Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mormonët dhe Mormonizmi

Shko poshtë

Mormonët dhe Mormonizmi Empty Mormonët dhe Mormonizmi

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 12, 2009 10:54 pm

Mormonët dhe Mormonizmi

Themeluesi i kësaj lëvizjeje, që nuk mund të quhet aspak e krishterë, Xhozef Smith, e filloi karrierën e tij si drejtues i një agjencie për kërkim thesari. Veçantia e tij ishte përdorimi i magjisë për të zbuluar thesaret

Ithtarët e kësaj lëvizjeje (mormonët) predikojnë se Perëndia dhe Jezus Krishti e emëruan drejpërsëdrejti Smithin për të përhapur disa "shkrime të shenjta", të shkruara mbi pllaka të arta, të cilat i kishin groposur izrealitët e lashtë që kishin emigruar në Amerikë. Sipas tregimit të Smithit për këtë ndodhi të rëndësishme, engjëll Moroni i tregoi vendin jashtë Palmyrës (në SH.B.A.) ku ishin gjoja të fshehura pllakat e arta. Harrisi, autori i letrës, ishte njëri prej "tre dëshmitarëve" të kishës së Mormonit, të cilët pohojnë se edhe ata i kishin parë pllakat e arta dhe se kjo dëshmi duhej besuar.
Një prej mësimeve dalluese të mormonizmit është pagëzimi për farefisin e vdekur. Kjo jo vetëm që rrit prestigjin e "kishës" mormone si e vetmja agjenci nëpërmjet së cilës mund të shpëtohet njeriu, por edhe u mundëson mormonëve të bëhen "shpëtimtarët" e farefisit të tyre të vdekur. Mormonët pohojnë se, meqenëse pagëzimi është i domosdoshëm për shpëtim dhe meqenëse shumë njerëz kanë vdekur para se të rikthehej "kisha" e vërtetë nën Xhozef Smithin, duket e pashmangëshme se shumica e të vdekurve janë të humbur.
Themeluesi i kësaj lëvizjeje, e cila nuk mund të quhet aspak e krishterë, Xhozef Smith, e filloi karrierën e tij si drejtues i një agjencie për kërkim thesari. Veçantia e tij ishte përdorimi i magjisë për të zbuluar thesaret, sepse nisej nga aksioma se thesare të tilla ruheshin nga shpirtrat. Këto hollësi dolën në dritë kohët e fundit (në njërën prej letrave të tij të hershme, e botuar për herë të parë më 1985). Kështu doli se Smithi ishte nën ndikimin e magjisë popullore dhe të okultizmit (gjërave të fshehura që kanë të bëjnë me djallin). Ithtarët e kësaj lëvizjeje (mormonët) predikojnë se Perëndia dhe Jezus Krishti e emëruan drejpërsëdrejti Smithin për të përhapur disa "shkrime të shenjta", të shkruara mbi pllaka të arta, të cilat i kishin groposur izrealitët e lashtë që kishin emigruar në Amerikë. Sipas tregimit të Smithit për këtë ndodhi të rëndësishme, engjëll Moroni i tregoi vendin jashtë Palmyrës (në SH.B.A.) ku ishin gjoja të fshehura pllakat e arta. Harrisi, autori i letrës, ishte njëri prej "tre dëshmitarëve" të kishës së Mormonit, të cilët pohojnë se edhe ata i kishin parë pllakat e arta dhe se kjo dëshmi duhej besuar. Letra e Harrisit, e datuar shtatë muaj pas botimit të librit të Mormonit, tregon se cilat ishin, sipas tij, fjalët e Smithit në lidhje me zbulimin e "shkrimeve": "Unë e mora vetëm për shkak të fallit", - thotë Smithi. - "Një shpirt i vjetër më tha ta gërmoja arin, por kur e gërmova mëngjesin tjetër, shpirti u shndërrua në një salamandër të bardhë në fund të gropës dhe më rrahu tri herë". Në këtë tregim nuk ka asnjë aluzion për ndonjë ëngjëll nga Perëndia, siç pohohet në librin e Mormonit. Letra e Harrisit përmend se Smithi merrej me gërmim për para, duke përdorur fuqitë e tij gjoja të veçanta dhe një gur magjik për të gjetur thesare të groposura. Letra lë të kuptohet, gjithashtu, se Smithi përdori një gur magjik për të gjetur "shkrimet" e groposura. Kohët e fundit ka dalë në dritë një letër tjetër, e shkruar nga Smithi më 1825 dhe drejtuar një klienti të mundshëm për kërkim thesari, ku diskutohet se si t'ia hedhë shpiriti të zgjuar që ruan thesarin e groposur. Një historian i njohur jomormon arrin në përfundimin se këto letra provojnë se magjia dhe praktika okulte luajtën një rol të rëndësishëm në fillimin e kësaj lëvizjeje fetare. Duke u përpjekur për t'i dhënë rëndësi fetare Amerikës para Kolombit, Smithi ka shpikur një tregim që mban erë shkence fantastike, por për të cilin nuk ka asnjë dëshmi historike. Theksi amerikan shihet në mendimin e tij për mbretërimin mijëvjeçar të Krishtit: ky do të mbretërojë nga dy kryeqytete: Zioni (d.m.th. indipendenc në Mizuri të Sh.B.A.-së dhe Jeruzalemi në Palestinë.
Në disa pika thuhet se libri i Mormonit ka epërsi madje edhe ndaj Biblës; në Bibël ka gjoja gabime përkthimi, ndërsa në librin e Mormonit (origjinali ishte shkruar gjoja në gjuhën egjiptiane!) jo. Ky është pretendim i çuditshëm duke marrë parasysh se qysh nga koha e botimit të parë në tekstin e këtij libri janë bërë rreth 3000 ndryshime! Përveç kësaj, disa pohime në librin e Mormonit u anulluan nga "zbulime" të mëvonshme. Versioni i tyre i Biblës përmban ndryshime dhe shtesa të shumta që nuk kanë fare lidhje me probleme përkthimi, por bazohet në mendimin se Bibla është e paplotë dhe se duhet plotësuar nga profeti i madh, Xhozef Smithi, që erdhi pas rreth 1800 vjetësh. Është e tepërt të themi se Smithi nuk ishte çifut.
Mësimet karakteristike të mormonizmit janë: triteizmi (Trinia përbëhet nga tri perëndi); politeizmi (ka lloje të shumta perëndish përveç Atit, Birit dhe Frymës së Shenjtë - ato mbretërojnë në planete të tjera). Ndryshimi midis Perëndisë dhe engjëjve është vetëm relativ. Sipas tyre, Adami ishte njëherë qenie shpirtërore (d.m.th. perëndi) që zbriti në tokë për të marrë një trup. Njeriu është në thelb perëndi në formim, i cili do të rimarrë në fund hyjninë e tij të plotë (shih herezinë gnostike dhe filozofinë pagane greke). Krijimi i kësaj bote ishte veprim i përbashkët midis perëndive dhe shpirtrave të njerëzve të veçantë që ekzistonin përpara krijimit.
Gjithashtu, ndryshimi midis mormonëve dhe Krishtit është ndryshim shkalle, por jo lloji. Trupi i Krishtit ishte pasojë e marrëdhënies fizike midis Atit dhe vigjëreshës Mari (shih mitologjinë pagane). Vepra pajtuese e Krishtit nuk e përcakton vendin ku shkon njeriu pas ringjalljes, pasi kjo përcaktohet nga veprat e njeriut (d.m.th. shpëtimi nëpërmjet veprave). Në rastin e mëkateve të rënda, njeriu duhet t'i shtojë gjakut të Krishtit gjakun e tij, që mëkatet e tij të shlyen (ky është sulm kundër njëlloshmërisë së Krishtit si Personi i Dytë i Trinisë).
Një prej mësimeve dalluese të mormonizmit është pagëzimi për farefisin e vdekur. Kjo jo vetëm që rrit prestigjin e "kishës" mormone si e vetmja agjenci nëpërmjet së cilës mund të shpëtohet njeriu, por edhe u mundëson mormonëve të bëhen "shpëtimtarët" e farefisit të tyre të vdekur. Mormonët pohojnë se, meqenëse pagëzimi është i domosdoshëm për shpëtim dhe meqenëse shumë njerëz kanë vdekur para se të rikthehej "kisha" e vërtetë nën Xhozef Smithin, duket e pashmangëshme se shumica e të vdekurve janë të humbur. Megjithatë, sipas pohimive të mormonëve, të gjallët mund të pagëzohen si zëvendës për të vdekurit - d.m.th. për ata që kanë vdekur pa njohjen e "ungjillit" të rikthyer. Një mësim tjetër karakteristik për mormonët është martesa qiellore. Mormonët pohojnë se ka një lloj të veçantë martese - martesa e lidhur në një tempull mormon - që zgjat në përjetësi dhe nuk anullohet nga vdekja. Fëmijët mund të lindin prej një martese të tillë madje edhe pas vdekjes! Vetëm individët e martuar në këtë mënyrë mund ta arrijnë pozitën e hyjnisë (d.m.th. shpëtimin e plotë; të tjerët bëhen engjëj. Është e tepërt të themi se ky mësim nuk ka asnjë bazë biblike dhe kundërshton mësimin biblik për shpëtimin nëpërmjet bësimit në veprën pajtuese të Krishtit.
Reagimi i pashmangshëm ndaj pohimeve të tilla është: si mund t'i besojë ndokush me mendje të kthjellët një trillimi të tillë që kundërshton qartë mësimet themelore të Biblës? I vetmi shpjegim i mundur është se kemi të bëjmë me një mashtrim të fuqishëm djallëzor, që mund të mashtrojë çdo njeri që nuk ka bindje të forta shpirtërore dhe që nuk njeh mirë Biblën. Një mashtrim i tillë bën pjesë në shërbimin e disinformimit të djallit. Por të gjithë ata që dëshirojnë ta gjejnë Perëndinë me çdo kusht, do ta gjejnë, ndërsa ata që janë me dy mendje, mund të bëhen viktima të një mashtrimi të tillë.
A është mormonizmi i krishterë?
Kjo ndoshta duket si një pyetje misterioze si për shumë mormonë, ashtu edhe për disa të krishterë. Mormonët do të shënojnë se ata e përfshijnë Biblën ndërmjet katër librave, të cilët ata i mbajnë si Shkrimet e Shenjta dhe se besimi në Jezu Krishtin është në qendër të fesë së tyre, siç evidentohet edhe nga emri i tyre zyrtar, Kisha e Jezu Krishtit e Ditëve të Fundit (KJKDF). Për më tepër, shumë të krishterë e kanë dëgjuar Korin e Tabernakullit Mormon të këndojë himne të krishterë dhe i ka bërë përshtypje të mirë vendosmëria e tyre për virtyte të larta morale dhe familje të forta. A nuk të çon kjo të mendosh se mormonizmi është i krishterë?
Mormonët kanë shumë terma të rëndësishme biblike dhe norma etike me të krishterët e rilindur. Megjithatë, pikat e mësipërme janë shembuj të ndryshimeve thelbësore dhe të papajtueshme midis kristianizmit historik e biblik dhe mormonizmit. Ndërsa këto dallime nuk na ndalojnë të jemi miqësorë me mormonët, nuk mund t'i konsiderojmë ata si vëllezër dhe motra në Krisht. Bibla në mënyrë të veçantë na paralajmëron për profetët e rremë, të cilët do t'ju mësojnë "një ungjill tjetër", i përqendruar rreth "një Jezusi tjetër" dhe i dëshmuar nga një "shpirt tjetër" (2 Kor 11:4, 13-15; Gal 1:6-9). Duke u bazuar në evidencat e paraqitura më sipër, besojmë se mormonizmi përfaqëson një ungjill tjetër të korruptuar.
Është thënë se nëse ndonjë pranon se është mormon, por mohon të gjitha parimet bazë të mormonizmit - se Jozef Smith-i ishte një profet i perëndisë, se Libri i Mormonëve është i vërtetë dhe i frymëzuar hyjnërisht, se Perëndia më parë ishte një njeri, i cili përparoi në hyjni duke mbajtur ligjet e urdhërat e KJKDF dhe se Kisha Mormone është krijuar në mënyrë hyjnore - të gjithë mormonët e tjerë nuk do të të pranojnë të quhesh një Shenjt i Ditëve të Fundit. Një njeri nuk mund ta quajë veten mormon nëse nuk beson doktrinat themelore të besimit mormon, që të gjithë mormonët besojnë. Për të njëjtën arsye, nëse të Shenjtët e Ditëve të Fundit nuk besojnë as të vërtetat themelore biblike që të gjithë të krishterët e tjerë besojnë, si mundet që të krishterët në mënyrë logjike t'i pranojnë ata si miq të krishterë?
Nëse mormonët besojnë se ata janë të vetmit të krishterë të vërtetë, ata nuk duhet të përpiqen ta quajnë veten si pjesë e Kishës së Krishterë. Në vend të kësaj, duhet t'i thonë botës hapur se ata pretendojnë se janë të krishterë të rilindur dhe se mormonët janë të krishterët e vërtetë. Kjo, në fakt, është çfarë mësojnë privatisht, por jo publikisht.

Federal Reserve, nëpërmjet gojës së Presidentit të saj, Ben Bernanke, thotë se më e keqja ka kaluar. Mjafton fjala? Megjithatë numrat, që të vetëm nuk i kanë shpjeguar katastrofat, të vetëm nuk mjaftojnë për ta zgjidhur
Psikopatologjia e krizës
Në mënyrë formale, kriza financiare dhe ekonomike ndërkombëtare (nga e cila, me sa duket, po fillohet të dilet) shënohet në gushtin e vitit 2007, kur autoritetet monetare amerikane dhe evropiane kanë ndërhyrë pasivisht për të tentuar që të shmangen falimentimet e bankave dhe të instituteve financiare. Një tentativë e arritur vetëm pjesërisht: më 14 shtator, klientët e britanikes "Northern Rock" (shkëmbi i veriut) mbajnë radhën tek sportelet e saj për të tërhequr depozitat e tyre; pak javë më pas praktikisht shtetëzohen dy institutet më të mëdha amerikane për rifinancimin dhe shitblerjen e kredive imobiliare dhe në shtator të vitit 2008 mbyll dyert "Lehman Brothers", një simbol i financës ndërkombëtare.
Gjatë këtyre dy viteve, një industrialist i vogël botimesh në kuptimin e vërtetë të fjalës i është kushtuar krizës, origjinës së saj, zhvillimeve të saj, rrugëdaljeve të mundshme të saj: ese teknike dhe divulgues, romane, tregime, filma, por edhe ribërje operash lirike të shkruara dhe të kompozuara në vitet Njëzet dhe të vendosura (nga libreti) në periudhën menjëherë pas luftës austro - prusiane (kohë të vështira edhe atëhere, por në mes të Tetëqindës). Profesioni ekonomistit është vënë në bangën e të akuzuarve të vetë Mbretëreshës së Britanisë së Madhe pse nuk kish parashikuar cunamin financiar. Me një operacion të aftë mediatik, Nouriel Roubini i Neë York University është paraqitur si "fallxhori" i vetëm që kish parë afrimin e kohës së keqe.
Praktikisht, nga njëra anë profesioni shpjegon fenomene ekonomike, nuk i parashikon (më shumë "nëqoftëse, por dhe për pasojë" një degë e ekonometrisë merret me vlerësime afatshkurtra, 24 - 36 muaj). Nga ana tjetër, afrimi i furtunës ishte paralajmëruar prej vitesh nga ekonomistë të shumtë.
Kriza ngre pikëpyetje të ndryshme që meritojnë të trajtohen në një të përjavshme kulturore, më shumë se në revista ekonomike dhe financiare. Nyja themelore praktikisht ka të bëjë me faktin, se për çfarë motivi profesioni i ekonomistit (në mënyrë të veçantë në Itali, por edhe në pjesën tjetër të Europës dhe në Shtetet e Bashkuara) nuk ka mbajtur në vëmendje të duhur një seksion me rëndësi në rritje drejtuar analizës psikologjike të sjelljes së subjekteve ekonomike - individë, familje, sipërmarrje, institucione dhe administrata publike - pse jo dhe arsyeve për të cilat ato distancohen gjithnjë e me më shumë shpeshtësi nga modeli i thjeshtë, por efikas, në bazën e disiplinës, sipas së cilës zgjedhjet kryhen duke maksimalizuar një funksion dobishmërie, duke përdorur informacionin e disponueshëm dhe duke e trajtuar në mënyrën e duhur. Ky seksion nuk është një kabalë me pak specialistë të sektorit: Victor Ricciardi, që koordinon në gjirin e Social Science Research Netëork (një bibliotekë telepatike me më shumë se 4 milion vëllime) u dërgon çdo ditë të regjistruarve në shërbimin e tij dy neësletter (e para ka të bëjë me përparimet në teori e në metodologji dhe lejon që të shkarkohen dokumentat relative, e dyta, bile me mundësinë e shkarkimit të dokumentave, përmban shembuj dhe eksperimente empirike).
Seksioni ka emërtime të ndryshme: "behavioral economics", "neuroeconomics", "pyscoeconomics". Për thjeshtësi dhe duke i ndryshuar leksikun nga përmbledhja e botuar nga Stefano DellaVigna University of California at Berkeley në fashikullin e qershorit 2009 të "Journal of Economic Literature", le ta quajmë për thjeshtësi "psikologji e ekonomisë", është një seksion shumë i gjerë që përmbledh të gjitha fushat e disiplinës. Përmbledhja e Della Vigna, për më tepër e paplotë pikërisht në profilin e financës, analizon mbi 500 tituj.
Kush ka ditur që të aplikojë aspektet bazë të tregjeve financiare është mbrojtur nga kriza më mirë se të tjerët. Duhet që mbi këtë të reflektohet në përgatitjen e G20-ës së Pittsburgh dhe të asambleve vjetore të Bankës Botërore dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar, për sa i përket global rules e reja mbi të cilat vendoset shumë theksi do të arrijnë të ndikojnë mbi sjelljet (dhe për t'i bërë virtuoze respektivisht oportunizmit që i bën barbare) kryesisht nëqoftëse nuk do të parapërgatiten nga ekspertë të pavëmendshëm respektivisht këtij evolucioni të disiplinës.
Në ekonominë e këtij artikulli, po kufizohemi në tri aspekte të lidhura me financën: a) varësia e subjekteve nga pika referimi pas të cilave kapen (një koncept frojdian); b) mosvëmendja ndaj informacionit edhe publik (një koncept jungian); c) vetëreferimi dhe besimi i tepruar në aftësitë e veta (edhe një herë akoma një koncept i studiuar nga psikologë dhe i kuruar nga psikiatër, me më shumë shpeshtësi se nga ekonomistë).
Varësia nga pika referimi është studiuar qysh nga mesi i viteve Tetëdhjetë nga nobelistë si Edward C. Prescott dhe i limuar në gjysmën e dytë të viteve Nëntëdhjetë nga John Campbell, John Cochrane, Shlomo Benartzi, Richard Thaler e të tjerë, pikërisht mbi bazën e të dhënave empirike lidhur me tregun financiar amerikan, me seri historike që shkojnë deri në vitin e largët 1871. Me pak fjalë, operatorët kanë pasur një premio rreth 9 përqind të investimeve të tyre në kapitale në rrezik (aksione) respektivisht renditjeve në obligacione. Një "premio rreziku" i tillë që në periudhën afatgjatë mund të duket shumë i lartë (mjafton të mendohet për rezultatet në termat e interesit të lidhur me inflacionin) është në fakt koherent nëqoftëse harku kohor i hipotezuar nga operatorët është një vit: probabiliteti që në një optikë kaq të shkurtër aksionet të japin më pak dhe një "përçmim ndaj humbjeve" jo shumë i lartë sjellin një "premio rreziku" kaq të lartë. Për të njëjtin motiv, siç e demonstron një studim i Terence Odean, në periudhën 1987 - 1993 (domethënë në periudhën menjëherë pas krizës së bursave të vitit 1987 dhe përpara asaj të shkëmbimeve të periudhës 1992 - 1993) ka pasur një tendencë për të shitur tituj "fitues" (mbi të cilat qenë realizuar plusvalenca të konsiderueshme) dhe për të mbajtur në portofol ato "humbëse", duke shpresuar në kohëra më të mira. Global rules do të jenë efikase nëqoftëse do të dinë ta mundin këtë miopi të përkohshme të operatorëve.
Me rëndësi të veçantë është zbatimi i modelistikës psiko - ekonomike ndaj tregut të ndërtimit banesor (të mos harrojmë se ka qenë detonatori i krizës aktuale). Një studim i David Genesove dhe i Christopher Meier, në bazë të të dhënave lidhur me shitblerjen e apartamenteve në zonën e Boston (nga çmimi i propozuar në fillim të traktativës deri në atë të dokumentit noterial) provon se kush e vë banesën e tij në treg përdor si bazë për llogaritjen e çmimit fillestar jo dhe aq tregun, por çmimin e blerjes së vet. Kjo është verifikuar shumë në bumin e zhvillimit të ndërtimit banesor në periudhën 1983 - 1987, aq sa në fazën e reduktimit të çmimeve të shtëpive në periudhën 1989 - 1992 të cilën, siç e dimë, ka pasuar ekzaltim irracional, duke filluar nga gjysma e dytë e viteve Nëntëdhjetë deri në shpërthimin e krizës në vitin 2007. Analiza është jashtëzakonisht elokuente: edhe njerëz që, duke ju përgjigjur pyetësorëve, shprehen të gatshëm apo të shtrënguar që të shesin "me humbje", përmendin çmime pragu goxha më të lartë nga ata që do të ishin në çmime tregu në mënyrë të arsyeshme (në bazë të kontratave përfundimtare për njësi imobiliare të ngjashme). Është një nyje psikologjike që mund të diagnostikohet dhe të kurohet nga ekonomistët, në mënyrë unike në bashkëpunim me profesione të tjera.
Një analizë e Gur Huberman dhe Tomer Reger, ka treguar se kjo ndodh ndoshta akoma më shumë në fushën e informacionit financiar. Shembullor rasti i EntreMed, një kompani farmaceutike e specializuar në ilaçe si kuruese, ashtu dhe qetësuese lidhur me kancerin. Më 28 nëntor 1997 periodiku "Nature" dhe "Neë York Times" (në faqen 28 të pjesës A) dhanë lajmin se rezultateve paraprake, por pozitive, të një ilaçi të kompanisë së mësipërme, aksionet e së cilës pësuan një rritje shumë të shpjegueshme prej 28 përqindësh. Me 4 maj të 1998, (domethënë gjashtë muaj më vonë) "New York Times" e transmetoi lajmin (tashmë të vjetër, bile shumë të vjetër) në faqe të parë, për më tepër pa i shtuar asgjë të re nga i pari: kuotimet e EntreMed pësuan një ngritje vertikale prej 330 përqindësh dhe ato të sektorit të bioteknologjive në përgjithësi një të tillë prej 7.5 përqindësh. Për 12 muajt e ardhshëm, kuotimet në bursë të EntreMed nuk janë kthyer në nivelet e përpara 4 majit 1998.
Sa më e madhe është mosvëmendja, aq më e vonuar është thithja e informacionit, me efekte deformuese. Në një studim të kohëve të fundit (dimër 2008), Lauren Cohen dhe Andrea Fazzini, analizojnë sesi operatorët u përgjigjen më shumë informacioneve jo të drejtpërdrejta (dhe më pak të rëndësishëm) sesa atyre të drejtpërdrejta (dhe më të rëndësishme). Edhe në këtë rast, fakti që të dihet të dallohet i rëndësishmi dhe më pak i rëndësishmi midis informacioneve, të cilave t'u drejtohet vëmendja është aspekt në bazën e krizës financiare të filluar verën e vitit 2007, diagnoza dhe terapia e së cilës qëndron jo vetëm në kutinë e veglave të ekonomistëve, por edhe të asaj sesi funksionon psikika njerëzore.
Vijmë në pikën e tretë: besimi i tepruar në aftësitë e veta për të zgjidhur situatat. Në verën e vitit 2007, shumë shtyp ndërkombëtar u ekzaltua nga ndërhyrjet e para të Federal Reserve dhe të Bankës Qendrore Europiane, deklaroi se kriza kish përfunduar dhe dikush u përgëzua edhe me institutet amerikane të kreditimit që kishin dhënë kredi pa sytë e rrepta të bankave evropiane. Kurse ata që shkruanin se, kriza ishte vetëm në fillimet e saj, damkoseshin si katastrofistë.
Pak muaj më pas, Northern Rock dhe Lehman Brothers, kishin rënë pre e sulmit. Praktikisht, "psikoekonomia" studion si dhe pse subjektet ekonomike tentojnë që të kenë besim tek vetvetja. Në vitin e largët 1981 një analizë pionieristike e Ola Svenson zbuloi se 83 përqind e shoferëve shprehet e bindur se di të vozisë më mirë se mesatarja e kategorisë. Shumë më vonë (dy studime të 2005 dhe të 2008) demonstrojnë se, administratorët delegatë në përgjithësi konsiderohen shëndoshës të mirë, me pasojën e blerjes së kompanive me vlera normalisht më të larta se ato të tregut.
Jo vetëm kaq: edhe pse të "shtrënguar" nga rregulla të kompanisë që të kenë në krah të tyre një drejtor financiar, konsiderohen edhe magjistarë të bursës, me rezultatin e mosushtrimit të stock options të tyre deri në përfundim të mandatit dhe të mos diversifikimit në mënyrë të përshtatshme të portofolave personale të tyre. Së fundi, konsiderojnë se janë depozitarët e vetëm të informacioneve të sakta, sidomos kur bëhet fjalë për të blerë dhe për të shitur në bursë: rezultati është kosto transaksionesh përgjithësisht më të larta (dhe rendimente neto më të ulëta) nga sa do të ndodhte me një qëndrim më të matur. Ekziston një diferencë e shënuar gjinore: mesatarisht numri vjetor i transaksioneve të meshkujve në bursë e kalon me 45 përqind atë të femrave (me pasojën që meshkujt kanë kosto transaksioni më të larta dhe rendimente neto më të ulëta se femrat). Global rules mund t'i përballojnë dhe t'i zgjidhin këto nyje nëqoftëse ekspertët - peshkaqenë të "llokmave" dhe të financës nuk mbështeten siç duhet?
Me këtë notë dëshirohet të hidhet një gur në një rezervuar shumë të gjerë dhe shumë kompleks. Nëqoftëse kriza ka themele psiko - ekonomike, ekonomistët dhe juristët të vetëm as nuk mund ta zgjidhin, as nuk mund të shmangin të tjera. Clemenceau thoshte se, lufta është aktivitet tepër i rëndësishëm sa për t'ua besuar gjeneralëve. Është arritur në konkluzionin se për të bërë punën e tij, ekonomisti ka nevojë për psikologun, për psikiatrin dhe për instrumentat e tyre (bile dhe për shtratin) që të mund t'i japë përgjigje të dobishme një teme kaq komplekse.
Përgatiti:
ARMIN TIRANA
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi