkollën prej kësaj shtëpie, pas shkollës thonë: duam të martohemi prej kësaj shtëpie. Nuk i kemi pasë të tëra ditët honeymoon, kemi parë dhe sakfrifica por të gjitha, falë Zotit, i kemi përballuar."//mm//voa//
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi